Kaosi ideologjik vazhdon edhe pas mandatit të tretë.
Ka ngjarje dhe data që kontrastojnë ende për t’i tërhequr vëmendjen publikut, por e rëndësishme është që ato të prodhohen dhe shpërndahen me shumicë për të bërë zhurmën me efektin e çoroditjes edhe tani dy javë pas zgjedhjeve ku ende kemi një rezultat në ajër e të pacertifikuar.
24 Maj, 2025 sipas ATSH: “Komuniteti LGBTQI+ marshim në Tiranë për mundësi të barabarta”.ishte një veprimtari e përsëritur e këtij lloji.
Deri këtu askush nuk i ka hyrë në hak as ministres Albana Koçiu dhe as të ambasadorit të Bashkimit Europian Silvio Gonzato apo të tjerë diplomatëve për të festuar, për të përkrahur dhe për të qenë krenar duke u shprehur se:-“Çfarëdo lloj diskriminimi në gjuhë, në besim fetar, në mendim politikë ose mosha dhe çdo gjë tjetër përfshirë orientimin seksual është e ndaluar dhe për këtë arsye jam këtu sot. Jam i kënaqur që jam këtu edhe me miken time Albana…”*
Tri vite më parë në muajin e LGBTQI-ve në shkallët e hyrjes së kryeministrisë u hodh një flamur me shirita shumëngjyrësh në shenjë të promovimit të komunitetit gay dhe homoseksual shqiptar. Vjet nga ambasada Franceze Java Kulturore me cirkun e magjishëm mbi ujë dhe lojërat surreale * që tejkaloi në deviacione të përmbajtjes deri sa ekspozimet seksuale nuk morën parasysh pjesëmarrjen e grup moshave të ndryshme për të mos thënë që shkatimi i shokut u orientua të vinte deri në këtë përmbajtje, që vunë në vështirësi prindërit që shoqëronin moshat e reja dhe fëmijët.
Askush nuk mori përgjegjësi veç se zhurmës në media për të bërë varrosjen e subjektit pavarësisht se shpenzohen para nga taksa paguesit dhe informimi kulturor bëhet djallëzor dhe mbjell konfuzion.
Por kalendari progresist i Rilindjes Socialiste ndoqi ditët e propagandës pa e devijuar makinerinë e gjithëpërfshirjes dhe eksperimentit social ku çdo individ pas të 18-ave është 1 votë, ku gjithsecili/a/ët nuk do të mund të masin rezultatin e punës për zhvillim dhe emancipim shoqëror. Nuk do të shprehin kontributet individuale të tyre pa u bërë formë e shfaqjeve për tërheqjen e vëmendjes më shumë se sa i takon baraspeshimeve të prioriteteve të anëtarëve të shoqërisë qofshin ata; bujq apo sportistë, politikanë apo studentë, punëtorë krahu apo mjekë, shoferë apo turistë etj. etj. deri tek krijimi i familjes. Në të kundërt prirjet e papritur si martesa e një çifti gay në tarracën e bashkisë apo edhe shfaqjes në Parkun e Liqenit të Tiranës, për të ardhur tek parullat e sotme “Mos Lufto Dashurinë, Lufto Sistemin ! ” apo ajo tjetra me dorëshkrim (e fiksuar nga një pankartë në foto), dhe përzgjedhëse me konfuzionit psiko-ideologjik progresivist të krenarëve pjesëmarrës ku shkruhej një cope “Më mirë By*q*rë se sa Tru*irë”, për të bërë efektin në publik. Por asgjë më shumë se sa hedhja e mesazheve kontradiktore që dalin nga këto veprimtari dhe vetë thelbi i çoroditjes si në këtë rast nuk kanë më kureshtjen e publikut tashmë që organizatorët e bashkësive të LGBTQI-ve zhvillojnë prej vitesh me pjesëmarrësit e tyre në paradat e Majit.
Vëmendja për ta qartësuar ngjarjen duke u mbështetur në burimet zyrtare të ATSH-s nuk ka të bëjë thjeshtë me nivelin qeveritar të pjesëmarrësve apo përfaqësive diplomatike e misioneve të cilët pas këtyre zgjedhjeve duken edhe më pak optimiste përsa i përket sistemit të ojf-ve për t’ua plotësuar nevojat.
Ajo që duam të theksojmë jashtë tendenciozitetit që ngjall ngjarja flagrante para syve tanë dhe brenda etikës lidhen me shkrimin e parullave që as ATSH nuk i mjegullon dot dhe as AMA nuk i kontrollon dot përsa kohë qeveria dhe diplomacia evropiane janë aty të pranishme.
Pra ky është standardi dhe kujdesi për t’i edukuar fëmijët apo dhe grup moshën parazgjedhore dhe aktivistët me moshë të re.
Dikush mund të pyes se ç’ngatërrohet AMA në këtë mes veç ATSH-s si organ mediatik?
Kjo pikë është e saktë përgjithësisht. Pasi propaganda, censura dhe ideologjia janë bërë bashkë si një armë në duart e pushtetit dhe të qeverisjes në përgjithësi kur prirjet e aktivizimit qytetar investohen dhe shndërrohen në formacione politike mbështetëse për partinë shtet.
Në veçanti AMA si Autoriteti i Mediave Audiovizive në kohën e sotme të revolucionit teknologjik dhe globalizmit në përcjelljen e mesazhit të lirë dhe “të pa orientuar” tashmë e di se një pajisje digjitale si “celefoni i zgjuar” (smart phone), ka disa aplikime që shkrimin e shndërron në fjalë të zëshme dhe fjalën e zëshme në tekst të shkruar.
Por këta zyrtarë të paguar nga qeveria duket se e kanë më të lehtë të gjurmojnë si censorë publikun siç ndodhi me me tik-tok-un që urdhëroi kryeministri se sa të jenë krijues dhe me imagjinatë kritike në punën e tyre për të mbrojtur interesat e publikut, të kulturës dhe të shoqërisë shqiptare.
Me parullën e fundit “Më mirë By*q*rë se sa Tru*irë”, të “Paradës së Krenarisë” dhe për hatër të propagandës e të censurës së qeverisë kuptohet se janë këto institucione ATSH dhe AMA që i pranojnë të dyja. (edhe propagandën, edhe censurën).
Në këtë kuptim, as fashë orare dhe as fashë moshore për kaosin që mbjell qeveria sikurse dhe merr pjesë me çdo mënyrë e mundësi në të.
_______________
* ATSH 24 Maj, 2024 Komuniteti LGBTQI+ marshim në Tiranë për mundësi të barabarta
* ATSH 12 Maj, 2024 Java Kulturore Franceze –MEK- Blendi Gonxhe