Pas “vdekjës së frikshme” të liderit të njohur (kontraverz dhe konservativ) të shtetit dhe të partisë sovjetike,Leonid Iliç Brezhnjevit në etapan e parë të vitëve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar. Në qarqet dhe kuloarët e shumëta vendore dhe ndërkombëtare, sokohe kishte zënë të flitej dhe spekulohej shumë mbi pasëardhësin ose trashegimtarin e mundshëm të liderit të ndjerë të shtetit dhe partisë sovjetike. Kjo sidomos në qarqet dhe mediat e ndryshme evro-përendimore, ku lideri tashmë i ndjerë ruso-sovjetik (Brezhnjevi) shihej si një “lider i akullt” me pikëpamje dhe botëkuptime të njohura kontraverze dhe tepër konzervative, përkatësisht,si një udhëheqeë tipik i “shkollës” dhe aparatit të njohur konservativ ,centralist dhe burokratik të Kremlinit.
Kjo në një periudhë të fluidshme dhe tepër hektike të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të atëhershme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Përendimit kur e ashtuquajtura “Doktrina e Brezhnjevit” ishte bërë si të thuash udhërrefyes dhe një “kryeformulë taktike ” dhe gjeostrategjike e ish BRSS-së dhe “Traktatit të Varshavës”-përballë doktrinave dhe teorive të njohura të Natos dhe Përendimit.
Ndaj, mu për këtë edhe prognozat,supozimet ose spekulimët e mësipërme mbi pasuesin (trashegimtarin) e drejtpërdrejt të Leoid Iliç Brezhnjevit të ndjerë në krye të shtetit dhe partisë sovjetike, ishin bërë si të thuash “ngjarje dite” ose preokupim qëndrorë i shtypit dhe i mjetëve të tjera të informacionit publik në ish Bashkimin Sovjetik dhe në të gjithë botën.
Se këndejmi,Çërnjenko, Gromiko, Podgorni, Vinogradov, Susllov, Antonov ,Voroshillov, Aliev, Sokollov, Ustinov, Kulikov dhe anëtar të tjerë të ” birosë së lartë politike ” të partisë ruso-sovjetike atëbotë ishin emërat me të lakuar dhe me të përfolur për postin e lartëpërmendur (vakant) të sekretarit të përgjithshëm (gensekut) të Partisë Komuniste dhe të kryetarit të Presidiumit të Sovjetit Suprem:
Sekretari i përgjithshëm i partisë sovjetike asokohe automatikiht zgjedhej ose emërohej sipas “direktivës së lartë partiake” edhe kryetar i Sovjetit Suprem të BRSS-së-pas vdekjës së Brezhnjevit.
Ndaj, me padurim pritej edhe lajmi mbi emërin e kryetarit të “këshillit të varrimit” në ceremonialin mortorë të Brezhnjevit i cili nënkuptonte edhe emrin e sekretarit të ri (të përgjithshëm) të partisë së atëhershme ruso-sovjetike.
Për me tepër ndërkaq, një rol të madh dhe ndikim të fuqishëm në zgjedhjen ose emrimin e sekretarit të përgjithshëm të partisë sovjetike, pos anëtarëve të tjerë në politbiro, atëbotë e kishin gjeneral-marëshallët e njohur ruso-sovjetik si Dimitrij Ustinov (komandant i përgjithshëm ushtarak i forcave të armatosura të ish “Traktatit të Varshavës”), Viktor Kulikov (komandant i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme ruso-sovjetike) , A.Sokolov ( shef i gjeneralshtabit ose shtatamadhorisë së ushtrisë së atëhershme ruso-sovjetike) dhe të tjerë, të cilët në ndërkohë ishin edhe anëtarë të përhershëm dhe permanent të politbirosë dhe të sovjetit suprem të ish Bashkimit Sovjetik.
Ndërkohë që “Andropovi informatorë” dhe “reformatorë” siç shihej asokohe ky i fundit (Andropovi) në sytë e “gardës së vjetër” të veteranëve të ndryshëm ushtarak dhe partiak të Kremlinit, nuk ishte edhe aq i pëlqyer nga kreu i lartëpërmendur ushtarak i ish BRSS-së dhe “bllokut” të saj lindorë.
Në këtë kuadër, pak kush ( ose askush?!) asokohe nuk kishte mundur të paramendonte ose pronostifikonte në faktin e zgjedhjës ose “emrimit të papritur” të Jurij Andropovit në krye të partisë sovjetike pas vdekjës së Leonid Brezhnjevit kontrovers dhe konservator.
Bëhej fjalë këtu mbi një “stazhist të sprovuar” dhe me përvojë të madhe në punët e brëndshme (informative dhe kundërinformative) të shërbimëve të njohura të policisë (KGB) dhe të ushtrisë (NKVD) së atëhershme ruso-sovjetike, gjegjësisht, për një anëtar të ri e të përvojë në “punët e mëdha” të politbirosë partiake siç ishte tashmë sekretari i ri (i përgjithshëm) i partisë së lartëpërmendur ruso-sovjetike, Jurij Andropov i cili ishte emëruar si kryetar i këshillit të varrimit në furneralin mortorë të Brezhnjevit, respektivisht, sekretar i përgjithshëm (gjeneral) i partisë ruso-sovjetike në një periudhë të rrezikshme dhe tepër enigmatike të garës së madhe për armatim (nuklear ose atomik) dhe “konfrontimëve” të njohura bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Përendimit.
Në sfondin e përgjithshëm të ” karierës informative dhe kundërinformative” të Andropovit për shumë vite dhe dekada me radhë, asokohe mund të mësohej mbi rolin kyç të këtij të fundit në parandalimin e ndonjë aventure të mundshme ushtarake të ish BRSS-së -kundër SHBA-së dhe Përendimit me rastin e krizës së njohur në Karaibe (Kubë), si dhe me rastin e luftës së njohur të Britanisë së Madhe kundër Argjentinës rreth ishujve të Folklandit (Malvinëve) etj.
Edhe involvimi ose ndëhyrja eventuale e trupave ruso-sovjetike ndaj Levizjës së njohur “Solidarnost” në Poloni, në luftën e njohur irakiano-iraniane në Gjirin Persiko-Arabik, sihej si rrezik.
Por,në këtë kuadër kishte edhe zëra të atillë që e akuzonin dhe paragjykonin Andropovin për rolin e tij të tërthortë (diskkretë ose logjistik) me rastin e ndërhyrjes ushtarake të trupave ruso-sovjetike në Hungari, në “Pranverën” e njohur të Pragës në ish Çekosllovaki dhe kështu me radhë.
Të gjitha këto në kuadrin e një portretizimi dhe kompletimi të nevojshëm biografik dhe analitik të figurës dhe përsonalitetit të përgjithshëm të liderit të ri sovjetik,Jurij Andrejeviç Andropovit, i cili gjithashtu kishte qenë i ngarkuar në dëtyra të ndryshme (sekrete ose informativo-kunderinformative) në rajone dhe qytete të ndryshme të ish Gjermanisë Lindore (DDR) në një kohë kur e ashruquajtura “lufta” për Gjermaninë dhe pozicionimin e mëtutjeshëm dhe përfundimtar të popullit (kombit) të madh gjerman, ishin bërë si të thuash kapitulli ose elementi krucial dhe substancial i përplasjeve ose konfrontimëve të asokohshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Përendimit.
Se këndejmi, “amerikanët brënda, rusët përjashta dhe gjermanët në hallka ose zinxhirë të shkurtër.”: Kjo ishte “doktrina” dhe formula kryesore ose substanciale e Nato-s dhe Përendimit gjatë periudhës së luftës së ftohtë dhe konfrontimëve të atëhershme bipolare ose bllokiste në mes dyja pakteve të konfrontuara ushtarake dhe ideologjike, gjegjësisht, në mes Paktit të Nato-s dhe ish “Traktatit të Varshavës” për disa dekada me radhë.
Ndërkohë që populli dhe teritori gjerman në të “dyja anët” e ndara të Gjermanisë së asokohshme, ishin mbiquajtur dhe paramenduar (nga pala ruso-sovjetike) si “murë i gjallë” dhe një “poligon i madh” taktik dhe gjeostrategjik i cili do e pranonte goditjen e pare dhe me te fuqishmen në kushtët ose rrethanat e rënduara të ndonjë lufte të mundshme nukleare ose atomike në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së, gjegjësisht, në mes Natos dhe ish “Traktatit të Varshavës”!
…!
( … ) Përderisa Franca e “epokës” së njohur të “republikës degoloste”, vazhdonte të mbante “pozicion të pavarur” dhe “neutral” (force de frappe) karrshi armiqësive ose rivalitetëve të asokohshme ( nukleale ose atomike) mes palëve dhe konceptëve të konfrontuara ( rivale ) dhe antagoniste. Duke e mbiquajtur dhe paramenduar vetëvetën madje si supërfuqia e tretë botërorë nukleare ose atomike (e njejtë ose e barabartë me dy supërfuqitë e lartëpërmendura , siç ishin SHBA-së dhe ish Bashkimi Sovjetik) në domenin e përgjithshëm politik dhe ushtarak.
Se këndejmi, pavarësinë ose “sovranitetin” e saj nuklear ose atomik, Franca sipas vlerësimëve të ekspertëve dhe analistëve të shumtë ushtarak dhe politik i ndërlidhte me faktin e njohur të aspiratave dhe interesave të dikurshme dominante dhe ekskluziviste nën sloganin e “l´ Grande Nation-it” të njohur francez që datonte nga kohërat ose periudhat e ndryshme të imperializmit, luftës së parë botërore etj.
Duke i nënkuptuar këtu vëndimët e “Traktatit të Versajës” ose “Antantës së Madhe” ( ” urbi et orbi” ) me 1919 dhe kështu me radhë, kur Franca e asokohshme, nën parullat, sloganet dhe recidivet e njohura të një “fuqie të madhe-fitimtare” në të dyja luftërat e mëdha botërore:Pretëndonte një “rolë të madh” dhe “status të veçantë” në “orbitën e ngushtë” të dy supërfuqivë të asokohshme botërore(SHBA-së dhe ish BRSS-së), por, pa ndonjë sukses ose rezultat të madh në këtë drejtim.
Dhe, kjo deri në përfundimin e ” luftës së ftohtë” dhe Rëniës së ish ” murit” famëkeq të Berlinit, respektivisht Ribashkimit historik të Gjermanisë dhe shkatërrimit të ish BRSS-së dhe “Traktatit të Varshavës” në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, kur në kuadër të “rendit të ri botërorë”, gjegjësisht, në dritën dhe retrospektivën e njohur të reformave, transformimëve dhe rikonfigurimëve( rirrjeshtimëve) të përgjithshme botërore ose ndërkombëtare: Gjermania do bëhët njera ndër fuqitë me të mëdha të globit dhe lokomotiva kryesore e Unionit Evropian.
Asokohe do kemi edhe koncepte dhe vizione të reja planetare ose interkontinentale, anëtar dhe aleat të ri, riciklime, ridefinime, rikonceptime, rishikime, rikonfigurime, retushime, rrirrjeshtime, miqësi dhe alanca të reja në mes rivalëve ose ish armiqëve të vjetër etj.
Duke menduar këtu në “arkitekturën” dhe “infrastrukturën” e përbashkët (kontinentale dhe interkontinentale) të Aleancës së njohur Veri-Atlantike të Natos në dritën dhe retrospektivën e përgjithshme të zhvillimit dhe rritjes ( shtimit) të saj më vendet e reja antëtare si Shqipëria, Kroacia, Lituania, Estonia etj.
Do ndodhë madje edhe “rikthimi i vonuar” i Francës në “bordin e moçëm” të miqve dhe aleatëve të saj etj.;
Lideri i lartëpëmendur sovjetik në fjalë, Juri Andropovi, pasë një “semundjeje të rëndë dhe enigmatike” (që nuk u zbulua dhe nuk u konfirmua kurrë!) do shuhej (vdiste) shumë herët, pa i mbushur as nëntë muaj të plotë në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të partisë sovjetike.
Për t´u pasuar për një kohë gjithashtu të shkurtër nga “veterani partiak” dhe i prefëruari i kreut ushtarak të ish BRSS-së dhe “Traktatit të Varshavës” Konstantin Çërnjenko, i cili gjithashtu nuk do ketë jetë të gjatë në krye të shtetit dhe partisë sovjetike.
Rreth ” vdekjës së mistershme” dhe “enigmatike” të Andopovit reformatorë, asokohe do të thurën medyshje, dilema dhe spekulime të shumëta në nivel vendorë dhe ndërkombëtarë.
Kishte edhe të atillë që vdekjen e mistershme dhe të parakohshme të Andropovit e ndërlidhnin me qëndrimët e matura si dhe me “kursin reformatorë” të ketij të fundit ( Andropovit)- ndaj Paktit të Natos në përgjithësi, si dhe ndaj rivalit kryesore të ish Bashkimit Sovjetik ( SHBA-së) në veçanti.
I vetëdijshëm dhe sensibbilizuar me faktin e pamohuar të një përparësie ose epërsie të gjithëmbarshme ushtarake, ekonomike, industriale dhe teknologjike të Shtetëve të Bashkuara dhe Përendimit në raport me ish BRSS-në dhe aleatët e saj evrolindorë: Andropovi që në ditët e para të funksionit ose mandatit të tij në krye të shtetit dhe partisë sovjtike, do u qasej reformave të ndryshme (kruciale dhe substanciale) në sfera dhe segmente të caktuara të politikës së brëndshme dhe asaj të jashtme të shtetit dhe shoqërisë së atëhershme ruso-sovjetike.
Duke ngallur dhe shkaktuar kështu indinjatë, nervozë dhe një panikë të madhe tek nomenklaturat dhe strukturat e ndryshme politike dhe ushtarake të aparatit të atëhershëm konservativ dhe burokratik të Kremlinit, e kjo sidomos tek gjeneral-marshallët e sipërpërmendur ruso-sovjetik (Ustinov, Kulikov,Sokolov etj. ), të cilët tek “kursi reformator” i Andropovit e shihnin fillimin e fundit të privilegjëve dhe benificionëve të tyre të pakufijshme në shtetin dhe shoqërinë e asokohshme ruso-sovjetike.
Sidoqoftë, vdekja e parakohshme dhe enigmatike e Jurij Andopovit asokohe e sot ngeli e mbështjellur dhe e mbulluar me një vello të trashë misteri, dyshimësh ,spekulimësh dhe paragjykimësh të shumëta. Mbase, e mbështjellur dhe mbuluar pra me heshtjen e zakonshme dhe enigmatike të murëve dhe atyre kullave misterioze të Kremlinit ku jo rrallë ndodhën komplote, tradhëti dhe pabesi të shumëta konspirativiste dhe dekonspirativuiste në kohera dhe hapësira të ndryshme.
Për me tepër ndërkaq,vdekja e Andropovit do të ndodhte në një kohë kur shteti dhe shoqëria e asokohshme ruso-sovjetike kishin zënë t´i ndjenin, nuhasnin dhe përjetonin dikund thellë të të “fikëtit” dhe “infraktin” e pashmangshëm ushtarak, shtetërorë dhe politik, duke i nuhatur kështu edhe dislokacinin dhe dekompozicionin e përgjithshëm (total) të të ashtuquajturit “kompozicionit” të atëhershëm ruso-sovjetik që po vazhdonte të komandohej nga personeli dhe “lokomotiva” rusohegjemoniste në Moskë.
( … )
Ndërkaq,”lufta e yjeve” dhe “Doktrina” e famshme e Ronald Reganit, njëherë e përgjithmonë do i eklipsonte dhe katapultonte ëndërrallat dhe iluzionet e njohura ruso-sovjetike për dominim dhe sundime të ndryshme në kohra dhe hapësira të gjëra kontinentale dhe interkontinentale.
Ndërkohë që menjëherë pas vdekjës së pritshme të “veteranit Çernjenkos ” në krye të partisë dhe shoqërisë së atëhershme ruso-sovjetike do vinte “garda e re revolucionare” dhe reformatore në krye me Mihajl Sergejeviç Gorbaçovin dhe “tavarishët” ose bashkëmendimtarët e tij.
Duke e nënkuptuar këtu “Perestrojkën” ,”Glasnostin” dhe “Harashonë” e njohur të Gorbaçovit dhe Shevarnadzes në vend të “Mister Njet-it” të dikurshëm të Brezhnjevit; Gromikos etj.
Juristi dhe lideri i moderuar dhe reformator nga Stavropoli ( Mihajl Gorbaçovi) asokohe do këmbngulte dhe insistone në “formulën” e njohur (pragmatike ose reformiste) sipas të së cilës: Metodat e ndryshme revolucionare ose bolshevike së bashku me Materializmin Dialektik të Karl Marksit etj., duhej eksploruar dhe zëvëndësuar me etikën, estetikën, reformizmin dhe kriticizmin e njohur shkencor ose metodologjik të Imanuel Kantit etj.
Thuhët se Gorbaçovi dikur kishte mësuar shumë nga “kursi” i mëhershëm(reformator dhe konspirativ) i Andropovit të ndjerë.
Ndonëse, pos Gjermanisë, shtetët tjera të Perëndimit, sikur e injoruan platformën dhe filozofinë politike të z. Gorbacov, duke e lënë vetëm në çastët ose momentët me te veshtira.
Nga aty si duket u revoltuan dhe dekurajuan edhe lideri aktual i Rusise,Vladimir Putin dhe aparatii tij ushtarako-politik ne Moske (…).
Ata qe vijne vone, i denon jeta, tha dikur Gorbacovi.
Ata qe i njohin dhe kuptojne rrethanat dhe zhvillimet e pergjitshme ne Rusi (Kremlin) e dijne se Vladimir Putini nuk ka fuqi as autoritet me e perfunduar luften e Ukraines. E vrasin ose zhduukin menjehere ata te nedntokes ushtarake dhe politike.
Putini me kohe dikur i therriste Naton dhe Perendimin per anetaresimin e Rusise ne Nato ne ate menyre qe te mos kete dyshime, averzione dhe konflikte ne te ardhmen, si lufta e Ukraines etj…Por, nuk e kuptuan dhe e injoruan mesazhin dhe apelin e tij.
Taashti eshe shume vone per gjithecka.