VOAL – Hulumtuesit nga Universiteti Politeknik i Zyrihut kanë zhvilluar një teknologji të aftë për të gjeneruar lëndë djegëse të lëngshme duke shfrytëzuar dritën e diellit dhe ajrin, gjë që bën të mundur marrjen e një produkti neutral në lidhje me emetimet e dioksidit të karbonit.
Zinxhiri termokimik i procesit që çoi në rezultatin revolucionar u tregua të enjten në kushte reale.
Zemra e eksperimentit është një mini-rafineri, e instaluar në një çati, e aftë të “nxjerr jashtë” një decilitër në ditë, pavarësisht nga kushtet klimatike lokale që nuk janë ideale. Sistemi mundëson marrjen e një përzierjeje të hidrogjenit dhe monoksidit të karbonit, të cilat pastaj mund të transformohen në vajguri, metanol ose hidrokarburet e tjera.
Ekipi i udhëhequr nga Aldo Steinfeld tani po punon në një reaktor të madh diellor, i ndërtuar pranë Madridit, si pjesë e projektit të Bashkimit Evropian “SUN-TO-LIQUID”.
ATS
Komentet