Kryeministri hungarez Viktor Orban, ka reaguar menjëherë pas njoftimit të Donald Trump se do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Budapest.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban
“Takimi i planifikuar mes presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë është një lajm i shkëlqyer për të gjithë njerëzit që duan paqe në botë. Jemi gati!”, shkroi ai një postim në platformën X.
Reagimi i Orban vjen pasi Trump konfirmoi se pas një bisede telefonike “produktive” me Putinin, se të dy liderët do të zhvillojnë një takim në kryeqytetin hungarez, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ai konfirmoi gjithashtu se delegacioni amerikan në bisedimet e ardhshme do të udhëhiqet nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ndërsa vendndodhja e saktë e takimit të këshilltarëve nuk është përcaktuar ende.
Trump nuk dha një datë specifike për takimin e tij me Putinin në Budapest, por theksoi se do të diskutojë për telefonatën me liderin rus gjatë takimit të planifikuar të nesërm në Zyrën Ovale me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. gsh