VOAL

VOAL

Tirana nën thundrën e Ish-Sigurimit, historiani: Vetëm në 1945, komunistët morën 112 mln franga ari nga bizneset

November 30, 2022
blank

Komentet

blank

Një luftë eventuale në Kosovë, nuk do të ishte e izoluar- Nga Skënder MULLIQI

Vitet e 90-ta të shekullit të kaluar shënuan fillimin dhe fundin e Jugosllavisë të Titos.U shpërbe më dhunë nga Serbia më shumë viktima në njerëz dhe të mira materjale, një krijesë artificale, e cila qëndrojë në këmb të qelqta për afër 50 vite.Kjo krizë e viteve të 90-ta sikur po na përseritet. Serbia sërish po tenton të kthehet në Kosovë ,përmës luftës të cilën njehërë e humbi më shqiptarët në vitin 1999.Nese atëherë kishim luftë mbrenda territorit të ish-Jugosllavisë, një luftë eventuale e re në Kosovë, nuk është e mundur të jetë e izoluar.Nuk ka mundësi të jetë konflikt i kontrolluar i armatosur, siq po thojnë disa ekspertë ushtarak.Lufta e re do të pëfshinte mbarë rajonin e Ballkanit.
Në këtë kontest edhe janë duke punuar më të madhe, diktarorët Putin dhe Vuqiq.Mali i Zi që shumë kohë po kërcënohet nga politikat radikale serbe , kështu edhe BH-ja, përmes Millorad Dodikut të Republika Serpska, i cili në mënyrë përmanente po kërcënon më shkëputje, duke u bazuar në forcën e Rusisë dhe të Serbisë.Ata që bënë gjenocid mbi shqiptarët , po tentojnë serish që më luftë të shkëpusin territoret më të begatshme në veri të Kosovës.Po tentojnë të fitojnë territore të reja përmës Asociacionit të komunave në shumicë serbe.Dhe,këtë e dimë të gjithë neve, por edhe Serbia së nuk do të ndodhë më kurrë pushtimi i tokave shqiptare.Serbisë dhe Rusisë shumë po ju ngutet të përfitojnë në rajonin e Ballkanit , duke shfrytëzuar luftën në Ukrainë.Po tentojnë hapazi të frikësojnë jo vetëm shqiptarët por edhe mbarë bashkësinë ndërkomnëtare.
Këto janë logjika të ndyta serbasllave nga të cilat nuk po heqin dorë edhe pas së shumë vitësh të shtegtimit të Kosovës në liri dhe pavarësi.Në këtë situatë të krijuar lufte nga Rusia dhe Serbia, neve duhet ruajtur qetësinë, por edhe të ndërtojmë unitetin që nuk po e kemi në momentet më të rëndësishme historike, siq jemi edhe tash.Shqiptarët nuk do të lejojnë më të janë mish për top.Nese, lufta na imponhet së natyrisht luftën nuk e dëshiron askush, atëherë nuk na mbëtet asgjë tjetër veq të mbrohemi. Shteti i Kosovës nese dikush ka dyshime, do të jetë i vendosur në mbrojtjën e integritetit dhe sovranitetit, duke mos lejuar një tjetër Republika Serpska edhe në Kosovë, e cila për fat të keq po në imponohet …!Të jemi të vendosur që mos të lejojmë kurrë më aksione ushtarake të tipit të “ Tokës së Djegur” por tash jo nga krimineli,Sllobodan Millosheviq, por nga pasardhësi i tij në pushtet, Aleksander Vuqiq.
blank

Zbulim tronditës nga eksperti: ‘Aktiv1sti’ i PS ka 70 mijë përdorues, për të janë investuar 300 mijë dollarë!

Sikurse e kishte paralajmëruar, eksperti i IT Gent Progni ka filluar të investigojë “Aktiv1st”-  aplikacionin me të cilin, qeveria “Rama” dhe Partia Socialiste po ushtrojnë presion mbi administratën shtetërore dhe qytetarët shqiptarë në tërësi për t’u rrëmbyer votat në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Progni e njoftoi në Fb me këto radhë: “Meqenëse u kujtuan “iranianët” të ripostojnë një listë zgjedhore, mbrëmë na ka ardhur në https://whistleblower.digital  lista e të gjithë të regjistruarve te “Aktiv1st” dhe sa pikë kanë. Po bëjmë analizën ku punojnë dhe çfarë pozicioni kanë dhe do të bëjmë një analizë të institucioneve më aktive!

Dhe sot, në studion e emisionit “Kafe Shqeto” në Syri TV, në një intervistë me gazetaren Ola Bregu, eksperti i IT bëri të ditur një pjesë të zbulimeve të bëra prej tij dhe ekipit të tij: cilët angazhoi qeveria për këtë aplikacion? Sa u pagoi? Sa shqiptarë rezultojnë të përfshirë në aplikacionin që dëshmon se sa vota priten të japin për PS-në?

Progni: Ne kemi zbuluar listën e të gjithë të regjistruarëve në këtë “database”. Mund të jenë të aplikacionit apo jo. Shifra arrin në 70 mijë përdorues që për mendimin tim është shumë alarmante, se me sa kam informacion, aq është dhe administrata në Tiranë, kështu që është shifër shumë alarmante.

Bregu: Lidhur me aspektin financiar, a ka një kosto financiare ky aplikacion?

Progni: Ne kemi gjetur, jemi shumë afër gjetjes së kompanisë që e ka bërë aplikacionin. Nga informacioni që kemi deri tani kanë punuar 12 programues nga vende të ndryshme të botës. Aplikacioni ka pasur një emër tjetër më përpara, nuk ka pasur emrin “Aktiv1st”, por si duket është përdorur për ta kamufluar dhe në dijeninë time deri tani, kostoja ka qenë mbi 300 mijë dollarë.

Bregu: Mbi 300 mijë dollarë! Kostoja e këtij aplikacioni, një kosto e konsiderueshme.

Progni: Janë paguar 12 programues, disa kanë qenë nga Ukraina. Janë paguar për orët e punës dhe kostoja ka qenë edhe është realisht, kolosale. Si gjithmonë, në Shqipëri nuk është se jep llogari njeri për paratë./SYRI.NET

blank

E PLOTË: Skandali Rama-McGonigal/ CNN: Aferë korruptive, agjenti i lartë i FBI shiti aksesin te zyrtarët shqiptarë

Nga Katie Bo Lillis dhe Evan Perez, CNN/

Bota e mbyllur e agjentëve të kundërzbulimit të FBI-së u tund fort muajin e kaluar kur njëri prej tyre, Charles F. McGonigal, ish-shefi i zyrës së kundërzbulimit në New York, u akuzua për shitje aksesi zyrtarëve rusë e shqiptarë në shkëmbim të qindra mijëra dollarëve.

Pas tërheqjes nga FBI më 2018, akuzohet se ka punuar në mënyrë të paligjshme për një nga oligarkët më të njohur të Rusisë, Oleg Deripaska, i cili ka qenë në dosjen e hetimit të FBI-së për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane më 2016, për shkak të lidhjeve me Paul Manafort, ish-shefi i fushatës së Donald Trump.

Ish-zyrtarë të FBI-së që kanë punuar me McGonigal thanë për CNN se ishin shtangur, zhgënjyer e inatosur kur mësuan lajmin. Njëri prej tyre i quajti akuzat “të tmerrshme”.

“Ky person ishte jashtëzakonisht i respektuar dhe shihej vërtet si një ekspert karriere i kundërzbulimit”, sipas një ish-zyrtari të lartë të kundërzbulimit në FBI që ka punuar me McGonigal. “Ai ishte një nga këta yjet (e kundërzbulimit) që, kur dilnin përpara punë të vështira, detyra tepër të ndeshje, ai ishte në listën me pak emra të personave që do të shihje e do t’i pyesje ‘ku është Charlie, a ka ndonjë punë në dorë për gjashtë muajt e ardhshëm?’”.

Po bëhen spekulime për dëmit të mundshëm të shkaktuar nga McGonigal, përfshirë edhe nëse ai ka ekspozuar informacion sensitiv që mund të dëmtojë sigurinë kombëtare të SHBA. Si oficer i lartë i kundërzbulimit, McGonigal kishte akses në informacionet më delikate të FBI, si dhe të CIA-s e të agjencive të tjera.

Ai ka qenë edhe në dijeni të teknikave të grumbullimit të informacionit nga FBI, të operacioneve kundër diplomatëve rusë në SHBA, e për shumë gjëra të tjera, thonë ish-zyrtarë që janë në dijeni të natyrës së punës së tij.

Janë ngritur pyetje edhe për afërsinë e McGonigal për disa hetime të profilit të lartë, përfshirë ato për Hillary Clinton dhe bashkëpunëtorët e Donald Trump. McGonigal ndihmoi në mbikëqyrjen e të dy hetimeve.

E gjitha kjo ka ngjallur interesim të madh te McGonigal, përfshirë edhe nga Kongresi amerikan së fundmi.

Senatori Dick Durbin nga Illinois, kryedemokrati në komisionin e drejtësisë në Senat, kërkon një seancë pyetjesh për të zbuluar “shkallën e vërtetë të ndikimit të akteve të McGonigal mbi çështje me ndjeshmëri të lartë, përfshirë edhe nëse ai ka kompromentuar burime sensitive, metoda e analiza” dhe “nëse aktet për të cilat akuzohet kanë ndikuar në materialisht në rezultatet e hetimeve apo kanë kompromentuar më tej sigurinë tonë kombëtare”.

Republikanët në Komitetin e Drejtësisë në Dhomën e Ulët të Kongresit thanë të enjten se kanë nisur hetimin e tyre.

Peter Lapp, një ish-agjent i kundërzbulimit në FBI, që ka punuar dikur me McGonigal, tha për CNN se rasti McGonigal është një “siklet absolut” për FBI.

Rast korrupsioni, jo spiunazhi për FBI

Burime të informuara me çështjen thanë për CNN se, të paktën për momentin, zyrtarët e FBI e shohin McGonigal jo si spiuni por si një ish-zyrtar i korruptuar që synonte fitime para se të largohej nga Byroja. Zyrtarë të lartë të FBI refuzojnë ta shohin çështjen si të sikletshme, përkundrazi e paraqesin si tregues se Byroja është e gatshme të përndjekë edhe njerëzit e saj që akuzohen se kanë shkelur ligjin.

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, i cili mori drejtimin pak para largimit të McGonigal, u nxeh me një pyetje për këtë çështje në një konferencë për shtyp me tjetër temë javën e kaluar.

“Ka disa gjëra të rëndësishme në lidhje me këtë rast që po lihen jashtë vëmendjes”, tha Wray. “Ishte FBI që e nisi këtë hetim, është FBI dhe agjentët tanë që po punojnë pa u lodhur për të ngritur çështjen kundër tij, dhe ishte FBI që e arrestoi… Mendoj se ajo që tregojnë akuzat në këtë rast është gatishmëria e FBI-së si organizatë për të drejtuar projektorët mbi sjellje që janë totalisht të papranueshme, përfshirë edhe kur ndodhin nga njerëzit tanë, si dhe gatishmëria për t’i vënë këta njerëz para përgjegjësisë”.

Pas vlerësimit të dëmit të mundshëm bërë informacionit të inteligjencës, si dhe burimet e metodat në zotërim të McGonigal, FBI e sheh çështjen si një rast të pastër korrupsioni. Byroja nuk e sheh McGonigal si rast spiunazhi të tipit Robert Hanssen, spiuni që ka shkaktuar më tepër dëme në historinë e FBI-së.

Hanssen spiunoi për Rusinë për shumë vjet ndërsa mbante poste të larta në kundërzbulim, duke i dhënë Rusisë informacione që ndihmuan në identifikimin e spiunëve amerikanë dhe teknikat e spiunazhit.

As në aktakuzën publike nuk ka tregues se McGonigal ka kryer spiunazh. Zyrtarë të djeshëm e të sotëm të FBI-së familjarë me McGonigal dhe punën e tij thonë se besojnë që McGonigal – ish-llogaritar – thjesht u bë lakmitar.

Ish-zyrtarët hedhin poshtë edhe seritë e teorive që kanë dalë në median sociale për rolin e McGonigal në hetimin e FBI-së për Rusinë, në veçanti ato të lidhura me punën e tij për Deripaskën.

McGonigal drejtonte seksionin kibernetik të kundërzbulimit në FBI më 2016 kur Byroja ndiqte me vëmendje përpjekjet  e inteligjencës ruse për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale. Por ish-zyrartë thonë se McGonigal nuk kishte autoritet për marrje vendimesh përfundimtare në hetimin më të gjerë, i cili përfshinte aktivitete shumë më tej aktiviteteve kibernetike ruse.

Kontakti shqiptar

McGonigal u ngrit në detyrë për t’u marrë me disa nga rastet më sensitive të kundërzbulimit në FBI, përfshirë një investigim tepër të rëndësishëm për agjentë të CIA-s të vrarë apo të zhdukur në Kinë. Ai shihej si kompetent, shumë i zgjuar dhe punëtor i madh.

Por më 2017, plot një vit pasi ishte emëruar shef i divizionit të kundërzbulimit në New York, McGonigal u pa në një makinë të parkuar pranë një restoranti në qytet dhe mori 80 mijë dollarë nga një person që më parë kishte punuar me zbulimin shqiptar.

Është një nga dy detajet kryesore të dy aktakuzave kundër McGonigal në New York e Washington, të cilat përfshijnë akuza për pastrim parash, konspiracion për shkelje të sanksioneve amerikane kundër një oligarku rus, dhe deklarime të rreme për FBI.

Për thuajse dy vjet para tërheqjes më 2018, Departamenti i Drejtësisë pretendon se McGonigal efektivisht shiti akses te zyrtarë amerikanë, duke u përpjekur të organizonte takime për individë nga

Bosnjë Hercegovina në emër të personit dikur të lidhur me zbulimin shqiptar.

McGonigal akuzohet se pranoi të paktën 225,000 për shërbimin e tij, gjithçka teksa e gënjente FBI-në për aktivitet e tij, përfshirë udhëtime të shumta në Evropë të paguara nga kontakti shqiptar dhe të bëra pa informuar FBI-në, si dhe për marrëdhënien sekrete që pati me kryeministrin e Shqipërisë.

Pasi u tërhoq më 2018, sipas aktakuzës në New York, McGonigal shkeli sanksionet amerikane duke marrë pagesa ilegale për të ndihmuar përpjekjet e Deripaskës për të hequr sanksionet mbi të, si dhe për të hetuar një rival politik në Rusi.

Për disa oficerë dhe ish-oficerë, sjellja e McGonigal teksa punonte ende në FBI është shumë më e tmerrshme se sa akuzat në lidhje me Deripaskën pas tërheqjes.

Veçanërisht shqetësuese janë dyshimet se McGonigal bëri që FBI të hapte një hetim penal për një qytetar amerikan në të cilin personi i lidhur me zbulimin shqiptar do të shërbente si burim njerëzor – por pa ia zbuluar Byrosë marrëdhënien e vet financiare me atë person.

“Kjo është jashtëzakonisht e rëndë, kaq shumë e gabuar – nëse i ka bërë këtë gjëra që dyshohet, nuk është si një zonë gri”, tha ish-zyrtari i lartë i FBI-së.

Tip nevrik

Nuk dihet me saktësi se si u informua FBI që një nga yjet e saj të kundërzbulimit mund të kishte kapërcyer vijën e kuqe.

Në prapaskenë, FBI e ka hetuar McGonigal për vite, thanë njerëzit e informuar për këtë çështje, përfshirë monitorimin për muaj të tërë.

Disa që kanë punuar nga afër me McGonigal thonë se në atë kohë kishte pak tregues se diçka nuk shkonte. Peter Lapp, i cili punoi me McGonigal në një rast spiunazhi të lidhur me Kinën dhe më pas u pushua nga puna prej tij, tha i për CNN se McGonigal kishte temperament dhe iu bërtiste vartësve aq shpesh saqë në zyrë i kishin vënë një nofkë për qortimet që bënte: “McGonigal Hotwash” (dush i nxehtë).

“Bërtiste aq shumë sa të bënte dush”, tha Lapp.

I pyetur nëse kishte pasur ndonjëherë arsye për të dyshuar për sjelljen e McGonigal, Lapp ishte i prerë: “Edhe tani, në retrospektivë, jo. Vetëm sepse dikush është shef legen, nuk do të thotë se është korruptuar”.

Një tjetër ish-zyrtar i lartë ishte po aq i prerë kur u pyet nëse kishte dyshuar ndonjëherë se McGonigal ishte i korruptuar. “Absolutisht asnjëherë”./edition.cnn.com/

blank

“Faktet dolën, jep dorëheqjen”, protestë pranë shtëpisë së kryeministrit Rama në Surrel

Protestë pranë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel. Një grup qytetarësh, të rinj të FRPD dhe simpatizantë të PD janë mbledhur rreth 1 km larg nga shtëpia e kryeministrit dhe i kërkojnë të largohet nga detyra.

Ata mbajnë pankarta në duar ku shkruhet “faktet dolën, jep dorëheqjen” teksa në foto shfaqet Rama dhe ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal.

“Jemi këtu për t’i kthyer vizitën kryeministrit Edi Rama. Ai ka futur duart në xhepat e qytetarëve dhe ka hyrë brenda shtëpive tona. Ka tentuar të asgjësojë të gjithë zërat kundër tij për të mbajtur pushtetin e një autokrati. ne jemi këtu dhe këtu do qëndrojmë çdo ditë. Një pikënisje dhe një thirrje për qytetarët që të na bashkohen më 11 shkurt. Ne jemi këtu, qytetarët shqiptarë janë këtu. Do jemi në mbështetje të çdo kauze qytetare. Ne mendojmë se Rama nuk meriton më të jetë në postin e kryeministrit. Ai ka tentuar asgjësimin e opozitës shqiptare. Ne nuk e duam më kryeministër”, tha një prej të rinjve.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se në vend ndodhen dhe forca të shumta të policisë. Në një komunikim fillestar, policia iu ka kërkuar protestuesve të mos vendosen në këtë zonë.

“E shikojmë që Shqipëria është kthyer në vendin e shkatërrimit. Arsimi është shkatërruar, drejtësia nuk funksionon. Të rinjtë po largohen. Thirrja ime është Edi Rama largohu që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri”, tha një tjetër protestuese.

blank

Një skandal politik që nuk duhet të kalojë në heshtje- Nga Sadri Ramabaja

Një lagje politikanësh kosovarë këtë fillimviti udhëtimet e tyre përtej Atlantikut i arsyetuan se I bljnë meqë na paskërkan ftesa zyrtare për pjesësmarrëje në Mëngjesin e Lutjeve, një organizim tradicional, që nga fillimi i tij është organizuar nga Fondacioni Ndërkombëtar, një grup i krishterë që njihet më mirë me emrin “Familja.”
Por këtë vit, Mëngjesi i lutjeve, që u mbajt më 2 shkurt, siç dihet, është koordinuar nga Fondacioni Kombëtar i Mëngjesi i Lutjes i sapokrijuar si strukturë organizative për ngjarje të kësaj natyre dhe të këtij formati. Kjo bëhet e ditur nga një deklaratë dërguar gazetarëve nga ish-senatori i Arkansas, Mark Pryor.
Politikanët kosovarë në DC patën mundësi ta ndjekin fjalimin e Presidentit Joe Biden vetem ne TV dhe atë nga vendi ku ishin te pranishem – nga një sallë hoteli.
Fjalimi tradicional i presidentit në detyrë është transmetuar permes videos. Kështu do të veprohet tutje nga ky vit, duke organizuar ceremoninë brenda korpusit të Kongresit të SHBA-ve.
Në këtë ngjarje “pjesemarrës do të jenë vetëm anëtarët e Kongresit së bashku me një shoqerues, që mund të jetë bashkëshortja, një anëtar i familjes, apo një votues i perzgjedhur i tyre.” Kjo është bërë e ditur nga ish-Senatori Mark Pryor që tanime ka marre postin e drejtuesit te organizatës së re të themeluar së fundmi , e cila tash e tutje do organizojë Lutjet e Mengjesit, e njohur si National Prayer Breakfast Foundation.
Nga Kosova këtë vit udhëtuan për Amerikë, si gjoja të ftuar, këta politikanë: Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi, Avdullah Hoti, Armend Zemaj, Visar Azemi, Alush Gashi, Gazmend Gjyshinca, Driton Selmanaj etj. Ata kanë pohuar se ishin te ftuar të mirrnin pjesë në këtë ngjarje.
A mund të verifikohet si I mirëqenë ky pohim? Natyrisht se jo.
Asnjëri prej këtyre politikanëve, me sa dimë, nuk është as bashkeshort/e, as anëtarë të familjeve të kongresmenëve e as votues të ndonjërit prej anëtarëve të Kongresit të SHBA-ve. Rrjedhimisht rezulton se kemi të bëjmë me një mashtrim ordiner që këta politikan i kanë bërë publikut kosovarë!
Mysafirët kosovarë, siç shihet edhe nga fotot që ata vet i kanë publikuar në rrjetet sociale, nuk morën pjesë në ngjarjen zyrtare të Lutjeve te Mengjesit. Përkundrazi, ata ishin pjesëmarrës të një ngjarjeje krejtesisht të ndarë nga Lutjet e Mengjesit, e organizuar po të njejtën ditë në një sallë hoteli nga The International Foundation, që tanimë nuk ka te drejte ta quaj këtë organizim ‘Lutjet e Mengjesit’. Ky organizim tashmë qenka vendosur të quhet nga themeluesit The International Foundation me një emrë krejt tjetër – ‘The Gathering’ apo ‘Ndeja.’
Pjesemarrja ne ‘Ndejë’, si në çdo ndejë tjetër, edhe në këtë, është e hapur për të gjithë miqtë dhe të ftuarit e organizatës krishtere The International Foundation. Këtë vit aty pritej të ishin mbi 1400 mysafirë, nje e treta e të cilëve ishin nga shtete jashtë Amerikës, të cilët janë të obliguar të paguajnë vet shpenzimet e nevojshme pr secilin pjesëmarrës.
Duket se arsye reale e këtij udhëtimi grupor të politikanëve nga forcat opozitare [PDK/LDK/AAK] është beteja politike për rikthim në pushtet me çdo kusht. Kjo ndërlidhet me krijimin me çdo kusht ët Asociacionit të Komunave Serbe, siç pohonte në intervisëtn dhënë Radios Europa e Lirë në 13 dhjetor . Paralajmrimi i tij se se “…ne do të jemi pjesë e procesit, dhe ai proces duhet të përfshijë Qeverinë e Kosovës. Nëse jo, ne mund ta zhvillojmë atë diskutim me partnerë alternativë, me shoqërinë civile, me grupet e të rinjve, me komunitetin e biznesit, me të gjithë që do të donin të shihnin Serbinë dhe Kosovën duke dalë nga ky cikël i jostabilitetit”, thoshte Escobar. Ky proces tashmë është intensifikuar.
E qartë, kjo lagje politikanësh kosovarë ende rezonojnë se vetëm përmes organizimit të puçeve mund ta rrëzojnë qeverinë aktuale. Prandaj ata kanë nevojë për mbështetje nga Eskobari, siç kishin vepruar paraprakisht të mbështetur nga Grenelli.
Kjo logjikë që qe ushqyer nga administrata e D.Trump-it, pat dëmtuar rëndë demokracinë në Kosovë. Por krahas kësaj, ai veprim pat homogjenizuar popullin rreth liderit të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai akt që nuk ishte asgjë tjeëtr përveç ushtrim I dhunës ndaj demokracisë, i mundësoi Lëvizjes Vetëvendosje të mobilizohet dhe ta organizojë Revolucionin e heshtur demokratik më 14 shkurt 2021, ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke dërguar në histori këtë lagje politiknësh të papërgjeshëm e pandërgjegjshëm.
Por aplikimi i kësaj strategjie, që nga kjo ky mëngjes i shpifur, ka filluar të ndërtohet mbi strukturën e një komedie me sfondin e një tragjedie të trishtë.
blank

Beteja për Donbasin- Kreu i ushtrisë Wagner: Luftimet në Bakhmut të vështira, ukrainasit nuk po tërhiqen

Kreu i ushtrisë private ruse Wagner ka deklaruar ditën e sotme se luftime të ashpra po ndodhin në pjesët veriore të qytetit ukrainas Bakhmut, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes së forcave ruse për javë të tëra.

Yevgeniy Prigozhin , themeluesi dhe kreu i grupit Wagner, tha se forcat ukrainase nuk po tërhiqen, në një moment kur forcat ruse janë përpjekur të rrethojnë dhe kapin Bakhmut për javë të tëra.

Prigozhin hodhi poshtë raportet në mediat ruse se trupat ukrainase po braktisnin Bakhmutin. “Forcat ukrainase nuk po tërhiqen. Ata po luftojnë deri në fund”, tha ai në një deklaratë të publikuar në kanalin e tij Telegram.

Nga ana tjetër Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka thënë vazhdimisht ditët e fundit se situata rreth qytetit është e vështirë, ndërsa të premten, ai u zotua se forcat e tij do të luftojnë për Bakhmutin “për aq kohë sa të munden”, por situata atje po bëhet gjithnjë e më e rëndë për forcat ukrainase.

 

Nëse forcat ruse do arrijnë të marrin qytetin, i cili është shkatërruar nga granatimet e artilerisë prej muajsh, do të ishte përparimi i tyre strategjik më i rëndësishëm që nga vera e kaluar.bw

blank

VOA: Ritme të ulëta zhvillimi në qarqet veriore të Shqipërisë

Pëllumb Sulo

Zona malore në veri të Shqipërisë vazhdon të ketë ritme të ulëta zhvillimi krahasuar me pjesën tjetër të vendit. Megjithëse me burime të shumta në fushën e energjetikës, pyjeve, mineraleve dhe vlerave turistike, kjo zonë vlerësohet si ndër më të varfërat në Shqipëri. Komunitetet lokale nuk arrijnë të përfitojnë thuajse asgjë nga shfrytëzimi që i bëhet pasurive natyrore që gjenden në territorin e bashkive të tyre. Kështu, në bashkinë Vau Dejës, që përfshihet në Qarkun e Shkodrës, gjenden një numër hidrocentralesh që mbulojnë me energji elektrike një pjesë të madhe të territorit të Shqipërisë, e megjithatë, nga shfrytëzimi i kësaj pasurie ujore, komuniteti i kësaj zone nuk përfiton thuajse asgjë.

Bashkia Vau Dejës është një pikë e rëndësishme në prodhimin e energjisë elektrike, sepse nuk kemi vetëm dy hidrocentrale, por kemi Komanin, Vaun e Dejës, kemi Ashtën 1 dhe Ashtën 2. Gjithashtu edhe dy hidrocentrale të vogla që po bëhen në zonën e Vig-Mnelës. Të them të drejtën, të ardhurat prej hidrocentraleve janë të vogla, po të thuash nuk ndikojnë absolutisht në ekonominë e bashkisë Vau Dejës”, thotë kryetari i kësaj bashkie Mark Babani.

Sipas Institutit të Statistikave, Qarqet Kukës dhe Dibër kanë normat më të larta të varfërisë në Shqipëri. Për shkak të kësaj situate, mbështeten me ndihmë ekonomike 18 mijë e 88 familje të varfëra. Ndërkohë, Qarqet Dibër dhe Kukës vazhdojnë të kenë nivel të lartë të migracionit të brendshëm. Vetëm gjatë vitit 2021 nga të dy këto qarqe u larguan 5487 persona. Qarku i Kukësit, ku përfshihen bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë, është një nga zonat më të pasura me minerale dhe burime ujore, që shfrytëzohen nga kompani private, por, prej tyre, komunitetet lokale vazhdojnë të mos përfitojnë asgjë.

Vetëm bashkia Kukës ka diku 34 kompani minerare, të cilat marrin të ardhura të konsiderueshme përmes investimit që kanë kryer në miniera, sikurse janë edhe 18 hidrocentrale të ndërtuar përgjatë lumenjve dhe rrjedhave ujore në rrethin e Kukësit. Por, fatkeqësisht, Kukësi vazhdon të mbetet rrethi dhe qarku më i varfër në Shqipëri për shkak se kompanitë, që kanë investu, thjesht kanë shfrytëzu natyrën, burimet, por nuk është kthyer asgjë në këmbim për komunitetin”, thotë Rifat Demalija, drejtuesi i Qendrës për Progres Rinor në Kukës.

Në më të shumtën e rasteve, kompanitë private shfrytëzojnë pa kriter dhe jashtë kontrollit pasuritë natyrore të kësaj zone, duke dëmtuar infrastrukturën rrugore dhe mjedisin natyror, me pasoja për jetesën e komuniteteve lokale. Janë të herëpashershme protestat e banorëve të fshatrave të Mirditës, Dibrës dhe Tropojës për marrjen e burimeve të ujit nga ndërtimi i HEC-eve, apo protestat e banorëve të Postribës, në Shkodër, për ndotjen e burimeve të ujit të pijshëm nga guroret. Sipas zotit Demalija, pjesa më e madhe e kompanive, nuk përmbushin detyrimin ligjor për t’a kthyer mjedisin në gjendjen fillestare.

Kompanitë duhet të derdhin një taksë në qeverisjen vendore, që është diku tek 400 mijë lekë për megavat, apo 500 mijë lekë për shfrytëzim minerali për km2 të cilat, sigurisht, mund të mblidhen nga qeverisja vendore. Por, në fakt, këto nuk shkojnë tek banorët e zonave ku kompanitë shfrytëzojnë burimet natyrore. Këtë e them me bindje sepse shikojmë zona të pazhvilluara, me rrugë të degraduara, me shkolla në gjendje të mjerueshme, pa qendra shëndetësore, mungesë ujësjellësash”, thotë ai.

Ndërkohë, sipas kryetarit të bashkisë Vau Dejës, Mark Babani, në vend që të shtohen detyrimet ligjore të kompanive për të kontribuar nga fitimet e tyre në ekonominë e komuniteteve lokale, këto detyrime po zvogëlohen gjithnjë e më shumë.

Me një vendim qeverie janë hequr taksat për mbi ndërtimin dhe mbi truallin e hidrocentraleve. Nuk merret më prej bashkisë, kështu që bashkia nuk ka përfitime prej hidrocentraleve”, thotë ai.

Ecuria ekonomike e qarqeve veriore të Shqipërisë, dëshmon shfrytëzimin pa kriter të burimeve natyrore, përdorimi i të cilave nuk i çon të ardhura qytetit dhe as komuniteteve lokale. Kjo është edhe një nga shkaqet, që zona veriore e Shqipërisë vazhdon të ketë ritmet më të ulëta të zhvillimit dhe treguesit më të lartë të largimit të banorëve, kryesisht të rinjve. Sipas “Vjetari Rajonal Statistikor-2022”, publikuar nga INSTAT, 4 qarqet veriore, Shkodra, Lezha, Kukësi dhe Dibra, regjistrojnë 10839 persona të larguar nga 42.500 të larguar në shkallë vendi.

blank

‘The Times’: Giorgia Meloni, liderja më popullore e BE-së!

“Kundërshtarët e saj e paraqitën si një rrezik për Italinë dhe Europën, por duket se kryeministrja italiane ka ‘zbutur’ retorikën e saj të ashpër”, kështu shkruan “The Times”.

Giorgia Meloni u bë kryeministrja e parë femër e Italisë dhe ishte një nga njerëzit sa të pëlqyer, por edhe më të kritikuar.

Në një analizë kushtuar kryeministres Meloni, The Times shkruan se për planet e saj ekonomike ishin parashikuar beteja me Bashkimin Evropian dhe tregjet financiare. Gjithashtu dyshimet ishin të mëdha nëse do të arrinte Meloni, një udhëheqëse me pak përvojë qeveritare të mbante së bashku një kolaicion trepartiak që përfshin dy nga rivalët e saj më të mëdhenj.

Por rezultoi e kundërta, pasi 46-vjeçarja, ka dalë nga 100 ditët e para të saj si liderja më popullore në BE

Teresa Coratella nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë në Romë është shprehur: “Nëse e shikoni si kryeministre, ajo është shumë pragmatike, e qëndrueshme politikisht dhe jo agresive. Të paktën në publik.”

Faqja e Melonit në Facebook, ka 2.7 milionë ndjekës, ku shfaq fotot zyrtare me flamurin italian.

Megjithatë, shihen edhe foto familjare, apo ceremoni të ndryshme, duke përfshirë një selfie muajin e kaluar, ku tregonte se ishte duke festuar ditëlindjen me motrën e saj, Arianna, dhe nënën, Anna Paratore.

Në një mënyrë çelësi i suksesit të saj, sugjerojnë analistët, ka qenë aftësia me të cilën ajo ka menaxhuar ish-kryeministrin Berlusconi, udhëheqës i Forza Italisë, dhe Salvini, kreu i Lidhjes.

Partitë e tyre dikur të fuqishme duhej të kënaqeshin ma faktin e të qenit partnerë të vegjël në qeverinë e saj, pasi Brothers of Italy kaluan të dyja në zgjedhjet e shtatorit të kaluar për të fituar 26 për qind të votave, nga vetëm 4 për qind në 2018.

Ajo i ka njohur mirë me kalimin e viteve dhe e di se si t’i menaxhojë ato.  Meloni është ndihmuar gjithashtu nga përplasje që ka pasur e majta, e cila mbetet e ndarë midis lëvizjes anti-establishment Pesë Yjet dhe Partisë Demokratike të qendrës së majtë – e cila muajin e ardhshëm do të zgjedhë një lider të ri për të zëvendësuar Enrico Lettën, i cili dha dorëheqjen pas fundit. Humbja e shtatorit.

Meloni ka të ngjarë të marrë një nxitje të mëtejshme, me zgjedhjet në dy rajonet më të populluara të Italisë, të cilat, si në zgjedhjet e përgjithshme, partitë në pushtet do të luftojnë si pjesë e një aleance.

Po aq i rëndësishëm do të jetë rezultati në Lombardi, rajoni që përfshin Milanin që është zemra e Ligës. Attilio Fontana, kandidati i asaj partie, me siguri do të mbetet presidenti i rajonit, por Vëllezërit e Italisë duket se do të bëhen partia më e madhe.

Ky do të ishte një poshtërim për Salvinin dhe mund të shkaktonte përpjekje nga rivalët brenda Ligës për ta larguar atë – gjë që mund të çojë në turbulenca në Romë.

Një problem më imediat për Melonin është se çfarë të bëjë me Alfredo Cospito , një anarkist italian i burgosur në grevë urie në shenjë proteste kundër një forme ekstreme të izolimit të njohur si 41-bis, që përdoret më shpesh për bosët e mafias, nën të cilën ai mbahet.

Meloni deri më tani ka refuzuar thirrjet për t’u tërhequr.

Ndërkaq kërcënime të tjera, potencialisht më serioze po shfaqen në horizont, mes tyre kryesori borxhi kombëtar i Italisë , i cili me 147 për qind të PBB-së, është i dyti vetëm pas Greqisë në eurozonë, shkruan The Times.  syri.net

blank

Kurti lavdëron Escobarin për angazhimin në dialog dhe flet për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Turqi dha një intervistë për televizionin publik turk “TRT” në gjuhën angleze, ku komentoi deklaratën e të dërguarit special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Escobari një ditë më parë një intervistë për “The Pavlovic Today”, ka thënë se Asociacioni është obligim ligjor dhe se nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë.

 

“Sido që të shkoni përpara nën patronazhin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, do ta keni një Asociacion. A e pranon ose jo Qeveria aktuale e Kosovës obligimin ligjor, nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë. Është marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Do të jetë baza e marrëveshjes së normalizimit”, ka deklaruar emisari amerikan.

I pyetur nëse kjo deklaratë është shantazh i SHBA-së ndaj tij, Kurti nuk u tregua i drejtpërdrejt, por lavdëroi Escobarin për angazhimin në dialog. Megjithatë sipas tij, duhet qenë të kujdesshëm dhe të drejtë.

blank

“Qartësisht, Escobari është aktiv dhe shumë i përfshirë si dhe unë e mirëpres atë. E kam takuar disa herë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të drejtë. Çfarë unë jam duke i theksuar si principe dhe kushte për çfarëdo asociacioni, nuk janë qëndrimet e mia arbitrare ose mendime personale.

blank

Vullneti i popullit në Kosovë, Kushtetuta dhe ligjshmëria janë ato që më shtynë të them që së pari kemi nevojë për njohje reciproke dhe vetëm atëherë çfarëdo lloji të Asociacionit”, tha Kurti në intervistën për emisionin “Across Balkans”.

blank

Ai po ashtu u shpreh Serbia dëshiron të ketë një tjetër Republika Sërspka, sikur ajo në Bosnjë.

blank

Kurti shtoi se nuk e konsideron planin franko-gjerman si propozim për Asociacionin.

blank

“Vetëm fjalia e fundit e nenit të fundit, u referohet të gjitha marrëveshjeve të së kaluarës, dhe janë 33 sosh e jo vetëm një, që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese”, përfundoi kreu i ekzekutivit kosovar.bw

blank

Rilind Gërvalla: Jam zgjedhur në krye të RTK-së në mënyrë korrekte, në konkurs transparent, e në garë me kolegë të aftë profesionalë

VOAL- Drejtori i ri i Përgjithshëm i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) i është drejtuar opinionit në faqen e tij në facebook me këtë qëndrim ku sqaron mënyrën krejtësisht demokratike dhe transparente në krye të institucionit publik mediatik të vendit dhe ku shpreh vizionin e tij drejtues për këtë institucion:
Disa figura të politikës kanë kontestuar zgjedhjen time si drejtor të TV-RTK-së, duke hedhur dyshime për integritetin tim si person e si gazetar. Unë e kuptoj qëndrimin e tyre, por dua t’ua kujtoj se jam zgjedhur në mënyrë korrekte, në konkurs transparent, e në garë me kolegë të aftë profesionalë. Procesi i rekrutimit është fokusuar fuqishëm, midis tjerash, në çështje të integritetit personal dhe profesional.
Miqtë e mi e dinë se unë që prej vjetësh nuk jam anëtar në asnjë grupacion politik. Natyrisht, kjo nuk dmth se unë ndër vite kam qenë indiferent ndaj historisë sonë të përbashkët. Kosova jonë është një vend i vogël që po ndërton shtetësinë nga fillimi; e pra ky impenjim ka kërkuar angazhime nga të gjithë ne. Të gjithë ne qytetarët e moshës madhore kemi kontribuar ndër vite, në një formë ose një tjetër. Kemi marrë pjesë në lëvizjen studentore, skenën muzikore, luftën çlirimtare, ashtu si unë, jemi shprehur për politikë, kemi komentuar, kemi votuar, etj. Them se kjo është normale. Ne nuk mund të sajojmë njerëz prej balte për të udhëhequr institucionet tona. Qytetarët e kuptojnë se nuk është e mundshme, e në fakt nuk është as e dëshirueshme, që institucionet të drejtohen nga anonimë pa histori, të cilët nuk kanë investuar veten në sendërtim të demokracisë.
Por krerët e politikës nuk bëjnë mirë me keqpërdorë këtë histori tonën të përbashkët për me hedhë dyshime në integritetin personal dhe në etikën profesionale të gazetarëve. Fakti që unë kam fituar pikët maksimale në proces rigoroz të konkurimit duhet të sigurojë çdokënd për dy gjëra me rëndësi. E para, se unë kam një ankorim të fortë në vlerat etike të profesionit tim: se për mua, gazetaria objektive qëndron mbi të gjitha. Unë thjesht kam bindjen se sot i shërbej më së miri atdheut duke qenë profesionist i paanshëm i gazetarisë. Dhe e dyta, se unë nuk jam i ndikueshëm nga politika ditore.
Unë dua t’i përkujtoj të gjithë krerët e politikës se ata janë të obliguar ligjërisht që të respektojnë integritetin e RTK-së si institucion publik. Se në këtë respekt ligjor përfshihen edhe proceset interne të validimit profesional, rekrutimit, e punësimit brenda institucionit. E se mësymja e bojkotet përbëjnë ndërhyrje të politikës në një institucion të pavarur. Ju pra po shkelni vetë, që sot, mbi atë dërrasë të kalbur mbi të cilën po spekuloni se ndoshta mund të shkel unë dikur në rolin tim të ri!
Si drejtor i zgjedhur i TV-së, unë i siguroj të gjithë krerët politikë se ky institucion, pra Drejtoria nën udhëheqjen time do të respektojë hierarkinë dhe organogramin dhe do të mbajë qëndrim të paanshëm ndaj partive që ndërtojnë demokracinë tonë. Ju mund të kujtoni se na bojkotoni, por ne s’do t’ju bojkotojmë juve. Qytetarët taksapagues që mbajnë gjallë RTK-në i siguroj se RTK do të shërbejë si sytë e veshët tuaj në korridoret e pushtetit. Ndërsa të gjithë punonjësit e RTK-së i siguroj se puna, arritja, sukseset individuale do të vlerësohen mbi baza strikt profesionale. Konsideroj se jemi të punësuar të gjithë në një institucion profesional, secili prej nesh quhet profesionist në lëmi të vet, nga rojet e gjer te drejtori: dhe si të tillë do të vlerësohemi.
blank

Rama ka shumë “miq” si McGonigal- Nga Arbër Zaimi

Ashtu siç nuk ka njeri të pagabueshëm, ashtu edhe nuk ka shoqëri imune ndaj korrupsionit. Por këto gjëra të ditura mbi limitet e njeriut, nuk mjaftojnë për të nxjerrë përfundimin se të gjithë njerëzit apo gjithë shoqëritë janë njësoj. Brenda atyre limiteve njeriu nga njeriu e shoqëria prej shoqërisë dallon, nga mënyra se si sillen. Përshembull, amerikanët me të dalë indikacionet e korruptimit të një zyrtari të tyre të lartë, ish-shef i kundërzbulimit në FBI, ata filluan të marrin masa institucionale. Hetime të thelluara jo vetëm mbi ato fakte e ngjarje mbi Charles McGonigal-in që tashmë janë publikuar, por edhe mbi gjithë aktivitetin e tij në të shkuarën. Shteti, me të drejtë, dyshon se mund të ketë edhe raste të panjohura ende të abuzimeve me pushtetin që ka patur ish zyrtari i lartë i FBI-së.

Ndërsa në anën tjetër, shoqëria shqiptare dallohet prej asaj amerikane. Tek ne një zyrtar edhe më i lartë, vetë kryeministri i vendit, del se ka patur marrëdhënie personale me MacGonigal-in, ku dyshohet se kanë trajtuar çështje koncesionesh për nxjerrjen e naftës në Shqipëri, por edhe çështjen e “heqjes qafe” të opozitës me metoda “ligjore”. A kujdesen institucionet tona të nisin hetime ndaj kryeministrit shqiptar, të paktën për gjërat që tashmë dihen? Do të kishte qenë në nderin e institucioneve shqiptare të reformuara me ndihmën e SHBA, që ato të vepronin me të njëjtin zell e guxim qytetar si vetë institucionet e SHBA. Modelin ja ku e kanë, atje nuk hetohet vetëm shefi i kundërzbulimit, por edhe presidenti e ish-presidenti.

Përfshirja e Ramës në aferën MacGonigal ngre dy shqetësime madhore:

E para – si trajtohen pasuritë e shqiptarëve. Si po jepen me koncesion mineralet, nafta, nëntoka, bregdeti, burimet ujore, rrugët, portet, aeroportet? A janë këto muhabete që zgjidhen kulisave, ku shefi ynë suprem shtrëngon duart me MacGonigalët e botës që punojnë për Deripaska-t e botës? Mjerë ne po të ishte kështu. E pra, ja ku janë modelet evropiane, duke filluar nga Norvegjia që ka numër banorësh jo fort të ndryshëm nga ne. Atje, kur diskutohen politikat e pasurive ekonomike të përbashkëta (nafta, peshkimi), mbretëron transparenca dhe vendimi merret për interesin e publikut. Lum ata që publikja e fortë i ka pasuruar. Mjerë ne që privatja e fshehur në prapaskena, na ka varfëruar.

E dyta – çfarë i ka bërë Edi Rama shpresës tonë për demokraci? Nëse ai e ka shfrytëzuar pozitën e një amerikani të korruptuar për të nisur hetime që damkosin opozitën, kjo lë të kuptohet shumë. Kjo nuk mund të jetë rast i vetëm. Vetë Rama e thotë se ka shumë “miq si MacGonigal-i”. A është e arsyeshme të mendohet se edhe atyre Rama mund t’u ketë kërkuar favore të ngjashme? Të tipit: vëre filan kritikun tim në listën e “antiamerikanëve”. Apo të tipit: hetoje filanin jo pse ka ndonjë arsye, por thjesht sa për t’ia nxjerrë namin e keq se është nën hetime. Natyrisht që është e arsyeshme të dyshohet te Rama, i cili duket se po vazhdon praktikën e njëjtë me diktaturën: eleminimi i kritikëve dhe i rivalëve, ama këtë gjë më nuk e bën përmes organeve shqiptare të inteligjencës, por përmes të korruptuarve në shërbimet e vendeve të tjera.

 

Një teoricien i shahut, Tartakoveri i shquar për aforizmat e tij paradoksale, thoshte: “Gjithmonë është më mirë të sakrifikosh gurët (e shahut) të tjetrit”. Kështu edhe Rama, po bëhet autokrat e shkatërrues i opozitave, jo duke sakrifikuar veglat e veta, por me veglat e vendeve të tjera. Si ia del? Jo se është shumë i mençur. Thjesht shfrytëzon dy gjëra: së pari gjen më të korruptuarit ndër ta, së dyti ka sigurinë se këtu tek ne korrupsioni nuk dënohet.

Pastaj pyesin, pse largohen shqiptarët masivisht nga Shqipëria…

Megjithatë, zullumi këputet për së trashi. Teksa me veprimet e tij qysh prej fillimit Rama është përpjekur të mbjellë vetëm cinizëm, mosbesim te njëri-tjetri, përbaltje të çdo kundërshtari – tani mbase ka ardhur koha që gjërat të ndryshojnë. E kjo nuk do të ndodhë duke pritur të shfaqen mes nesh engjëj, por duke vendosur së pari ta largojmë Ramën, atë që me çdo mjet e çdo pushtet vazhdon të na polarizojë, të na përçajë, që të na sundojë.

blank

New York Times: Si i shiti McGonigal shërbimet e tij në Shqipëri!

Kur Charles McGonigal, një ish-shef i kundërzbulimit në Byronë Federale të Hetimeve, u akuzua se përdori pozicionin e tij për të përfituar nga biznesi i një bashkëpunëtori të tij në Evropën Lindore, kjo ishte një kthesë befasuese për një zyrtar të rangut të lartë, të cilit i ishte besuar aksesi në disa nga sekretet më të ndjeshme të mbajtura nga komuniteti amerikan i inteligjencës.

Dy persona që kanë njohuri për hetimin bëjnë me dije se brenda byrosë, nisi një debat për vlerësimin e dëmeve të mundshme dhe për të përcaktuar nëse ndonjë operacion kundërzbulimi apo operacion i zbatimit të ligjit ishte komprometuar.

“Kjo vendos një pikëpyetje gjithçka në të cilën ai ishte i përfshirë,” tha Holden Triplett, një ish zyrtar i kundërzbulimit në FBI, që u largua në vitin 2020 dhe bashkëthemeloi, Trenchcoat Advisors, një kompani konsulence për menaxhimin e rrezikut.

“Duhet të përpiqesh të kuptosh, kur filloi e gjithë kjo dhe çfarë preku ai pasi filloi?”, tha z. Triplett, i cili nuk ka njohuri të drejtpërdrejta për rishikimin e karrierës së zotit McGonigal. “Të kthehesh prapa dhe të mendosh se çfarë dëmi mund të jetë bërë, është e dhimbshme.”

Brenda FBI-së, ku ai kaloi 22 vjet, z. McGonigal ishte aq i besuar sa u ngarkua me drejtimin e hetimit për një shkelje të rëndë që çoi në burgosjen, ekzekutimin ose zhdukjen e më shumë se një duzinë informatorëve të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Kinë, një nga detyrat më të ndjeshme të FBI-së.

Episodet e përshkruara në dy aktakuza të zbuluara javën e kaluar nga prokurorët federalë në Uashington dhe Nju Jork e vizatojnë zotin McGonigal, 54 vjeç, si një sipërmarrës agresiv në kërkim të të bërit biznes nëpërmjet kontakteve dhe pushtetit që i ofronte pozicioni i tij, duke vepruar pothuajse hapur, pa u zbuluar, pavarësisht rezikut që mund të paraqesë për dikë që mban rangun e tij nëse korruptohet.

Ndërsa ishte ende në FBI, ai krijoi një marrëdhënie me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe sipas prokurorëve në Uashington ndërmori hapa që ishin në dobi të këtij politikani. Zoti Rama e ka portretizuar veten si një reformator dhe në kundërshtim me luftën e Rusisë në Ukrainë. Por pas daljes në pension në 2018, zoti McGonigal punoi në anën tjetër, ai ishte në listë-pagesën e një oligarku rus të sanksionuar nga SHBA, Oleg Deripaska, që dikur shihej si anëtar i rrethit të ngushtë të Presidentit Vladimir Putin dhe një personi tjetër, Sergej Shestakov, në Nju Jork.

Një avokat i z. McGonigal, Seth D. DuCharme, nuk iu përgjigj një kërkese për koment. Por pas aktakuzave të javës së kaluar, ai tha se zoti McGonigal i kishte “shërbyer Shteteve të Bashkuara me aftësi, në mënyrë efektive, për dekada” dhe se ekipi i tij ligjor mezi priste të shqyrtonte provat e qeverisë.

Krimet e mëparshme për të cilat akuzohet z. McGonigal datojnë në gusht 2017, por vlerësimi i dëmit të FBI ka të ngjarë të shkojë shumë më tej, thanë ish-zyrtarët. Fakti që ai mund të ketë gënjyer. ndërsa ishte ende në detyrë, për pranimin e parave  nga një bashkëpunëtor biznesi dhe kontaktet me individë të huaj, ka ngritur gjithashtu shqetësime për hapësirën dhe kohëzgjatjen e mashtrimeve të tij të mundshme.

McGonigal doli në pension nga FBI në vitin 2018 si agjent special i ngarkuar me kundërzbulimin në Nju Jork, duke raportuar te drejtori i zyrës në terren. Sektori i kundërzbulimit, i cili në FBI fokusohet në identifikimin, zbulimin dhe mbledhjen e inteligjencës së huaj në tokën amerikane, është veçanërisht i rëndësishëm në Nju Jork, ku prania e Kombeve të Bashkuara dhe misioneve të shumta diplomatike paraqesin mbulesa të bollshme për spiunët e mundshëm.

Rangu i lartë i zotit McGonigal duhet t’i ketë dhënë atij një pamje të gjerë të asaj që po ndodhte në të gjithë agjencinë dhe komunitetin e inteligjencës, dhe përfshirjen në vendimet strategjike, si për shembull ku të drejtoheshin skuadrat e agjentëve specialë në terren, thanë ish-zyrtarët. Në përgjithësi detyra e tij nuk parashihte udhëtime të shpeshta ndërkombëtare, nuk përfshinte takime me krerët e shteteve ose implikim të drejtpërdrejtë në hetime, por z. McGonigal akuzohet se i ka bërë të gjitha këto.

“Ju po flisni për katër nivele mbi hetuesit aktualë,” tha Clayt Lemme, një ish-zyrtar i FBI që mbikqyrte kundërzbulimin në zyrën e Byrosë në Uashington. “Në rrethana normale, ai nuk do të përfshihej në vendimet e përditshme për hapjen apo për mbylljen e një çështjeje”.

Gatishmëria e zotit McGonigal për t’u takuar me kreun e shtetit në Shqipëri, një vend që ka një prani diplomatike amerikane, të bën të mendosh se ai nuk po e mbante të fshehtë përfshirjen e tij atje nga kolegët, thanë ish-zyrtarët. Ai gjithashtu përdori adresën e emailit dhe telefonin e FBI-së për çështjet që lidhen me Shqipërinë, tha një person me njohuri në hetim.

Por çfarëdo preteksti zyrtar që mund të kishte zoti McGonigal për ato udhëtime dhe takime, ato mund të kenë shërbyer si mbulesë për aktivitete të dyshimta, thanë të tjerë.

Fakti që krimet e dyshuara ndodhën pak përpara daljes në pension, tregon se zoti McGonigal mund të ketë nisur ose të ketë shtuar aktivitetet e paligjshme pas kryerjes së testeve të fundit të poligrafit, të cilat supozohet se do të administrohen çdo pesë vjet.

Zoti Triplet tha se tradhtia e agjencisë nga dikush me pozitën e zotit McGonigal për 225,000 dollarë, nëse vërtetohet, do të ishte befasuese duke pasur parasysh se ish-zyrtarët mund të fitojnë shuma të konsiderueshme si konsulentë pas daljes në pension, përveç pensioneve të majme.

Por nuk do të ishte e paprecedentë. Robert P. Hannsen, agjenti i FBI-së i kthyer në spiun, i cili furnizoi me informacione të klasifikuara Rusinë për dy dekada dhe po vuan dënimin e përjetshëm, filloi të bashkëpunojë me rusët në fund të viteve 1970, ndërsa ishte në një njësi kundërzbulimi në Nju Jork.

Akt-akuza e Uashingtonit detajon se si, gjatë dy viteve, z. McGonigal paraqiti informacione të rreme financiare në FBI. Formularët nuk e përmbajnë pagesën nga një biznesmen i Nju Xhersit, i cili ishte ish-punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare, si dhe udhëtime ndërkombëtare falas. Prokurorët thanë se zoti McGonigal gënjeu gjithashtu për destinacionet e tij të udhëtimit dhe ndërveprimet me të huajt, në formularët që ai duhej të plotësonte dhe ndërmori veprime që duket se kanë rënë në kundërshtim me detyrat e tij qeveritare.

Në gusht 2017, thanë prokurorët, ai u takua me Agron Nezën, biznesmen nga Nju Xhersi, të cilin prokurorët e përshkruajnë në aktakuzën e Uashingtonit si Personi A. Përvec z. Deripaska, personat e përmendur në aktakuzat e z. McGonigal nuk përmenden me emra. New York Times i identifikoi ata përmes të dhënave publike dhe intervistave me njerëz të njohur me dosjen. Disa u renditën në një pjesë të një thirrjeje federale nga hetimi i z. McGonigal që u publikua nga Insider, një botim online, vitin e kaluar.

Neza, 59 vjeç, ka lindur në Shqipëri dhe është punësuar nga një agjenci inteligjence atje disa dekada më parë, thanë prokurorët. Më vonë ai u transferua në Shtetet e Bashkuara, u vendos në veri të Nju Xhersit dhe u bë shtetas amerikan. Ai nuk është akuzuar për ndonjë shkelje.

Në takimin e gushtit 2017, zoti McGonigal i kërkoi para zotit Neza, thanë prokurorët. Ata nuk dhanë detaje se si u takuan dy burrat, as nuk e përshkruan marrëdhënien e tyre ose nuk zbuluan arsyen e kërkesës. Por në akt-akuzën e Nju Jorkut, zoti Neza përmendet si miku i zotit McGonigal. Në muajt pasi zoti McGonigal kërkoi para, dy burrat bënë udhëtime të shumta në Evropë, ku z. McGonigal me sa duket përdori pozicionin e tij në përpjekje për të ndikuar në biznes për zotin Neza, pretendojnë prokurorët në padinë e Uashingtonit.

Në shtator 2017, burrat udhëtuan për në Shqipëri, thanë prokurorët, ku z. Neza e prezantoi zotin McGonigal me Dorian Duçkën, një ish-zyrtar shqiptar që shërbente si këshilltar informal i kryeministrit, zotit Rama. Z. Duçka, i përshkruar në akt-akuzën e Uashingtonit si Personi B, e solli zotin McGonigal të takohej me zotin Rama.
Pasi i dha zotit Rama disa suvenire të FBI-së, z. McGonigal duket se është përpjekur të ndikojë kryeministrin drejt dhënies së një licence për shpime nafte një subjekti të lidhur me z. Neza dhe z. Ducka, sugjeruan prokurorët.
Z. McGonigal gjithashtu duket se u përpoq ta ndihmonte zotin Neza për të bërë marrëveshje me një politikan dhe biznesmen shqiptar i cili donte nga FBI hetimin për atë që ai tha se ishte një komplot për jetën e tij, thotë akt-akuza e Uashingtonit.

Pasi takoi këtë person, z. McGonigal organizoi një udhëtim të mëvonshëm jashtë shtetit që një prokuror amerikan ta intervistonte në Austri, duke përdorur zotin Neza si përkthyes të tij. Prokurorët sugjeruan se takimi ishte një mashtrim; nuk ekziston asnjë procesverbal zyrtar i intervistës dhe zoti Neza nuk ishte paguar për punën që bëri. Në të njëjtën ditë, z. McGonigal dhe z. Neza fluturuan për në Shqipëri, ku u takuan me politikanin dhe diskutuan mundësitë e biznesit, thuhet në akt-akuzë.

Atë vjeshtë, zoti Neza i dha zotit McGonigal 225,000 dollarë në para në tre këste, sipas aktakuzës. Z. Neza e bëri një nga pagesat brenda një makine të parkuar në Neë York City dhe të tjerat në shtëpinë e tij në New Jersey, thanë prokurorët. Z. McGonigal premtoi se do t’i kthente paratë, sipas aktakuzës. Prokurorët nuk e kanë akuzuar z. McGonigal për kryerjen e veprimeve zyrtare në këmbim të pagesave.

Në nëntor, pasi z. McGonigal u takua përsëri me kryeministrin dhe z. Duçka në Shqipëri, ai kontaktoi të njëjtin prokuror që e kishte marrë me vete në Austri për të nisur një hetim të mundshëm ndaj një lobisti, që kundërshtari politik i zotit Rama kishte punësuar për të pasur akses dhe mbështetje tek Presidenti Donald J. Trump.

Ngjarjet e detajuara në aktakuzë dhe të dhëna të tjera publike duket se përputhen me përshkrimin e lobistit Nicolas D. Muzin.

Vetëm disa ditë përpara se z. McGonigal të kontaktonte me prokurorin, më 14 nëntor, z. Muzin paraqiti një deklarim në Departamentin e Drejtësisë duke zbuluar lobimin e tij për Partinë Demokratike të Shqipërisë, partinë politike të qendrës së djathtë që sfidonte zotin Rama. Partia drejtohej nga Lulzim Basha, i cili ishte përcaktuar si mbështetës i zotit Trump.

Në fillim të vitit 2018, sipas aktakuzës së Uashingtonit zoti Neza vazhdoi t’i transmetonte zotit McGonigal informacione për zotin Muzin – disa prej të cilave erdhën drejtpërdrejt nga zyra e zotit Rama. Z. McGonigal më pas e përcillte informacionin tek të tjerët në zyrën e FBI-së në Nju Jork.

Në fund të shkurtit, FBI hapi zyrtarisht një hetim për lobistin “me kërkesën e të pandehurit McGonigal dhe me udhëzimin e tij”, sipas aktakuzës. Z. Neza ishte ndër burimet konfidenciale që dhanë informacione gjatë hetimit dhe z. Duçka pagoi dëshmitarët në Evropë për të udhëtuar në një takim me FBI, thuhet në aktakuzë.

Gjatë gjithë kohës, z. McGonigal nuk i zbuloi kontaktet e tij me z. Duçka apo marrëdhëniet e tij financiare me z. Neza, thanë prokurorët. Nuk ishte e qartë nëse Departamenti i Drejtësisë ndërmori hapa shtesë për të hetuar z. Muzin, dhe kundër tij nuk është ngritur asnjë akuzë. Z. Muzin tha në një deklaratë se ai nuk kishte pasur “asnjë arsye të besonte se ishte bërë viktimë e këtij hetimi të rremë. Por nëse do të ishte kështu, kjo është për të ardhur keq dhe shpresoj se drejtësia do të vihet në vend”.

Në muajt e tij të fundit në F.B.I., z. McGonigal bëri të paktën një përpjekje më shumë për të përdorur ndikimin e tij për të ndihmuar zotin Neza, sipas aktakuzës së Uashingtonit. Ai u takua në Gjermani në prill 2018 me dy burra nga Bosnja dhe Hercegovina, thanë prokurorët, njëri prej të cilëve, i përshkruar në aktakuzë si Personi C, ishte këshilltar i një zyrtari të lartë të zgjedhur boshnjak. Tjetri, personi D, kishte themeluar një kompani farmaceutike.

Burrat i kërkuan zotit McGonigal t’i ndihmonte të takoheshin me ambasadorin e SHBA-së në Kombet e Bashkuara ose me një diplomat tjetër për të diskutuar marrjen e mbështetjes amerikane për një çështje politike që nuk specifikohet në aktakuzë. Z. McGonigal i propozoi z. Neza që të negocionte një kontratë për t’u paguar 500,000 dollarë nga kompania farmaceutike në këmbim të takimit diplomatik; në një mesazh, ai i kërkoi zotit Neza që të “mbronte” emrin e tij gjatë përpjekjes për të bërë marrëveshjen, sipas aktakuzës.

Burrat vazhduan me planin dhe zoti McGonigal u përpoq të organizonte takimin diplomatik, thuhet në aktakuzë. Nuk tregon nëse kontrata është ekzekutuar, pagesa e kryer apo mbledhja e mbajtur.

Pas largimit nga F.B.I., z. McGonigal shkoi të punonte për z. Deripaska, oligarku i sanksionuar, sipas akt-akuzës së Nju Jorkut. Por nuk ishte takimi i tij i parë me rrethin e zotit Deripaska.

Prokurorët sugjeruan që z. McGonigal filloi ta pëlqejë zotin Deripaska pak përpara daljes në pension të tij. Në vitin 2018, ai ndihmoi vajzën e një punonjësi të zotit Deripaska të kryente praktikën në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut, sipas aktakuzës së Nju Jorkut. Z. McGonigal i shpjegoi një tjetër zyrtari të FBI se babai i vajzës ishte një oficer i inteligjencës ruse që donte ta rekrutonte, thanë prokurorët.

Në vitin 2019, pas daljes në pension, z. McGonigal e prezantoi zotin Deripaska në një firmë ligjore që do të kërkonte heqjen e sanksioneve të tij dhe z. McGonigal paguhej 25,000 dollarë në muaj deri në mars 2020 nga z. Deripaska përmes firmës ligjore si konsulent, sipas aktakuzës. Puna u ndal në fillim të pandemisë së koronavirusit.
Në vitin 2021, z. McGonigal dhe bashkëpunëtori i tij, z. Shestakov, negociuan një marrëveshje – me punonjësin e Deripaska, vajza e të cilit mori praktikën në polici – për të punuar për z. Deripaska për të hetuar një oligark rival.
Z. McGonigal rregulloi ti merrte pagesat përmes kompanisë së një miku në Neë Jersey, duke falsifikuar nënshkrimin e mikut në një kontratë, thanë prokurorët.

Ai mik ishte zoti Neza, biznesmeni me origjinë shqiptare që është në qendër të akuzave të ngritura nga prokurorët e Uashingtonit, sipas një personi të njohur me hetimin.

Por miku i zotit McGonigal me sa duket nuk ishte në dijeni të punës së tij për zotin Deripaska. Kur zoti Neza pyeti për burimin e transfertave bankare nga një bankë ruse, zoti McGonigal u përgjigj se ai kishte bërë një punë “legjitime” për “një djalë të pasur rus”.

Neza pranoi transferimin e parave, thanë prokurorët./ New York Times, përshtati Lapsi.al

Autorët e shkrimit

Adam Goldman kontribuoi në raportimin. Susan C. Beachy kontribuoi në kërkime.

Michael Rothfeld është një reporter investigativ në tavolinën e Metro dhe bashkëautor i librit “The Fixers”. Ai ishte pjesë e një ekipi në The Wall Street Journal që fitoi çmimin Pulitzer 2019 për raportimin kombëtar për tregimet rreth marrëveshjeve të parave të heshtura të bëra në emër të Donald Trump dhe një hetim federal të avokatit personal të presidentit. @mrothfeld

William K. Rashbaum është një shkrimtar i vjetër në tavolinën e Metro, ku mbulon korrupsionin politik dhe komunal, gjykatat, terrorizmin dhe zbatimin e ligjit. Ai ishte pjesë e ekipit të vlerësuar me Çmimin Pulitzer 2009 për Lajmet e Breaking. @WRashbaum • Facebook

Kenneth P. Vogel është i vendosur në Uashington dhe heton bashkimin e parave, politikës dhe ndikimit.


Send this to a friend