Trajneri më i mirë zviceran i vitit 2014 prej sot e ka marrë detyrën e re
VOAL – Do të jetë Urs Fischer në vend të Paulo Sousa: tashmë ish trajneri i Tunit (Thun) është prezntuar sot (e enjte) në Sant Jakob për të marrë detyrën e re si trajner i klubit të futbollit të Bazelit. Helvetiku 49 vjeçar, i cili edhe sot paradite ka stërvitur ekipin bernez, ka firmosur me Bazelin për dy kampionate, duke lënë të hapur mundësinë edhe për një kampionat të tretë.
Kandidatë të tjerë për këtë post kanë qenë Roberto Donadoni e Thomas Schaaf. Trajneri i derisotëm, Paulo Sousa, do të fillojë menjeherë pranë klubit futbollistik Fiorentina në Itali.
Fischer është shpallur trajneri më i mirë i vitit 2014 për Zvicrën. Gjatë karrierës së tij ka qenë edhe trajner i Zyrihut, skuadrën ku ai u formuar edhe si lojtar.
sda/ats
Komentet