Martin Nydegger: “Për herë të parë në histori, mbi 40 milionë turistë në hotelet zvicerane”
VOAL- Po afrohet fundi i një viti rekord absolut për turizmin: këtë e ka deklaruar drejtori i turizmit në Zvicër, Martin Nydegger, në një intervistë të publikuar të shtunën nga e përjavshmja gjermane “Schweiz am Wochenende”.
Nydegger, sipas të cilit biznesi në male ka lulëzuar pas koronavirusit, tha se “për herë të parë në historinë e turizmit zviceran, këtë vit mund të numërojmë mbi 40 milionë të ftuar në hotele”.
Rezultatet e shkëlqyera të arritura gjatë këtij viti janë rezultat i një bashkëpunimi të mirë mes të gjithë aktorëve në sektorin e turizmit. “Ne mund të jemi krenarë për këtë, sepse vetëm dy vjet më parë virusi na kishte fort në kontrollin e tij dhe askush nuk do ta kishte menduar se viti 2023 do të sillte një rekord.” rsi-eb