Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës – UGSHPD shpreh shqetësimin lidhur me situatën në Bashkinë Berat, ku po zhvillohet procesi i zgjedhjeve të parakohshme vendore të 9 nëntorit 2025.
Gjatë ditëve të fundit janë evidentuar shqetësime serioze për presione politike, përdorim të burimeve publike dhe përfshirje direkte të zyrtarëve të lartë vendorë në favor të kandidatit të Partisë Socialiste.
Sipas informacioneve, Bled Çili, nënkryetar i Bashkisë Berat e Arben Konomi, drejtor i Spitalit Rajonal kanë kryer takime elektorale në orar zyrtar me personel mjekësor dhe qytetarë, me qëllim ndikimin e votës.
Raportime nga qytetarët flasin gjithashtu për raste të mundshme të shpërndarjes së parave në këmbim të votes, që cenon rëndë integritetin e procesit zgjedhor.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë të Diasporës, UGSHPD, fton përfaqësuesit e OSBE/ODIHR të intensifikojë monitorimin në terren si dhe i kërkon institucioneve shtetërore të garantojnë zgjedhje të lira dhe demokratike.
Qytetarët e Beratit meritojnë një proces zgjedhor transparent, të pacënuar dhe të mbrojtur nga çdo formë presioni politik apo administrativ.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës-UGSHPD, me statusin Organizatë Media vëzhgues pranë KQZ në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, mbetet i angazhuar në mbrojtjen e integritetit demokratik dhe të drejtave të qytetarëve për një votë të lirë.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
