U BËRE MADHËSHTORE
Ylfete HUMOLLI
Fusha ishte më lule
livadhet më aroma
ti ishe flutura e shkruara
që vinin shkëlqim
rrezet e diellit.
ty në ball të flakëron
flaka rinore,
një fushë
e kishe më ëndërra
mes vëllazërit
luaneshë.
ti i skuqe lulet e pranverës
më gjakun e njom lirie,
secila zemër shqiptare
të mbartë në ndërdije
filize ishe , u bëre madhështore ….
NJË SERBE E SERTË
Një serbe e sertë
Siç janë vet serbet e sertë
Hidhi gurë mbi te veten çati
E çakërdisur me gjak ne sy
Shau pështymë
Lum jargësh në lendinë.
theu xhamin për mbrenda
As mendja s’ta pret
Nata tha ishte e qetë
Vazhdoi vajtimin sikur derdheshin retë.
Nata ishte futë
Dora ishte sekret.
Tha këtu s’ka kulturë
S’rrohet në miniaturë.
Serbja siç ishte vet
E sertë
Përrallisë e gogësinë
As kush s’ merr më vesh.
Siç vyshket gjethi
I kësaj vjeshte
Baltërave vajtim i saj
Shket
Ujërat i gjirizeve
E veshin me te vetin petk….
S’KA BESË MË SHAJKAÇE
– Tahir MEHA-Hero
U bind Tahiri
në atdhe,
më shajkaçe
s’ka besë
n’bukë të sofrës
thikën tinëz
qafë ta ngjesh.
e të merr më të mirë
hirrë të keqe
e ka atë fytyr’
herë patate
herë lakër e grirë
nuk i besonte
më as lisit ,
thonë bushtra
jep klysh rrjepacak
thuprën mbaje
rri i sakt.
por kishte stinë
që që kishin urti,
as tafuan
as rrëbesh
Shajkaçja e zezë
barutin pa tym e ndez
e habiteshme kur e sheh
s’njeh shkrep
as foshnjë djep
nxjerr sy
kall mal
vret kujaj hamall.
Për t’u bindur
si drumtar,
sqarth njeri
që pi gjak
kjo ushtri.
natën vonë
kur furka tirret
leshi
plakat gjezdisur
në fushën e tmerrit.
ato thua jepnin këshilla
një epoke tjetër
lokja thot
as njëra
s’ishte më e mira.
e carrok nuk harruan
në koka i shartuan
e përditë përsëritet
vazhda gjaku
po rritët .
2.
kur u rrit ky Tahiri
qelibar e kafe ngatë
kush mendoj mu të Ai
stinë ndërrojn
e nuk kanë faj
në Kralica kur merrte dru
u sha keq
e shau rënd
shajkaçja grua
po ,Tahiri nuk u ngut
I muar gjërat
tepër urtë
drut i derdhi
në oborr,
një shajkaçe
si maçorr
jam shumar*
ti bre djal
je tepër zullumqar*
biri drut
të milicia*
se për ndryshe
t’i shkallmoj
robët të shtëpia
sa herë dilte
në Skënderaj,
therrëj në ata
e s’kishte faj.
gjoba i venin
për gjithçka,
duhan kaçk
pse ke blerë
I flugën deri edhe furrë
I thane troq
eja më ne
s’ke tjetër udhë.
lërëmeni rehat
u tha djaloshi,
disa laro tona
e rrethonin më intriga
ikte djali , po si lënin udhë
disa si kërpudha
e pëcjellnin deri shtëpi
e shpifshin në milici.
nuk shkoi as moti
u rrethua ,kulla
e gjithë Prekazi
po Tahiri
shumë i qet’
edhe kulimi
s’do flakë
Arbëri e thërrasin
këtë vend,
I huja shkon
I coft si qen.
bashkë më babë
u ndeshën më ushtri,
shanin shkaçet
pantollët i fëlliqën
nuk u vran por ngodhën
në gardhe që gjak vjellë.
*Shumar,roje e pyllit ,fushës
*Milicia,policët
LIRSHËM MUND TE LËVIZIM …
Mund te levizim i lirshëm ne Plluzhinë e Ticë me lashtësi Arkeologjie
A po ne Rezallë as ndër varre s’përmendet gjakmarrja assesi plaga
në Likovcin e UÇk –së tashë u vëhen emrat e luftëtarëve, fëmijëve
Dhe ne Murgën e moçme sa vet bota
Po nuk mund te kalosh rrepësisht është e ndaluar
Deviqi i përgjakur qe e dëgjoi tërë bota
Aty verdikt japin popat .
Mund te Kalosh lirshëm Radishëven heroike te Shotës
Po s’mund te lëvizësh ta zëmi ne Banjë te Runikut
Ku Bozhoviqet e përtrinjë sehirin
Ne Kuqicë lëvizë lirshëm deri te Kishë e jona ,kisha e Prekocit
Ligjet na i vë rrënja e Zubin Potokut
Po s’guxojmi ti prekim dardhat e Dobrit
në Mitrovicë , ne veri krismat bëjnë dekorin
Lirshëm po lirshëm mund te lëvizim
Nuk nuk na pengon maçorri….