Urdher Ndalimi i Perkohshem per Federaten Vatra. (Temporary Restraining Order.)
Mbas reagimit tone ndaj mospagimit te taksave te Selise se Vatres dhe rrezikut te sekuestrimit te saj nga shteti, para pak ditesh, drejtuesit e Vatres “u nguten” te paguajne taksat te plota per 4 vite.
Megjithëse jemi ne pozita te kunderta me lidershipin e Vatres, besoj se gjithkush e dallon qarte kontrastin mes kujdesit dhe ndjenjes se pergjegjesise qe kemi ne, me neglizhencen dhe deshtimin e Lidershipit te Vatres.
Dua te falenderoj te gjithe Vatranet dhe publikun per mbeshtetjen, dhe ne veçanti te gjithe ata qe ofruan ndihma financiare per borxhin e Vatres.
Por e keqja nuk mbaron ketu.
Me kerkesen e disa zyrtareve te Vatres, ku bej pjese edhe une, Gjykata Supreme e NY ka vendosur nje Urdher te Perkohshem Ndalimi per Vatren dhe zyrtaret e saj. Urdhri thote tekstualisht:
URDHËROHET që, në pritje të shqyrtimit mbi këtë mocion, të Paditurit (Vatra dhe zyrtarët e saj) ndalohen përkohësisht të ndërmarrin çdo veprim të mëtejshëm qeverisës sipas Kushtetutës së pretenduar të vitit 2022, përfshirë, por pa u kufizuar në, zhvillimin e zgjedhjeve si Kuvendi i Përgjithshem Zgjedhor, te planifikuar aktualisht për datën 25 Prill 2026, si dhe çdo emërim zyrtarësh, ndryshim, përfaqësim publik të legjitimitetit, apo ndryshim tjetër administrativ.”
Në vazhdim te ketij vendimi, nje gjyq tjeter do te mbahet sot më 26 shkurt 2026 (Preliminary Injuction), ku do te vendoset e ardhmja e Vatres.
Do Zoti na ndihmon ne kete perpjekje 4-vjeçare per t’i ktyer Vatres dinjitetin, moralin dhe ligjshmerine qe meriton.
Lutuni qe sot te vendoset ne te mire te Vatres