Te dashur miq!
Ju falenderoj per mbeshtetjen tuaj dhe ju bej me dije, se pavaresisht angazhimit tim te ardhshem ne jeten politike aktive, misioni i Gjenocidit Komunist ne Shqiperi do te vazhdoje.
Njohja me jeten e vepren e atyre figurave te shquara martiresh antikomuniste do te vazhdoje ne shenje te thelle mirenjohjeje per shpresen qe ata mbajten te ndezur te ne, ne ato vite te gjate te erresires.
Dhe mirenjohja mbetet nje nga virtytet me te larte te nje kombi te qyteteruar.
Per ta bere edhe me te plote misionin e tij, ketej e tutje Gjenocidi Komunist ne Shqiperi angazhohet te denoncoje me emer e me mbiemer edhe persekutoret e tyre. Ata qe me bindjen e verber dhe injorancen gjakatare ndihmuan ne presekutimin e tyre. Si gjithmone gjej rastin te kerkoje te bashkoheni edhe ju, per ta shnderruar ne nje uragan te pashpirt kete denoncim.
Te dashur miq!
Keto dite takimesh me ju me kane forcuar bindjen se ne keto kohe te veshtira, politika ne vendin tone nuk i perket me qytetareve te tij. Ajo i eshte shkeputur perfundimisht realitetit ku ata jetojne.
Politika ne vendin tone nuk punon me per zhvillimin e tij, per zhvillimin e prones e te individit nepermjet punes se forte e te ndershme. Nuk punon me per te drejten, meriten, per rendin e arsimin e duhur.
Prandaj nuk eshte vone e ka ardhur koha per angazhimin tone te sinqerte e te vertete per te rikthyer keto parime. Une personalisht, ju betohem sot se do te jem perhere i sinqerte e i vertete ne çdo perpjekje timen per te arritur kete qellim.
Me shume respekt
Beniamin Bakalli
Komentet