VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Tubimi informues në Gjenevë – Mbi ligjin për të huajt

By | January 24, 2020
1 Comments
  • VOAL 10 months ago Reply

    […] Tubimi informues në Gjenevë – Mbi ligjin për të huajt […]

Komentet

Kush e financon portalin huligan “Lecanton27.ch” ?! Nga Elida Buçpapaj

Termin huligan e kam përdorur si metaforë, që mund të zëvendësohet edhe me sinonimet “rufian” apo “rrugaç”. Huliganizmi nuk është vetëm rrugaçëri tifozërish por edhe e gazetarisë së papërgjegjëshme që pengon dhe vështirëson ushtrimin e gazetarisë profesioniste.

Gazetaria nuk është krim, është pushteti i katërt në mbrojtje të lirive e të drejtave të njeriut dhe sistemit demokratik, prandaj mbështetja e shtypit të lirë dhe gazetarëve profesionistë është detyrë për të gjithë.

Gazetaria profesioniste sot po përballet edhe me një vështirësi tjetër sikur është fake gazetaria që ushtrohet nga jo profesionistë apo nga gazetarë sharlatanë e pa integritet.

Gjithashtu kastat politike dhe oligarkët në vende pa shtet të së drejtës si Shqipëria, Kosova zgjasin kthetrat deri në diasporë duke gratifikuar përçudnuesit e gazetarisë, si faktor komplementar të pushtetit të tyre, për t’i përdorur kur t’ju duhen.

Qytetarët kësisoj gjenden përballë edhe politikanëve të korruptuar, edhe  gazetarëve të korruptuar, të cilët, në vend që të jenë zëri i opinionit publik shpërdorin profesionin e tyre duke u kthyer në shërbëtorë të bindur të pushtetit.

Kur kanë filluar t’i shërbejnë politikës, ata kanë shkelur me këmbë parimet themelore që përbëjnë kodin e etikës gazetareske.

Një gazetar profesionist duhet të respektojë 1. Të vërtetën; 2. të jetë i pavarur dhe objektiv, 3.të jetë i ndershëm dhe korrekt; 4. i zellshëm, i papërtuar dhe humanist si dhe 5.të ushtrojë profesionin me përgjegjësi.

Përveç etikës profesionale gazetari duhet të dijë të shkruajë, pra ta ketë vokacion gazetarinë, të ketë edukimin adekuat, të jetë i kulturuar për të sendërtuar stilin gazetaresk, që sipas standartit anglosakson duhet t’ju japë përgjigje 5 pyetjeve që fillojnë me “W”dhe një pyetje që fillon me H – Pra gjashtë pyetjeve që janë: Who? – Kush ?; What ?- Çfarë ? When ? – Kur ? Where ?- Ku ? Why ?- Përse ? dhe How ? – Si.

Gazetari, po ashtu, duhet të shmangë çdo temë që mund të lidhet me interesin e tij, për përfitime personale, të shmangë, po ashtu, çdo lloj konflikti interesi. Gazetari e ka si obligim t’iu referohet burimeve me emra dhe adresa, për hir të transparencës për të shmangur çdo mundësi paqartësie apo mjergulle.

Dhe, së fundi, teksti përveç shtjellimit të temës gazetareske duhet të jetë i shkruar bukur, me stil interesant dhe me një gjuhë të saktë, pa gabime sintaksore, pa gabime gramatikore e drejtshkrimore, që lexuesi përveç informacionit të përfitojë edhe këndellje estetike.

Gazetaria online i ka hapur një horizont të pafund shtrirjes së shtypit të lirë, por horizont të pafund i ka hapur edhe portaleve abuzuese që shfaqen në rrjetin social si kërpudha helmuese, sepse çorodisin opinionin dhe e kthejnë në puppe të manipulimeve.

Sot opinioni publik është i përmbytur prej dezinformacionit dhe nën pushtetin e lajmeve që furnizojnë portalet abuzues.

Për të krijuar imunitet ndaj manipulimit, lexuesi duhet të orientohet nga disa elementë sigurie. Kur hyn në një portal të ri, së pari, lexuesi duhet të interesohet se cili është botuesi i portalit, të shohë cilët janë gazetarët dhe bashkëpunëtorët. Nëse lexuesi hyn dhe nuk gjen asnjë emër, atëhere duhet ta dijë se ndodhet përpara një portali manipulator. Të ikë menjëherë dhe të mos kthehet, që të mos bjerë në dorën e një spekulanti.

E bëra gjithë këtë hyrje si parantezë për të argumentuar titullin e këtij shkrimi.

 

Kush e financon portalin huligan “lecanton27.ch” ?

 

T’i thuash një portali apo njeriu “huligan” duhet të kesh arsye të forta.

E përdor këtë term, sepse shoh që ushtrohet vandalizëm në kodin dhe etikën e gazetarit, që do të thotë edhe kundër fjalës së lirë.

Kur e pashë për herë të parë në rrjetin social portalin me emrin “lecanton27.ch” – për kuriozitet, hyra në faqen e tij për të parë se kush e botonte, meqë botohej në Zvicër.

Në faqen e “lecanton27.ch” mungonte çdo e dhënë, nuk kishte as redaksi, as botues, as gazetarë, as emra, nuk kishte asgjë. Pra ishte në anonimitet të plotë. Kishte tek tuk ndonjë intervistë me të intervistuar por pa intervistues, pra, që në vështrimin e parë, shihje se ky portal ishte abuziv.

Përveç kësaj, portali startonte me një manipulim skandaloz për publikun, me një rrenë apo gënjeshtër të madhe.

Që në faqen e parë shkruhej se e kishte adresën e redaksisë në Qendrën Mediale “Medienzentrum” të Bundeshaus, dmth të Qeverisë së Zvicrës në Bernë. Për sqarim: në Medienzentrum japin konferenca për shtyp anëtarët e qeverisë ( Këshillit Federal), Parlamenti etj.etj. Ne si botues të voal.ch na bie rasti ta vizitojmë herë pas here këtë qendër dhe e dimë pak a shumë si funksionon.

Për të vërtetuar dyshimin, komunikova menjëherë me Medienzentrum dhe përgjigjia më erdhi po me shkrim. Në përgjigje thuhej midis të tjerave: “Ju keni kontaktuar me shefin e Qendrës Mediale – Medienzentrum të Këshillit Federal – Bundeshaus, në lidhje me faqen e internetit “lecanton27.ch”. Ju falenderojmë, që na sinjalizuat për adresën e “lecanton27.ch” në Qendrën Mediale (Medienzentrum) të Bundeshaus (Këshillit federal) që ishte dhënë në mënyrë të pasaktë si adresë postare. Ne nuk kemi asnjë gazetar të akredituar për këtë faqe në internet. Kështu, ne kërkuam që adresa e Qendrës Mediale të hiqet nga faqja e internetit” “le canton27.ch”.

Qendra Mediale e Këshillit Federal i kërkoi portalit “lecanton27.ch” ta ndryshonte adresën dhe adresa u ndryshua, por manipulimi mbeti. Manipulimin nuk e heq dot ndryshimi i adresës i bërë nga portali “lecanton27.ch” me kërkesë të Qendrës Mediale.

Lexuesit për transparencë po ia sjell dy adresat e portalit, adresën ku mashtronte publikun dhe adresën pas ndërhyrjes nga Qendra Mediale e Këshillit Federal.

Portali “lecanton27.ch” manipulonte ala grande, duke pretenduar se e kishte selinë aty ku e ka selinë qendra mediale e qeverisë zvicerane!

Mashtrim tjetër është pretendimi se kemi të bëjmë me një “gazetë zvicerane” – në fakt kemi të bëjmë me një portal shqiptar, që administrohet shumë keq nga një, supozoj, shqiptaro-zviceran, por që nuk përmbush as kriterin për të qënë gazetë, sepse gazeta botohet detyrimisht edhe në letër.

Diçka tjetër që bie në sy është keqshkrimi në çdo aspekt edhe si formulim, edhe si sintaksë shqipe, me përkthime të pasakta, pa drejtshkrim, pa profesionalizëm, një kakofoni dhe rrëmujë e vërtetë.

Ajo që më ra tjetër në sy ishte urimi me formulime arabisht i imamit të xhamisë shqiptare të Gjenevës Rijad Aliu bën nga “lecanton27.ch” për ditëlindjen e profetit Muhamet. Deontologia e shtypit të lirë në një shtet sekular, nuk justifikon praninë e imamëve në kontekse të tilla sepse portali nuk është fetar. Në faqen e xhamisë (/http://www.uais.ch/plani-mesimore/ ), në planin mësimor për edukatën islame në xhamitë shqiptare në Zvicër, përgatitur edhe nga Rijad Aliu  flitet për “vëllazëri muslimane pa marrë parasysh racën dhe gjuhën e myslimanëve të tjerë”, flitet për “rini muslimane”, por nuk flitet për rini shqiptare, për rini zvicerane, për rini europiane, nuk flitet asgjë për gjuhën dhe kulturën shqiptare, pra sipas kësaj logjike identiteti është fetar dhe jo kombëtar.

Në fund dua të pyes, kush e financon këtë portal huligan, që manipulon, mashtron, që shkel shkel etikën e gazetarit, që abuzon me gjuhën shqipe, që eleminon transparencën e detyrueshme me publikun, me një papërgjegjshmëri amatorësh dhe injorantësh.

Të financosh mediume të tilla që shkelin standartet elementare të komunikimit do me thënë t’i shërbesh trushplarjes së opinionit publik, përmes manipulantëve që nuk njohin limite në abuzim, duke e varrosur shtatë pashë nën dhe gazetarinë profesioniste.

Thomas Jefferson thoshte se “Liria jonë varet nga liria e shtypit”, ndërsa Napoleon Bonaparti thosh se duhet t’i kesh frikën shtypit armiqësor më shumë se bajonetave në fushën e betejës. Do ta perifrazoja Napoleon Bonapartin edhe sa i përket shtypit manipulator se është po aq armiqësor, i rrezikshëm dhe në antitezë të plotë me funksionin që ka fjala e lirë, pra është robërues.

Adresa përpara

Adresa pas

 

 

A duhet të na shqetësojë zbrazja e shkollave shqipe në Zvicër & shtimi i fëmijëve që frekuentojnë xhamitë e mësojnë arabisht ?! Nga Elida Buçpapaj

Ju ftoj që t’i shihni këto foto dhe këta fëmijë, këto vajza të vogla të veshura me soj hixhabi (hijab).

Ku janë bërë këto foto sipas mendjes tuaj?

Në Iran, Arabinë Saudite?

Përgjigjen po e jap unë.

Ata janë fëmijët tanë, emrat i kanë Erblina, Ermal, Diella, Shkumbin, Tomorr, Vesa, Shqiponjë dhe janë pjesë e gjeneratës të re të komunitetit shqiptar në Zvicër, të cilët marrin edukim fetar dhe në vend të gjuhës shqipe, mësojnë arabisht;

Skandaloze apo jo!

Për traditën shqiptare e kam fjalën!

Ata fëmijë të fiksuar në foto kanë lindur në Zvicër, në një vend sekular, që respekton besimin me kushtetutë, por që, në jetën publike të vendit, besimi i takon tërësisht sferës private, ndërsa ato vajza të vogla shqiptare që posa kanë filluar pubertetin apo jetën e bukur të adoleshencës janë të detyruara të mbajnë veshje të imponuar nga feja dhe flokët e tyre të bukura prej fëmije t’i lidhin me shami!

Ka një trend shumë alarmant. Ndërsa shkollat shqipe në Zvicër po zbrazen nga fëmijët e komunitetit shqiptar, po shtohet frekuentimi i tyre nëpër xhamitë shqiptare, frekuentim që nis prej moshës minorene.

Një mendje diabolike po i orienton prindërit e komunitetit shqiptar që t’i çojnë fëmijët e tyre të nxejnë mësime të fesë dhe t’ju binden rregullave të saj, sikur të jetë shtet teokratik në zemrën e një vendi laik si Zvicra që i bindet dhe respekton ligjet e Kushtetutës.

Besimi fetar në kushtetutën e Zvicrës është zgjedhje e lirë, pa cënuar sekularitetin e Konfederatës Helvetike. Seicili beson, pa prishur lirinë e besimit të tjetrit, në respekt të rregullave të një vendi të emancipuar dhe modern.

Zvicra po ashtu e ka të rregulluar me ligj edhe finacimin e institucioneve te kulteve te besimit kristian, që financohen zakonisht nga komunat ose nga taksa e fesë.

Mos harrojme se në një të shkuar jo të largët Zvicra i përkiste pothuaj e gjitha besimit krisitian. Ndërsa sot në përbërjen e saj ka edhe një komunitet mysliman, që mendohet se shkon rreth 700 mijë, por që praktikantë janë një pjesë e vogël.

Këtu është përfshirë edhe ajo pjesë praktikante e komunitetit mysliman shqiptar, që erdhi në Zvicër, jo si etnitet fetar, por si emigrantë, në kërkim të strehës, të sigurisë, punës dhe dinjitetit. Dikur, prindërit e këtyre fëmijëve që sot i çojnë nëpër imamë, ishin njerëz pa asnjë bazë ekonomike, në mëshirë të fatit, të larguar nga vendi i prejardhjes pasi aty nuk kishte asnjë shpresë. Kur erdhën në Zvicër fillimisht ata nuk e kishin mendjen tek feja por të gjenin punë, një pjesë tjetër gjetën strehë si azilantë politikë.

Për çudi vokacioni për të praktikuar fenë islame u shfaq nga mesi i dhjetëvjeçarit të parë të milenarit të ri, kur papritmas një pjesë ateistësh shqiptarë bënë ndryshim drastik të jetës së tyre shpirtërore, u shpallën besimtarë të islamit, zgjatën mjekrat dhe i veshën gratë e tyre me hixhab!

***

Pak histori

Në konstitucionin shpirtëror të shqiptarëve feja islame është me tipare thellësisht kombëtare, imamët shqiptarë kanë qenë njerëz të dijes, shkencës, mbrojtjes të gjuhës dhe veprimtarë politikë, të lidhur me Rilindasit.

Kujtojmë këtu Ymer Prizrenin, një nga organizatorët e Lidhjes të Prizrenit apo Hoxha Tahsinin nga Konispoli, rektori i parë i Universitetit të Stambollit, apo Myderriz Ismail Ndroqin, një nga organizatorët e Kongresit të Lushnjes më 1920, kur Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë dhe ai e emërua kryetari i parë i bashkisë. Institucionet fetare shqiptare, qoftë kristiane apo islame, i bashkonte dashuria për kombin, fe dhe atdhe, gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Në Medresenë e Tiranës kanë studjuar mendje të ndritura si Vexhi Buharaja, përkthyes i Hoxha Tahsinit, Sami Frasherit, Naim Frasherit, dokumenteve të Lidhjes të Prizrenit deri tek Firdusi apo shkencëtari i gjuhës shqipe Shaban Demiraj etj dhe programi i Medresesë miratohej nga shteti. Studentët pas Medresese mund te vijonin rrugën e fesë apo të ndryshonin drejtim.

Në Medrese ka studjuar edhe im atë, poeti Vehbi Skënderi. Aty e çoi im gjysh, kryemyftiu Demir Skënderi, ndërsa djalin tjetër të tij, xhaxhain tim Kadri Skënderi e regjistroi në Shkollën Amerikane të Kavajës. E kam përsëritur këtë fakt, për të treguar se cili ishte islami shqiptar. Gjyshja ime, gruaja e Demir Efendiut, falej shtatë herë në ditë në shtëpinë e saj, por vishej si të gjitha gratë, jo sikur sot këto vajza të vogla shqiptare, të lindura në mes të Zvicrës.

Sipas Prof.Ferit Duka, “Islami shqiptar menjëherë pas shpalljes të pavarësisë lujti një rol konstruktiv dhe paqëtues në jetën e shqiptarëve…Kongresi myslima i 1929 e shpalli gjuhën shqipe si gjuhë e vetme e lutjeve dhe predikimit.” Prej asaj kohe Kurani u përkthye shqip.

Pas Luftës së Dytë Botërore fati i fesë në Shqipëri ka qenë tragjik. Diktatura sapo erdhi në pushtet nisi burgosjen dhe vrasjen e elitës shqiptare, pjese e së cilës ishin edhe klerikët katolikë dhe myslimane dhe me 1967 e ndali me ligj, duke u kthyer në vendin e vetëm ateist në botë. Ishte kohë e tmerrit, kur shkaterroheshin objektet e kultit, pa marre parasysh se ishin pjese e trashegimisë kulturore dhe duke vijuar persekutimi i klerit. E megjithatë, shqiptarët nuk e humbën lidhjen me Zotin. Ata bënin pelegronazhe të fshehta dhe individuale nepër teqe dhe vende të shenjta që tashmë ishin kthyer në gërmadha dhe ku shërbimi fetar ndalohej me ligj.

Në 1991 posa në Shqipëri u lejua liria e besimit, më kujtohet se Profesor Shefqet Ndroqi, pasardhës i myderriz Ismail Ndroqit u përfshi në organizimin e fesë islame në Shqipëri, sipas traditës shqiptare. Ai vetë kishte studjuar mjekësi në Paris dhe ishte mjek i shquar, por u angazhua për të mbrojtur identitetin shqiptar të fesë islame. Në 1991 në Shqipëri u ribotua Kurani në gjuhën shqipe.

Me këtë rast pyes, ato fëmijë nga Komuniteti shqiptar në Zvicër nëse e lexojnë Kuranin në shqip? Jo, e lexojnë arabisht!

E pra, ky islam që praktikojnë këta fëmijë nuk është i njëjtë me islamin shqiptar.

***

Financimet e dyshimta të xhamive në Ballkan deri në Zvicër

Problemi i financimeve të dyshimta lindi në Shqipëri prej 1991, në Kosovë pas çlirimit, kur nga Arabia Saudite dhe vende islamike filluan të vinin ndihma, para dhe bashkë me të edhe islami ndryshe, me hixhab, burkë dhe në gjuhën arabisht.

Është e qartë se financimet lidhen me qëllime të mbrapshta.

Edhe në Zvicër vitet e fundit janë ngritur shpesh dyshime për financimin e xhamive, të cilat po ashtu janë denoncuar si frymëzuese të qendrimeve ekstreme deri edhe furnizuese të islamit radikal me rekrutë të ISIS. Midis tyre pati edhe të rinj shqiptarë të lindur apo rritur në Zvicër, që u vranë në Siri.

Po përse ? Islami në vetvete dhe islami shqiptar, si besim është paqsor.

Zvicra ka mbyllur xhami sepse ka patur prova të pakundërshtueshme se në vendin e kultit nxitej urrejtja dhe radikalizmi.

Kohët e fundit në gjithë mediat botërore u shpërnda lajmi se një hoxheshë shqiptare me emrin Ikballe Berisha Huduti u arrestua në Kosovë sepse bënte thirrje për hakmarrje ndaj SHBA dhe Izraelit për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Solimani. Kjo hoxheshë financohet nga Irani, ajo ka fondacionin e saj dhe në kushtet e varfërisë që mbizotëron në Kosovë, ajo përdor mjerimin e popullësisë për të afruar njerëz të cilëve u ofron “mëshirë” të helmatisur në emër të një islami agresiv, që nuk ka lidhje me islamin shqiptar.

Ka dyshime edhe për financimet e xhamive shqiptare që kanë ndikuar deri në organizimin e fesë islame në komunitetin shqiptar në Zvicër.

Por nëse për dyshimet e financimeve duhen prova, praktikimi i fesë, në arabisht bie ndesh direkt me rregullat e Islamit shqiptar.

Jemi duke folur për numër të kufizuar praktikantësh, por me tendencë rritje, ndërsa mësimi i gjuhës shqipe ka tendencë rënie.

Këtu marrin rëndësi të dorës të parë ata përfaqësues shqiptarë të fesë islame në Zvicër që janë trashëgimtarë të besimit Islam sipas traditës shqiptare.

Përpara tre dekadave, komuniteti shqiptar në Zvicër financonte për kauzën e lirisë dhe dije, sot për xhami dhe arabisht !

Kur kemi ardhur në Zvicër më 1992 dhe vendosur këtu prej fillimvitit 1996, komuniteti shqiptar jepte 3% të pagës për të financuar institucionet paralele të shtetit dhe arsimin në Kosovë pasi krimineli Milosheviç i mbylli të gjitha shkollat shqipe, në të gjitha nivelet deri edhe Universitetin e Prishtinës. Prej asaj kohe në Zvicër u krijua edhe LAPSH-i, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Zvicër dhe në të gjithë Konfederatën u hapën shkollat e para të gjuhës shqipe, të cilat prej asaj kohe frekuentohen nga fëmijët shqiptarë.

Deri sa ishte gjallë Ibrahim Rugova, komuniteti shqiptar në Zvicër kishte një orientim thellësisht Perëndimor. Vizioni i këtij komuniteti pati si kauzë lirinë, pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe po ashtu i kontribuonte edukimit të brezit të ri, duke krijuar kushte që fëmijët të mësonin gjuhën amëtare, historinë dhe kulturën.

Me vdekjen e Rugovës, komuniteti shqiptar në Zvicer është futur në qorrsokak. Për shkak të ndikimit shumë negativ që vjen prej politikave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, përfaqësitë diplomatike këtu në vend se të jenë unifikuese, përmes urave kulturore dhe gjuhësore, kthehen në instrumenta përçarëse.

Përpara 3 dekadave në Zvicër nuk kishte xhami shqiptare. Në dhjetëvjetëshin e fundit numëri i xhamive shqiptare ka arritur 85 dhe tendenca është në rritje. Ndërsa shkollat shqipe në zbritje. Ndërtimi i xhamive apo blerja e objekteve të kultit kanë kushtruar qindra milionë franga, të cilat mund të ishin investuar për shkollat shqipe, mediat, jetën kulturore dhe artistike në të mirë të interesit të komunitetit dhe sidomos brezit të ri.

Po pyetja legjitime vjen? Keto miliona franga nga vijnë? Nga komuniteti shqiptar apo nga vende islamike?

Nëse komuniteti shqiptar në Zvicër do të investonte  për një zhvillim normal të shkollës shqipe, për 30 vjet rrugëtim, sot shkolla shqipe dhe mësimi shqip do të duhej të ishte i përhapur në çdo komunë zvicerane dhe frekuentimi do të duhej të vinte gjithmonë në rritje. Vetë Zvicra është e interesuar duke vënë në dipozicion objektet e mësimit dhe shpesh herë edhe ka financuar vetë.

Por një dorë e zezë i orienton prindërit e fëmijëve shqiptarë jo drejt shkollave shqipe, por nga xhamitë ku fëmijët suret e Kuranit dhe lutjet i thonë në gjuhën arabe.

Kur kam biseduar me mësuesit e LAPSH-i, ata pohojnë faktet e trishta me zemër të plagosur, por nuk kanë fuqi të ndikojnë në komunitet; ndërsa përfaqësitë diplomatike shqiptare edhe pse kanë marrë sinjale të qarta nga shteti zviceran bëjnë shejtanin indiferent. Dhe dihet se indiferentët marrin anën e regresit dhe çallmave.

Kjo është situata e një pjese të brezit të ri të komunitetit shqiptar në Zvicër, (uroj të jetë sa më e vogël) që rrezikon të marrë një orientim dhe formim fetar krejt ndryshe nga tradita e tre feve shqiptare.

Imamët shqiptarë në Zvicër e (sh)përdorin Kushtetutën zvicerane dhe abuzojnë me lirinë fetare, sepse u imponojnë fëmijëve rregullat islame, jo vetëm brenda objekteve të kultit, por edhe jashtë tyre, duke krijuar barriera në integrimin e fëmijëve në jetën sociale, pasi vajzat janë të detyruara të mbajnë hixhabë.

Unë mendoj se kushtetutshmëria e shtetit sekular zviceran cënohet edhe në faktin se zgjedhjen fetare njeriu e bën në moshë madhore, kur vendos vetë se cilës fe i përket, të jetë monoteist, politeist apo ateist. Dërgimi i fëmijëve nëpër xhami dhe imamë për t’u edukuar me fe dhe mësuar arabisht bëhet nga prindërit, çka duket qartë si shkelje e lirive të individit, pasi fëmijëve u imponohen rregulla, që nuk i ka shoqëria ku jetojnë.

Natyrisht shteti zviceran është shumë i kujdeshëm dhe vigjilent për të mbajtur nën kontroll situatën dhe sigurinë kombëtare. Kur rrezikon të dalë situata jashtë kontrollit veprojnë mekanizmat demokratike, sikur janë referendumet dhe iniciativat që nëse marrin shumicën e votave kanë fuqi ekzekutive ligjore.

Sikur është vepruar në kantonet e Tiçinos dhe Sant Gallen ku prej disa vitesh është ndaluar me ligj mbajtja e burkës dhe nikab-it.

Kambanat e alarmit po bien edhe për komunitetin shqiptar në Zvicër, që të organizojë forcat e veta, për t’u orientuar drejt rrjedhave që përkojnë me sistemin që ka Zvicra, ku shteti i së drejtës mbaron me kushtetutë plurikulturalizmin.

Mos harrojmë se feja e shqiptarit, sipas Vaso Pashës është shqiptaria;

mos harrojmë, poetin e Rilindjes, Naim Frashëri, që na e ka lënë amanet se vetëm drita nga dija e diturisë përpara do të na shpjerë;

mos harrojmë se orientimi i shqiptarëve si europianë është Perëndimi dhe vlerat e humanizmit.

Mos harrojmë se Zvicra na mikpriti, na dha strehë e dinjitet, na krijoi kushte për integrim dhe zhvillim, na bëri pjesën e saj, sepse pjesa më e madhe e komunitetit shqiptar është e natyralizuar dhe ne e kemi detyrë të respektojmë kodin e rregullave të mikpritësit me të cilin unifikohemi si europianë!

Por mos harrojmë kryesoren se fëmijëve u kemi borxh t’i edukojmë e t’i shkollojmë si qytetarë të ndershëm, në një shoqëri të lirë me sistem demokratik.

Gjeneratave të reja u takon e ardhmja, progresi, ata i ndriçon dija dhe vetëdija si qytetarë të një shoqërie Perëndimore, sekulare që kanë mision ta ndryshojnë botën për më mirë dhe kurrësesi ta kthejnë pas.

(Ky opinion është botuar tel voal.ch më 22 Janar 2020, ribotimi u bë për arsye sensibilizimi sepse situata ka mbetur e njëjta)

https://www.voal.ch/a-duhet-te-na-shqetesoje-zbrazja-e-shkollave-shqipe-ne-zvicer-shtimi-i-femijeve-qe-frekuentojne-xhamite-e-mesojne-arabisht-nga-elida-bucpapaj/

 

Ju që e keni arabizu gjuhën shqipe dhe e quani burkën liri njerëzore ! Nga Fitore Vata

Ju qe e keni arabizu gjuhen shqipe.
Ju qe e quani burken liri njerzore.
Ju qe pergjigjeni me fjale te hoxhollareve.
Ju qe nuk jeni tu pa me ata sy te arabizum se çfare monstra jeni tu kriju me bindjet tuaja.
Ju qe e mohoni Nenen Tereze e mbani zi për Nora Illi.
Ju qe i çoni fëmite ne xhamija ne vend se ne klube sportive apo ore muzike.
Ju qe i keni nga 10 kurana ne banese e asnje liber qe ju ndihmon te zgjeroni horizontin tuaj, te kuptoni religjionin qe i takoni apo te ushtroni mendimin kritik.
Ju qe nuk jeni tu kuptu qe liria e fese nuk eshte shperlarje truri apo mbjellje urrejtje.
Ju qe i keni shit krejt vlerat shqiptare.
Ju nuk jeni tu kuptu se fara e terrorizmit eshte fundamentalizmi qe fillon me keta shembuj te lartepermendur.
Edhe ta dini qe arsyetimet tuaja qe terroristet s’kane fe apo kjo nuk eshte feja islame jane arsyetime te zbehta te terrorizmit.
Nese e doni kete fe kaq shume, reformoni fene islame dhe distancohuni nga Islami ortodoks sic ka ndodhe me shume fe tjera.
Besa edhe arabt qe i doni kaq shume cope jane be kur ka vdek Muhamedi. Kshtu ka lind Islami Sunite e Shiite.
Nese nuk me besoni pytne Shefqet Krasniqin. Ai eshte shuuuuume i “meçeeem”!

Rozafa = Gruaja në mur – Nga NOEMI LUSHAJ*, Zvicër

-Unë do të doja t’ju tregoja një legjendë që unë e dua shumë, por për të cilën ndjenjat e mia janë më tepër ambivalente. Midis kulturës, dashurisë së nënës, tradhtisë, nderit, traumës, patriotizmit, frikës, mbijetesës dhe lavdërimit për vetëmohimin, këtu ka shumë për të dashur – dhe për të urryer-

Historinë e mëposhtme ma tregoi për herë të parë babai im, me sytë e tij plot lot, ndërsa unë shëtisja nëpër rrënojat e kalasë së një qyteti historik të Shqipërisë veri-perëndimore të quajtur Shkodër. Kalaja, e cila ishte ndërtuar strategjikisht në një kodër me pamje nga qyteti në antikitet, u emërua pas protagonistit kryesor të legjendës për ndërtimin e ndërtesës: Rozafa. Në atë kohë unë isha ende fëmijë, por historia e kësaj gruaje të re më la një përshtypje të përhershme, kështu që unë kurrë nuk e kam harruar atë dhe mendoj për të përsëri dhe përsëri. Tradicionalisht, kjo legjendë përcillet gojarisht nga brezi në brez në Shqipëri dhe deri më tani unë në fakt e kam treguar atë vetëm si një histori para gjumit për miqtë ose të dashuruarit. Tani po e ndaj me ju, të dashur lexues! Edhe nëse besoj se legjendat, si produktet e tjera kulturore, gjithmonë mbeten pjesërisht të errëta. Sepse, pavarësisht nëse dëgjohen ose lexohen, dhe nëse kuptohen vërtet, historitë janë aty që thjesht të përfshihen me to… Nëse jeni me fat, mund të jeni në gjendje të merrni diçka me vete – për shoqërinë, për njerëzit, për veten tuaj.

Një herë e një kohë

Dikur, jo shumë larg maleve të magjepsura, ishin tre vëllezër. Ata punuan shumë fort çdo ditë për të ndërtuar një fortesë për të mbrojtur qytetin e tyre nga sulmuesit. Ata ishin murator shumë të aftë, por për tre netë me radhë muret e kalasë u shembën ndërsa flinin dhe çdo mëngjes duhej të fillonin nga e para. Kështu që ata qëndruan natën tjetër për të zbuluar se kush po shkatërronte punën e tyre. Ata vështirë se mund ta besonin: nuk ishin njerëzit që shkatërruan punën e tyre, por një forcë e padukshme, misterioze. Në atë moment një burrë i moshuar u shfaq para tyre nga mjegulla. Ai tha se dinte një mënyrë për të hequr mallkimin, por kostoja ishte e lartë sepse ishte gjaku i njeriut që shpirtrat kërkonin. Më saktësisht, vëllezërit do të duhet të sakrifikojnë një të dashur, përkatësisht atë të grave të tyre që do të sjellë ushqimin të nesërmen: kjo duhet të muroset e gjallë në kështjellë. Burrat nuk kishin zgjidhje tjetër veçse ta pranonin këtë. Ata u zotuan të mos i thoshin asnjë fjalë askujt në lidhje me çështjen – shansi do të vendoste se kush do të flijohej.

Kështu që në mbrëmje të tre burrat u kthyen te familjet e tyre me zemër të rëndë. Dy të moshuarit nuk e mbajtën premtimin dhe i paralajmëruan gratë e tyre. Vetëm vëllai i vogël, i cili nuk mbylli sytë atë natë, ishte i sinqertë dhe nuk i tregoi të dashurit të tij për profecinë.

Gruaja e tij ishte Rozafa: një nënë e re e dashur, buzëqeshja e së cilës mund të ngrohte netët më të ftohta të dimrit. Kur dielli u ngrit të nesërmen, gruaja e vëllait të madh pretendoi se, për fat të keq, ajo u sëmur atë natë. Gruaja e vëllait të mesëm tha se ajo kishte një takim me prindërit e saj në qytet. Kur vjehrra e saj i kërkoi Rozafës që të sillte bukë, fruta, ujë dhe verë në vendin e ndërtimit, ajo natyrshëm pranoi. Kur burri i saj e pa atë duke u shfaqur, ai e lëshoi çekanin e tij mbi një gur nga shkretimi: si zemra e tij u thye në dysh. Vëllai i madh, i mbytur nga turpi për tradhtinë e tij, e informoi gruan e re për fatin e saj.

Rozafa, duke u dridhur, ngushëlloi burrin e saj dhe pranoi të vdiste për Shqipërinë.

Sidoqoftë, ajo pranoi rolin e saj vetëm me kusht që burrat të linin syrin e djathtë, gjoksin e djathtë, dorën e djathtë dhe këmbën e djathtë të dilnin nga muri. Në atë mënyrë ajo ende do të ishte në gjendje të monitoronte djalin e saj, ta ushqente me gji, ta godiste kokën dhe ta lëkundte djepin e tij. Në atë mënyrë ai një ditë mund të bëhet mbret dhe të sundojë mbi

tokën krenare, deklaroi ajo. Burrat, me plot mirënjohje dhe admirim, nderuan të gjitha dëshirat e tyre. Se çfarë ka ndodhur saktësisht më pas nuk dihet. Gjer tani, eshtë e sigurt që

kalaja qëndron në mënyrë mbrojtëse mbi Shkodrën edhe sot e kësaj dite. Legjenda thotë se gurët e saj janë ende të lagur këto ditë: nga qumështi i gjirit i Rozafës dhe nga lotët e saj (pas Raymond, 2006)

Si e ruan veten kultura

Me kalimin e kohës, Shqipëria është përballur me disa kërcënime: Romakët, shekujt e sundimit Osman dhe pushtimet e shumta nga popuj të ndryshëm fqinjë, për të përmendur vetëm disa shembuj (Raymond, 2006). Rozafa – legjenda dhe gruaja – mund të shihen si roje të kulturës në këtë kontekst. Falë këtij të fundit, mallkimi u hoq dhe, si rezultat, u ndërtua një fortesë e rëndësishme. Legjenda, nga ana tjetër, shërbeu për të përjetësuar krenarinë në kulturën shqiptare. Kjo i ndihmoi njerëzit nëpër kohë të vështira (Raymond, 2006). Mund të kishte qenë që kultura dhe gjuha shqipe do të ishin zhdukur pa dy Rozafat dhe unë do t’ju tregoja një legjendë krejt tjetër në këtë pikë!

Në fakt, legjenda përmban një mori referencash dhe mesazhesh thelbësore, kulturore, siç është e ashtuquajtura Besa – premtimi për të mbajtur fjalën e dikujt (Raymond, 2006). Në legjendë, vëllai i vogël është i vetmi që i përmbahet asaj dhe vepron me nder. Ai duhet të përballet me pasoja të rënda për këtë, por lexuesit * e kuptojnë se ky koncept ka një vend pothuajse të shenjtë në kulturën shqiptare: asnjë burrë, asnjë mur dhe asnjë Shqipëri pa nder. Rozafa është kështu një mësim moral, sipas të cilit përpjekjet kuptimplota kërkojnë sakrificë dhe vërtetësi. Legjenda gjithashtu përshkruan bukur kompleksitetin e natyrës njerëzore, pjesët kontradiktore të së cilës mbeten të pandara nga njëra-tjetra. Ne njerëzit: të gatshëm të sakrifikojmë veten në emër të dashurisë, por aq shpesh të prirur për frikë, gënjeshtra dhe mashtrim.

« Ndërsa shohim qumështin e Rozafës që rrjedh nëpër muret e fortesës, […] ne dëshmojmë menjëherë të kaluarën dhe të ardhmen tonë, madhështinë tonë kolektive dhe shkatërrimin tonë të vetë-shkaktuar. » (Richard C. Raymond, 2006, S. 76)

Shpëtim

Sipas mendimit tim, nuk është rastësi që personi që duhej të sakrifikonte veten për të mirën më të madhe të shoqërisë është një grua. Në të vërtetë, shumë shoqëri patriarkale bazohen në vetëmohimin e grave. Pra, vetëmohimi vlerësohet në mënyrë rutinore dhe Rozafa përshkruhet në një mënyrë që korrespondon me imazhin ideal të grave në atë kohë – dhe, mund të argumentohet, edhe sot -: e pëlqyeshme, e bindur, vetëmohuese. Aq vetëmohuese, saqë pavarësisht se ishte murosur, instikti i saj i parë është të mendojë për mirëqenien dhe të ardhmen e fëmijës së saj. Një gjest i mrekullueshëm, por në kontekstin shoqëror të Shqipërisë – dhe botës – me një shije të hidhur: Do të ishte mirë sikur gratë të mos perceptoheshin vetëm si qytetare të mira, vajza, gra dhe nëna, por edhe thjesht si individë.

Përveç kësaj, unë besoj se të gjithë – pa marrë parasysh nëse burrë apo grua – mund ta njohin veten në një farë mase në Rozafa. Mendoj se pikërisht kjo është arsyeja pse kjo histori më prek kaq shumë: Sepse unë e vërej këtë vetëmohim te vetja ime dhe te shumë njerëz të tjerë çdo ditë. Kjo është arsyeja pse unë festoj forcën e të gjithë Rozafas në botë, të cilëve u detyrohet një sasi e pabesueshme. Në të njëjtën kohë, unë sinqerisht shpresoj se askush nuk pritet të sakrifikojë veten e tij në një mënyrë të tillë më. Ne më shumë se meritojmë të çlirohemi nga pritjet e tilla dhe të zhvillohemi: është koha që muret, vendet dhe familjet të ndërtoheshin mbi diçka tjetër përveç shpinës sonë.

Dënim me burg për një heroinë

Një kështjellë është një lloj kështjelle ose rrënoje në gjermanisht. Në shqip, kala është Kala, ndërsa fjala për burg është kështjellë. Ndoshta kjo është një rastësi e pastër, por në kontekstin e kësaj legjende ky përkthim ka shumë kuptim, sepse Rozafa nuk është vetëm një kujdestare e kulturës, por edhe roje e burgut të saj. Ajo është mbrojtëse e mureve që qëndrojnë falë saj dhe që i mbrojnë dhe burgosin në të njëjtën kohë. Këto rrethana mund të shihen përmes lenteve të psikologjisë klinike: Kërkimet kanë treguar se burgosja mund të çojë në çrregullime mendore të tilla si çrregullimi i stresit post-traumatik dhe depresioni (Ehlers et al., 2000; Fazel & Seewald, 2012).

Një diagnozë nuk mund të bëhet në këtë pikë, por nuk është e vështirë të imagjinohet dhimbja e Rozafës ndërsa lotët e saj rrjedhin nëpër muret e kalasë për tërë përjetësinë.

___________

[Për të lexuar më tej]

Raymond, R. C. (2006). Albania immured: Rozafa, Kadare, and the sacrifice of truth.

South Atlantic Review, 71(4), 62-77. www.jstor.org/stable/20064784

[Letërsi]

Ehlers, A., Maercker, A., & Boos, A. (2000). Posttraumatic stress disorder following

political imprisonment: The role of mental defeat, alienation, and perceived

permanent change. Journal of Abnormal Psychology, 109(1), 45-55.

https://doi.org/10.1037/0021-843X.109.1.45

Fazel, S., & Seewald, K. (2012). Severe mental illness in 33 588 prisoners worldwide:

Systematic review and meta-regression analysis. British Journal of Psychiatry,

200(5), 364-373. https://doi.org/10.1192/bjp.bp.111.096370

Raymond, R. C. (2006). Albania immured: Rozafa, Kadare, and the sacrifice of truth.

South Atlantic Review, 71(4), 62-77. www.jstor.org/stable/20064784

*Shenim:

Noemi Lushaj, studente ne vitin e fundit te Universitetit te Zyrihut ne Zvicerr dega Psikologji, eshte mbesa e  redaktorit tone te Pergjithshem z. Zeqir Lushaj, ndaj ishte dhe deshira e saj qe debutimin e pare ne shtypin shqiptar ta bente pikrisht ne ZemraShqiptare. Ky shkrim eshte botuar para pak ditesh ne revisten PSIKOLOGJIA qe botohet ne Zyrih dhe eshte perkthyer nga gjermanishtja ne shqip nga vet autorja Noemi Lushaj, ekskluzivisht per revisten tone.

Ju faleminderit dhe jeni e mireseardhur zonjusha Noemi!

REDAKSIA  e ZSh-se

Zvicër: Vdes në vendin e punës Vesel Avdylaj nga Zabërgja e Klinës

Avdyl Avdylaj nga fshati Zabërgjë i Klinës ka njoftuar se gjatë ditës së premte ka vdekur vëllai i tij  Vesel Avdylaj.

Siç shkruan vetë Avdyli, vëllai i tij ka vdekur aksidentalisht në vendin e punës në Zvicër.

“Dje me 16 tetor aksidentalisht në vendin e punes ne Zvicerr ndrroj jet Vllau  i jon Vesel Cen Avdylaj duke na lan perher te piklluar familja Avdylaj ishalla per gjenet Vlla”, ka shkruar Avdylaj./Express/

Këngëtarja e talentuar shkodrane Gentjana Tafili soprano e parë në Korin zviceran të traditës Chor & Bündig

voal. ch – Në Suhr Aargau të Zvicrës zhvillon prej 13 vitesh aktivitetin koncertor Kori zviceran i Traditës Chor & Bündig ku soprano e parë është këngëtarja e njohur dhe e talentuar shkodrane Gentjana Tafili.

Kush e ka dëgjuar Gentjanën duke kënduar këngët shkodrane magjepset prej zërit të saj të kulluar e plot dritë.

Gentjana është dalluar për talentin  dhe interpretimet e saj që në fëmijëri duke marrë pjesë nëpër festivale të ndryshme në qytetin e kulturës e traditës të këngës sikur është Shkodra.

Më pas, Gentjana Tafili emigroi në Zvicër, ku edhe krijoi familjen e saj të bukur, duke mos u ndarë kurrë prej pasionit të saj për këngën dhe punës të saj profesionale për të ngritur edhe më lart artin e të kënduarit bukur, gjithnjë të mbështetur në tabanin e pasur kombëtar, duke bërë që të Gentjana Tafili të mbetet zë i bukur në plejadën e këngëtareve më të mira shkodrane.

Gjithmonë për të rritur cilësinë interpretative Gentjana vazhdon të marrë mësime të kantos pranë pedagoges të kantos Znj.Marianne Benz ( Vocal Coach) si edhe mësime të Kitarës me pedagogun dhe kitaristin Z.Andy Lehner.

Gentjana Tafili përpos punës si edukatore e fëmijëve është e dashuruar me  skenën dhe publikun e saj të cilit vitet e fundit i ka dhuruar një numër këngësh të interpretuara me shumë mjeshtëri të lartë qoftë në evenimente të njohura të muzikës shkodrane në qytetin e saj të lindjes në Shkodër, por edhe në Zvicër, duke marrë pjesë në manifestime qoftë humanitare, në kuadër të aktiviteteve të shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër si edhe në disa aktivitete kulturore të organizuar nga Zvicra apo komunitetit shqiptar këtu.

Gentjana Tafili po ashtu ka marrë pjesë në shumë projekte artistike në kuadrin e integrimit dhe shkëmbimit kulturor në Zvicrën multikulturore. Ajo është e ftuar shpesh në aktivitete ndërkulturore me të ftuar zvicerianë dhe pjesëmarrës nga kombësi të ndryshme.

Kur voal.ch kontaktoi me të, Gentjana i tregoi se është e angazhuar në dy koncerte që do të japë Kori zviceran i Traditës Chor & Bündig në datat 1 dhe 7 Nëntor ku ajo është soprano e parë. Koncerti më tregoi Gentjana është Pop dhe Musical si dhe me këngë të folklorit zviceran në dialektin e Zvicrës gjermanofolëse. Gentjana bashkë me korin do të paraqiten para publikut zvicerian e shqiptar nën drejtimin e dirigjentes Znj.Simone Fischer dhe piano Z.Simon Peter.

Adhuruesit e këngëve të Gentjana Tafilit janë zviceranë dhe shqiptarë, që presin me të drejtë prurje të reja prej saj, ngase ajo me zërin e bukur që ka dhe talentin, do ta pasurojë edhe më tej muzikën e pastër shqipe dhe këngën magjike shkodrane.

Voal.ch me këtë rast i uron Gentjana Tafilit suksese të pafundme!/

COVID-19 nuk kursen as Xherdan Shaqirin, sulmuesi rezulton pozitiv

COVID-19 prek dhe sulmuesin e Liverpool, Xherdan Shaqiri. Ka qenë Federata Zvicerane e Futbollit ajo që ka bërë publik lajmin me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Shaqiri ishte i grumbulluar me ekipin helvet në prag të ndeshjeve kualifikuese në Ligën e Kombeve. Shaqiri dhe i gjithë stafi i ekipit përfaqësues iu nënshtruar testit kundër COVID-19 dhe vetëm futbollisti i Liverpool rezultoi pozitiv.

28-vjeçari është izoluar dhe nuk do të jetë në dispozicion të kombëtares zvicerane për sfidës e së shtunës kundër Spanjës.

Xhemile Fetaji merr nderime edhe nga kantoni i Turgaut për ndihmesën e saj gjatë krizës së koronës

VOAL – Më 1 gusht, Presidentja Federale Simonetta Sommaruga ftoi dy veta nga secili kanton në Rütli të cilët kishin bërë fushatë për shoqërinë gjatë krizës së koronës. Xhemile Fetaji-Uka dhe Jürg Kuhn ishin nga kantoni i Turgaut.

Përveç kësaj, secilit kanton iu dha një pemë molle. Kjo simbolikisht u dorëzua dje, më 30 shtator. Kantoni Thurgau ka marrë dorëzimin si një mundësi për të nderuar dhe falënderuar punën e vullnetarëve të shumtë. Vetëm në përgjigje të apelit të stafit menaxherial të kantonit (KFS) se duhen vullnetarë për të forcuar sistemin shëndetësor, janë regjistruar 3,257 njerëz në Thurgau.

Këshilltarja qeveritare Cornelia Komposch, në funksionin e saj gjithashtu drejtuese e KFS-së, falënderoi të gjithë ata që kanë bërë gjithçka për të ndihmuar shoqërinë: “Kriza e koronës ka ndryshuar jetën tonë. Por gjithashtu ka treguar që shoqëria ka lëvizur më afër së bashku, shembujt e shumtë të ndihmës në lagje ose numri i lartë i raporteve mbi ankesën e stafit drejtues të kantonit e nënvizojnë qartë këtë. Këshilli qeveritar ju falënderon për këtë “. eb

Uk Lushi më kërcënoi se do të më çonte “për shpifje” në gjykatën penale të Zvicrës Nga Elida Buçpapaj

Me Uk Lushin jemi njohur në Facebook. Ish luftëtar i Batalionit Atlantik. Ishte një kohë që na dërgonte shkrime. Ia botonim rregullisht. Nuk mund të them se ishte autor, por një qytatar i angazhuar. Shkrimet e Uk Lushit janë ende tek Voal.ch.   Në një farë mënyre voal.ch e ka promovuar dhe mbështetur si njeri serioz. E respektonim. Pastaj erdhi një kohë prej disa vjetësh që përkon edhe me të tashmen që nuk na dërgoi më opinione për voal.ch. Zgjedhjet janë personale. Për një kohë Uk Lushi m’u zhduk nga sytë. Deri kur Prokurori i Gjykatës Speciale në Hagë shpalli nën hetim Hashim Thaçin. Kur Thaçi anulloi vizitën në Shtëpinë e Bardhë. Uk Lushi nuk e priti mirë thirrjen e krerëve të shtetit të Kosovës, që janë edhe krerët e krahut të luftës, nga Prokurori Special.

Pikerisht në këtë kohë në posten elektronike te voal.ch erdhi nje deklaratë e ish- Batalionit Atlantik pa datë, pa firma, pa vulë ku Prokurori Special i Gjykatës Speciale akuzohej si spiun i Serbisë, kur në fakt është emëruar nga administrata e Presidentit Trump. Edhe kjo deklaratë është botuar tek voal.ch.

Po në këtë periudhë menjëherë pas anullimit të vizitës nga Hashim Thaçi, katër shqiptaro-amerikanë bëjnë një takim videozoom me Ambasadorin Grenell, njëri nga të katërt ishte Uk Lushi.

Nuk kam asgjë kundër takimeve private të lobit shqiptar me krerë të politikës Amerikane. Përkundrazi, të jenë sa më të shpeshta. Sepse Komunitetit Shqiptaro-Amerikan është në apati të plotë. Për të mos thënë, në krizë. Disa ditë më parë ishKongresmeni JoeDioGuardi mbushi 80 vjeç dhe Komuniteti Shqiptaro-Amerikan as që mori mundimin t’ia urojë e festojë, njeriut që si askush krijoi ura te fuqishme me figurat me te spikatura të politikës Amerikane këto tridhjetë vjet.

Mënjanimi i JoeDioguardit është bërë me urdhër nga Prishtina e Tirana duke krijuar një vakuum të madh në korrelacionin midis Komunitetit Shqiptaro-Ametikan dhe Administratës Amerikane.

Emra të shkëlqyer si Tom Lantos, Ben Gilman, Henry Hyde, John Mc Cain bashkepunetore te ngushte të JoeDioGuardit nuk jetojne më. Senatori Bob Doll është i moshuar. Edhe Eliot Engel nje tjeter Ëngjëll Mbrojtës i shqiptarëve nuk arriti që të rizgjidhej në Kongres. Pra është një situatë shumë stanjative e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan.

Pikërisht në një moment të tillë katër shqiptaro-amerikane takohen virtualisht me ambasadorin Grenell, midis tyre Uk Lushi. Pas marrëveshjes të 4 shtatorit, katërshja me një zevendësim takohen edhe fizikisht me ambasadorin Grenell.

Takimi ishte privat, s’ka asgjë të keqe. Diskutimi lind kur takimet me të dërguarin e Presidentit Trump nuk bëhen publike, edhe kjo pranohet në kuadrin e takimit privat. Ajo që s’pranohet janë komentet e këtyre takimeve nëpër televizionet e Tiranës dhe Prishtinës nga Uk Lushi.

U bëra kurioze dhe i pashë të gjitha videot. Ajo që vura re ishte se Uk Lushi fliste pa limite, ndërsa gazetarët ishin jashtë loje. Për më tepër Uk Lushi nuk ishte aspak serioz në ato që thosh.

Për hir të respektit si ish luftëtar i Batalionit Atlantik i dërgova një masazh në inbox ku i thosha troç se intervistat e tij ishin pa lidhje. Uk Lushi fillimisht u tregua shumë i edukuar. Kur më tha se po bēn detyrën si patriot, unë ia ktheva se ai po sillet si shërbëtor i Hashim Thaçit. Këtu tensioni i bisedës u rrit. Uk Lushi menjëherë më kërcënoi të më çonte në gjykatën penale të Zvicrës për shpifje kundër tij, më tha “se do angazhonte menjëherë avokat dhe se do të reagonte fuqishëm, sepse mundësitë i kishte në çdo aspekt.”

Po nuk dyshoj që Uk Lushi mund t’i ketë mundësitë në çdo aspekt.

Unë konstatoj se lobi i fuqishëm shqiptaro-amerikan i Joe DioGuardit eshte luftuar pēr t’u zevendësuar nga lobe të Hashim Thaçit dhe të Edi Ramës në SHBA dhe shtetet e BE.

Unë si gazetare nuk i kam mjetet e fuqishme të Uk Lushit, s’kam as avokat dhe as para, por kam me vete të vërtetën.

Gazetaria shqiptare është e kërcënuar me jetë. Gjykata Speciale pritet të zbardhë edhe vrasjet e gazetarëve të vrarë në Kosovë pas 1999.

Gazetaria shqiptare është e kërcënuar me bukën e gojës, duke u kthyer në gazetari klienteliste.

Gazetaria shqiptare rrezikon nga hakerat. Voal.ch është vazhdimisht e sulmuar nga hakerat.

Gazetaria shqiptare rrezikon ekzistencën, nëse nuk do të ketë ndryshime rrënjësore.

Gazetaria shqiptare është e rrezikuar nga të gjitha poshtërsitë e segmentit që i ka duart me gjak dhe po bën gjithçka përmes propagandës që Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë ta konfondojë si gjyq kundër UÇK-së apo trupën gjykuese ta akuzojë në shërbim të Beogradit.

Uk Lushit i thashë bujrum, më ço në gjykatën zvicerane. Në fakt, nuk kisha bërë akuza publike kundër tij, sepse nuk është kompetenca ime, i kisha shprehur mendimin tim privatisht, se nuk isha absolutisht dakord me mënyrën e tij të kominikimit me televizionet e Tiranës në dëm të informimit publik. Edhe kur i thashë se duket si në shërbim të Hashim Thaçit, konstatimi im ishte i bazuar në interpretimet e tij aspak serioze nëpër mediat shqiptare.

Ky është mendimi im. I bazuar në fakte.

Dje për shembull në rrjetin social Uk Lushi akuzonte policinë e EULEX-it për arbitraritet se kjo polici arrestoi dy të dyshuar nga Gjykata Speciale. Nëse EULEX-i dhe “forcat e jashtme sillen si okupatore, populli i Kosovës mund të detyrohet të veprojë” shkruan Uk Lushi në Facebook! Forcë e jashtme është KFOR-i -dmth NATO që e çliroi Kosovën! Kështu provokon Uk Lushi, dmth sipas tij, populli i Kosovës do të ngrihet kundër EULEX dhe KFOR-it. Sepse ky është kuptimi implicit i asaj që shkruan Uk Lushi.

Uk Lushi ka të drejtë ta shprehë mendimin e tij. Unë gjithashtu. Jam gazetare. Po mbushen tridhjetë vjet që mbuloj çfarë ndodh ndër shqiptarë.  Por ca mendime të shprehura publikisht, ku bëhet thirrje apo insinuohet per prishje të rendit kushtetues, janë antikushtetuese dhe i dënon drejtësia. Drejtësia e shtetit të së drejtës, jo e shtetit të Hashim Thaçit dhe Edi Ramës.

https://www.voal.ch/uk-lushi-nese-eulex-forcat-e-jashtme-sillen-si-okupatore-populli-i-kosoves-mund-te-detyrohet-te-veproje/

Taulant Xhaka iu jep fund dilemave, firmos deri në vitin 2024 me Bazelin

Mesfushori i Kombëtares do vazhdojë të jetë pjesë e Bazelit, pavarësisht se emri i tij shpesh ka qenë i lidhur me një largim nga zviceranët.

Mesfushori i ka dhënë fund sot të gjitha dilemave, teksa ka firmosur deri në vitin 2024 me Bazelin.

29-vjeçari ka vendosur që qëndrojë te Bazeli, aty ku është edhe shtëpia e tij, pasi kujtojmë që ka dalë nga akademia e këtij klubi dhe nga 2010 është pjesë e ekipit të parë, përveç sezonit 2012-2013, kur luajti i huazuar te Grasshopers.

Mesfushori kishte qenë në bisedime me Beshiktashin në Turqi që dëshironte shërbimet e tij, por në fund nuk është finalizuar dhe Xhaka do të vazhdojë të jetë pjesë e Bazelit. gsh

Alarm për diasporën shqiptare në botë: Nën hundën e pseudo-opozitës në Tiranë Edi Rama po kap dhe klientelizon diasporën – Nga Elida Buçpapaj

 

Për diktatorin Edi Rama tashmë ka filluar fushata zgjedhore.

Duket që sulltani ka ndërtuar një strategji për ta shfrytëzuar diasporën si një burim trafikimi votash – sidomos komunitetin në Greqi dhe Itali, atje ku mendohet se jetojnë rreth 2 milionë shqiptarë.

Edi Rama po financon me paratë e taksapaguesave ofiqe, poste, portale dhe projekte, një pjesë të të cilave mbulohen nga Perëndimi si mbështetje për fuqizimin e institucioneve demokratike apo shtypin e lirë, që Edi Rama i keqpërdor për nevojat e veta. Ky abuzim është mirëfilli korrupsion.

Shqipëria – tipike një Republikë Banane. Edi Rama synon mandatin e tretë dhe për këtë ai përdor që të gjitha mjetet sidomos propagandën, duke varrosur fjalën e lirë dhe gazetarinë profesioniste.

Ai abuzon fare hapur nën dajret e klientëve qyqanë dhe prej apatizmit mjeran të shoqërisë shqiptare, sikur kombi shqiptar të jetojë në mesjetë.

Zyrtarët publikë, të emëruar politikisht, Edi Rama i sposton si gurë shahu nga emërtesa të Ministrisë të Diasporës në drejtues dhe propagandues të portalit qeveritar Majko diasporashqiptare.al!

A është e mundur që shtypi i lirë të ekzistojë duke qenë nën komandën politike të Edi Ramës dhe lakeut të tij Pandeli Majko?

Jo, kurrë! Shtypi i lirë mund të quhet i tillë vetëm kur ekziston si pushtet i pavarur!

Por Edi Rama po investon fort dhe pis, që të kapë edhe institucionin e diasporës.

Në fillim organizoi Këshillin Koordinues të Diasporës për t’i dhënë fuqi përfaqësimi nëpër shtetet ku jetojnë shqiptarët.

Pastaj vuri në lëvizje emisarin e tij, parazitin Pandeli Majko, i cili ka 30 vjet që jeton me paratë e taksapaguesve. Majkon e çoi turizëm nëpër botë që të binte në kontakt me militantë, për t’i përdorur sa herë u duhen, dhe kësisoj ka vazhduar shtrirja e tentakulave të oktapodit edhe në diasporë.

Ky është krim kombëtar, sipas sloganit përça e sundo.

Në Zvicër jeton një komunitet nga Shqipëria londineze prej 1500 shqiptarësh, të cilët për 30 vjet prani të Ambasadës dhe Misionit të Republikës të Shqipërisë në Zvicër asnjëherë dhe kurrë nuk janë bërë bashkë, ndërsa Edi Rama ka organizuar me të ardhurat e taksapaguesve dy Samite të Diasporës për t’i bërë shqiptarët lesh e li.

Ky është mision antikombëtar dhe shumë i rrezikshëm, sepse është krijuar një klimë si në kohën e diktaturës, ku njerëzit kanë frikë të japin pëlqimin apo të bëjnë komente deri edhe në rrjetin social, ngaqë Edi Rama ka kudo ushtrinë e mercenarëve klientë!

Edhe Edi Rama dhe klientët e tij janë tigra prej letre, por duhet të delegjitimohen si shpërdorues të pushtetit.

Për të krijuar autoritet artificial të klientëve të tij në Diasporë, që të justifikohen paratë, Edi Rama u ndan trofe suksesi, i promovon përmes televizioneve që i ka nën kontroll në Tiranë dhe tani u ka vënë në dispozicion edhe portalin qeveritar Majko.

Sikur të mos mjaftonte ky kataklizëm obskurantist, tentakulat e qeverisjes hibride Rama tani kanë shkuar deri aty sa me vendime qeveritare kanë sanksionuar të ashtuquajtur oficerë koordinues, të përfshirë në organikat e ambasadave dhe konsullatave shqiptare në Greqi dhe Itali.

Oficerët koordinues tani janë miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe firmosur nga dora vetë sulltanit me shallvare dhe atlete.

Sipas faqes zyrtare, mësohet se ata do të merren me çështjet e Diasporës shqiptare në fushën e kulturës, arsimit, financës dhe drejtësisë dhe do të jenë të paguar nga shteti shqiptar me paratë e taksapaguesve.

Në portalin qeveriar Majko mësohet se: “Komunitetet shqiptare në Greqi dhe Itali për herë të parë në historinë e Diasporë së re do të kenë oficerë koordinues për çështjet e Diasporës shqiptare pranë posteve konsullore të Republikës së Shqipërisë në Romë, Athinë, Milano dhe Selanik. Oficerët koordinues për çështjet e Diasporës shqiptare emërohen nga ministri përgjegjës për Punët e Jashtme pas bashkëpropozimit të ministrit përgjegjës të fushës ( kulturës, arsimit, financës dhe drejtësisë) që do të mbulojë oficeri dhe ministrit përgjegjës për Diasporën.  Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave oficerët koordinues të Diasporës mund të përzgjidhen edhe nga jashtë Shërbimit të Jashtëm, por ata duhet të zotërojnë njohuri dhe ekspertizë të spikatur në fushën e arsimit, të drejtësisë dhe të nxitjes së investimeve.

Kryeministri dhe Ministri i për Evropën dhe Punët e jashtme, Edi Rama ka firmosur emërimin e katër emrave, përkatësisht Aurela Konduri, Selanik, Joneda Dodaj, Athinë, Luljeta Cobanaj, Milano dhe Edmond Kumarakun, Romë të cilët do të ushtrojnë detyrën e oficerit koordinues për Diasporën. Oficerët koordinues do të ushtrojnë funksionin e tyre sipas fushave të përcaktuara si: zhvillimi i marrëdhënieve me komunitetet shqiptare në shtetin pritës, kjo në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Diasporës, identifikimin e nevojave për arsimimin dhe komunikimi me mësuesit e programeve plotësuese të gjuhës e të kulturës shqiptare në bashkëpunim me Qendrën e Botimit të Diasporës, nxitjen dhe organizimin e bizneseve shqiptare në vendin pritës në bashkëpunim me Dhomën e Biznesit të Diasporës si dhe identifikimin dhe asistimin e shtetasve shqiptarë, të cilët vuajnë dënimin me heqje të lirisë në shtetin pritës në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për drejtësinë. “Oficerët e posaemëruar do të kenë gradën diplomatike të Sekretarit të Parë.

Pra, me pak fjalë, Edi Rama ka sanksionuar kësisoj me ligj kapjen e diasporës shqiptare në botë.

Pa dyshim që kriteri përzgjedhës është korruptiv, antiPerëndimor dhe antikombëtar.

Një gjë është e qartë se Edi Rama ka në dorë mjete të mëdha financiare të cilat do t’i përdorë fuqishëm për fushatën zgjedhore.

Diaspora duhet të organizohet një orë e më parë.

O sot o kurrë.

Sa për opozitën në Shqipëri, ajo është inekzistente, pret të riciklohet dhe kjo rrit alarmin për reagim.

 

Për të mësuar më shumë për praktikat ligjore firmos e vulos shihni më poshtë:

Oficerët Koordinues të Diasporës në Diplomaci 

 

(Video) Intervistë e Xhafer Shatrit: Fati i individit nuk është fati i Kosovës!

Xhafer Shatri tregon për telashet e Kosovës. Ndiqeni se ia vlen. Intervistoi Agron Bajrami

 

https://www.youtube.com/watch?v=Tk1KBYBIhzY

 


Send this to a friend