Vlera e marrëveshjes nuk u bë e ditur
VOAL- Është nënshkruar një kontratë ndërmjet Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së dhe SpaceX për përdorimin e satelitëve, vendimtar për mbështetjen ushtarake të Kievit.
SpaceX i Elon Musk ka fituar një kontratë me Pentagonin për blerjen e terminaleve satelitore Starlink, vendimtare për mbështetjen ushtarake në Ukrainë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, pa specifikuar megjithatë vlerën e marrëveshjes.
“Ne vazhdojmë të punojmë me një numër partnerësh globalë për të siguruar që Ukraina të ketë aftësitë e komunikimit dhe satelitit që i duhen. Këto luajnë një rol jetik në rrjetin e përgjithshëm të komunikimit të Ukrainës dhe Departamenti ka kontraktuar me Starlink për shërbime të këtij lloji,” thuhet në deklaratë. rsi-eb