VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ura e Maskatarit – Poezi nga MIRKO GASHI

By | September 16, 2021
blank

Komentet

blank

LISSUS – Poemë nga NDRE MJEDA

T’falemi o Lesh, i lum per sa Madhnija
shperndau rreth teje miradina e hire,
e perdoroi me cen’e kujdes dija
e sa mjeshtrave lulzuen n’ket toke Ilire.

Me rruga t’drejta hijeshue, me shpija
t’nalta si sukat qe t’shikojne me smire;
me ndertesa t’ushtrimeve ku femija
vuejshin fatosat e nji kohes ma t’veshtire.

E kqyrshe sqelen qe Sirakuzani
ndertoi, e n’drite t’venitura ti njifshe
fytyren tande me stoli t’nji mbreti.

E lundra t’jueja mbushe me rob qe bani
fitues Ilirsi, e, porsi fjetun, shifshe
andrra fatosash, tuj t’perkundun deti.

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

E VETËDIJSHME – Poezi nga DENISE LEVERTOV – Përktheu IRENA DONO

Kur gjeja derën,
gjeja gjethet e hardhisë
që flisnin mes tyre me pëshpërima
papushim.
Prania ime i bënte ato
të ndalonin frymën e tyre të gjelbër,
të turbulluara, ashtu siç bëjnë
njerëzit kur ngrihen, duke kopsitur xhaketat,
duke të lënë të kuptosh sikur kanë ndërmend të ikin,
sikur bisedës i kishte ardhur fundi,
pikërisht para mbërritjes suaj.
Më pëlqente
shikimi im i shkujdesur, përkundër
gjesteve të tyre të paqarta.
Më pëlqente tingulli
i zërave që flisnin në intimitet. Herën tjetër
do të lëviz me kujdes si drita e diellit, do të hap
derën pak nga pak dhe përgjoj
paqësisht.
blank

Dy poezi nga JOHN DONNE – Përktheu IRENA DONO

ASNJË NJERI NUK ËSHTË NJË ISHULL
Asnjë njeri nuk është një ishull,
krejtësisht i veçuar.
Çdo njeri është pjesë e kontinentit,
një pjesë e së përgjithshmes.
Në qoftë se një tokë do të përlahet nga deti,
Evropa do të zvogëlohet.
Po ashtu si një kep i lartë,
si një shtëpi e madhe e mikut tënd,
ose një pronë jotja,
vdekja e çdo njeriu më zvogëlon,
sepse unë jam i përfshirë në njerëzim,
prandaj kurrë mos ma thuaj se për kë bie këmbana:
bie për ty.
NJË LYPËS I ÇALË
Unë s’jam në gjendje, bërtet lypësi i çalë
për të ndenjur më këmbë apo lëvizur;
nëse thotë të vërtetën, ai gënjen.
***************
blank

SHKO DHE KAPE NJË YLL QË BIE – Poezi nga JOHN DONNE – Përktheu IRENA DONO

Shko dhe kape një yll që bie,
Merre me fëmijën një rrënjë kruspullake,
Më thuaj ku janë të gjitha vitet e kaluara,
ose kush bëri gjëra të pamundura,
Më mëso si t’i dëgjoj sirenat që këndojnë,
Ose t’i largoj pickimet e zilisë,
Dhe të gjej
çfarë ere
shërben për të çuar përpara një mendje të ndershme.
Nëse je lindur me sy të çuditshëm,
gjëra të padukshme ke për të parë,
kalëro dhjetë mijë ditë dhe netë,
derisa mosha të t’i bëjë flokët të bardha dëborë,
Dhe kur të kthehesh, më thuaj,
të gjitha mrekullitë e çuditshme që ke parë.
Dhe përbetohu,
që ke parë ku
jeton një grua e vërtetë, dhe e drejtë.
Nëse e gjen një, më thuaj.
Një pelegrinazh i tillë do të ishte i ëmbël.
Por jo, nuk do të shkoja.
edhe pse në derën ngjitur mund të takohemi;
Sado e vërtetë të jetë ajo kur ta takosh,
Dhe në fund, derisa letrën ta shkruash,
ende ajo
e pavërtetë do të jetë,
sa të vete unë, ajo do të ketë shkuar me dy a tre.
blank

PËR MARTESËN – Poezi nga DENISE LEVERTOV – Përktheu IRENA DONO

Mos më mbyll mes katër muresh, e dua
martesën një
takim —
.
Të thashë për
dritën e gjelbër të
Majit
.
(Një tis qetësie ka rënë
në qendër të parkut,
vonë.
.
Të shtunën pasdite, hije
të gjata dhe të ftohta,
ajër, aromë
.
bari të ri
gjethesh të freskëta,
.
lulëzim në
shpërthim…
.
dhe zogjtë që takova atje,
zogjtë shtegtarë që ndërprisnin udhëtimin e tyre,
tre zogj nga specie të ndryshme.
.
trupi i azaleas me kurorë të rrumbullakët, të errët,
ai i zogmiushit të gëzuar me cirka të kafenjta, që shkëlqente,
dhe më i vogli, i artë si gjineshtër dhe që kish vënë
një maskë veneciane të zezë
.
dhe me ta tre zogëzat e pulës
me pupla të buta, kafe të ndritshme …
.
Unë qëndrova
një gjysmë ore e magjepsur
askush nuk më kaloi pranë,
zogjtë më panë dhe
.
më lanë të rrija
pranë tyre).
.
Nuk ishte kërkesë e kotë:
Unë duhej të takohesha
.
dhe të të takoja
pra,
në një hapësirë të gjelbër,
.
plot ajër, jo
e mbyllur brenda.
blank

DUKE HEDHUR VËSHTRIMIN PËR NJË ÇAST – Poezi nga DENISE LEVERTOV – Përktheu IRENA DONO

Mendova se po më rriteshin krahët…
Ishte një fshikë mëndafshi.
Mendova, se ishte bash koha të hidhja një hap
në zjarr…
Ishte ujë i thellë.
.
Eskatologjia është një fjalë që e kisha mësuar
qysh fëmijë: studimi i Gjërave të Fundit;
Qëndroj para pasqyrës, s’jam më e re tashmë,
lajmet, gjithmonë për vdekjen,
qentë— që ngrihen nga gjumi dhe ulërijnë
dhe angullijnë, angullijnë
.
megjithatë
për një çast shoh se
nuk është kjo: janë
Gjërat e para.
.
Fjalë pas fjale
pluskojnë përmes xhamit.
Drejt meje.
blank

FJALË PËR NDARJEN – Poezi nga LOUISE BOGAN – Përktheu IRENA DONO

1.
Asgjë nuk u kujtua, asgjë nuk u harrua.
Kur u zgjuam, karrocat kalonin nëpër trotuaret e ngrohta të verës,
Pezulet e dritareve ishin të lagura nga shiu i natës,
Zogjtë të shpërndarë dhe të radhitur majë oxhaqeve
Si mes pemëve groteske.
.
Asgjë nuk u pranua, asgjë nuk dukej përtej.
Zilet me tinguj të ulët ndanin orën nga ora,
Pasditja sillte freski
Dhe njerëzit mblidheshin së toku në rrugët që bëheshin të shkreta.
Një rreze hëne dhe drite para një shitoreje,
Dhe muzgu që binte si ujë i rrëmbyer.
.
Dora kapur me dorën
Balli ende i përkulur në ballë…
Asgjë nuk kishte humbur, asgjë nuk ishte zotëruar.
Nuk kishte as dhurim, as mohim.
2
Të kam kujtuar.
Ti nuk ishe qyteti i vizituar një herë,
As rruga që lihej pas këmbëve që vraponin.
.
Ishe po aq i ngathët sa mishi.
Dhe më i lehtë se ngrica apo hiri.
.
Ti ishe lëvorja,
Dhe lëngu i bardhë i mollës,
Kënga dhe fjalët që presin të muzikohen.
3
Ti e ke mësuar fillimin;
Shko nga unë te një tjetër.
.
Bëhuni bashkë. hani, vallëzoni, dëshpërohuni,
Flini, nëse kërcënoheni, duroni.
do ta dini mënyrën se si.
.
Por në fund, bëhu i pacipë,
Bëhu absurd–godite atë gjënë, pritja shkurt;
Zemërohu… vetëm mos e lejo të flasë.
Mbaje shpërthimin në heshtje.
.
Dhe largohu pa zjarr apo fanar
Le të ketë njëfarë pasigurie në largimin tënd.
blank

VEND I ËNDËRRUAR – Poezi nga CHRISTINA ROSSETTI – Përktheu IRENA DONO

Aty ku valët e lumenjve të errët
llapashiten gjer në thellësi,
ajo bën një gjumë pëllumbash,
nuk zgjohet kurrsesi.
Një yll të vetëm pati për prijës
kur vendosi të vinte nga larg,
të kërkonte ku ishin hijet,
vendin e saj të paqtë.
.
I la pas mëngjeset rozë,
dhe fushat me grurë
për mugun e humbur, të ftohtë
dhe rrëketë e ujit.
Në gjumë si përmes velit,
ajo sheh zbehtësinë e qiellit
dhe bilbilin dëgjon
që me trishtim këndon.
.
Pushon, pushon, një prehje e madhe
i vërshon mbi ballë e krahëror,
fytyrëkthyer nga perëndimi,
nga e purpurta tokë.
Nuk mund të shohë grurin
e rritur në kodrinë dhe pllajë,
nuk mund ta ndiejë shiun
mbi dorën e saj.
.
Pushon, pushon përgjithmonë
mbi një breg të myshkët,
Dhe zemr’ e saj pushon, pushon,
gjersa koha të ndalet.
Fle sa asnjë dhimbje s’mund ta zgjojë
në natën që nuk ka mbarim,
gjersa gëzimi ta pushtojë
paqen e saj që s’ka çmim.
blank

Kur ELBSANI ushtoi në TIRANË – Esé nga Përparim Hysi

 

Nuk qe”Pylli i BRINJËS” që marshoi drejt”Malit të DUSINJËS” si tek drama”MAKBETHI” të SHEKSPIRIT,por qe një”marshim artistiko-letrar” që filloi nga ELBASANI dhe demonstroi artitikisht,në kuadrin e MUAJIT TË LETËRSISË,mu në TIRANË në RRugën”MINE PEZA” tek”VILA TAFA”. Them ELBASANI “marshoi” se en-bloc si “dekori” dhe gjithë aksesorët e tjerë që duhen për një”demmonstrim” të tillë qenë nga ELBASANI dhe,përjashtim, bënim veç ne,të tjerët, që me prezencën tonë,për gati dy orë shijuam këtë demonstrim kaq të bukur.
* * *
Qe një promovim i bukur letrar,të cilin që nga a-ja deri tek zh-ja, e organizoi,POETJA e MADHE,ILIRIANA SULKUQI.
Tha me gojën e saj,POETJA:”…unë jam nga ELBASANI.Librin e kam botuar në ELBASAN,skenograf është FATBARDH MARKU që është nga ELBASANI;përkthyese në gjuhën angleze MIRA ÇELA që është nga ELBASANI dhe kemi ardhur,enkas,për të festuar me ju.”
Një sallë e mbushur me ftesa nominale dhe tek”Paneli Qendror” fekste me prezencën e saj,NDERI I KOMBIT,MARGARITA XHEPA; ARTISTJA Ikonë e TEATRIT dhe Kinematografisë,ROZA ANAGNOSTI;ARTISTE e MERITTAR dhe MJESHTËR i MADH; Valltarja e madhe e ANSAMBLIT TË KËNGËVE dhe VALLEVE POPULLORE,NDERI I KOMBIT,LILI CINGU. Këtej,nga “plateja”,gjithmonë prezent dhe i madh edhe në thjeshtësinë e tij,ARTISTI i POPULLIT,LUFTAR PAJA.Çdo pjesëmarrës i nderuar që nuk gjen emrin e tij,në këtë shkrim modest,të më falë se mungesa vjen vetëm nga mosnjohja ime.
* * *

Poetja,foli në vija të trasha,për poezinë e saj; për librat që sapo ka botuar dhe priti,mandej,diskutimet nga pjesëmarrësit.Po kush më shumë dhe kush më bukur,mund të fliste për POETEN se sa, i kudogjeturi në sa e sa promovime të tilla se sa ALBERT ZHOLI.ALBERT ZHOLI ,me fjalën e tij shumë profesionale,e bindi auditorin se,në një farë mënyre,ai ka qenë si”hija” e POETES në gjithë veprimtarinë e saj krijuese. KY”surverim” kaq miqësor i ALBERT ZHOLIT i ka patur fillesat qëkur POETJA shërbente si oficere në USHTRINË POPULLORE (ajo është liruar me gradën NËNKOLONELE duke patur statusin e një USHTARAKU me gradë MADHORE) dhe miqësia e vjetër konvergon edhe sot në fushën e KRIJIMTARISË CILËSORE,ku për ILIRIANËN nuk ke se si i numëron çmimet, Atmosfera në sallë,pothuaj,u bë inkadeshente me recitimet aq të ndjera të dy IKONAVE TË MËDHA TË SKENËS:MARGARITA XHEPA dhe ROZA ANAGNOSTI. MARGARITA na përloti me poezinë e autores për nënën dhe ROZA ANAGNOSTI (të dyja duhen përgëzuar për kujtesëën extra) përmendesh recitoi një poezi dashurie për nënën nga HENRIK HJANE. Për të “thyer” pak këtë ceremoni kaq festive,vëllai i POETES,një nga VIOLINISTËT më të mirë të vendit,NDERI I ELBASANIT,ZEQIR SULKUQI,tregoi se sa të lidhur janë ata si vëlla e motër. Pastaj,për ta bërë më të plotë atmosferën e bukur dhe për të treguar”se kemi ardhur nga ELBSANI”,përkthyesja e poezive të autores nga shqipja në anglisht,ZONJA ERMIRA ÇELA, recitoi shqip dhe anglisht poezi të ILIRIANËS. Dhe për t’i dhënë ç’i takon,kësaj ZONJE TË NDERUAR nga ELBASANI,pasi pashë CV-n e saj,kemi të bëjmë me një poliglote:ajo zotëron,anglishte,italisht,greqisht e rusisht.Jo vetëm kaq:poliglotja shkruan poezi dhe është duke përgatitur një vëllim.
* * *
Dhe çfarë thashë unë në këtë promovim:
” Në historinë e letërsisë së vjetër hebraike,kurrë nuk ka patur një dallim themelor midis PROFETIT dhe POETIT,- thotë nobelisti Isaak Bashevis Singer. Poetja,duke ardhur nga AMERIKA ku jeton familjarisht, ka vënë mbi supe një mision të shenjtë:pas promovimeve në qytetin e ELABASANIT,e vazhdon misionin e saj,këtu në TIRANË,ku një përkushtim i veçantë i saj si krijuese,organizon këtë”meshë ringjalljeje” për tre POETË që njëri,pas tjetrit janë ndarë nga jeta. Enkas POETJA kujton POETËT QAZIM SHEME;BAJAZIT CAHANI dhe FLUTURAK GËRMENJI.
Dhe ja vargjet e mi për secilin pre tyre:
“…erdhi VJOSA e tronditur
Dhe më dha lajmin e hidhur:
Iku QAZIM QESARATI
Ai që shkruante vargje mjalti
IKu,iku QAZIM SHEME
Vargjet “malakste me qumësht vjeshte”
Kështu për të thoshte DRITËROI
Kaq tha VJOSA dhe me mua lotoi.
***************************************************
“Kaloja tek parku”Rinia”
Pashë që qante poezia
More vesh,- më tha sykaltra
Iku-iku,tek PARAJASA.
Shkoi e iku,HASIANI
Ai,zemëroqeani!
Iku BAJAZIT CAHANI
Bukuroshi,befas,iku
Më i lartë se PASHTRIKU
___________________________________
Ndjeu që zemra bëri”trak”
FLUTURAK! FLUTURAK!
Fluturon drejt e në re
Dhe si yll mbete atje
Mu atje ku është ZOTI
Ti,me shkrime:më i ploti!
Në çdo promovim,unë e thyej protokollin dhe,ngaqë libri”meshë” qe futur në botim dhe,papritur,vdes një nga lirikët më të bukur,unë recitova aty për aty,për të ndjerin PETRIT RUKA.
Ike,ike PETRIT RUKA!
O i miri si buka!
Nëpër vargje,sa i shijshëm
Vargu yt si ujë i pijshëm!
Lajmi i hidhur seç më theri
Ligjëroi me mua DHËMBELI
Ca më shumë TEPELENA
I pavdekshëm si legjenda!
______________________________________
Dhe tani? Bakllavaja,a nuk hahet në fund?
Vargjet për ILIRIANËN
Vajzërisë ti ke qenë MISS
Tash je MISS i poezisë
Përzë natën dhesjell ditën
Dëbon errësirën
Dhe sjell dritën
Zemëroqeane me shpirtin e brishtë
Në mëngjes si lule
Në darkë trëndafilishte!
T’i gëzosh vargjet,moj mike kaq gjeneroze dhe të uroj vetëm suksese!
P.S.Auditorit aq festiv i kërkoj ndjesë,për shkelje protokolli, për vargjet,të aty për atyshme dhe veçanërisht ndonjë që nuk kam lakuar me emër.Është veç për shkak të kujtesës.

Tiranë,21 tetor 2021

blank

MUZA E DORËS SË LISIT – Tri poezi nga ATDHE GECI

MUZA E DORËS SË LISIT
Zgjohu kënga ime, ngritu  vargu im
kemi edhe shumë udhë  për  të bërë
kemi dhe shumë vuajtje  para vetes
Kosovë, çliroje heshtjen e plagosur
prij ndryshimit, merre  udhën tënde
se ngjarjet e mëdha janë të vështira
Kosovë zgjohu e shih çka sheh syri
zgjohu e shih  çka  dëgjojnë  veshët
zgjohu e shihi  si  ecin këmbët para
liria  është  përmbledhje e  betejave
ajo flet fuqishëm sa herë është vetja.
Kur shteti e vetplagos popullin e tij
dora e atdheut është fuqia e atdheut
në mugullima  jo  aq  të  lavdëruara
poezia ndez  flakën  e  zemërimeve,
dhe palumturinë  e plisave të arave
Zgjohu atdheu ynë i ndarë në pjesa
numëro veten, mati  hapësirat e tua
jepi krahë ëndrrës, bëhu zot i vetes.
O ti, ngre kokën lart, bjeri mendjes
asnjë poezi s´lindet  nga jashtë jeta
por, nga  oksigjeni  i gjakut jetësor,
nga  muza përdhimbjeve njerëzore!…

PASHA KËTË TOKË

 

Liri, je e shenjta e pikës së gjakut

më i ëmbli frut i dalë nga betejat,

më  e  dëlira  flakërimë  e atdheut

dhe më sublimja  e ëndrrave tona

Roganë, e  kuqja  nuk  harxhohet,

është gjak i  të përditshmes, është

gjak i përjetshëm, është  lënda që

na jep frymë  dhe  na mban gjallë

Shqipe, Kuq e Zi  është Dardania,

Kuq e Zi  është  Shqipëria, Kuq e

Zi është Çamëria e Molla e Kuqe,

Kuq e Zi është  Ulqini dhe Ilirida

Shqiptarë, bashkë  rreth  flamurit

Është zëri  i Rilindjes Kombëtare

dhe mesazhi i gjakut  të të rënëve,

Atdhe, betohemi  me  pasha  këtë

tokë, me pasha këto fusha e male

me pasha shtëpitë dhe  varret, me

pasha gjakun e librave  e  armëve

Liri, je pavarësia  aty  ku je fitore

por jo në  pjesët  ku  shtypet  liria.

 

SHTËPIA E FJALËS

 

Në çdo fjalë të shkruar

fjala ka mendjen e vet

dhe kauzën e fuqishme

të Himnit kombëtar.

Fjala art, shtëpi e ka gjuhën

shkrimin dhe shprehjen,

ëndjen e më të bukurës.

Me fjalë të thjeshta fjalësh

mund t´i prekin hapësirat

thellësitë dhe largësitë

dashurinë e të panjohurave

Në floriret e poezisë

Brendësisë së metaforave

çdo fonemë ka një fonemë

dhe çdo morfemë,

ka morfemë një morfemë!…

E burgosura fjalë e lirë,

kur i bën thirrje lirisë,

ti këputë prangat e shtypjes

shndërrohet në kauzë,

dhe i jep zë Himnit,

ta liroj fjalën e shkelur

që fjala vetë të plugon!…

 

Atdhe Geci – Dortmund, Gjermani, 2021

blank

KËMISHKA GRI (UVERTURË) – Poezi nga THANI NAQO

Kemi një…këmishkë ngjyrë gri,
njëherë e vesh unë, dy herë ti.
Por ja, ç’e do, ç’e do, ç’e do,
ah, ç’ magjira bën ajo!…
.
Është një këmishkë që kush e vesh,
i ndez muzën e bëhet poet.
Ah, moda, moda, ç’e do, ç’e do,,
këmishka gri gjen sot kudo!
.
refreni
(kori me 1000 poetë e poete)
.
Moj këmishkë ngjyrë gri,
kush të vesh i bën magi!
Siç i bëri Lysien Lëvenit,
magji Lëkura e Shagrenit!
.
Kemi një këmishkë …e treti koha,
mos dëgjoni ç’thonë bota.
Jaka arnuar, arnuar e mëngët,
moj, e hirnosur i zbukuron këngët!
.
Kemi një këmishkë ngjyrë gri,
e veshim me rradhë e pijmë raki.
Çakërqejf në valle, turbullojmë mentë,
pa gjumë vajzat, me gas lehin qentë…
.
refreni
(kori me 1000 poetë e poete)
.
Moj këmishkë ngjyrë gri,
kush të vesh i bën magi!
Siç i bëri Lysien Lëvenit,
magji Lëkura e Shagrenit!
.
Moj, këmishkë kush të ka qepur,
ç’usta të preu, ku dergjet i tretur?
Enkas, enkas, të la pa kopsa,
të shuash zjarrin kur tym lëshon koka!
.
1973-2021
blank

MOS MA LEXO – Poezi nga PANO TAÇI

 

Mike, mos ma lexo dhembjen

në buzëqeshjen time.

nuk dua t’ua bëj mbrëmjen

t’iu mëkoj trishtime.

Mos m’i lexo sytë e thellë

tek rrijnë në humbëtim.

një dëshirë mallim ua ndjell

ç’më do ky shpirti im.

Mos më thuaj, se u bësh së gjalli

për ty pa pritur, unë.

pa pritur më erdhi malli

që më ka djegur shumë.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend