JU S’ MUND TE VINI TË MARTËN
.
Ju s’ mund vini të martën
Tepër rëndë e keni
Keni bela
Kërthinjtë mund
T’u bien në prush
E petkat s’bënë
Për te larë e tharë,
Assesi.
.
Shefi mund
Te ju qortojë
Rëndë ne punë,
Formulari i socialit
Mund te jetë batakçi.
Ju s’mund te vini
Te martën
Assesi
.
Sepse tortën
E keni lënë te gatuni
Te mërkurën ,me siguri.
Ju mund rëndë
Te gaboni hej,
Çeqet e bankës
Ne fundërrina te
Bërllokut t’i humbeni.
.
Shtëpinë e shihni
Kah kallet për kiamet.
Ju s’mund te vini
Te martës ,kurrsesi
Te martën helmi
Minjve i vjen më lezet
Te fryrë i gjeni
Më këmbët përpjetë…—
.
Shtigjeve tuaja
Gjurmët bora ere
T’i ka mbuluar
E shiu pastaj i ka fshi.
Ke ec tërthor
Brigjeve,
Përrenjve
Drizave.
.
Me thesin e fjalëve
Më zjarr në kraharorë
Për t’u çmuar
Si safir i ri
Qe ngjet bajgë
Gomari njeri.
.
Tërthor ke dalë
Nga lugjet e kaçës
E izbë te burgut
Fut ke hyrë
Ke dal si vet thëngjill
E supet te janë
Renduar nga rrahjet
Deri ne muzgun tjetër
Deri ne borën ma te re
I pret shirat t’i lajnë
fërkemet
dhe supeve serish te godasin
o që ç’ ke….