E dashur Frida, u hidhëruam shumë nga lajmi që morëm, për nisjen tënde në botën e përtejme!
Kemi kujtimet më të bukura me ty, ti një mjeke e re, një vajzë e shkëlqyer, me flokët biond, me buzëqeshjen që ta bënte fytyrën si një diell që ndriçoje bukuri dhe mirësi!
Kështu na ke mbetur në kujtesën tonë, ti një Nënë e mrekullueshme për dy vajzat e tua, Adelën dhe Erën, që i mëkove me dashuri të pafund !
E dashur Frida, ike shumë herët, ike shumë herët!
Ti ishe një Ëngjëll në tokë dhe shpirti yt i bukur fluturoi Ëngjëll në Parajsë!
U prehsh në paqe e dashur Frida, mes luleve të parajsës, ti vetë një Lule !
Botuesit e voal.ch i shprehin ngushëllimet më të thella bashkëshortit Uk Buçpapaj, pedagog, shkrimtar dhe përkthyes i njohur, vajzave Adelës dhe Erës si dhe gjithë Familjarëve, të afërmëve, miqve dhe të njohurve.

Ngushllime, dhe Zoti Ju forcofte! Ajo paste fitue Parrizin dhe vajzave Ua paste lane fatin!
Asht veshtire me ngushllue per moshat e reja!
Me shume respekt.
youtube.com