Miq te mi demokrate!
Eshte e pa mundur qe forca politike qe rrezoi regjimin e eger komunist, te mos kalonte neper disa procese politike siç po kalon tani Pd. Shume njerez opinioniste etj , po perpiqen ta tragjedizojne aq shume kete sa qe te krijohet pershtypja e gabuar se Pd si nje aset i cmuar kombetar po percahet dhe po humbet peshen e madhe qe ka ne spektrin politik shqiptar. Mund te kete dhe njerez qe e besojne kete fabul, por realiteti eshte krejt ndryshe. Ky eshte thjesht nje proces reformimi qe e kerkon koha, e kerkon zhvillimi dhe dinamika e ngjarjeve ne te cilat kalon vendi. Pergjithesisht deri tani nga forcat politike ka munguar kontrata me anetaresine apo dhe me gjere. Kete kontrate tentoi ta lidhte Lulzim Basha ne zgjedhjet qe sapo kaluan , por qe u hodh ne ere jo vetem nga arroganca e qeverise ( duke mos iu mbajtes marreveshjes politike, e cila u be nen trysnine e partnereve nderkombetare), por edhe nga nje grusht oligarkesh , te majmur e qejfmbetes , pergjegjes per humbjen e 2013 , kultivuesit e nepotizmit e perbuzjes ndaj demokrateve. Keta qe qe asnje dite nuk u ingranuan ne fushate, ende pa dale rezultati i zgjedhjeve vune ne gijotine koken e Lulzim Bashes, me nje egersi te pashoqe , me nje mllef qe se dime sa kohe e paskan mbajtur te fshehur. Dhe moralizojne per bashkim , per demokraci te brendeshme, kur ne menyre rrugaçerore slene gje pa thene e fyer te dy kandidatet per kryetar Partie. Cdo demokrat anetar ose jo duhet ta refuzoje ne menyre te vendosur kete lloj sjellje, te bashkohen per ta ringritur Pd , kete vlere e aset te madh kombetar! Si mbeshtetes per rreth 27 vjet i Pd , si votues permanent i saj i bej thirrje demokrateve te drejtohen neser ne kutite e votimit , te votojne per kryetarin e tyre. Une kam besuar e besoj tek Lulzim Basha, tek programi e kontrata e tij me shqiptaret , e cila eshte me mira , me konkrete e me e besueshmja. Une besoj se Lulzim Basha , ka te gjithe cilesite per ta udhehequr Pd drejt rimekembjes dhe per ta bere ne nje kohe te shkurte r nje fuqi te madhe konkuruese e afte per te marre pushtetin dhe udhehequr vendin. Respekt per z Selami i cili me pjesemarrjen e tij ne gare u tregua nje politikan i pergjegjshem.
Komentet