Vata shkruan se, Bashkia Mat ka hequr koshat e mbeturinave, qytetarët janë të detyruar t’i nxjerrin mbeturinat jashtë oborrit, ku shpërndahen nga qentë derisa vjen makina e pastrimit për ti marr sipas orarit të përcaktuar.
MAT- Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata ka publikuar një tjetër dështim të qeverisë Rama në Mat. Me anë të një postimi në Facebook, Vata ka publikuar pamje nga një landfill ‘sanitar’ që Rama e inaguroi vetë, por sot ai është një venddepozitim i hapur, i shembur dhe jashtë çdo standardi teknik.
Vata shkruan se, Bashkia Mat ka hequr koshat e mbeturinave, qytetarët janë të detyruar t’i nxjerrin mbeturinat jashtë oborrit, ku shpërndahen nga qentë derisa vjen makina e pastrimit për ti marr sipas orarit të përcaktuar.
Postimi i plotë:
Një tjetër dështim i qeverisë Rama në Mat. Nje landfill “sanitar” që Rama e inauguroi vetë, sot është një venddepozitim i hapur, i shembur dhe jashtë çdo standardi teknik.
Bashkia Mat ka hequr koshat e mbeturinave, qytetarët janë të detyruar t’i nxjerrin mbeturinat jashtë oborrit, ku shpërndahen nga qentë derisa vjen makina e pastrimit për ti marr sipas orarit të përcaktuar.
Mbetjet përzihen: urbane, inerte dhe të dyshuara spitalore.
Nuk ka ndarje në burim.
Nuk ka kompostim.
Nuk ka trajtim të lëngjeve të ndotura.
Nuk ka kushte minimale sigurie.
Ky është deshtimi i qeverisë Rama në çdo nivel, një absurditet i paguar me paratë publike.
Për më shumë ndiqni videot./Dosja.al