Unё shikoj pёrmes syve tё majmunёve
Unë shikoj pёrmes syve të majmunëve,
Sikur tё jem majmun,
Po ndoshta jam, po, po, tani jam
Pёrndryshe nuk do kёnaqesha teksa ata
luajnë me kafkën time..
Ndihem I ҫuditshёm nё fluturim me shqiponjën
Qё mbart zorrët e mia brenda saj
Dhe pёrnjёherё në barkun e tokës
Gjendem duke u zvarritur me krimbat
Që mё hëngrёn sytë.
Tani
Unë jam jeshil, jam shndrruar në bar
Dhe mishi im kalbës ҫdo dite zbukurohet.
O trupi im,
Ҫfarё shndёrrimi!
BARBARЁT
Nuk ishte e kotë që prisnim barbarët,
nuk ishte kotё që u mblodhëm në sheshin e qytetit.
Nuk ishte e kotë që të pushtetshmit dorёzuan pushtetin
duke përsëritur tё njёjtat fjalime .
Nuk ishte e kotë që ne shkatërruam tempujt
dhe ngritiёm të rinj pёr nder tё perëndive të tyre,
qё i pranuam si tonat,
dhe dogjёm librat tanë
që nuk na thanё asgjë për njerëz si kёta.
Ndërsa Profecia paratha se barbarët erdhën,
dhe morёn çelësat e qytetit nga dora e mbretit.
Por kur erdhën,
zakonet e tyre u bёnё zakonet e shtetit;
dhe kur ata na urdhëruan në gjuhën tonë
nuk e dinim më, kur
kishin ardhur barbarët tek ne.
DISA SHENJA JETE
Disa thonë se jeta ёshtё ekzistenca përballë alternativave,
disa thonë – pushtim,
disa shtrijnë shenjën e të barabartës
midis jetës dhe mungesës së saj,
dhe disa thonë se jeta
na u dha t’u shërbejmë atyre të cilët nuk kanë jetë.
Unë them: Jeta ёshtё Ju!
Dhe kjo shpjegohet lehtësisht:
nё njё natё tё gjatё e tё mundimshme
Pagjumёsie , çfarë mund të shohёsh?
Në shtëpi janë ndezur llambat. Edhe pse dritë, nuk shohim
Përveçe imazhin nga pasqyra, asgjë përveç asaj që më sheh
Dhe veten duke e parë atë,
Dhe kjo nuk mё çliron, veҫ mё shton dëshirën e madhe,
sigurisht, jo pёr vdekjen,por pёr Jetёn.
Pёr Ju.
Dhe mendimet e mia tё rrёmujshme
Vrapojnё sa andej- kёtej, si loja e stinёve nxehtё -ftohtё
unë I mbyll sytё nё natën qё mbështjell gjithçka
dhe e robёroj veten me prekjen, frymё marr pёr Ju.
Dhe nuk mbaj mend asgjë. Kaq
NJЁ GOTЁ BIRRЁ
Vrasja e përsosur nuk ka arsye, tha ai,
vrasja e përsosur ka nevojë vetëm për një objekt të përsosur,
sikur ishte në Aushvic.
Dhe jo vetёm krematoriumi natyrisht, por gjithҫka
ashtu siç ishte
e hidhur nё ҫdo ҫast,
edhe “jashtë orarit të punës(!!!)”.
Dhe ai heshti
duke shikuar gotёn e birrës
e duke gjerbur ndonjё gllënjkë.
Vrasja e përsosur është dashuria, tha ai.
Vrasja e përsosur nuk kërkon ndonjë gjë të përsosur
përveç vet-dhënies
derisa shpirti tё mё lerё.
Ёshtё kujtimi i përjetshem i ngёrҫit të fytit
Ёshtё ulurima që më tronditi dorën,
edhe tё pshurrurit që ra si hiri pёrvёlues
mbi mishin e ftohtë,
Ёshtё thembra e këpucës
qё zgjon një amshim tjetër,njё tjetёr botё
Ёshtё heshtja iluzionisht e pёrsosur
tha ai
me shikimin e pёrhumbur në gotë.
Energjia qё vjen nga ndjesitё mё çliron shumë,
por e di qё
një vrasje e përsosur nuk humbet kurrё
kurrё nuk zhduket,
njёlloj si pёrjetёsia e buzëve tё një fëmije, -shpjegoi ai,
si rëra (vetja jonё e shpёrbёrё nё mijёra vjet)
dhe gëzofi ku strukemi nga frika e pёrsosmёrisё
-si TI,
mrekulli e zёrit tё kulluar, tha ai
duke kthyer me fund atё gotё birrё.
EPITAF
O shëtitës! lёre shtegun një ҫast,
Dhe ulu mes manaferrave e vreshtave,
Mes ujit gurgullues ndёr pemë dhe gurёve rreth e rrotull
aq tё bardhë….
Këtu, unë, një djalë dhe një mbret si Unё, bёj ҫ’tё dua
Them tё vёrteta, ndoshta, po mё shumё gёnjeshtra.
Fytyra ime prej mermeri tё ftohtë, duart, këmbët e mia
Tё ftohta.edhe ato, ma lejojnё kaq gjё.
Gjysёm i fshehur nёpёr gjethe fieri e mikesha tё tjera tё tij,
Po pra, gjethe gjithёfarёlloj, tё rrёzuara edhe ato
Sikur Unё-Mbreti,
Nuk shkova dot larg
Por dikur, nuk vishesha me gjethe fieri
O shëtitës! lere shtegun dhe hapësirën qё tё pret,
shtypi manaferrat e egra e skuqma fytyrën time
prej mermeri tё bardhё.
*Amir Or (Izrael, 1956) është një poet izraelit. Botues, përkthyes dhe autor i vlerësuar me shumë çmime, veprat e të cilit janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë.
Apo është autori i shtatë vëllimeve me poezi dhe botimi i tij i fundit në Hebraisht, Kënga e Tahirës (2001) është një epikë e hartuar në prozë metrike.
Die Wiederherstellung der Bäder in Tscheljabinsk https://megaremont.pro/chelyabinsk-restavratsiya-vann