S’merrnja dot fryme nga vapa,
mora ne dore dorezen e dushit dhe u bera qull….se po me binte te fiket!
Ne kete kohe degjova deren qe binte,
po jo tak-tak-tak, po goditje me pellembe !
E hap deren e çuditur kush mund te kete ardhur ne mes te kesaj vape…
dhe shoh ne dere nje femije djale 6-7 vjeç!
Nuk kishte te veshur ne trup as kemishe, as kanatjere,
ishte vetem me nje pale pantallona te shkurtra basme deri tek gjuri!
E pashe me çudi…kush qe ky femije!?
Nena, te t’i derdh qesen me plehra
(une , nga qe nuk i zbres dot shkallet,
qesen me mbeturina e le jashte deres
dhe pastruesja e konviktit ne mengjes e merr
ia di shume per faleminderit,
po sot ishte e djele,
ajo ishte pushim …dhe mbeturinat kishin mbetur ne dere!
Djali, pasi me drejtoi keto fjale,
po me shihte ne pritje te pergjigjes time!
Une e çuditur nga gjesti i femijes, ju pergjigja
“po rrofsh more bir”!
Atehere nga nje femije pashe te shperthente “LUFTA PER EKZISTENCE”!
Vogelushi, shtriu drejt meje pellemben e hapur dhe me nje ze te mekur me thote “BEN 100 lek”…dhe uli koken,
duke belbezuar “s’kemi buke ne shtepi, s’kane pune”!
Une shtanga e futa brenda e perqafova,
lotet me rridhnin …si ti thonja une atij femije qe nuk kisha asnje lek,
qe pensioni me ishte vonuar dhe po mos vinte as neser …
rrezik te dilnja aty ke kryqezimi te lypnja,
se per pune nuk jam me e zonja!
Hapa dollapin e ushqimeve,
gjeta nje pako makarona, nje pako miell e nje qese te vogel kripe…
i futa ne nje qese dhe ja zgjata djalit!
Fshiva lotet dhe i thashe “sot nuk kam asnje lek, s’me ka ardhur pensioni…bir te me falesh”!
Djali , mori qesen e beri te dale…
e perqafova perseri dhe ai iku duke marrë ne doren tjeter, qesen me mbeturina!
Une hyra brenda dhe mallkova me loçke te zemres, politiken gjakepirese te ketij vendi qe eshte ATEDHEU IM E QE QUHET SHQIPERI!!!
Komentet