Vajza e zëdhënësit të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, punon si praktikante në Parlamentin Evropian në Bruksel dhe ka qasje të pakufizuar në dokumente të ndryshme të BE-së, ka mësuar Radio Evropa e Lirë.
Yelizaveta Peskova, 21 vjeçare, vajza e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, shërben si trajnere së bashku me Aymeric Chauprade, një anëtar francez i Parlamentit Evropian, i cili e kishte përkrahur haptas aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë në vitin 2014.
Emri i Yelizaveta Peskova gjendet në faqen zyrtare të Parlamentit Evropian te pjesa ku shkruhet për anëtarin francez të Parlamentit Aymeric Chauprade.
Politikani francez e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ajo është pjesë e ekipit të tij.
Deputeti franzec në PE, Aymeric Chauprade
“Sigurisht, zonja Peskova është vajza e një personaliteti të rëndësishëm në Federatën Ruse, por si studente, ajo nuk ka më pak të drejta sesa të rinjtë tjerë për të bërë një praktikë si pjesë e studimeve të saj”, tha Chauprade në një përgjigje të dërguar përmes postës elektronike.
Ai tha se Peskova nuk punon aktualisht në Rusi dhe as për ndonjë shtet ose entitet privat.
“Rrjedhimisht nuk mund të ketë konflikt interesi në ushtrimin e mandatit tim si anëtar i Parlamentit Evropian”, shtoi Chauprade.
Ai është anëtar i Komitetit për Marrëdhënie më Jashtë si dhe anëtar i Nënkomitetit për Siguri dhe Mbrojtje të Parlamentit Evropian.
Gjithashtu, politikani francez, është pjesë e delegacionit të Komitetit të përbashkët BE-RUSI të Parlamentit.
Ai ishte një nga vëzhguesit ndërkombëtar në referendumin e mbështetur nga Moska në Krime. Ushtria ruse e aneksoi gadishullin ukrainas në mars të vitit 2014. Në atë kohë, Chauprade e quajti referendumin “të justifikuar”, një pozicion ky që ishte në kundërshtim me atë të Bashkimit Evropian.
Një rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e mbështetur nga 100 vende e shpalli referendumin të pavlefshëm.
Disa deputetë të Parlamentit Evropian të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë thanë se nuk janë në dijeni se një e afërme e zyrtarit të lartë rus është duke punuar me ata në Parlamentin Evropian.
Sandra Kalniete nga Grupi më i madh Parlamentar, Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë, e konsideron si “neglizhencë” angazhimin në Parlamentin Evropian të vajzës së zyrtarit të lartë rus.
“Kjo është shkelje e rregullave të përgjithshme të sigurisë të Parlamentit Evropian”, tha Kalniete.
Petras Austrevicius, nga grupi liberal në PE, e quajti angazhimin e Peskovës një “turp të madh në fytyrën e Parlamentit Evropian”.
“Nuk mund të besoja se Kremlini mban duart në xhepat dhe zemrën e institucioneve të BE-së”, i tha Radios Evropa e Lirë, eurodeputeti, Petras Austrevicius.
E pyetur nga Radio Evropa e Lirë një zëdhënëse që flet në emër të vajzës së zyrtarit të lartë rus, tha se nuk mund të konfirmonte punësimin e saj në Parlamentin Evropian.
Si praktikante, Peskova ka qasje të pakufizuar në ndërtesat e Parlamentit Evropian në Bruksel dhe Strasburg si dhe mund të marrë pjesë në të gjitha mbledhjet e komiteteve dhe organeve tjera të Parlamentit Evropian.
Meqenëse kontrollet nganjëherë janë shumë të lehta, ekziston edhe mundësia që ajo të jetë e pranishme në tubimet e grupeve të tjera politike. Ajo gjithashtu ka qasje në rrjetin e brendshëm të Parlamentit Evropian dhe rrjetin e brendshëm të deputetëve të partisë së deputetit francez ku e bën praktikën.
Praktikantët në Parlamentin Evropian paguhen nga buxheti i eurodeputetit përkatës, i cili financohet nga taksapaguesit evropianë.
Ende është e paqartë nëse është duke u paguar dhe sa para merr vajza e zëdhënësit të Kremlinit si pjesë e praktikantëve në Parlamentin Evropian.
Deputeti e përcakton se sa paguhet një praktikant dhe shuma ndahet nga shpërndarja mujore që bën për stafin nga një buxhet prej 25 mijë eurosh.
Pagesa maksimale për një praktikant është rreth 1,600 euro, megjithëse është e mundur që eurodeputetët të punësojnë praktikantë pa pagesë.
Peskova është një nga fëmijët e shumtë të elitës politike të Rusisë që banojnë ose studiojnë në Evropën Perëndimore.
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov
Babai i saj, i cili ka shërbyer si zëdhënës i Putinit për gati dy dekada. Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleskei Navalny, disa herë ka folur për të duke vënë në pah pasurinë e tij.
Peskova është shumë aktive në rrjetet sociale ku tregon për jetën glamuroze që bën ndërmjet Brukselit, Parisit dhe Moskës. Ajo ka rreth 80,000 ndjekës në Instagram.
Megjithatë në rrjete sociale ajo nuk ka ndonjë foto të postuar nga Parlamenti Evropian por kryesisht duke vizituar monumente në Bruksel.
Parlamenti Europian ka publikuar raportin për vitin 2026 për Shqipërinë.
Në raporti ngrihet shqetësim në lidhje me lirinë e medias dhe sulmet ndaj gazetarëve.
Parlamenti Europian dënon armiqësinë ndaj gazetarëve dhe profesionistëve të pavarur të medias, duke u ndalur në sulmet verbale dhe retorikën anti-media të përdorur nga zyrtarë të lartë.
“Dënim i fortë i retorikës anti-media nga zyrtarë të lartë: raporti “dënon fuqimisht armiqësinë ndaj gazetarëve dhe profesionistëve të pavarur të medias”, duke përmendur shprehimisht sulme verbale dhe retorikë anti-media nga zyrtarë të lartë, fushata denigruese dhe ngacmim mizogjinist online — shumica e të cilave synojnë gazetarë që raportojnë për sundimin e ligjit, korrupsionin dhe drejtësinë.
-Numër i lartë padish ndaj gazetarëve: shprehet shqetësim për numrin e lartë të padive ndaj gazetarëve (SLAPP); shpërbluarja e shpifjes dhe fyerjes nuk është bërë ende plotësisht, sipas standardeve evropiane.
-Transparenca e pronësisë së medias: kërkohet transparencë më e madhe e konflikteve të mundshme të interesit të pronarëve të medias dhe e shpërndarjes së reklamave shtetërore për të mbrojtur pavarësinë editoriale”, thuhet në raport. bw
Në raportin përfundimtar të Parlamentit Evropian për Shqipërinë 2026, ngrihen disa shqetësime që lidhen kryesisht me sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit, por gjithashtu edhe me lirinë e medias dhe sulmet ndaj gazetarëve.
Sipas raportit, duhen ndjekje penale dhe dënime përfundimtare në lidhje me korrupsionin në nivele të larta.
Kujtojmë se Partia Socialiste me forcën e kartonëve pengoi arrestimin e ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku, duke rrëzuar kërkesën për heqjen e imunitetit të dorëzuar në Kuvend nga Prokuroria e Posaçme.
“Rënie alarmante në Indeksin e Korrupsionit: Shqipëria ka rënë nga vendi i 80-të (2024) në të 91-tin (2025) në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International. [AM 112]
-Korrupsioni mbetet “shqetësim serioz”: pavarësisht përparimit në kuadrin ligjor, raporti thekson se korrupsioni mbetet një shqetësim serioz dhe Shqipëria duhet të forcojë kapacitetet policore dedikuara.
-Mungesë rezultatesh në dënime të nivelit të lartë: kërkohet konsolidim i “track record-it” të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare, sidomos në raste të korrupsionit të nivelit të lartë.
-Presion ndaj SPAK: thirrje për të garantuar pavarësinë e vazhdueshme, burimet adekuate dhe kapacitetin operacional të SPAK, “pa kufizuar fuqitë hetimore dhe pa dëmtuar punën e saj” — referencë indirekte ndaj përpjekjeve për ta dobësuar. [AM 100, 124, 128, 132, 137]
-Pasuritë kriminale: kërkohen përpjekje më të forta për gjurmimin, sekuestrimin dhe konfiskimin efektiv të aseteve kriminale”, thuhet në raport. bw
Eurodeputeti gjerman Sebastian Everding, ka ngritur në Parlamentin Europian çështjen e protestave që po zhvillohen në Shqipëri për mbrojtjen e Lagunës së Nartës dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se vendi nuk duhet të sakrifikojë pasuritë natyrore për interesa ekonomike.
“Ajo është protesta e njerëzve që nuk pranojnë më që natyra e çmuar të sakrifikohet për projekte të mëdha ekonomike”, tha ai.
Në fjalën e tij, Everding tha se mijëra qytetarë shqiptarë po dalin çdo ditë në rrugë për të mbrojtur një nga zonat më të rëndësishme ligatinore të rajonit të Mesdheut.
Sipas tij, kjo protestë nuk është vetëm një çështje mjedisore, por një reagim qytetar për transparencë dhe mbrojtjen e interesit publik.
“Mijëra njerëz në Shqipëri dalin çdo ditë në rrugë për të mbrojtur Lagunën e Nartës. Ata po luftojnë për një nga zonat më të rëndësishme ligatinore në të gjithë rajonin e Mesdheut, një habitat për mijëra flamingo dhe shumë specie të tjera të rralla”, tha Everding.
Ai shtoi se qytetarët shqiptarë po tregojnë guxim, po ngrenë zërin për transparencën dhe po kërkojnë që vendimmarrjet të mos udhëhiqen vetëm nga interesat e disa individëve.
“Populli shqiptar po tregon guxim. Ai po ngre zërin për transparencën, për mbrojtjen e mjedisit dhe për një të ardhme që nuk duhet të përcaktohet vetëm nga interesat e pak individëve përfitues”, u shpreh eurodeputeti.
Everding ka theksuar se vendimmarrjet e ndikuara nga korrupsioni dëmtojnë besimin te institucionet.
“Kush shkatërron mjedisin, toleron korrupsionin dhe shpërfill interesat e qytetarëve, rrezikon edhe besimin te rruga evropiane e Shqipërisë”, deklaroi ai.
Sebastian Everding :Shqipëria nuk është në shitje. Mijëra njerëz në Shqipëri dalin çdo ditë në rrugë për të mbrojtur Lagunën e Nartës. Ata po luftojnë për një nga zonat më të rëndësishme ligatinore në të gjithë rajonin e Mesdheut, një habitat për mijëra flamingo dhe shumë specie të tjera të rralla.
E ashtuquajtura “Revolucioni i Flamingove” është shumë më tepër sesa një lëvizje mjedisore. Ajo është protesta e njerëzve që nuk pranojnë më që natyra e çmuar të sakrifikohet për projekte të mëdha ekonomike.
Populli shqiptar po tregon guxim. Ai po ngre zërin për transparencën, për mbrojtjen e mjedisit dhe për një të ardhme që nuk duhet të përcaktohet vetëm nga interesat e pak individëve përfitues.
Dhe duhet ta themi qartë, aty ku korrupsioni ndikon në vendimmarrjet politike, vihet nën presion njëkohësisht demokracia, shteti i së drejtës dhe mbrojtja e natyrës.
Kush shkatërron mjedisin, toleron korrupsionin dhe shpërfill interesat e qytetarëve, rrezikon edhe besimin te rruga evropiane e Shqipërisë. Evropa përfaqëson shtetin e së drejtës, transparencën dhe mbrojtjen e komuniteteve tona. gsh
Protestat e zhvilluara në Tiranë, por edhe në vende të ndryshe të botës, ku jetojnë dhe punojnë shqiptarë kanë marrë vëmendjen edhe të Parlamentit Evropian.
Gjatë një diskutimi në Parlamentin Europian në Bruksel, eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg u ndal te situata në Shqipëri dhe te arsyet që, sipas saj, kanë nxjerrë qytetarët në rrugë.
Ajo thekson se kërkesat që shqiptarët i kanë nxjerrë në rrugë janë të qarta dhe me të drejtë pyesin se ku shkojnë paratë publike.
“Shqiptarët kanë dalë në rrugë dhe kërkesat e tyre janë të qarta. Sigurisht që ata duan zhvillim ekonomik, por jo me çdo kusht. Për sa kohë që nevojat bazë nuk plotësohen, si uji, shëndetësia dhe një pagë dinjitoze, ata kanë të drejtë të pyesin nëse burimet publike po shkojnë për qytetarët apo për një grup të privilegjuar”
Po ashtu eurodeputetja holandeze bëri të ditur se në fund të muajit qershor do të vizitojë Shqipërinë për t’u njohur nga afër me situatën.
“Në fund të qershorit do të udhëtoj drejt Shqipërisë për të dëgjuar dhe për të gjetur ide që mund t’i marrim me vete, në mënyrë që të ndihmojmë,” u shpreh ajo. gsh
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar një amendament kushtetues që kufizon mandatin e kryeministrit në maksimumi tetë vjet, një ndryshim që praktikisht i mbyll rrugën rikthimit në pushtet ish-kryeministrit Viktor Orban.
Amendamenti u miratua të hënën me një shumicë të gjerë votash, pavarësisht kundërshtimit të partisë së Orbanit, Fidesz. Në favor votuan 150 deputetë, ndërsa 50 votuan kundër dhe gjashtë abstenuan.
Ndryshimi kushtetues ishte një nga premtimet kryesore elektorale të partisë Tisza, të drejtuar nga kryeministri Peter Magyar, e cila fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare të prillit, duke i dhënë fund 16 viteve të qeverisjes së Orbanit.
Reforma e sistemit politik përbën një nga ndryshimet më të rëndësishme të ndërmarra nga qeveria e re, e cila synon gjithashtu përmirësimin e marrëdhënieve të Budapestit me Bashkimin Evropian. gsh
Mbrëmë, sheshet e Shqipërisë u mbushën përsëri: qytetarët u mobilizuan për të mbrojtur tokën e mbrojtur, transparencën dhe llogaridhënien publike nga marrëveshjet e errëta të zhvillimit luksoz.Kjo nuk është “anti-progres”.Është demokracia që po bën punën e saj.Dhe Edi Rama duhet të dëgjojë me kujdes: Europa nuk ndërtohet duke e trajtuar natyrën si një monedhë negociuese ose institucionet si një banak privat.Nëse Shqipëria dëshiron Europën, duhet të zgjedhë të drejtat mbi rrugët e shkurtra, qytetarët mbi betonin dhe sundimin e ligjit mbi pushtetin.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Vjenë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim bilateral nga kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker.
Kryeministri në detyrë Kurti shprehu falënderime për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës që nga vitet e ’90-ta, pastaj në shtet ndërtim dhe në rrugën evropiane, e po ashtu për kontributin në kuadër të KFOR-it.
Teksa vlerësoi mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës të shprehur në Komitetin e Ministrave, në Kishinau në maj të vitit 2026, kryeministri në detyrë Kurti theksoi se një nga prioritetet më të larta të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbetet anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Ai nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes nga Austria dhe rolit të saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Kryeministri në detyrë Kurti tha se mirëpret deklaratën e kancelarit Stocker në Tivat, se Bashkimi Evropian nuk është i plotë, i sigurt dhe i qëndrueshëm pa Ballkanin Perëndimor. Pasi tha se Republika e Kosovës është e përcaktuar, e angazhuar dhe e përkushtuar në rrugën e saj të anëtarësimit, kryeministri në detyrë Kurti foli për rëndësinë që BE-ja të përgjigjet me dhënien e statusit të shtetit kandidat dhe hapjen e negociatave.
Në takim u bisedua për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, me theks të veçantë bashkëpunimin ekonomik e tregtar, investimet dhe rolin e rëndësishëm të mërgatës, energjinë dhe transformimin digjital. Ndërsa, u diskutua edhe për sigurinë, mbrojtjen dhe bashkëpunimin rajonal.
Kryeministri në detyrë Kurti uroi Austrinë për zgjedhjen anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2027-2028, ndërkaq pranoi urime për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
BRUKSEL- Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier ka folur lidhur me projektin e Zvërnecit, i cili ka shkaktuar protesta masive në vendin tonë. Në një deklaratë, Mercier bëri të ditur se shqetësimet e KE në lidhje me këtë projekt i janë përcjellë Ministrit të Mjedisit, i cili njoftoi më pas se punimet janë pezulluar.
Mercier tha se janë ngritur edhe më herët shqetësime për projektin, teksa theksoi se çështja e ndikimeve mjedisore të investimeve strategjike, veçanërisht në zonat e mbrojtura, është përmendur edhe në raportet e zgjerimit të BE-së për Shqipërinë. Zëdhënësi i KE theksoi më tej se janë në dijeni që projekti është subjekt i hetimeve të vazhdueshme nga SPAK, të cilat shtrihen përtej aspektit mjedisor.
Duke iu referuar procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, zëdhënësi tha në kuadër të pikave referuese për mbylljen e Kapitullit 27 për Mjedisin, Shqipëria duhet të harmonizojë plotësisht legjislacionin e saj me atë të BE-së, përfshirë Direktivën për Shpendët dhe Habitatet, si dhe të heqë dorë nga legjislacioni i vitit 2015 për investimet strategjike. Po ashtu, sipas Mercier, Shqipëria duhet të dëshmojë kapacitetet e saj për menaxhimin e zonave të ardhshme Natura 2000, duke garantuar masa efektive për ruajtjen e habitateve dhe specieve të mbrojtura.
“Pra, siç thashë, ne i kemi shprehur shqetësimet tona Ministrit të Mjedisit, i cili u angazhua se punimet e ndërtimit janë pezulluar dhe se do të kryhet një vlerësim ndikimi në këto projekte. Kështu që pritshmëritë tona këtu janë që ky vlerësim të bëhet në mënyrë transparente. Mbi këtë çështje, ajo që mund të them është se Komisioni po ndjek nga afër zhvillimet në peizazhin e mbrojtur Pishë Poro-Nartë. Ne tashmë i kemi shprehur shqetësimet tona Ministrit të Mjedisit për mangësitë e mundshme të këtij projekti. Pra, Ministri u angazhua se punimet e ndërtimit janë pezulluar dhe se do të kryhet një vlerësim gjithëpërfshirës i ndikimit në mjedis për projektin, në konsultim me shoqërinë civile.
Gjithashtu, ne e dimë se projekti është gjithashtu subjekt i hetimeve të vazhdueshme nga SPAK që shtrihen përtej shqetësimeve mjedisore. Pra, ju po pyesnit nëse i kemi shprehur tashmë shqetësimet tona. Siç thashë, ne kemi biseduar tashmë me Ministrin, por më lejoni të theksoj se në fakt shqetësimet nuk janë të reja. Ishte përmendur tashmë në raportin tonë të zgjerimit se zgjatja e përsëritur e ligjit për investimet strategjike vazhdonte të ngrinte shqetësime për ndikimet e mundshme mjedisore, dhe specifikisht në zonat e mbrojtura.
Pra, kur bëhet fjalë për procesin e anëtarësimit, më lejoni gjithashtu të kujtoj se si pjesë e pikës referuese përmbyllëse për Kapitullin 27 mbi Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike, nga Shqipëria pritet të rreshtohet plotësisht me legjislacionin e BE-së në këtë fushë, duke përfshirë Direktivën për Shpendët dhe Habitatet, si dhe duhet të ndërpresë legjislacionin e vitit 2015 për investimet strategjike.
Përveç kësaj, për të mbyllur gjithashtu Kapitullin 27 për mjedisin, siç sapo përmenda, Shqipëria duhet të demonstrojë kapacitetin e saj për të menaxhuar zonat e ardhshme Natura 2000, duke përfshirë masat e ruajtjes, dhe për të mbrojtur habitatet dhe llojet e specieve. Së fundi, më lejoni të theksoj se Shqipëria duhet të abstenojë nga veprimet që mund të cenojnë përmbushjen e pikës referuese përmbyllëse, dhe ne presim që autoritetet shqiptare të veprojnë”, tha zëdhënësi./Dosja.al
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, tha se zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë krijojnë mundësinë për t’i dhënë fund më shumë se një viti bllokade politike.
Sipas saj, tani u takon liderëve politikë që të veprojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar funksionalizimin e institucioneve.
“Zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë hapin rrugën për të kthyer faqen pas më shumë se një viti ngërçi politik. Liderët politikë tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë”, shkroi Kallas në platformën X.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën më 7 qershor, me një pjesëmarrje prej rreth 35% të trupës elektorale.
Rezultatet preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e nxorën partinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Lëvizjen Vetëvendosje, të parën – me 42.91% të votave.
Pas saj renditen: Partia Demokratike e Kosovës me 21.08%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.60%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.17% dhe Lista Serbe me 6.17%.
Pas shpalljes së fitores, Kurti e la të hapur mundësinë për bisedime dhe bashkëpunime me partitë e tjera.
Kallas theksoi, gjithashtu, se përparimi në dialogun Kosovë–Serbi dhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve mbetet thelbësor për avancimin e Kosovës në rrugën evropiane.
Më herët, edhe komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, uroi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti, për fitoren në zgjedhje, duke theksuar njëkohësisht nevojën për bashkëpunim mes forcave politike.
“Që Kosova të ecë përpara në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike duhet tani të bashkohen dhe të gjejnë kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional”, shkroi Kos në platformën X.
Ajo shtoi se mezi pret të vizitojë Kosovën për të intensifikuar punën rreth integrimit evropian dhe vazhdimin e mbështetjes përmes Planit të Rritjes të BE-së.
Zgjedhjet e 7 qershorit u mbajtën pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur presidentin e ri – çfarë çoi automatikisht në shpërndarjen e institucionit ligjvënës.
Ato ishin zgjedhjet e treta brenda më pak se një viti e gjysmë, pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025 dhe një tjetër palë zgjedhjesh të parakohshme më 28 dhjetor.
Zgjedhjet e para nuk arritën të prodhojnë qeveri, ndërsa të dytat, ndonëse i siguruan Lëvizjes Vetëvendosje mbi 51% të votave, nuk sollën marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.
Një këngë shpendi është më shumë se tingull, është shenjë e një natyre që jeton dhe merr frymë. Mbi 49% e specieve të shpendëve në botë janë në pakësim, një sinjal i qartë se ekuilibri i ekosistemeve po vihet në provë. Shpendët janë thelbësorë për natyrën: shpërndajnë fara, kontrollojnë insektet dhe ndihmojnë që ekosistemet të funksionojnë në mënyrë të shëndetshme. Por humbja e habitateve dhe ndotja po i shtyjnë shumë specie drejt zhdukjes, duke e bërë natyrën më të heshtur çdo ditë. Mbro habitatet natyrore, përpara se qielli të mbetet pa këngë shpendësh. Mbro natyrën, sa je në kohë.
Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë më 15 maj.
Radio Evropa e Lirë
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, uroi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, duke theksuar njëkohësisht nevojën për bashkëpunim mes forcave politike.
“Që Kosova të ecë përpara në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike duhet tani të bashkohen dhe të gjejnë kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional”, shkroi Kos në platformën X.
Ajo shtoi se mezi pret të vizitojë Kosovën për të intensifikuar punën rreth integrimit evropian dhe vazhdimin e mbështetjes përmes Planit të Rritjes të BE-së.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën m 7 qershor, me një pjesëmarrje prej rreth 35% të trupës elektorale.
Rezultatet preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e nxorën partinë e Kurtit, Lëvizjen Vetëvendosje, të parën – me 42.91% të votave.
Pas saj renditen: Partia Demokratike e Kosovës me 21.08%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.60%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.17% dhe Lista Serbe me 6.17%.
Pas shpalljes së fitores, Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë, e la të hapur mundësinë për bisedime dhe bashkëpunime me partitë e tjera.
Zgjedhjet e 7 qershorit u mbajtën pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur presidentin e ri – çfarë çoi automatikisht në shpërndarjen e institucionit ligjvënës.
Ato ishin zgjedhjet e treta brenda më pak se një viti e gjysmë, pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025 dhe një tjetër palë zgjedhjesh të parakohshme më 28 dhjetor.
Zgjedhjet e para nuk arritën të prodhojnë qeveri, ndërsa të dytat, ndonëse i siguruan Lëvizjes Vetëvendosje mbi 51% të votave, nuk sollën marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.
Komentet