Presidenti Trump ka deklaruar se takimi i ardhshëm në Zyrën Ovale me Presidentin rus Vladimir Putin do të jetë i rëndësishëm, por sipas tij, takimi “i dytë” do të ketë një peshë edhe më të madhe.
Në një prononcim gjatë një takimi me Sekretarin e Sigurimeve Shoqërore, Frank Bisignano, Trump tha se ai do të zhvillohet nesër dhe shprehu optimizëm për rezultatet e tij.
“Takimi i dytë do të jetë më i rëndësishëm se ky,” theksoi ai, duke nënkuptuar se në të mund të marrin pjesë edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe disa udhëheqës evropianë.
Trump nuk dha detaje të tjera rreth axhendës ose vendndodhjes së mundshme të këtij takimi të dytë, por theksoi rëndësinë e përfshirjes së liderëve kryesorë për çështjet ndërkombëtare. sn