Të fshihesh pas kartelës të sëmurit mendor, tashmë nuk vlen në përpjekjet për të justifikuar të pajustifikueshmen- krimin.
Është bërë modë që çdokush që kryen një vepër penale, nga ato më të lehtat e deri tek makrabitete të tilla si kjo e fundit, të gjithë tentojnë të fshihen pas gishtit.
Dhe një pjesë e mirë ia arrin, sepse në vend që kartelën klinike ta plotësojë profesionisti e plotëson sekseri i parave, e plotëson ai që nxit krimin dhe që është kështu më kriminel se kriminelët.
Mosndëshkueshmëria alarmante që në krye të herës, pra që nga 1991 e këtej, vazhdoi në terren të begatë dhe u bë mëse normale prototipi i sjelljes: unë bëj krim, ti dënon, ai liron.
Sigurisht që të sëmurë mendorë ka, sikur nuk për ta shërbim të specializuar, por jo të gjitha rastet janë klinike. Një vrasës fëmijësh është një vrasës gjakftohtë dhe ka vetëm një emër- vrasës!
Në historinë e pas ‘90 kemi dëgjuar shumë krime, edhe makabre, dhe të gjithë kemi vrapuar kush më shpejt e kush më ngadalë, të dënojmë aktin, kriminelin dhe pastaj të lutemi që mos na ndodhë në familjen tonë.
Dhe me kaq sytë i kemi drejtuar në lajme të tjera. Por kurrë nuk thamë me zë të plotë, që të gjithë, pa përjashtim se krimineli i vërtetë është gjykatësi i cili çdënon, është ai mbi gjykatësin që e lejon .
Me një mendje të ftohtë,(pak e vështirë në këto kushte kur ngado që të rrotullosh sytë ka vetëm krime, të vrarë, dhe kriminelë të lirë), më vjen një pyetje: Përse kjo gjendje? Vetingu, mund të jetë një përgjigje;
Etja dhe babëzia e gjyqtarëve, tjetri; frika ndaj bandave të strukturuara kriminale; paaftësia profesionale; etj,.
Po, mund të jenë që të gjitha, por nuk janë kryesorja: Përse kjo gjendje? Kujt i shërben?
Kaosi i përgjithshëm në shoqërinë shqiptare ku shteti i kapur nga pushteti është kthyer në inekzistent, nga intesiteti i krimit vetëm sa përshpejton vetveten.
Në optikën time, pa i dhënë një përgjigje fundore, pyetjes se kujt i shërben kjo situatë në Shqipëri dhe të tregojë edhe fundin e kësaj rruge që asesi nuk është e popullit, gjithë të tjerat janë retorikë e cila përkthehet lehtshëm:
Vrasje të tjera që nuk do të ndalin; taksat tona që mbajnë ata që duhet të përgjigjen të parët për listën e krimeve që po i bëjnë këtij populli!
Komentet