VOAL

VOAL

Vendimi për Donika Prelën, KPK i njohu të ardhurat e pataksuara si të ligjshme

March 28, 2019

Komentet

Sot protesta e opozitës- Berisha i ‘pranishëm’ në tubim, mbi 1 mijë forca policie në gatishmëri, ja rrugët që do të bllokohen

Mbahet sot protesta e opozitës. Ashtu siç është paralajmëruar, tubimi do të nisë në orën 17:30, para Kryeministrisë, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Kjo është protesta e parë e një përmase të tillë ku Berisha nuk do të jetë prezent fizikisht për shkak të masës ‘arrest shtëpiak’. Mësohet se Berisha do të flasë përmes teknologjisë në protestë.

Data 20 shkurt, e cila përkon edhe me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, është një pikë kthese për pluralizmin në vend dhe sipas organizatorëve të protestës, ndaj është caktuar pikërisht kjo ditë. Kjo protestë ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Mësohet se mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.
Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj.

Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.

Segmentet rrugore që janë të bllokuara 2 orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj janë:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

 

(BalkanWeb)

Gent Sejko: Plakja e popullsisë, ulja e produktivitetit, kufizimet e fuqisë punëtore..

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ka deklaruar se viti 2023 u mbyll për Shqipërinë me një rritje ekonomike 3.5 përqind me normë papunësie në minimum.

Në mbledhjen e nivelit të lartë të konstituencës Bankës Botërore dhe FMN në Tiranë, ai tha se Bankat Qendrore duhet të çojnë para rrugën kundër inflacionit si dhe duhet të fokusohemi në masat për kthimin e inflacionit në objektiv.

“Rezistenca e ekonomive tona ka qenë e admirueshme, përballë një konteksti global të rritje së çmimeve kemi siguruar rritje ekonomike, reduktuam inflacionin.
Pjesë e narrativës inkurajuese është edhe Shqipëria. Viti 2023 u mbyll rritje ekonomike 3.5 përqind me normë papunësie në minimum.
Surprizë në vitin që kaloi ishte rritja e interesit të turistëve për vendin tonë.

BSH ka dhënë kontributin e saj në këto suksese, kemi raportuar në kohe rritjen e inflacionit.
Eksperienca duket pozitive por kemi mësuar që sfidat sado larg të duken nuk mungojnë.
Plakja e popullsisë, ulja e produktivitetit, kufizimet e fuqisë punëtore, faktor i rëndësishëm në zhvillimet e ekonomisë të konstituencës tonë.
Duhet të sigurojmë stabilitet ekonomik dhe financiar dhe të investojmë në revolucionin e gjelbër dhe atë dixhital.
Bankat Qendrore duhet të çojnë para rrugën kundër inflacionit.
Duhet të fokusohemi në masa për kthimin e inflacionit në objektiv”, tha ai.bw

Blinken tek takimi me të rinjtë në Tiranë: Ju jeni e ardhmja e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri

VOA

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua gjatë vizitës në Shqipëri me një grup prej rreth 100 të rinjsh që kanë studiuar në programe në Shtete të Bashkuara. Takimi u mbajt tek ndërtesa e Piramidës dhe Sekretari Blinken e vuri theksin tek simbolizmi i saj, duke thënë se ajo mishëron trajektoren e Shqipërisë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

“Kur kjo piramidë u ndërtua para tre dekadash e gjysëm, ajo simbolizonte të shkuarën. Përkujtonte një autokrat që dërgoi shqiptarët në kampe pune dhe e izoloi vendin nga pjesa tjetër e botës. Në atë kohë, e vemja shenjë e marrëdhënies mes vendeve tona ishte ndoshta një zë që ju e dëgjonit fshehtaz tek Zëri i Amerikës, përmes radios, ose ndoshta një kanaçe Coca-Cola për ditëlindje e futur kontrabandë në vend. Sot shihni përreth: Ky vend është i mbushur me dritë. Është i mbushur me aktivitet. Këtu ka kafene, klasa mësimi dhe inkubatorë teknologjie. Nuk është më një relike e së shkuarës. Është një simbol i fuqishëm i gjallë i së tashmes dhe së ardhmes”.

Ai tha se ashtu si Piramida “edhe Shqipëria është transformuar”.

“Kudo që të kthesh sytë, sheh energji, ndjehet optimizëm për të ardhmen, një të ardhme të integruar me Evropën, me Perëndimin, me botën”, tha ai.

Gjatë vizitës së tij, Sekretari amerikan i Shtetit për partneritetin mes dy vendeve, por ai tha në takimin me të rinjtë se lidhjet mes dy vendeve po shfaqen edhe në mënyra të tjera.

“Amerikanë të rinj dhe jo aq të rinj vallëzojnë me muzikën e Dua Lipës, drejtuesja kryesore e teknologjisë tek kompania Open AI e Inteligjecës Artificiale, një nga njerëzit që po ndihmon që t’u japë formë disa prej teknologjive të reja më të fuqishme, është Mira Murati nga Vlora dhe një nga restorantet më të mira në Nju Jork është shqiptar.”

Sipas tij, këto janë shembuj të ndryshimeve madhore në Shqipëri, që janë bërë në masë të madhe falë kontributit të të rinjve.

“Kalimi i Shqipërisë nga izolimi tek hapja, nuk u bë sa hap e mbyll sytë. Të gjithë e dimë këtë. Shumë pak gjëra në jetë janë kaq të thjeshta. Të rinjtë, të rinj si ju e sollën ndryshimin. Dhe të rinjtë kanë rol thelbësor në transformimin e Shqipërisë dhe për të ardhmen e Shqipërisë”, tha zoti Blinken.

Ai vuri në dukje se në takim merrnin pjesë “gazetarë që ekspozojnë korrupsionin dhe kërkojnë përgjegjësi nga drejtuesit, gra sipërmarrëse që po i kthejnë idetë në biznese të suksesshme, drejtues të shoqërisë civile që punojnë për të mbrojtur mjedisin në Shqipëri, për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm”.

“Ne duam të mësojmë nga ju, ashtu siç shpresojmë që ka disa gjëra që ju mund t’i mësoni nga ne. Janë lidhjet mes popujve tanë, shkëmbimet që janë aq të rëndësishme dhe që sjellin rezultate të shkëlqyera”.

Zoti Blinken vlerësoi 100 vitet e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shorehu optimizëm për të ardhmen.

“Jam i bindur se shekulli i ardhshëm do t’i bëjë vendet tona dhe botën tonë të përbashkët më të qëndrueshme, më të sigurt, më të begatë dhe më të mbushur me mundësi”, tha ai.

Blinken: Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE, rruga e vetme për Kosovën e Serbinë

VOA/Armand Mero

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të enjten në Tiranë se bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, janë rruga e duhur për përparimin e Kosovës dhe Serbisë.

Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara nuk duan të shohin përsëritjen e asaj çfarë ka ndodhur në vitet e 90-ta në rajonin e Ballkanit, fillimisht në Bosnjë e pastaj edhe në Kosovë.

“Për këtë arsye jemi të angazhuar t’i mbështesim të gjitha përpjekjet për të çuar përpara integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin dhe Evropën. Sa i takon Kosovës dhe Serbisë, bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian janë rruga e vetme e duhur dhe jemi të angazhuar të bëjmë gjithçka që duhet për të mbështetur të dyja vendet që të përshkojnë këtë rrugë”, tha zoti Blinken.

Ai përgëzoi rolin e Shqipërisë për qëndrueshmërinë rajonale, integrimin dhe përparimin rajonal.

“Ky është shtegu që qartazi i vë të gjithë drejt një të ardhmeje më të mirë. Ne e dimë se cila është alternativa pasi e kemi përjetuar, e kemi parë. Prandaj jemi të vendosur që të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbështetur të gjitha vendet e rajonit që ta ndërmarrin këtë rrugë dhe t’i mbështesim bisedimet e lehtësuara nga BE-ja”, tha zoti Blinken.

Sekretari Blinken nuk komentoi mospajtimet ndërmjet qeverisë amerikane dhe qeverisë së Kosovës rreth vendimit të autoriteteve në Prishtinë për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Ndihmësi i zotit Blinken, James O’Brien i tha të martën Zërit të Amerikës se qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara, duke mos u bashkërenduar rreth kësaj çështjeje.

I pyetur nga gazetarët rreth komenteve të zotit O’Brien, të mërkurën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndonëse theksoi se Shtetet e Bashkuara paraqesin mikun dhe partnerin më të rëndësishëm që ka Kosova, nuk la të nënkuptohet se do të tërhiqet nga vendimi për dinarin.

Të enjten ambasadori amerikan në Prishtinëm, Jeff Hovenier u shpreh i brengosur me siç tha, deklaratat pas asaj interviste që sugjerojnë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara nuk janë ndikuar dhe se nuk mund të ndikohen nga kjo situatë.

“Më duhet të jem i qartë, kjo thjeshtë nuk është e vërtetë”, tha ambasadori Hovenier, duke nënvizuar se kjo çështje tashmë ka ndikuar në cilësinë e partneritetit ndërmjet të dy qeverive.

Tiranë, studiues e diplomatë komentojnë vizitën e Sekretarit Blinken në Shqipëri

Pamje nga Tirana sot

Ilirian Agolli

Në Tiranë, studiues të njohur dhe diplomatë shqiptarë pohuan se gjatë vizitës në Shqipëri, Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, pritet të sjellë mesazhe të rëndësishme mbi sigurinë dhe qëndrueshmërinë atlantiste në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Ata theksuan në komentet e tyre për Zërin e Amerikës, se Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë Shqipërinë si partner kyç në rajon, ndaj edhe ajo ka një rol më të madh për të luajtur në forcimin e sigurisë atlantiste të rajonit.

Analistët mendojnë se edhe situatat më të fundit në Kosovë pritet të jenë temë e kësaj vizite, krahas marrëdhënieve dypalëshe shqiptaro-amerikane.

Çështjet e sigurisë, mendojnë ekspertët, do të mbizotërojnë vizitën e sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken në Shqipëri.

Studiuesi i njohur dhe autor i një serie librash mbi diplomacinë, ish ambasadori Shaban Murati, thotë për Zërin e Amerikës se kjo vizitë ka rëndësi të madhe sepse SHBA janë për Shqipërinë aleati strategjik numër 1, dhe sepse në valën e dy konflikteve të nxehta si Gaza dhe agresioni rus në Ukrainë, drejtuesi i diplomacisë amerikane gjen kohë të vijë në Tiranë.

Zoti Murati thekson se SHBA me këtë vizitë po kryen një akt, që dëshmon se po i jep rëndësi marrëdhënieve me Shqipërinë dhe rolit të Shqipërisë në rajon e në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, mesazhi kryesor që sjell sekretari Blinken është forcimi i rolit të Shqipërisë dhe të faktorit shqiptar në rajon për ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshmërisë dhe në forcimin e arkitekturës atlantike të sigurisë në rajonin tonë.

“Kjo është një vizitë që e sjell mesazhin drejtuar Tiranës, gjithë kryeqyteteve të Ballkanit perëndimor dhe Rusisë, që SHBA kërkon, paraqet dhe dëshmon një angazhim më të madh të saj në gadishullin ballkanik. Kjo është shumë pozitive”, thotë zoti Murati.

Ndërsa ish ministri i punëve të jashtme dhe historiani Paskal Milo, thotë për Zërin e Amerikës se vizita e sekretarit Blinken bëhet në mes të shumë çështjeve të sigurisë në rajon, në Europë dhe në botë.

Ish ministri Milo theksoi se tani janë përqëndruar përpjekjet e Rusisë për të ndërhyrë në Ballkan dhe për t’i trazuar ujërat në këtë rajon. SHBA-të, sipas tij, janë të shqetësuara për ndikimin negativ rus në Ballkanin perëndimor, si dhe për vatra tensioni, që mund të ringjallen në këtë rajon, ndaj është domethënëse që vizita e sekretarit Blinken në Tiranë bëhet në një kohë kur ka edhe një rritje të tensionit dhe qëndrimeve të Serbisë ndaj Kosovës.

“Zoti Blinken vjen në Tiranë me një mesazh shumë të qartë, për t’u thënë gjithë atyre që duan të trazojnë ujërat në Ballkan, që SHBA-të janë këtu, se SHBA-të janë në vëzhgim dhe se Ballkani perëndimor do të jetë në vëmendjen e tyre për sa kohë që ka aktorë të tjerë politikë të rëndësishëm, që kërkojnë të ndërhyjnë dhe të rrezikojnë paqen dhe sigurinë në Ballkanin perëndimor”, thotë zoti Milo.

Gjatë vizitës pritet të trajtohen edhe marrëdhëniet dypalëshe, dhe Shqipëria cilësohet nga SHBA-të si një partner kyç në Ballkanin Perëndimor.

Ish ministri i jashtëm Besnik Mustafaj, tani president i këshillit të Ambasadorëve, thotë për Zërin e Amerikës se kjo është një vizitë shumë e rëndësishme dhe në kohën e duhur si për problemet që ka rajoni ashtu edhe problemet e brendshme që ka Shqipëria, dhe beson se sekretari Blinken do të mbrojë më fort SPAK-un dhe reformën në drejtësi.

Ai shtoi se Shqipëria cilësohet nga SHBA-të si aleat kyç, por në njoftimin e Departamentit të Shtetit nuk thuhet nëse është edhe aleat i denjë, ndaj beson se sekretari Blinken do të ndikojë që të bëhet e tillë Shqipëria, e cila ka aktualisht korrupsioni shumë të madh dhe standartet e cënuara të demokracisë.

“Administrata e Presidentit Biden qysh në fillim të mandatit, dhe vet presidenti Biden shpallën se sfidat më të mëdha do të jenë përparimi i demokracisë në vendet aleate dhe më gjerë si dhe lufta kundër korrupsionit: dy akse shumë të rëndësishme, të cilat reflektohen në Shqipëri në mënyrë problematike. Në raportet e institucioneve amerikane dhe europiane shënohen një mori problemesh që Shqipëria ka me korrupsioin dhe me demokracinë”, tha zoti Mustafaj.

Një mesazh tjetër me rëndësi nga kjo vizitë, sipas zotit Murati, lidhet me agresionin rus në Ukrainë dhe me planet afatgjata ruse për spostuar konfliktin në gadishullin e Ballkanit.

Aktualisht Ballkani është nën një presion të ndërhyrjeve dhe inflitrimeve ruse për të nxitur tensione në vatrat klasike të tensioneve si Kosova, Mali i Zi, Bosnja Hercegovina, shton zoti Murati, pa harruar përpjekjet në dy vende anëtare të NATO-s si Shqipëria dhe Bullgaria. Pra në të dy anët e gadishullit ka një strategji ruse për të rritur tensionet, pavarësisht se dy shtetet janë në NATO, vëren ai.

“Vizita e Sekretarit Blinken duhet parë edhe në një këndvështrim të situatës në Shqipëri përsa i takon qëndrueshmërisë, pra që Shqipëria si shtet duhet të ruajë, kujdesin që duhet të tregojë ndaj çdo ndërhyrje të fuqive anti-Atlantike, e sidomos të Rusisë, për të krijuar destabilitet në Shqipëri, ose në shtete të tjerë të NATO-s”, thotë zoti Shabani.

Studiuesit besojnë se vizita është një konfirmim i pranisë dhe marrëdhënieve që Shqipëria ka me SHBA, por shprehet angazhimi i saj për ta ruajtur këtë strukturë atlantike, këtë aleancë me gjithë shtetet e NATO-s ku hyn edhe Shqipëria.

Zoti Milo thotë se kemi një vlerësim shumë të qartë si partnerë kyç, dhe me një angazhim që Shqipëria duhet të ketë më tepër në partneritet me SHBA-të për të vazhduar si një faktor paqeje dhe sigurie në Ballkanin Perëndimor edhe më gjerë.

“Në kuadër të çështjeve të sigurisë edhe si anëtar i NATO-s, Shqipëria patjetër me këtë vizitë do të ketë edhe një rritje të rolit të saj si për problemet rajonale ashtu edhe për probleme që kanë të bëjnë me çështje të tilla të rëndësishme rajonale dhe botërore si lufta në Ukrainë”, thotë zoti Milo.

Duke u përqëndruar në rolin e Shqipërisë në rajon, zoti Mustafaj thotë se sekretari Blinken duhet të jetë në dijeni të ndikimit shumë të paktë që ka kryeministri Edi Rama mbi autoritetet e Kosovës, për shkak të nismave të tij në bashkëpunim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, kundër interesit të Kosovës, si Nisma Open Ballkan, nga e cila ai u tërhoq.

“Acarrim ka shkaktuar tek presidentja dhe tek kryeministri i Kosovës me këtë lloj sjellje diplomatike kryeministri Rama. Ky lloj protagonizmi i kryeministrit Rama ka qenë kundër interesit global, ku SHBA-të janë lider, dhe ka të bëjë me përfshirjen më konstruktive, më vizionare të Kosovës në bisedimet me Serbinë, e cila nga ana e saj ka patur qëndrime destruktive”, thotë zoti Mustafaj.

Nga këta studiues shihet si e një rëndësie të veçantë fakti që pas Tiranës, sekretari i shtetit Blinken shkon në Mynih në konferencën e përvitshme të sigurisë, ku sivjet më tepër se kurrë do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me Europën, Ukrainën, por edhe me konfliktin në Gaza.

Po ashtu ata besojnë se është domethënës edhe fakti se vizita e sekretarit Blinken vjen pak ditë para Samitit të Ballkanit perëndimor, ku do të diskutohet edhe çështja e Ukrainës dhe pritet të marrë pjesë e presidenti Zelensky.

“Nuk duhet të themi na mbron NATO”, Kollçaku: Aleancat janë të përkohshme! Vendin duhet ta mbrojë ushtria

Deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku, tha në “Open” në News 24, se të qenit në NATO është një siguri shtesë për një vend.

“Aleancat janë të përkohshme dhe nuk duhet të themi na mbron NATO. Qenia në NATO është një siguri e shtuar. Por, detyrimin kushtetues e kanë Forcat e Armatosura dhe populli shqiptar. Kemi 850 forca aktive dhe do të shtohen edhe 2500 forca rezerviste. Thuajse një divizion. Nëse nesër aleanca ndryshon, pa dyshim që strategjia dhe planet tona do të jenë në sinkron me këto ndryshime. Nuk ka asnjë gjasë që NATO të zhbëhet”, tha gjeneral Kollçaku.bw

Mbahet tryeza ministrore me BE-në dhe vendet e Ballkanit Perëndimor mbi Planin e Rritjes

 

 

Tiranë, 12 Shkurt 2024

 

Në Tiranë, u zhvillua sot tryezë ministrore e përfaqësuesve nga Ballkani Perëndimor për fushën e integrimit evropian, së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR), mbi Planin e Rritjes.

 

Në këtë takim, delegacioni i Republikës së Kosovës përbëhej nga zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

 

Tema të diskutimit ishin përfitimet nga Plani i Rritjes dhe perspektiva e rrugës së integrimit në BE, forcimi i integrimit ekonomik me Tregun Unik të BE-së, si dhe mbështetja e përshpejtimi i reformave kyçe.

 

Ky ishte një takim përgatitor, në pritje të takimit të radhës të liderëve, të planifikuar në Tiranë në datat 28 dhe 29 shkurt, në ndjekje të objektivave për intensifikimin e përpjekjeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së, krijimin e themeleve për hapat e ardhshëm në zbatimin e Planit të Rritjes dhe avancimit të bashkëpunimit dhe ndërveprimit me Komisionin Evropian.

 

Kujtojmë se Komisioni Evropian, në nëntor 2023, propozoi një Plan të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të zgjerojë përfitimet e Tregut Unik të Bashkimit Evropian në rajon përpara anëtarësimit formal, me synim kontributin pozitiv në rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike me BE-në.- Zyra e Kryeministrit

Deputetët e Partisë Demokratike mblidhen sot të bashkuar në selinë blu

Deputetët e PD-së mblidhen sot më 12 shkurt në selinë blu.

Sipas njoftimit të djeshëm të Grupit Parlamentar të PD, mbledhja e radhës do të zhvillohet në selinë qendrore të PD.

Njoftimi i Grupit Parlamentar PD:

Të nderuar kolegë,

Nesër, e hënë, ora 15:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në selinë qëndrore të PD. Ju falenderoj!

Dhuna e gardistëve ndaj gazetarit në Kuvend- Reagojnë organizatat ndërkombëtare

Organizatat ndërkombëtare kanë reaguar ndaj dhunës së ushtruar nga Garda e Republikës ndaj gazetarit Ardit Hoxha në ambientet e Kuvendit.

Rasti i tij është listuar në rastet e dhunës ndaj medias nga organizata ‘Harta e Lirisë së Medias’, e cla ka publikuar edhe videon e sulmit.

“Më 6 janar 2024, gazetarit të EuroNews Albania, Ardit Hoxha, iu refuzua hyrja në sallën e mbledhjeve të Kuvendit. Përpara seancave plenare, gazetarët që raportojnë drejtpërdrejt duhet të jenë të pranishëm 20 minuta para fillimit të seancave dhe lejohen të hyjnë nga rojet.

Megjithatë, në pamjet video shihet se gazetari është shtyrë nga Garda e Republikës, teksa po tentonte të hynte në sallën e mbledhjeve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, kur ishte në detyrë për të mbuluar një seancë plenare,” thuhet në reagim.sn

Bardhi: Shumica ka zgjedhur Berishën kryetar. Unë i bindem shumicës

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar përballë gazetarëve në Çim Peka Live, ka theksuar se i bindet vullnetit të shumicës së anëtarëve demokratë, për të zgjedhur si kreun e tyre, Sali Berishën.

Sipas Bardhit, ‘do ishte absurditet që kur ti certifikon herë pas here se kush është vullneti i shumicës së anëtarëve dhe nqs nuk përputhet me mendimin tënd ti të vazhdosh të hiqesh një gjë që nuk je’.

Pjesë nga intervista: 

Bardhi: Nëse pozicionet secili prej nesh i shikon si përgjegjësi sa më shumë të jenë të përfshirë, aq më mirë do të bëhet puna, nëse pastaj e shikon si privilegje apo si karrige që vijnë privilegje, padiskutim që do thoshin po si do ndahet kjo, apo kush do e marri këtë e atë…

Abrozia Meta: I njihni zgjedhjet që janë bërë nga ky grupim në PD?

Bardhi: Unë njoh vullnetin e anëtarëve të partisë. Kam qënë i gatshëm për të marrë çfarëdolloj përgjegjësie pune në PD, nuk kam pasur nevojë për tituj, nuk bërë ndonjëherë tituj për tituj, por kam bërë betejë për atëqë është interesi i demokratëve po mbi të gjitha përgjegjësia jonë për ti kthyer me punë mundin dhe sakrifica që ata kanë bërë…

Ambrozia Meta: E njihni vullnetin e tyre për kryetarin e PD?

Bardhi: Njoh vullnetin e anëtarëve të partisë për çfarëdolloj çështje edhe nëse Gazment Bardhi mendon ndryshe. Do ishte absurditet që kur ti certifikon herë pas here se kush është vullneti i shumicës së anëtarëve dhe nqs nuk përputhet me mendimin tënd ti të vazhdosh të hiqesh një gjë që nuk je. Është absurde.

Ambrozia Meta: E njihni apo nuk e njihni Sali Berishën si kryetar të PD?

Bardhi: Nuk është çështja e njoh apo nuk njoh. Njohja apo nuk njohja është qëndrim personal. Në politikë…

Ambrozia Meta: Grupimi Berisha ju kanë njohur si kryetar të grupit parlamentar…

Bardhi: Pse më kanë njohur? Sepse shumica e kolegëve më kanë votuar. Unë po them që shumica e anëtarëve kanë shprehur një vullnet. Kush jam unë që e njoh apo nuk e njoh. Unë mund të kem mendim krejtësisht të kundërt por respektoj vullnetin e anëtarëve dhe shumicës së partisë.

Ndryshe kthehet sikur unë jam i mbinatyrshëm dhe nëse dikush është kryetar apo një strukturë e caktuar politike varet nga vullneti im. Jo unë në parti pavarësisht se kam një pozicion të lartë drejtues në caktimin e pozicioneve të partisë kam një votë si çdo anëtar i thjeshtë i PD.

Largimet nga puna, reagojnë këshilltarët e opozitës: Beci të bëjë transparencë

Pas largimeve nga puna të punonjësve të Bashkisë së Shkodrës disa ditë më parë, anëtaret e Këshillit Bashkiak të opozitës kanë kërkuar transparencë kryebashkiakun Benet Beci.

Në një deklaratë për mediat këshilltarët i bëjnë thirrje Becit qe të bëjë publike strukturën e re të bashkisë Shkodër.sn

Bardhi thirrje Nikollës: Të heqë dorë nga arroganca, të ndalë përjashtimet

Pas përfundimit të seancës plenare, mes kaosit, Gazment Bardhi i bëri thirrje Lindita Nikollës që të heqë dorë nga ato që ai i cilëson veprime të paligjshme.

“Edhe sot e patë se me urdhër të paligjshëm, pjesa dërrmuese e opozitës nuk u lejuan që të futen në sallë. Përsëri grupi parlamentar i PD vijoi aksionin për t’i sqaruar shqiptarëve se ky nuk është kuvendi normal. I bëj apel Nikollën, që të shoh kërkesën për komisionet dhe të heqë dorë nga arroganca dhe masat, përmes përjashtimeve masive. Unë u përjashtova nga Kuvendi se nuk u lejova që të futem në seancën plenare. I kërkova llogari kryetares për pengesën që mu bë. Keqardhje për disa kolegë opozitarë që iu bindën maxhorancës dhe shkuan 1 orë para në Kuvend”, tha ai.bw


Send this to a friend