Tyson Fury e ka mahnitur botën e boksit me një paraqitje të mrekullueshme nw meçin për kampion bote në kategorinë e rëndë, duke e rrezuar nga froni pas plot pesë vjetëve Deontay Wilderin të shtunën Las Vegas.
Fury e rrëzoi në dysheme Wilderin dy herë në raundet tre dhe pesë, para se ekipi i kundërshtarit të vet amerikan ta hidhte peshqirin në ring në raundin e shtatë, duke e dorëzuar meçin, raporton Gazeta Express.
Boksieri britanik ishte tejet dominues dhe e fitoi çdo raund me një paraqitje të mrekullueshme në rimeçin e tij me amerikanin e pamposhtur në të kaluarën.
Fury dhe Wilder qenë ndarë baras në meçin e parë mes tyre dhe britaniku tani mbetet i pamposhtur duke e fituar titullin në WBC.
Fury bëri gjithçka që kishte premtuar para këtij meçi, duke e zhvilluar stilin e vet të lojës për ta dominuar në çdo aspekt Wilderin, i cili kishte qenë i pamposhtur derisa ekipi i tij e hodhi peshqirin në ring në raundin e shtatë.
Pas meçit, Wilder e pranoi se Fury ishte i mirë, por shfaqi zhgënjimin me ekipin e vet për ndërprerjen e meçit.
“Boksieri më i mirë fitoi sonte, por ekipi im e hodhi peshqirin edhe pse unë isha i gatshëm ta fitoja meçin”, shtoi Wilder.
“Ndodhi çfarë ndodhi, nuk mund të arsyetohem sonte. Vetëm sikur ekipi im të më lejonte ta fitoja meçin. Unë jam luftëtar. Ai bëri një paraqitje të madhe sonte por ne do të rikthehemi më të fortë”, theksoi ai.
Britaniku Fury beson se Wilder është luftëtar dhe do të kërkojë një meç tjetër, i cili do të ishte i treti mes tyre.
“E di që ai është luftëtar dhe do të kërkojë luftë”, tha Fury pas meçit.
“Të gjithëve që kanë vesh u pata thënë se Gypsy King do të rikthehej në fron”, tha Fury.
“Të gjithë më nënvlerësuan, por unë jam shkatërrues. S’është keq për dike me grushte si jastëk”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Lamine Yamal është numri 10 i ri i Barcelonës. Klubi katalanas sot ka bërë zyrtar një vendim që ishte marrë prej kohësh me sulmuesin spanjoll, rinovimi i kontratës së të cilit deri . . .
Drita ka siguruar turin e dytë të Ligës së Kampioneve me një kualifikim historik përballë Diferdanzh në Luksemburg.
Pasi kishte fituar 1-0 ndeshjen e parë në shtëpi, skuadra kosov . . .
FIFA ka publikuar renditjen e re. Bie në sy se Shqipëria ka humbur dy pozicione dhe tashmë mban vendin e 68-të.
Nga renditja e mëparshme, janë luajtur vetëm dy ndeshje. Ishin barazime . . .
Turneu i zgjeruar, ku marrin pjesë shumë nga ekipet më të mira të botës, shihet gjerësisht si një “provë gjenerale” për Kupën e Botës 2026, e cila do të bashkë-organizohet nga Shtetet e . . .
Ish-trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është dënuar me një vit burg për evazion fiskal të lidhur me vitin tatimor 2014, ndërsa është shpallur i pafajshëm për një akuzë të ng . . .
Xhudoja, siç dihet, është sporti më i suksesshëm në Kosovë, që i ka dhuruar vendin arritje të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, me medalje të arta olimpike, botërore dhe euro . . .
Jamal Musiala është përballur me një dëmtim horror në Botërorin e klubeve. Ishin çastet e fundit të pjesës së parë ndaj PSG-së, kur ylli i Bajernit u përplas me Donarumën dhe kishte nev . . .
Bota e futbollit është tronditur thellë këtë mëngjes nga lajmi tragjik për vdekjen e Diogo Jotës, sulmuesit portugez të Liverpoolit, i cili ka humbur jetën në një aksident trafiku n . . .
Nga Fatmir Popja
Mbrëmjen e së shtunës u zhvillua finalja e madhe e Kampionatit Europian për 21-vjeçarë mes Anglisë dhe Gjermanisë, dy superfuqi të futbollit europian. Në një ndeshje dr . . .
Granit Xhaka pritet të jetë afrimi i Milanit, në këtë merkato vere.
Sipas “Calciomercato.com”, mesfushori me origjinë shqiptare ka rënë dakord të nënshkruajë një kontratë trev . . .
Cristiano Ronaldo i ka dhuruar një fanellë të firmosur Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. CR7 nuk ka hezituar të bëjë edhe një mesazh të veçantë për paqen.
. . .
Objektivi është i qartë: t’i kthejmë Azzurrët në Kupën e Botës.
VOAL- Duke folur për Rai, Gianluigi Buffon konfirmoi se Gennaro Gattuso do të jetë trajneri i ri i Italisë. “Po presi . . .
Komentet