Ahmetaj sqaron deklaratat për një kërkesë ekstradimi nga Zvicra…
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar sërish mbi zhvillimet sot në seancën gjyqësore për dosjen “Buka”, ku u fol dhe për një kërkesë për ekstradimin e tij nga Zvicra.
Duke folur në “Syri TV”, për gazetarin Çim Peka, ai tha se kjo lëvizje është një manovër e orkestruar nga ajo që ai e quan “qeveria e tymnajës” për të mbuluar skandalet e shumta që po dalin në dritë në Tiranë, të cilat përfshijnë anëtarë të lartë të kabinetit.
Ahmetaj shkoi më tej, duke deklaruar se ai beson se ka një plan për eliminimin e tij fizik. Sipas tij, urdhri i arrestit ka dalë para 3 vitesh dhe në kohë rekord.
Sipas tij, ishte Rama ai që urdhëroi ndalimin e tij, apo siç Ahmetaj e cilëson “kreu i organizatës”.
-Me të vërteta e kam parë shënimin tuaj në Facebook, por dua ta dëgjoj me zë. Si qëndron e vërteta e kërkesës për ekstradim në Zvicër për personin tuaj? Nga Ministria e Drejtësisë.
Ahmetaj: Sot ishte, le të themi, teatri i radhës, që bën struktura që unë e kam përmendur dikur, por që është drejt, që drejtohet nga qeveria e tymnajës për të mbuluar të gjitha ato skandale që po dalin një nga një, në Tiranë dhe që përfshijnë persona, anëtarë të qeverie të lartë.
Dhe ajo që më çudit është dhe përfshirja e drejtpërdrejtë edhe e prokurorit tjetër, sepse përsa i përket, më parë unë e kam sqaruar përfshirjen e SPAK-ut deri në arrestimin, tentativën për të më arrestuar me urgjencë, që e kam thënë disa herë, dyshoj, po tashmë nuk dyshoj më, që janë të përfshira tek eliminimi im fizik.
Dhe sot e vërteta, e vërteta e të gjithë asaj pyetje që unë kam ngritur, është shumë e qartë për këdo. Shumëkush më thotë, po të kishe qëndruar këtu, sot nuk do ishe i gjallë. Dhe e kam thënë disa herë që unë nuk është se mbahem për ndonjë trim, por, për familjen time, nuk kam asnjë alternativë tjetër përveçse të jem i drejtë, sqarues dhe patjetër trim.
Sot doli lajmi që me demek ishte bërë një kërkesë e re për ekstradimin tim. Cili ishte lajmi i rremë? I dal, shpresoj jo, i dalë nga të njëjtat dyer. Shpresoj që SPAK-u të mos jetë i përfshirë në këtë tymnajë, për të sqaruar publikun, kërkesa për ekstradim është bërë në datën 18 gusht të vitit 2023. Kohë rekord. Domethënë rekord përkthyer, rekord bërë kërkesat me urdhër të kreut të organizatës. Dhe kjo s’ka më dyshim tani, për mua s’ka pasur dyshim që ditën një, që ditën që kam kërkuar në shkurt të vitit 2022 largimin nga qeveria, dorëheqjen.
-Zoti Ahmetaj, ju po thoni se kam, ka vetëm një kërkesë ekstradimi dhe ajo është 18 gusht 2023?
Ahmetaj: Po. Tani për qytetarët edhe për ty zoti Peka. Imagjino që SPAK-u ka pasur dhe qytetarët e kanë parë vonesa në kërkesa ekstradimi, vonesa në ekzekutim urdhër arresti, vonesa në, le të themi në sigurimin e provave, në garancimin e provave, në ruajtjen e provave. Por asnjë vonesë në rastin tim për të kërkuar ekstradimin. Ne e dimë që ka vonuar urdhër arresti, nga gjykata me tre, katër, pesë, gjashtë muaj, një vit. Ca të tjera s’i ka bërë fare, ndërsa në rastin tim, urgjenca ka qenë shembullore.
E para. E dyta, që ishte po në vazhdën e tymnajës zoti Peka, ka të bëjë me një pseudo transaksion. Tani, unë do ta lë në tryezën tuaj dhe të qytetarëve sfidë. Sfidë, që nëse do kishte një transaksion të dali sa më parë. E para, që letër porosia nga Austria që ka kërkuar prokurori Elvin Gokaj, ka, minimalisht në maj, ka arritur në Shqipëri. Dhe prokurori e ka shprehur që s’ka lidhje fare me mua dhe secili nga ne e di ç’ka bërë ose çfarë nuk ka bërë në jetë.
Tani, për çfarë ka dalë sot kjo zhurmnajë? Ka tre arsye. Një arsye është devijimi i vëmendjes nga skandalet, edhe mediat harrojnë që mungojnë dy ura në Llogara, harrojnë që mungojnë paratë e inceneratorëve, harrojnë që mungojnë paratë e IPARD-it, harrojnë që mungojnë paratë te Begetit, harrojnë që mungojnë paratë e ekoparkut.
Dhe merren me një lajm të rremë vetëm për të devijuar vëmendjen nga e vërteta që po ndodh aty. Apo harrojnë edhe përfshirjen me organizatat kriminale dhe me kartelet e drogës. Edhe këto i harrojnë. Dhe merren me ekstradimin, me qejfin e madh për të më parë mua në burg, kreu i organizatës dhe shpura, që s’ka lidhje me Partinë Socialiste, se dëgjoj ndonjëherë që i turren Partisë Socialiste, nuk ka lidhje kjo me Partinë Socialiste. Tjetër gjë është Partia Socialiste. Partia Socialiste e kam thënë, është e mpirë. Fatkeqësisht.
-Vazhdo, vazhdo për Partinë Socialiste. Këtu ndahemi.
Ahmetaj: Dakord, ne nuk ndahemi vetëm për këtë. Tashti, e dyta, arsyeja.
-Zoti Ahmetaj, kjo organizatë që e ka zgjedhur kreun e saj është Partia Socialiste dhe ajo parti është absolutisht një parti kriminale ku keni qenë dhe ju pjesë e saj. Ju vazhdoni dhe flisni për nostalgji, po ajo parti dhe krimi nuk kanë qenë të ndara ndonjëherë. Po.
Ahmetaj: Zoti Peka, të lutem, do të lutesha që të mos më ndërprisje. Partia Socialiste dhe organizata janë dy gjëra krejt të ndryshme. Por ky është debat, po deshe e bëjmë herë tjetër, ne kemi kohë, do Zoti na le, na le kohë që ta bëjmë. E dyta. E dini pse është, pse sot prokurori Elvin Gokaj e ka sjellë disa herë këtë dhe ka thënë që s’ka lidhje kjo me zotin Ahmetaj. Por ka thënë, kjo është dhe arsyeja pse unë i ndaj çështjet. Po të kishte, po ta them, po të kishte një transaksion, 1 euro, 1 lek, unë nuk do isha, do, mua do më kishin varur në Tiranë.
Po të kisha bërë unë jo 5D, po gjysëm D dhe gjysëm P, sot do isha i varur në Tiranë, i varur, i varur. Asnjë zero transaksion. E bën se po kandidon për kreun e SPAK dhe do të shkojë përpara KLP-së sikur me demek po bën ndonjë hetim. Ta nxjerri! Pse s’e solli sot? Pse s’e solli sot? Ta kishte sjellë sot letër-porosinë. Dhe, e thashë, e lë sfidë në tryezë të qytetarëve, gazetarëve, SPAK-ut, gjykatës, këtë ëh përgjigjen e kësaj letër-porosie, se do jetë si punë e lapsusit. Si punë e lapsusit. E ka thënë prokurori, që ka të bëjë me një transaksion që ka bërë biznesmeni me Austrinë, që mund ta ketë bërë për punët e veta, mund ta ketë bërë, nuk më intereson, nuk më hyn, nuk ka lidhje me mua.
Dhe dhe e treta, ka të bëjë me gjyqin publik. Stil sikur të ishte gjyqi Dimitrovi kundër Geringut, që me demek Dimitrovi ka djegur Rajshtagun.