VOAL

VOAL

Trumpi i shqyrton efektet e lëvizjes së Ambasadës në Jerusalem

May 15, 2017
blank

Komentet

blank

Traditë 4 mijë vjeçare, studim dhe ekspozitë, Etnografja Onuzi: Përjetimet e mia, si mbijetoi xhubleta vetëm në alpet shqiptare

Në kuadër të Ditëve të Albanologjisë, Instituti i Antropologjisë ka çelur një ekspozitë për xhubletën, traditën 4-mije vjeçare shqiptare. Etnografja Afërdita Onuzi u ndal te veçantitë e risitë e librit të saj.

Në kuadër të “Ditëve të Albanologjisë” në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, etnografja Afërdita Onuzi prezantoi studimin mbi veshjen e xhubletës dhe të varianteve të saj- si përfaqësuese të periudhave të ndryshme të jetës, dhe ndryshimin e modelit nga Dukagjini, Nikaj-Mërtur në Kelmend, prej gjysmës së dytë të shek.XIX deri në fillim të shek.XX.

 

ONUZI: Në këtë botim jam përpjekur të vë përballë, rrëfimin dhe përjetimet e mia, goditjen e parë për xhubletën dhe ndjesitë etnopsikologjike, estetike të banorëve, qoftë të burrave dhe të grave, të grave që e mbanin xhubletën dhe ua them me sinqeritet- dhe të burrave që vlerësonin gratë me xhubletë- ishin të më të bukurat, më të zonjat e tundej dheu kur kalonin çohej deti tallaz-tallaz, kur i shikonin në oborret e kishave.

 

Në ekspozitë veshja u shfaq në arealin e saj etnografik, në mesin e karrigeve, stolave, ndriçuesve, enëve që i përkasin fundit të shek.XIX, ndërsa pyetja që shtrohet që nga Andromaqi Gjergji te Afërdita Onuzi, është sërish ruajtja.

 

“Nuk dihet pse xhubleta arriti të mbijetojë vetëm në zonën e alpeve shqiptare ndërkohë që ka pasur përhapje në gjithë pellgun e Mesdheut në këtë periudhë që themi 4 mijë vjeçare. Xhubleta kërkoi besë te alpet shqiptare dhe alpet ia dhanë”, tha etnografja Onuzi.

 

Në kuadër të Ditëve të Albanologjisë, u fol edhe për “Atlasin Etnografik Shqiptar: Kultura, Natyra, Arti” që paraqiti rezultatet e punës kërkimore dyvjeçare të kërkuesve të IAKSA-s për “Fshatin Shqiptar Sot”, që kishte qëllim, dokumentimin e shndërrimeve të mëdha që ka pasur moderniteti mbi fshatin shqiptar bazuar në kërkimet në 40 fshatra të Shqipërisë.bw

blank

Xhubleta në UNESCO: Veshja shqiptare e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka njoftuar se xhubleta është pranuar si pjesë e trashëgimisë kulturore nga UNESCO.

Në një postim në Facebook, Margariti u shpreh se Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit.bw

 

blank

Braktisja e Luginës së Preshevës në rrëfimin e Shqiprim Arifit

Ndërsa në Vlorë dy kryeministrat Rama e Kurti dhe dy presidentët, Begaj e Osmani shëtisnin në Lungomare, të rrethuar nga shpura e ministrave dhe rojet personale, Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës kishte dalë në dritaren e zyrës për të vendosur aty flamurin kuqezi.

blank
Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës duke vendosur flamurin në dritaren e zyrës

Në këtë 28 Nëntor, ai ishte i ndërgjegjshëm se sytë e policëve dhe të shërbimit sekret të serbëve po e vëzhgonin, por Arifi sërish bëri të njëjtën gjë, që ka bërë me kokëfortësi prej 5 vitesh, çdo mëngjes të 28 Nëntorit.

Në mbrëmje, gjatë një interviste për Euronews tregoi se si tani pret që shumë shpejt ta thërrasin në prokurori dhe ndaj tij të nisë një proces gjyqësor. “Si çdo vit edhe këtë vit u vëzhgua administrata nga policia lokale dhe shërbimet sekrete për të parë se kush e vendosi, si e vendosi, për sa kohë u vendos flamuri” tha ai. “Më dërgojnë në prokurori, në gjyq, më dënojnë me sasi të caktuara parash. Ndodh çdo vit. Kam paguar mijëra euro personalisht për vendosjen e flamurit në këtë formë në administratën komunale” tregoi Arifi.

Ndëshkimi për të cilin flet Shqiprim Arifi tingëllon çuditshëm në atmosferën festive që mbulon televizionet shqiptare çdo 28 Nëntor. Rrëfimi i Shqiprim Arifit duket akoma më jashtë kohe, nëse ke dëgjuar për vite me radhë se si kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është bashkuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në projektin e Ballkanit të Hapur.

Projekti synon prosperitet dhe begati mes shqiptarëve dhe serbëve. Për qëllimet e mira të Vuçiçit, Rama del shpesh garant, madje e ka mbrojtur edhe në momente të vështira para zyrtarëve të Bashkimit Europian.

A ka mundësi që ai të jetë në dijeni të një represioni të tillë ndaj shqiptarëve që jetojnë sot në territorin e Serbisë?

“Të gjithë e dinë këtë fakt,- thotë Shqiprim Arifi,- e din edhe qeveria në Tiranë, edhe qeveria në Kosovë edhe ndërkombëtarët. Por të tre bëjnë si ato tre majmunët, njëri nuk fol, njëri nuk sheh, njëri nuk dëgjon”.

Mungesa e ftesës për të gjithë shqiptarët në Vlorë

Sado që ka pasur mosmarrëveshje me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i la mënjanë inatet për një ditë dhe u shfaq në ceremoni bashkë me ta. Mes shumë turistëve të tjerë nga Kosova, prania e tyre në Vlorë ishte krejt e natyrshme.

Por ky 110-vjetor i Pavarësisë ishte një shans i mirë që Rama të bënte bashkë akoma më shumë shqiptarë që jetojnë jashtë trojeve.

Mungonin sot në Vlorë përfaqësuesit e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ata të Malit të Zi, të Luginës së Preshevës Medvegjës e Bujanocit. Përse për ta nuk pati ftesë?

“Ndjehem i anashkaluar i neglizhuar dhe po më vjen shumë keq që Prishtina dhe Tirana nuk kanë një strategji inkluduese të shqiptarëve kudo ku janë të paktën për një ditë që mbahet një herë në vit, 28 Nëntori. Ne jemi nën raprezalje të serbëve, nën procesin e diskriminimit, nën neglizhencën e Bashkimit Europian, por edhe në mosinteresim të Prishtinës dhe Tiranës” tregon Shqiprim Arifi.

Çdo 28 Nëntor, pesha e diskriminimit të serbëve bëhet më e rëndë. Është i qartë se flamuri në dritaren e zyrës nuk mund të qëndrojë më shumë se 24 orë. Përndryshe raprezalja thotë ai, vazhdon me forma të tjera. “Vjen një moment që duhet të hiqet, për arsye se represioni te ne vazhdon me forma më të rënda dhe nuk dua të lëndoj askënd” shpjegon ai. Pozicionin e shqiptarëve të Luginës e krahason me serbët e veriut të Kosovës, që kohët e fundit treguan se çdo veprim e koordinojnë me Vuçiçin. Ndryshe ndodh për shqiptarët e Luginës, që nuk e kanë një mbështetje të tillë. Prandaj dhe reagimet janë më pak agresive.

“Për ne është problem më i vogël ta eskalojmë situatën siç e bëjne serbët në veri të Kosovës. Por duhet të jemi kontribues dhe stabilizues për dialogun në Bruksel” thotë Arifi./Lapsi.al

blank

Kosova kremtoi 28 nëntorin

VOA/Edlira Bllaca

Sheshi qendror i Prishtinës të hënën ishte plot me qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, të cilët po kremtonin 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, që në Kosovë tradicionalisht kremtohet si ditë e flamurit kombëtar shqiptar.

“Të gjithë shqiptarëve kudo që janë urime festa, dita e flamurit dhe dita e pavarësisë së shtetit shqiptar, nënës Shqipëri dhe nënës Kosovë. Unë besoj që në të ardhmen do të vetëdijesohemi dhe do të orientohemi në atë rrugën e mbarë siç e kërkon kombi shqiptar”, tha Xhemajl Ilazi.

“Ne faktikisht jemi të bashkuar, unë jam e Shqipërisë dhe burrin e kam të Kosovës, ne jemi bashkuar prej viteve ’80. Kështu që bashkimi kombëtar ka ndodhur, do të ndodhë edhe po ndodhë. Posaçërisht me parlamentin e Shqipërisë dhe të Kosovës jam e shumë e lumtur që i kemi parë të bashkuar edhe qofshin të bashkuar gjithmonë e u gëzofshim të gjithë së bashku”, tha Mejreme Tafaj Bunjaku.

“Uroj që fati, shëndeti dhe gjithçka e mirë, energjia pozitive ta përcjellë gjithë popullin shqiptar kudo, të zgjohen, të vetëdijesohen se vetëm me të mirë mundemi ta ndalojmë të keqen”, tha Fatmir Muqolli.

blank

Në nderim të kësaj dite togu ceremonial i Forcës së Sigurisë së Kosovës parakaloi në qendër të Prishtinës.

Udhëheqësit politik të Kosovës në përgëzimet e tyre vlerësojnë se festa e flamurit është një prej vlerave më të mëdha të kombit shqiptar.

28 nëntorin shqiptarët e Kosovës e kremtojnë edhe si ditën e daljes së parë publike të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1997 dhe ditëlindjen e komandantit të saj Adem Jashari.

28 nëntori nuk është përfshirë në festat shtetërore të Kosovës, por radhitet në mesin e festave përkujtimore si festë e shqiptarëve.

blank

Kosova për pak muaj shënon edhe 15 vjetorin e shtetësisë së saj, që mbështetet nga vendet kryesore përendimore, ndërsa kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia. Sipas një ankete të organiztës joqeveritare AKTIV me seli në Mitrovicën e Veriut, 70 për qind e serbëve në Kosovë konsiderojnë se nga faktorët ndërkombëtarë, Rusia është mbrojtësi më i mirë i interesave të komunitetit serb.

Sipas të dhënave të anketës së publikuar të hënën me titullin “Analiza e trendit të qëndrimeve të komunitetit serb në Kosovë”, 55 për qind e të anketuarve konsiderojnë se në tri vitet e ardhshme jeta e serbëve në Kosovë do të përkeqësohet derisa vetëm 7 për qind e tyre mendojnë që situata në Kosovë është duke shkuar në drejtimin e duhur.

blank

U shënua në Vlorë 110-vjetori i Pavarësisë, në festime udhëheqësit e Shqipërisë dhe Kosovës

VOA/Raimond Kola

Vlora, qyteti ku 110 vjet më parë u ngrit flamuri kuq e zi dhe u shpall pavarësia e Shqipërisë priti mijëra qyetarë nga hapësira shqiptare. Sheshi simbol i flamurit ku ndodhet edhe Monumenti i Pavarësisë mblodhi edhe udhëheqësit më të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Patriotë të mëdhenj dhe mëndjendritur, nga të gjitha viset e Shqipërisë, udhëhequr nga i urti Ismail Qemali, jetësuan përpjekjet e mëdha të Rilindjes Kombëtare dhe i dhanë atdheut, vendin që i takonte në familjen e madhe të kombeve. Historia jonë kombëtare është histori luftërash e sakrificash të paepura për liri, është histori përpjekjesh të pafundme për dije e progres, është histori e një populli që dashurinë për tokën dhe atdheun e ka mbi gjithçka”.

Udhëheqësit kryesor të Shqipërisë dhe Kosovës në Vlorë

Udhëheqësit kryesor të Shqipërisë dhe Kosovës në Vlorë

Kombi shqiptar ka forcuar pozitat dhe rolin e tij të merituar, duke u bërë një faktor i besueshëm për paqen, stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë në rajonin tonë.

Me ata nuk na bashkon vetëm gjuha dhe historia e përbashkët, por edhe aspirata kombëtare e Integrimit Europian dhe vlerat që ne ndajmë e dëshmojmë për paqen, bashkëjetesën, mirëkuptimin dhe begatinë. “

Shqipëria mundet dhe duhet të mbështesë fuqizimin e shtetit të Kosovës, të jetë zëri i saj sa herë të jetë e nevojshme”

Me ata nuk na bashkon vetëm gjuha dhe historia e përbashkët, por edhe aspirata kombëtare e Integrimit Europian dhe vlerat që ne ndajmë e dëshmojmë për paqen, bashkëjetesën, mirëkuptimin dhe begatinë. “

Shqipëria mundet dhe duhet të mbështesë fuqizimin e shtetit të Kosovës, të jetë zëri i saj sa herë të jetë e nevojshme”
blank

PAVARËSIA KOMBËTARE („Bota e re“, Prishtinë, 28.XI.1968) Nga IBRAHIM RUGOVA

Gjithmonë e kemi ndier në veten tonë këtë Ditë të bardhë, kemi jetuar me të, me gjakun e saj të kuq, që qe i ndydhur fort ndër zemrat tona, si në zemrën e Plakut mjekerbardhë që e zbardhëlloi më 1912. O, po si të mos e ndjejmë këtë Ditë që është njëra ndër ditët më të bardha, ndër ditët më të kuqe të historisë sonë të vrullshme plot e përplot shtrëngata e pak më pak me bardhësi të këndshme. Edhe në këtë tokë të lavdishme janë djegur shpirtrat për liri dhe pavarësi, ende digjen dhe prore do të digjen, gjersa të ndrisë ajo drita flakëruese madhështore, që ngre peshë gjakun e nje trungu në çdo stinë të kohës.

Zinë e lëngatës së një populli e ndiejnë më së miri dhe më së shumti bijtë më të mirë të tij. Ata shkrumohen sa s’ka më. Mundohen që ta zhdukin atë dhe të sjellin fatbardhësisnë e ëndërruar.Të ngrenë tempullin e lirisë në mesin e Atdheut – vendit të shenjtë, vendit që është simbol i njeriut në mbarë jetën dhe lavdinë. Ata bëjnë çdo gjë.Digjen si qiriri. E me atë dritë që del nga trungu i tyre i djegur shëndrisin tokën e rituar me gjak ndër shekuj. Shumë ka pasur gjaku ynë kësi bijsh, të ndershëm, madhështorë dhe burrërorë. Vargu i tyre ndër faqet e së kaluarës sonë është i gjatë sa të gjithë ne. Më i gjatë është vargu i lavdive dhe trimërive të tyre të paskajshme.

Viti 1912. Zgjedha otomane zë të hiqet. Këtë e bëjnë ata që me shekuj ndjejnë peshën e saj, peshën e saj të ndyrë shkombëtarizuese, vëllavrasëse dhe copëtuese. Edhe toka e mëmëdheut është e zgjuar. S’duron më këmbën e ndyrë poshtëruese që fikte njomësinë pa lindur fare.Bota dëgjon për këtë. Ballkani ushton. Trimat ende në të gjitha anët. Kudo dëgjohet kushtrimi: pavarësi dhe liri kombëtare. Zemrat e ndryra nxjerrin zërin më të fuqishëm. Kulçedra anadollake iku njëherë e përgjithmonë pas pesë shekujsh. Gjithkush e priti lirinë dhe qetësinë. Të jetojë me shpirt të vet në trungun e vet,meqë e dinin fare mirë se ç’është kjo, ç’sjell për ringjalljen e një gjaku të vjetër që me mija e mija vite rrodhi nëpër damarët e Ballkanit të lavdishëm. Ikën anadollakët.

Mirë e hetuan këtë ata që ishin mësuar me harbutëritë e kësaj dore. Nuk pritën. U ranë grusht hundëve. I plandosën për tokë dhe simbolin e gjakut tonë – Flamurin e ruajtur me shekuj në gji e çdo vend të tokës së dashur e ngritën lart. E ngritën atë ditë vjeshte. Atë ditë të bardhë e të artë. Në kalendarin e historisë kombëtare hyri ajo ditë. U shënua: 28 Nëntor1912. U shënua edhe emri i atij që e ngriti: – Ismail Qemali. U shënua edhe vendi: – Vlora legjendare. Vatra e kuqe e Arbërit që qe i zënë për atë truall si rrapat shekullorë buzë Adriatikut. U habit Ballkani. U habit Evropa. U habitën të gjithë, kur pas pesë shekujsh, nga epoka e Skënderbeut në qiellin shqiptar u ngrit simboli i gjakut – Flamuri.

Mirë që u mashtruan të gjithë.Mirë që nuk kujtuan se nuk kemi asgjë, se kulçedra e Anadollit na gëlltiti ç’patëm. Po ajo mori shumëçka, gati na zhbiu, por s’mundi të na marrë atë më të vlefshmen, më madhështoren – fuqinë, trimërinë që i çoi në këmbë prore shpirtrat tanë të djegur për tokën e stërgjyshërve. E shpurëm më tej dhe do ta shpiem gjersa të gjallërojmë mbi tokën tonë të dashur.

I pari që e shpuri në vend porosinë e stërgjyshërve, ai që e ngriti atë që e mbanin lart ndër duar dhe mbi koka e që marshonin përpara me të, qe njëri ndër bijtë më të mirënjohur të kombit tonë – Ismail Qemali, Plaku mjekërbardhë. E ngriti Ai, e mbajtëm ne dhe do ta mbajmë ngaherë dhe do të ecim përpara në histori.

E mbajtëm në zemra, në shpirt. E kemi edhe në dorë. Duam që ta kemi kudo me të vërtetë simbol gjaku, lirie e pavarësie që na shpie më tepër dhe më me hov ndër fitore të reja dhe ngaherë të fitojmë.

(„Bota e re“, Prishtinë, 28.XI.1986)
E përgatiti:Faruk Tasholli

blank

NATO uron Shqipërinë në 110-vjetorin e Pavarësisë: Bashkohemi në festën e aleatit tonë

NATO ka uruar ditën e sotme shtetin shqiptar në kuadër të Ditës së Pavarësisë mme anë të një postimi në llogarinë e tyre në Twitter.

Në postimin e tyre NATO bën thirrje për bashkimin në festën e Ditës së Pavarësisë së aleates së aleancës, Shqipërisë.

“Retweet për t’u bashkuar me ne për të festuar Aleatin tonë Shqipëri në #Ditën e Pavarësisë së tyre”, shkroi llogaria zyrtare e NATO-s në Twitter.bw

blank

Hohmann: Në rrugën drejt BE-së, jemi plotësisht të përkushtuar ta mbështesim Shqipërinë!

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann i ka drejtuar një mesazh sot, popullit shqiptar me ratsin e festës së tij kombëtare.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! – shkroi Hohman në Fb. – Tani që Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ne jemi plotësisht të përkushtuar të mbështesim vendin për ta bërë realitet ëndrrën e qytetarëve të saj”, premtoi ambasadorja e BE-së. Po ashtu, ambasadorja publikoi edhe këto dy foto si mesazh.

Edhe dy ditë më parë, znj. Hohmann iu drejtua me një mesazh solidariteti dhe mbështetje, popullit shqiptar, pikërisht në ditën kur u mbushën tre vjet nga tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

syri.net

blank

VIDEO- Alpinistët valëvisin flamurin e Shqipërisë dhe të Kosovës nga maja e lartë me borë

Alpinistët shqiptarë nga Kosova kanë organizuar një spektakël të vërtetë me rastin e 28 Nëntorit, për të bërë krenar çdo shqiptar kudo që ndodhet nëpër botë. Alpinistet Nexhat Palushi, Fadil Sahiti dhe Astrit Krasniqi janë ngjitur në majën e Bistrës me lartësi 2 651 metra dhe temperaturë -10 C.

Astrit Krasniqi që ka publikuar fotot dhe videot, shkruan: ”Faleminderit për shokët, profesor Fadil Sahiti dhe Nexhat Palushi që e organizuan, e bënë madhështor dhe shumë mbresëlënës këtë aktivitet.” syri.net

blank

Blinken uron Shqipërinë për 110-vjetorin e Pavarësisë: Mbetemi të përkushtuar për t’ju mbështetur në rrugën tuaj transatlantike

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka uruar Shqipërinë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.

Blinken shprehet në mesazhin e tij të publikuar në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit se “mbetemi të përkushtuar për t’ju mbështetur në rrugën tuaj transatlantike”.

MESAZHI I PLOTË
Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam nderin të uroj popullin e Shqipërisë për 110-vjetorin e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu krenare që festojnë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe partneritetin e gjerë e të fortë që kemi ndërtuar së bashku.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë të nderuara të punojnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa ju vazhdoni të jepni kontribute të fuqishme në skenën globale. Shqipëria ka treguar lidership dhe guxim duke mbështetur Ukrainën dhe duke ndriçuar veprimet e aktorëve keqdashës në Evropë dhe në mbarë botën. Kontributet e çmuara të Shqipërisë si një aleate e NATO-s ndihmojnë në mbajtjen e Aleancës të fortë, të përgatitur dhe të vendosur. Shtetet e Bashkuara falënderojnë gjithashtu Shqipërinë për partneritetin dhe mbështetjen e saj në zhvendosjen e afganëve.

Ne e përgëzojmë Shqipërinë për arritjen e fillimit të negociatave të anëtarësimit në BE në korrik dhe mbetemi të përkushtuar për t’ju mbështetur në rrugën tuaj transatlantike. Së bashku, ne po punojmë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të siguruar energji duke avancuar axhendën tonë të përbashkët të klimës për Evropën dhe për të forcuar mbrojtjen kibernetike.

Ndërsa nisim shekullin e ardhshëm të marrëdhënieve tona, ne jemi krenarë që qëndrojmë krah për krah me popullin shqiptar.bw

blank

Festa e flamurit- “Google” vishet kuqezi, dhurata për 110-vjetorin e shtetit shqiptar: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!

“Google” i ka bërë një dhuratë Shqipërisë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë, festën e flamurit.

Në faqe kryesore është vendosur në gift flamuri kuqezi në një sfond qielli dhe teksa hyn ka dhe një shpjegim për ditën e Pavarësisë.

“Sot Doodle feston Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë ose Dita e Pavarësisë në shqip. Në këtë ditë të vitit 1912, kongresi shqiptar u mblodh në qytetin e Vlorës dhe votoi për shpalljen e pavarësisë nga sundimi osman.

Festimet nisin në kryeqytetin e Tiranës ku Presidenti dhe Kryeministri marrin pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit. I paraqitur në veprën e sotme artistike, flamuri kombëtar i Shqipërisë përmban një sfond të kuq me një shqiponjë të zezë me dy koka në qendër. Flamuri u valëvit për herë të parë në këtë ditë në vitin 1912. Në ditën e Pavarësisë, ai mbulon ballkone, dritare, madje edhe njerëz si një simbol i krenarisë kombëtare.

Qyteti i Vlorës është gjithashtu një destinacion i preferuar. Shqiptarët vizitojnë Monumentin e lartë të Pavarësisë në Sheshin e Flamurit për të nderuar ata që luftuan për liri. I ndërtuar nga skulptorët e njohur kombëtarë Muntaz Dhrami dhe Kristaq Rama, monumenti përshkruan liderët e famshëm të lëvizjes për pavarësinë shqiptare.
Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!”, është mesazhi në google.

 

Kjo nuk është hera e parë që google vishet me ngjyrat e flamurit shqiptar.bw

blank

VIDEO- Me këngë patriotike dhe fishekzjarre, tifozët e Shkëndijës së Tetovës ‘ndezin’ qytetin për 110-vjetorin e Pavarësisë

Tifogrupi i ekipit të Shkëndijës së Tetovës, të cilët njihen me emrin “Ballistët” ka mbushur rrugët e qytetit këtë 28 nëntor për të festuar 30-vjetorin e themelimit të tyre, por edhe ne kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Festa e tyre ka nisur në stadiumin e qytetit dhe më pas ka vijuar drejt qendrës së qytetit ku grupe të mëdha njerëzish kanë kënduar këngë patriotike shqiptare duke valëvitur flamujt kombëtarë dhe ata të tifogrupit të Shkëndijës.bw


Send this to a friend