Vazhdoj te them me force per vjedhjen dhe neglizhencen fatale per krijuesit qe quhet mohimi i te drejtes se autorit. Bota ka dekada dhe shekull qe autoret i paguan dhe ja ruan privatesine si gje te shenjt dhe nuk mund te luash.me to se do paguash gjobe te.madhe sa nuk del nga borxhi.kurr. Atehere si.mbahet artisti ? Artistin nuk e mban as shteti as.politika por rregullat qe botohen ne kushtetute si e drejte e pa mohushme e autorit.
Artisti prodhon albume me ane te managjereve ,avokateve mbrojtes qe.perpilojne kontratat ,shtepit diskografike. Studiove private dhe esht nje rreth qe sejcili i din detyrat dhe i zbaton ato. Pasi realizohen albumet shiten. Me te ardhurat marrin hakun çdo hallke dhe, pasi forcojne te ardhurat, vazhdojne projektet e tjera. Keshtu ndodh kur kengetari ka sukses me albumin e ri: fillojne bisedimet mes producenteve per realizimin e spektaklit ne Stadiume e me rradhe. Njeri merr persiper anen tenike si skena, fonia, ndriçimi, transmetimi ne Tv, shitja e biletave, spotet, reklamat etj.
Pra, ketu s’ka asnje nderhyrje politike, perveç asaj artistike. ÇFARE ndodh tek ne: Artistet nuk prodhojne albume, se nuk ti porosit kush, se nuk ke kompani shperndarese as dyqane qe shet apo blen kaseta. I vetmi vend i botes pa distribucion. Radiot nuk t’i marin se nuk ti paguajne dot. I vetem nuk mund te realizosh koncert ne stadium, se duhet buxhet shume i madh. Edhe ndonje kange qe mund te merret nga interneti, nuk paguhet. Hiq nje buxhet te vogel qe jep r t.sh, por as ajo nuk mjafton kur shperndahet thjesht 10.000 lek ne vit per krijuesin.
Atehere ketu, duke mos funksionu asgja, futet politika. Do koncert ti te besh? Te jap une si bashki, por do me besh reklame mua, do me ftosh ne mes te recitalit, do me falenderosh dhe do ti thuash publikut: Ketyre jepjani voten. Atehere artisti lepihet, vihet ne sherbim te politikes per mbijetese dhe fillon fushaten me shefin e qeverise qysh ne avion. I jepen salla, lek pa fund. E fton ne ekran, i krijon mundesine qe te prishet gjysma e parkut se do vihet skene per recitalin e filanit etj. Te tjereve iu thote: merrni nga nje peme, filloni fushaten per ne t’ju japim pension te veçante.
Keshtu qe politika, me realizimin e nje lufte te re te klasave, i ndan artistet ne parcela. Ky eshte i imi, ky tjetri jo. Ata qe nuk jane me mua, le te falimentojne… Dhe artistet vrapojne per te kapur llokmat e lepirjes. Para disa vitesh K.Europes i vuri 10 pika detyre politikes ku njera ishte: Respektoni te drejten e autorit ndryshe….. Sot Europa hesht, bashke me te dhe shteti, se nuk i leverdis, se do lepiresit.
A mund te zgjidhet pagesa e te drejtes autorit ? PO, siç ke vene sahatin per uje e drita, ke organizmat qe monitorojne mediat dhe transmetimet Radio – Televizive. Po pse s’i kerkon llogari kur fshatarin per 20 000 leke te vjetra, e fut ne burg per mospagim dritash? Po pse krijuesin e le keshtu qe ta terheqesh nga hunda ti si politike edhe ta besh skllav?
Dhe thone patronazhistet: Artistet s’duhet te merren me politike. Po, mire, po pse politika merret me artistin dhe ia merr frymen? Po ti, Europe, pse hesht se ti i di ç’do thote te mos e paguash nje kompozitor apo regjisor a kengetar e poet ?!
Ne nje jete kemi dhe kete profesion te nderuar kemi. Po si, atehere, do mbijetojme ? Si do mbajme familjet? Pse na nderhyni ne jeten tone?
BOTA, sa per dijeni, ka nje ligj qe nuk e diskuton qe ne çdo shtet – 70 % e muzikes duhet te jete nacionale per te mbajtur gjalle krijimtarine kombetare dhe per te paguar krijuesin. Ne gjithe rajonin tone dhe ne te gjithe vendet e botes se trete paguhet e drejta e autorit. Ketu mbaron shkollen per regjisor, por s’ka skena as kinostudio per te realizue film. Po se mos kena kinema. Kur nuk realizon, asgje nuk perfiton. Ky eshte falimentim total. Sot rruget e botes i pastrojne Shqiptaret qe kane mbaruar fakultete dhe lozin Rahmaninov ! …
Se fundit: n.q.se. kerkoni te shkoni ne Europe, mendojeni mire te drejten e shenjte te ruajtjes dhe te pageses se krijimtarise artistike, se nuk ka gjykate ne bote qe te ban derman. Dilni artista nga zgjedha e frikes dhe mbroni te drejten tuaj se lepirja te len rruges…