“Çfarë (çka) mund të bëj për ju?”, e pyeti njëherë Aleksandri (Leka) i Madh filozofin ose dijetarin e shquar, Diogjenin, dikund në një shesh të njohur të Athinës, pas një triumfi të madh ushtarak kundër persianëve. “Të mos me zësh më diellin!”, iu gjegj Diogjeni.
Ndërkaq, Alekandri (Leka) i Madh, në silin dhe cilësinë e njohur të një strategu të madh dhe komandanti, si dhe të një nxënësi dhe studenti të shkëlqyer të Aristotelit në Akademinë e Athinës, ia ktheu Diogjenit me një buzëqeshje të lehtë kalorsiake dhe epike: “Po të mos isha Aleksandri (Leka) i Madh, me gjithë deshirë do isha filozofi dhe pedagogu i njohur Diogjen!”, duke e bërë aty për aty Diogjenin mik të përjetshëm.
Aleksandri (Leka) i Madh i cili, në fushën e nderit ose frontin e luftës, i mundi Darin e Madh të Persisë së bashku me shumë komandant të shquar ushtarak ose luftarak, mbretër dhe perandorë, nuk e vodhi (plaçkiti), nuk e nënçmojë dhe nuk e poshtërojë askënd. Dhe, lërë më ti shokët, bashkëluftëtarët, njerëzit ose popullin e vet. Sepse, Aleksandri (Leka) i Madh, nuk ishte pirat, llaskuc, matrapazë ose profiter lufte, por ishte luftëtarë i vërtetë dhe komandant.
“Zgjedhi fjalët dhe gjuhën e jo planet, taktikat dhe strategjitë e armiqve ose kundërshtarëve ne fushën e nderit, apo frontin e luftës, sepse gjurmët e këmbëve të një luftëtari, strategu ose komandanti së bashku me rrogozët, trashetë dhe istikamët e luftës, mund të zhdukën një ditë, ndërsa fjala e keqe dhe gjurmët e gjuhës dhe gjakut nuk zhdukën kurrè!”- e kishte këshilluar dikur Aristoteli -Aleksandrin (Lekën) e Madh dikund në ambientët e Akademisë së Athinës, sa kishte qenë nxenës dhe student i tij., duke i shtuar: ” Se sa jemi të fuqishëm, të këndshëm dhe të bukur nga jashtë, kanë vendosur Zoti, natyra dhe prindërit tanë, ndërsa se sa jemi të bukur, të dashur, të fortë, ose të fuqishëm përbrenda vendosim vet.” (fund i ciatit)
“Mos u ipni (jepni) vlera, respekt dhe merita atyre që nuk i njohin, nuk i vlersojnë dhe s´i meritojnw ato!”, tha dikur Aleksandri (Leka) i Madh në kohën e të cilit, shteti (polisi) dhe shoqëria e Athinës, me tepër ishin të fokusuar tek të pasurit, aristokratët dhe politokratët e ndryshëm, ku me tepër se 😯 % e athinasve nuk kishin të drejtë vote as pune.
Kështu që “polisi” (shteti) i Athinës asokohe ishte i ndarë në të varfër dhe shumë të pasur.
Kjo deri me rastin e një intervenimi spektakular ose tepër enërgjikë të Aleksandrit (Lekës) të Madh i cili ua konfiskoi pronën ose pasurinë aristokratëve të lartët të Athinës, duke ua shpërndarë shtresave ose kategorive të varfëra, si dhe duke i burgosur, përndjekur ose internuar të gjithë të korruptuarit ose abuzuesit e ndryshëm me pronën dhe pasurinë e shtetit së bashku me ata që çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike si dhe në luftëra e disfata fatale.
Aleksandri (Leka) i Madh si duket qëlloi edhe më fat, sepse prindërit e tij e dërguan në Shkollën ose Akademinë e njohur të Platonit dhe Aristotelit në Athinë, e cila lulëzoi dhe shkëlqeu më shumë se 400 vite rrjesht…. Athinasit shkonin atje për të mësuar asgjë më pak, sesa si të jetonin dhe vdisnin si njerëz.
U mor vesh se fjala, termi ose nocioni: Demokracia, origjinën leksikografiko-etimologjike e ka nga greqishtja e vjetër : demos (populli)dhe krotos (pushteti), respektivisht pushteti i popullit mb shtetin dhe pushtetin e lartë ekzekutiv.
-Testamenti që Aleksandri (Leka) i Madh në shtratin e vdekjes ua la gjeneralëve ose pasuesve të tij:
1. Unë i dua mjekët më të mirë për të mbajtur arkivolin tim; për t´iu treguar të tjerëve se fytyrën e vdekjes, madje edhe mjekët më të mirë në botë nuk kanë fuqi për ta shëruar.
2. Unë dua që bashkëluftëtarët ose bashkëkomandantët e mi të mos m´i bëjnë nderimet e fundit me armë të drejtuara kundër njeri tjetrit.
3. Unë dua që rruga deri në banesën e fundfit të jetë e shtruar dhe mbuluar me thesarin tim kështu që të gjithë ta shohin dhe kuptojnë se ajo pasuri materiale e fituar në tokë, ngelët ose qëndron në tokë.
4. Unë dua që duart e mia të lëkunden ose luhatën nga era deri në banesën e fundit në atë menyrë që të tjerët të shohin dhe kuptojnë se në këtë botë kemi ardhur me duar bosh dhe në botën tjetër gjithashtu do shkojmë duarbosh.
./´.
Për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu shqiptar ose kosovar, është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë!
“Bota globale” është pikësynimi ose përfaqësimi i tij real dhe optimal.
Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit.
Filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, është vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një “botë globale” ose “treg të përbashkët” të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botërorë ose ndërkombtarë, të bartur dhe koncentuar në duart e fuqishme të “mbinjerëzve” ose’supërmenëve’ të ndryshëm ushtarak, politik, social, ekonomik, industrial ose teknologjik, të cilët në instancë të fundit nuk përbëjnë madje as 3 % të popullsisë së gjithëmbarëshme të globit ose planetit.
Ndërkohë që vullneti për të jetuar mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose sociopolitike dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të caktuara.
Është pra një “luftë” ose “stuhi infernale” që nuk pushon kurrë, ku qeniet njerëzore ose speciet politike, janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë, si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave jetësore, materialiste, idealiste dhe ekzistencialiste.
Ndaj, me mirë është të qani, lotoni ose vajtoni me të zgjuarit, me të diturit, apo me të mençurit dhe merituarit, se sa të qeshni me të marrët, idiotët, herrtikët, dogmatikët, demagogët dhe hipokritët për të mirën e kombit dhe atdheut.
Thuhet se se nga thesari, dhe ‘kopshi i madh’ intelektual, kulturor dhe filozofik grek: Romakët e lashtë e ngritën, zgjëruan, modernizuan dhe afirmuan Perandorinë Romake nga “polisi”, “politia”(politeia) ose “polietika” në “civitas” (qyteti-shteti), “civis” (qytetari) , “civilis” ( i hapur ose pranuar për të gjithë) dhe “res publica” (republika ose realiteti i njohur shtetror, qytetar ose politik).
Socioantropologët e njohur politik si Linton, Lulen, Margaret Mid etj., janë të mendimit se nëse edhe atëherë kur keni mungesë të hetueshme të edukatës, kulturës, arsimimit, emancipimit dhe vetëdijes së lartë shtetërore, nacionale, kulturore dhe politike, e konsideroni vetèn të zgjuar, të ditur të rëndësishëm dhe njeri (politikan) me vlerë: atëherë jeni stupid, nebuoz, mediokritë, kreten dhe idiot.
Mësimi fillon aty dhe atëherë kur themi nuk dijmë sa duhet dhe prap kemi nevojë të të mësojmë dhe kuptojmë. E sidomos në çështjet dhe aspektët e njohura të ekzistencës individuale dhe kolektive.
Ata që nuk pranojnë se nuk dijnë, ata nuk mesojnë kurrë.
U mor vesh se liria nuk është e mundur pa autoritetin e ligjit, shtetit dhe pushtetit, përndryshe ajo shndërrohet në kaos dhe anarki.
Ndërkaq, autoriteti i shtetit dhe pushtetit, nuk është i mundur pa ligjin si dhe pa lirinë e individit dhe kolektivitetit, përndryshe ata shndërrohen në tiran, despot ose autokrat.
“Suksesi dhe lumturia ju falen vetëm atehere, nëse pranoni me zemërgjerësi t´I ndani ose pjëstoni ato me të tjerët. Mirëpo, për të qenë të lumtur, është esenciale të mos shqetësoheni me të tjerët. Si pasojë e kësaj, nuk ekziston falas ose gratis ndonjë shpërblim. Të lumtur dhe të gjykuar ose të falur dhe të mjerë.” (Albert Camy)
Aty janë edhe psikometria së bashku me mekanizmat dhe instrumentët e matjes së madhësisë dhe fuqisë së përgjithshme njerëzore, shtetrore, nacionale, tokësore (gjeografike), ushtarake, politike, sociale, ekonomike, monetare, finansiaret, tregtare, ekonomike, industriale dhe teknologjike të një shteti, lidershipi politik, burimët e vlerae, mallërave, kapitalit dhe konkurencës, profesionit, intelegjencës, intendancës dhe informacionit, teoria ose hipoteza e njohur e studimit dhe analizës, hipoteza gjenerale, hipoteza e posacme olse individuale, aftësia ose intelegjenca e përgjithshme intelektuale, profesionale, shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike) , substituimet e njohura determinante dhe paradigmatike, strategjia e njohur menaxhuese ,konkuruese dhe siguruese-përballë befasisë dhe pasigurisë, përfshirja, përkujdesja ose respekti maksimal ndaj gjinisë së bukur ose polit të butë në jetën e përgjithshme institucionale, funksionale, kadrovike, politike dhe diplomatike e kështu me radhë.
“Arti lindë ose buron nga deshira dhe gjurmimi për të bukurën, dashuria nga deshira ose nevoja e kahmotshme për artin, ndërsa, shkenca nga etja ose nevoja e madhe për të vërtetën.”, tha dikur Eduard Bulver Liton.
Lufta, shteti, politika, diplomacia dhe fuqia e njohur e pushtetit të njerëzve të mençur, intelektual dhe intelegjent, kane rendesi dhe karakter kolateral dhe multilateral.
Menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, disave atje, sikur ua kishte endja me e lozur rolin e Lujit (Luigjit) të XIV (14) të Francës në kështjellat ose pallatët e njohura të Versajës dhe Sën Zhërmenit!
Luji (Luigji) i XIV ishte i biri i Lujit (Luigjit) të XIII (13) të Francës dhe Anës së Habsburgëve të Austrisë, i cili thuhet se kishte trashëguar shumë nga luksi, ekstravanganca dhe temperamenti i gjyshës së tij, Maria Mediçi, prej familjes së famshme aristokrate- Mediçi nga Firenca e Italisw.
Ndërsa, ata “mbretërit” ose “perandorët” ( e pakurorëzuar) të Kosovës, kishin zbritur nga provincat ose qytetet tjera kosovare në kryeqëndren ose metropolën e njohur kosovare.
Disa prej tyre, me t´u parë ose takuar për herë të parë me luksin, delikatesën dhe eskkstravagancën mondane dhe metropolitane të kryeqytetit të zhurmshëm kosovarë: filluan të lozin rolin e “tigrave dhe luajve urban”, të cilët thjeshtë dilnin për të gjuajtur dhe zënë në kurthë njalat ose troftat e qytetit pa lumë, pa ëndërruar dhe pa e çarë kurrë kokën për gjahun dhe prenë (trofenë) e tyre.
“Zgjidhni, duani dhe respektoni femrat ose gratë e qytetit, nëse nuk doni që të bëheni robër (skllevër) të stilit, taktit, ritmit, elegancës, sharmit, ekskluzivitetit dhe delikatesës së tyre!”; u bërtiti (piskati) dikush nga turma.
Nuk vonoj shumë dhe “valiu i madh” u bë me vilë ose rezidencë ekskluzive në lagjën me eksluzive të Prishtinës. Luksi i madh i shkëlqente turpshën ne kryeqytetit pa luks dhe tërpi.
Bile, edhe porositi “peshqi me kravata” nga Japonia për dekorin e pishinës ose bazenit tw tij privat, për t´u dukur aristokrat, qytetar ose sheherli i madh.
“Ouu luaje, luaje he efendiu i qytetit”-vikati dhe zukati dikush andej pari duke e futur gishtin e madh (tregues) në gojë.
” Gruaja e bukur është krijesë dhe mrekulli e Zotit dhe natyrës, ndërsa, gruaja e mençur, e bukur, e dashur, intelektuale dhe intelegjente, është prodhim i prindërve dhe mrekulli e artit dhe shkencës.”, tha dikush tjetër në Prishtinën e pushtuar nga arti, delikatesa, rezonansa, perfomansa dhe ekstravaganca mpirëse, dehëse dhe hallakatëse e gjinisë së bukur.
“Bukruria, dashuria dhe mencuria e gruas, për mëshkullin ose burrin nuk është vetëm dhuratë, por edhe dehje, ryshfet dhe obligim.” (Xhakomo Kazanova)
Femrat( gratë) mëse tepërmi lexojnë dhe kuptojnë në sytë, zemrën dhe shpirtin e një mëshkulli (burri) që i përjeton dashurinë dhe martesën si tiumf të një lufte ose beteje të gjatë që nuk përfundon kurrë gjatë moshave në zbritje, në të cilat femrat ose gratë e bukura shpeshherë janë si hijet: po i ndoçe prapa të ikin ose braktisin fare, ndërkaq, po ike prej tyre, të ndjekin prapa.
Grekët e lashtë thanë dikur se femrat (gratë) gjithëmonë fshehin të sotmën dhe të kaluarën e tyre, ndërsa mëshkujt (burrat) të nesërmen e tyre.
Në instancë të fundit, të gjitha këto së bashku i absorbon dhe përpunon demokracia.
Kur fikën dritat, të gjithë i dukemi njëri tjetrit me tw bukur, tw dashur dhe atraktiv.