Tregoje veten!
Tregoje veten,
tregoje atë që ti di,
mos lejo të të shkelin,
në traditë dhe në histori.
Por as ti mos lëndo askënd,
mos shkel ndjenjat e askujt,
respektoji njerëzit kudo,
kjo jetë është e gjithkujt.
Kjo botë është e jona,
e jotja, imja e atij,
të jemi njerëzorë,
me njëri-tjetrin gjithnjë.
Origjinal
Të jesh i thjeshtë,
ashtu siç ti je,
ashtu siç natyra të krijoj,
kudo dhe kurdo në jetë,
pamja jote e jashtme,
me zemrën e shpirtin të ngjasojë.
Nëna
Nëna është fjala më e bukur,
nëna është ndjenja e mendja,
nëna është zhvillimi i jetës,
nëna është mirësia dhe zemra.
Nëna është vullneti dhe përkëdhelja,
nëna është vet dielli dhe natyra,
nëna është mrekullia e madhe,
nëna është më e dashura, më e mira!
Çast jete
Kur vjen pranvera
shpezët fluturojnë,
gjallërohet jeta,
lumenjtë vërshojnë.
Ne i dëgjojmë me ëndje,
na gëzon kënga e tyre,
ndiejmë ngrohtësinë e diellit,
zhurmën e burimeve.
Rrezet e diellit,
edhe borën po e shkrijnë,
edhe ujë ka për të gjithë,
pranvera dhuron begatinë.
Bashkohemi në vatra,
bashkë në familje,
flasim, kuvendojmë,
për të ardhmen e fëmijëve…
Zemra i mban të gjitha
Eh, në këtë jetë,
njeriu dy herë bëhet fëmijë,
një herë kur lind,
një herë tjetër në pleqëri.
Jeta është e vështirë,
me halle pa mbarim,
ato duhen përballuar,
me fuqi dhe guxim.
Hallet janë pjesë e jetës,
ca vijnë nga ne, ca nga natyra,
zemra jonë është gjithçka,
ajo i mban brenda të gjitha.