“Është marketing global për Shqipërinë, një reklamë që do të kushtonte shumë më tepër po të blihej me fushata tradicionale. Dhe kjo nuk është një shpikje shqiptare. Është mënyra se si veprojnë vendet më të zhvilluara të Europës. Kush kujton se kultura është luks duhet ta rishikojë këtë opinion të gabuar“, deklaroi Kreu i Ekzekutivit, shkruan ATSH-ja, në ballë të orëve të fundit për “shitjen e biletave”. Jo më pas janë edhe shumë media që japin vlerësime të krahasueshme për përfitimet nga shuma prej 4 milion euro të hedhura nga qeveria duke ju referuar disa deklaratave në rrjetet sociale të Ramës si kryeministër dhe Gonxhes si Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit kur thotë se:-“ Nëse Tirana arrin të organizojë me sukses këtë event, përfitimi më i madh nuk do të jetë vetëm ai social, argëtues apo ekonomik i një nate. Do të jetë besueshmëria ndërkombëtare që fiton kryeqyteti dhe Shqipëria“, dhe që të dy të ngjajnë me lojtarët e një mega llotarie.
Të varësuar gërvishtja për të fituar”. Me moton e përditshme të përfitimit po fusim katër që t’i shumëfishojmë(!).
I nisur edhe nga një influencer që tregonte se mund të nxitoni për blerjen e biletave me 30% ulje, ndoqëm udhëzimin e faqes online (www.yealbania.com) dhe veç shqipes, mundësia në anglisht dhe italisht bëheshin të pa mundëshme për të bërë blerjen e biletave. Ndoshta janë shitur(!) Përllogaritja në “Eagle Stadium” është menduar për 60 mijë dhe në se ndodh do t’ja kalojë tre herë koncertit të Dua Lipa-s në Sheshin Skënderbej 3 vite më parë në kohën e skemave koncertore të Erion Veliaj-t.
Konkurrenca për ta drejtuar jetën e një kryeqyteti është padyshim e madhe.
Por le të kthehemi tek ankthi i biletës fituese. Është 120 euro mesatarisht. Ndërsa sipas Ramës dhe Gonxhes thënia se “kemi hedhur 4 që t’i gjenerojmë në 100” dhe “një emër global Shqipërisë”, janë imazhi dhe propaganda bashkë.
Nga vendi ku Kanye West vjen, luhen llotari që tejkalojnë me raste 1 miliard dollarë. Nuk ka nevojë për shumë marketing pasi gjithsekush e provon fatin dhe ka pika karburanti ku një reklamë e thjeshtë e ndriçuar i tërheq vëmendjen dikujt që do ta blejë një biletë. Të gjithë e duan një fat të tillë, por kryesisht punojnë fort dhe kur duan luajnë, por veç sëmundjes ‘gabelling addiction’ së llotarisë, krahasimi me këmbë në tokë është se “1 në 15,000 ka shansin e keq t’i bjerë rrufeja” (pra shansin që ta fitojë). Jo se duhen blerë 15 mijë bileta njëherësh me idenë se do të fitosh, por për një mega lloto/koncert-global si rasti për ta fituar Rama dhe Gonxhja famën krahasimi tjetër vlen. Ai është 1 në mbi 300 milion sepse kështu thonë zyrat që i organizojnë llotaritë pa ç’ka se qeveritarët tanë kanë sistemin e tyre të llogarive.
Do të mbarojë dhe ky koncert dhe përveç kënaqësisë për shfaqjen tek ata që e shijojnë, për propagandën me siguri dhe imtësi do të kryhen procedurat investigative për shkeljet ligjore dhe transparencën me formulën e njohur “follow the money”. Mbase nuk do të jetë edhe nevoja për të thënë se “Stadiumi Eagle” i sapo ndërtuar sa kushtoi dhe sa afatgjatë do të jetë për evente të ngjashme. Ose se stadiumi që nuk ka të planifikuar një parking për publikun, nuk u mbush edhe pse biletat u ulën me 30% dhe u zhvillua në një orar kur Botërori i Futbollit 2026 kishte ndeshjet Angli-Norvegji dhe Argjentinë-Zvicër. Por edhe për këto parimi “follow the money” duhet të veprojë në se të vërtetat dhe korrupsionin na duhet ta shohim.
Pavarësisht këtyre protesta qytetare vazhdon në ditën e 42-të.
Përse i themi këto?
Nuk janë një paragjykime, por janë një realitet nga i cili nuk mund të fshihemi. Sidomos kur vishet me propagandë. Në Shqipëri kjo po shihet çdo ditë dhe mund të vazhdojë nga pangopësia deri në fund ‘të mandatit’, dhe duket mirë se kush po janë prioritetet e qeverisjes.
Në Tiranë po protestohet paqësisht prej 42 ditësh.
Protestohet për korrupsion.
Qeveria nga ana e vet thotë se po ndërton imazhin e turizmit dhe sponsorizon me miliona për imazhin global, në një qeveri që ka vërtetuar se “Shqipëria nuk ka sot një ministër/e ose ministri që të mbulojë R I N I N Ë ,…”*.
Prandaj Rinia shqiptare ndodhet në shesh sepse nuk mund ta shohë të ardhmen e vet në një vend që marketimin global nga ana e pushtetit e ka si një etiketë e çmimit për shitje.
Kush të dojë le ta shijojë koncertin.
Kush të dojë edhe mund të lodhet nga mënyra se si faktet përplasen duke u bërë të lodhshme nga drejtimet që propaganda dhe ideologjia e pushtetit i orienton, dhe kjo kategori njerëzish bëhen pesimistë dhe heqin dorë nga përpjekjet duke ja lënë fatit zgjidhjen se si mund të veprojnë.
Ka të tjerë që nuk tërhiqen dhe për këtë kanë koncertin e tyre prej 41 ditësh nga dje,… 42 sot dhe më shumë nesër në të 43-ën ditë e me rradhë pa ndërprerë deri në dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit.
Dhe në mbyllje pasi edhe ky shënim nuk ka dashur të përsërisë se çfarë është thënë për koncertin, as çfarë po ndodh me protestën në ditën e 42-të ka mundësi që të hedhë dy tre pika dyshimi për diskutim nga ana e opinionit publik se:- cila është situata që Shqipëria sot po kalon pa realizuar një dialog dhe transparencë dhe veprim të ligjit përkundrejt një arrogance shtetërore dhe qeverisje të korruptuar?
Së pari, a janë para emergjence?
Së dyti , sa u shpenzua për Stadiumin Eagle dhe a u certifikua sipërmarrja ndërtuese?
Së treti, Kush e ka autoritetin e kësaj vendim-marrjeje?
Së katërti, përse bëhet propagandë?
…ka edhe të tjera që mund të konsiderohen “cinike”, por ato nuk mund të krahasohen me prurjet që rinia e protestës i ka dhënë sheshit. Duhet me thënë prit se çdo dëgjohet pasi kryeministri ynë jeton çdo ditë mes gafave dhe skandaleve. Një i tillë veç koncertit të West-it, ishte historia e Rozafës ku thumbonte përshtypjet/review negative të njerëzve të cilët i përqesh me termin ‘O patriota’.
Nuk po kuptojmë diçka nga gjakftohtësia e kryeministrit, mos vallë edhe vendin ja zënë shqiptarët atij edhe aty ku jetojnë dhe shprehen për atë se çfarë mendojnë?
Statusi i Ramës ndër të tjera shënonte:-” Uroj që Prokuroria të veprojë një orë e më parë me këta dhunues të pronës publike e private dhe shantazhues të qytetarëve të këtij vendi”. Me sa duket kryeministri po përjeton tan ankthin halucinant nga “Legjenda e Rozafës” dhe i duket se këto statuse po ja prishin natën muret e punëve të mira që kjo qeverisje ka bërë çdo ditë në këto 13-14 vite qeverisje.
Sa për Rozafën dhe çdo mjedis tjetër që vizitohet nga turistë vendas dhe të huaj, në qoftë se nuk ka një tendë për hije, një ujë të ftohtë, një tualet për të kryer nevojat personale, një kosh mbeturinash përpos shërbimeve të tjera ku veprojnë bizneset shtetërore dhe private, atëherë përshtypjet në ‘google’ nuk ka pse të riaktivizohen ose të merren si shantazhe për prishjen e imazhit. Madje qeveria e juaj shpesh ka përmendur se “kritikat na bëjë mirë për ta korrigjuar qeverisjen”.
Nuk ka se si që të shkruash për Koncertin e West-it, të flasësh për shantazhin online për Rozafën, të mbledhësh të rinjtë në një logo të improvizuar si “RinCamp 2026″ sepse nuk ke më ndjekës, dhe për çudi të gjitha këto në një ditë, kjo vërtetë tregon shqetësimin tuaj për ardhjen e disfatave ndërkombëtare të njëpasnjëshme si edhe me at presionin paqësor të dorëheqjes nga rinia shqiptare kryesisht që mbështetet nga mbarë populli dhe diaspora duke të kërkuar dorëheqjen.
Dhe në fund së pesti, a do të marrë Kanye West “Çelësin e Bashkisë” apo dyshtetësinë e përshpejtuar nga presidenti SHTZ Bajram Begaj?
Nuk është asgjë e keqe sikurse nuk është as edhe tezë konspiracioniste.
Në kërkimin e tyre gazetarët kanë dyshime dhe i parashtrojnë faktet.
Sipas fakteve Kanye West i njohur si rapper-i dhe muzikanti i njohur, producent në muzikë dhe me firën e tij të njohur në modelime dhe veshjeve, ka një pasuri rreth 500 milion dollarë përkundrejt 110 mijë eurove që ka deklaruar Rama në 2025 (pa llogaritur të ardhurat nga rroga dhe anëtarëve të tjerë të familjes).
Një tjetër pikë e përbashkët e raperit me ftuesin kryeministër janë muzika, veshjet, moda.
Po a kanë ata kohë dhe a do të shkëmbejnë dot eksperienca që të mund të ishin një kureshtje globale nga accaparant?
Na duhen shumë foto për imazhin…dhe jo për lajmin e të vërtetat.
Kanye West kandidoi si i pavarur për president në SHBA në vitin 2020. Ai hyri mes Trump dhe Biden dhe u mori vetëm 60 mijë vota luftës mes republikanëve dhe demokratëve. Pra 60,000 aq sa edhe stadiumi i ri i Tiranës “Eagle” (pa parking), edhe për këtu në politikë mbase kemi një tjetër eksperiencë për të zbuluar.
Kanye West, në qoftë se do të kërkoni për ndjeshmërinë e tij ndaj natyrës mjedisit është edhe më interesante. Ka projektuar, por nuk ka realizuar përmasën e një qyteti me 100 mijë banorë si në SHBA edhe në lindjen e Mesme. Prirja mjedisore shkon bashkë me atë arkitektonike dhe njihet si “saving the world through design” ( këndvështrimin rreth saj do ta lemë për një herë tjetër). Nuk paragjykojmë. Nuk ka asgjë të keqe po të kërkosh faktet në gazetari, mbase edhe të kesh dyshime ashtu siç ndodhi me shqiptarët që edhe pse ishin pre 10 ditësh në shesh ata provuan edhe shijen të hidhur nga zhurma e parathënies në “The Albanian Files”, një tjetër kryevepër e kryeministrit. Kjo është një fushë ku ka shumë për të zbuluar. Madje mund të pyeten artisti West dhe kryeministri artist shqiptar Rama më parë se sa ky i fundit të na surprizojë me ndonjë botim të vetin apo si bashkautor në të ardhmen e afërt.
“The Albanian Files 2.o” mund të ketë sepse ky kryeministër nuk e njeh as dialogun dhe as protestën. Një ditë më parë jemi befasuar me thellimin e propagandës “Rilindja 2.0” (!), një takim i Ramës me administratën. Rivitalizim dhe Identitet. Dy nga grepat për ta shtrënguar fort pas pushtetit administratën shtetërore për një punë të siguruar. Kjo është shenja më e rrezikshme dhe alarmante. Një rilindje 2.0 pas 13-14 vitesh në pushtet.
Kush do të rivitalizohet?
Çfarë identiteti po kërkon ky kryeministër kur natyra po shkretohet dhe gjurma më e madhe që dallon është ‘marka’ e betonit.
Kjo është fatkeqësia e qeverisjes së korruptuar që mban pushtetin përmes imazhit propagandistik dhe shtypjes ideologjike të administratës shtetërore.
Projektet me 1 euro për investitorët strategjik, janë tashmë projekte me dyer të hapura dhe tapete të shtruara e për to edhe më rrallë qytetaria dhe shtetasit pyeten.
Pyeten më rrallë ose sepse janë larguar,…ose nuk e gjejnë dot pronën, ose ata që i kanë përfaqësuar dhe i përfaqësojnë në Kuvend nuk po e bëjnë mjaftueshëm punën për zbatimin e ligjit, ushtrimin e drejtësisë dhe zbatimin e Kushtetutës së Republikës.
______
11 Korrik 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)