Kryeministri britanik, Keir Starmer i është përgjigjur paralajmërimit të SHBA për t’u tërhequr nga NATO, pasi s’iu bashkua luftës kundër Iranit.
Në një konferencë për mediat, ai u pyet nga gazetarët edhe për këtë deklaratë të presidentit të SHBA, i cili e cilësoi NATO-n si një “tigër prej letre”, kryeministri britanik theksoi se aleancën si më efektiven në të gjithë botën, e cila i ka mbrojtur anëtarët e saj për dekada të tëra.
“NATO është aleanca ushtarake më efektive që bota ka parë ndonjëherë. Na ka mbajtur të sigurt për shumë dekada dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj NATO-s.”, tha Starmer.
Starmer shtoi se pavarësisht presionit mbi të dhe udhëheqësit e tjerë kombëtarë, ai do ta vendosë interesin kombëtar në vend të parë dhe do ta mbajë vendin larg luftës. gsh