“Është humbje e madhe për të gjithë ne,” shkroi Rother në Facebook, pa dhënë hollësi për shkaqet e vdekjes. “Mendimet tona shkojnë për gruan e tij Irene.”

Lindur më 1944 në Zvicër, Moebius studioi artet në Bruksel dhe në Berlinin Perëndimor, ku themeloi grupin “Krautrock” dhe rrymën e tij muzikore, e cila dallohet nga sintetizimi i toneve me një oreksterim minimal.

Prej vitit 1969 i përkiste grupit Cluster me Hans-Joachim Roedelius. Me Rother themeluan më vonë Formacionin Harmonia, i cili ishte aktiv sidomos në vitet 1970. Grupi Cluster ekzistoi deri në vitin 2010.

Muzikani dhe producenti theksonte se formimi i tij muzikor i dedikohet kaosit të Berlinit në vitet Gjashtëdhjetë, ku ai dilte në rrugë dhe demonstronte kundër sistemit. Moebius që në moshë të vogël pati një shkollim muzikor klasik, pastaj ai ndryshoi drejtim, më herët duke i përkitur Chuck Berryt e pastaj The Velvet Underground.

sda-ats