Para tre vjetesh me ftoi nje shok i shkolles per te shkuar ne Vlore. Ai fliste gjithe rruges. Une s’para pegjigjesha. Dua te meditoj si thote z. Ethemi kur udhetoj. Lekundja e makines sikur te nxit. Dhe shoku nuk foli me.
Ne dalje te Fierit shoku më foli prapë:
– Ketu rrotull eshte varrosur inxh. Xhavit Sallaku.
U permenda.
-Mbaje makinen te lutem. Ku është varrosur, e pyeta?
-Nuk e di ekzakt. Me ka thene shume kohe me pare nje koleg qe punonte me Xhavitin ne N. SH. N. te Fierit. Por edhe ai me te degjuar. E arrestuan për ‘sabotim’ dhe mbas nje gjykimi te shkurter e pushkatuan.
Pas kësaj, diten e kalova keq, shume keq.
Me shfaqej e qeshura e cilter e Xhavitit.
Mu kujtua nje varg i Ahmatoves: E etur per gjak eshte kjo toka e jone.
Mare nga libri i Orhan Sakiqit – Jete ne dy kohe.
Marrë nga libri i Orhan Sakiqit – Jete ne dy kohe.