Sistemi i artilerisë së lëvizshme, HUMVEE Hawkeye 105mm, gjatë një ushtrimi.
Kosova ka nënshkruar marrëveshje me prodhuesin amerikan të industrisë ushtarake, AM General, për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë së lëvizshme, HUMVEE Hawkeye 105mm, njoftoi të mërkurën ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Në një shkrim në Facebook, Maqedonci theksoi se “me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta”.
Ai e vlerësoi marrëveshjen si hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe për ndërtimin e një ushtrie moderne, të aftë, të gatshme dhe ndërvepruese me aleatët strategjikë të vendit.
Prodhuesi amerikan tha në një njoftim në uebsajtin e vet se Kosova pritet t’i pranojë sistemet e para brenda dy vjetëve të ardhshme.
Përveç sistemeve së artilerisë lëvizëse HUMAVEE Hawkeye, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajiset gjithashtu me ambulanca, kamionë komandimi dhe kontrolli, si dhe kamionë të tjerë mbështetës, të cilët mundësojnë funksionimin e një baterie të plotë artilerie dhe vendosjen e kapaciteteve të qitjes indirekte, sipas kontratës trivjeçare.
“Jemi krenarë të njoftojmë shitjen e suksesshme të HUMVEE Hawkeye Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, një dëshmi e përkushtimit tonë për të ofruar zgjidhje të avancuara për nevojat moderne ushtarake”, tha John Chadbourne, zëvendëspresident ekzekutiv për Zhvillim Biznesi në AM General.
HUMVEE Hawkeye është i pajisur me teknologjinë Soft Recoil, e cila mundëson integrimin e një topi 105 mm mbi platformën e fortë dhe të dëshmuar në fushëbetejë HUMVEE. Kjo lejon vendosjen, qitjen dhe zhvendosjen e sistemit në më pak se 90 sekonda, duke rritur mbijetesën ndaj zjarrit kundërbaterik krahasuar me sistemet e tërhequra tradicionale.
Vitet e fundit Kosova e ka përshpejtuar armatosjen, duke blerë armë kryesisht nga Shtetet e Bashkuara edhe nga Turqia, përfshirë raketa dhe dronë.
Kjo nuk është hera e parë që ajo nënshkruan kontratë me AM General, pasi më 2018, në Kosovë mbërritën 51 automjete ushtarake amerikane, të tipit Humvee.
Kosova është në proces të shndërrimit të FSK-së në ushtri. Përpjekja nisi më 2018 dhe pritet të zgjasë dhjetë vjet.
Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur nga fillimi shndërrimin e FSK-së në ushtri, por jo edhe NATO-ja, e cila ngul këmbë që FSK-ja t’u përmbahet detyrave të saj fillestare, si: reagimi ndaj krizave apo mbrojtja civile
Kosova po ashtu synon që së bashku me Shqipërinë dhe Kroacinë të bëjnë blerje të përbashkëta të armëve amerikane.
Viteve të fundit, Qeveria ka rritur buxhetin për sektorin e mbrojtjes dhe këtë vit buxheti për këtë sektor është 207.8 milionë euro.



Si kudo ne bote edhe ne Shqiperi me kohe e ka marre ferra uraten.
Shume turp.
media emeretohet pushtet i katert po realisht eshte i pari qe politika dhe bizneset e paguajn mire dhe e perdor per tru shperlarje sa me i shkateruar te jete njeriu familja aq me e lehte eshte per politiken e bisnesmanet ta shfrytezojne njeriun
mire po keta politikane e biznesmene kane qene qene nxenesit e atij arsimtarit italian edhe te ketij akademikut edhe ne une e ju kemi qene nxenes studenta dhe shume pak mesuesa apo akademike qene vertet njeres te mire shumica hyjne e pushtat te pa afte servila etj pra per kete nivel kriminal te medias politikes e tj fajtore jemi tegjithe me se shumti mesuesat qe i kane mesuar keto mostra PO JU TREGOJ NJE HISTORI NE FAMILJEN TIME NE SHQIPERI KEMI BLERE TELEVIZOR NE VITIN 1983 NE ATE KOHE ISHTE LUKS I MADH TE KISHE TV NE FSHAT DHE NENA E FTON BABAIN E SAJ NGA NJE FSHAT FQINJ AJO PO GATUANTE DARKEN MBI STOFE DHE E VE RE QE GJYSHI BABAI I SAJ NUK PO E SHIFTE ME KENAQESI SI TE TJRET TELEVIZORE DHE I THOTE PO HIDHI SYTE EDHE NGA TV GJYSHI U NXE PAK DHE I THOTE AI TEXHALL NUK ME GENJEN DOT MUA MUND TJU GENJEJE JUVE PO JO MUA UNE ISHA FEMIJE PO KJO BISEDE ME BERI PERSHTYPJE DHE MU FIKSUA NE MENDJE TANI NE MOSHE E KUPTOVA SA TA DREJTE KISH GJYSHI IM I NDRITUR NJE FETAR I PERPARUAR DHE I LEXUAR