“ JO URRETJES KLASORE” NDAJ TË PËRNDJEKURVE POLITIKË!
Zotit Edi RAMA
Kryetar i Këshillit të Ministrave
Tiranë
AMBASADËS AMERIKANE
E NGARKUARA ME PUNË
Mrs. Nancy VanHorn
Rruga “Stavro Vinjau”, nr. 14, Tirana
AMBASADËS SË DELEGACIONIT EUROPIAN
H.E.Mr. Silvio GONZATO
ABA Center, 17th Floor, Rr. Papa Gjon Pali II. Tirana,
ZYRËS SË PREZENCËS SË OSBE TIRANË
AMBASADORI Mr. Michel TARRAN
Sheraton Tirana Hotel &Towers, 1st floor Tirana
AMBASADA E REPUBLIKËS FEDERALE E GJERMANISË
His Excellency Mr. Karl BERGNER
Tiranë
Kushtetuta ashte ligji themeltar i vendit, dhe esenca e ketij ligji ashte mbrojtja e jetes, dhe lirise së qytetareve, e të drejtave dhe lirive të tyre?
Kemi tri dekada që në institucjonet Kushtetuese nuk lejohen dhe promovohen kapacitetet antikomuniste që vijnë nga shtresa e të përndjekurve politikë.
Nga familje fisnike që i kan dhënë këtij kombi pamvarsinë, shtetin, që kan demostruar vlerat e larta të humanizmit dhe qëndresës ndaj diktaturës ma shumë se çdo komb tjetër në Europën e pasluftës së dytë botërore.
Gjatë 35 viteve janë promovuar dhe kan drejtuar këta institucjone individë që i kan shërbyer diktaturës, ose kan lidhje politike me regjimin e diktatorit Enver Hoxha, dhe të votuar me diktat nga forca politike që kan, e kan pas pushtet.
Sot fatkeqësisht të gjitha institucjonet kushtetuese drejtohen nga të priviligjumit e diktaturës. Ish gjygjtar, Prokuror, hetusa, operativa sigurimi. I vetëm vend në europë që pati një diktaturë kriminale dhe një bilanc tragjik të humbjeve të jetëve njerzore nuk u denuan këta krime makabre. Partitë politike në Shqipëri, anashkalojnë kushtetutën, ndalojnë të drejtën e antikomunistëve të konkurojnë dhe të drejtojnë institucjonet kushtetuese.
Institucjonet kushtetuese janë të shqiptarve jo të politikanëve dhe interesave të tyre për pushtet. Vendimet politike që shkelin kushtetutën janë luftë klasash ndaj atyre që i mbijetuan krimeve komuniste.
Siç po veprohet dhe tani me kanditaturën për Avokat Populli.
Kemi 35 vite që po provojmë përçmimin e kësaj klase politike ndaj nesh të mbijetuarve të diktaturës. E kundërta ne, kësaj urretje ju përgjigjem me paqe.
Si mundeni Zoti Kryeministër ta shkelni kushtetutën vetëm se për këtë post kanditon një ish përndjekur politikë që nuk është militant i juaj dhe mbron të drejtat e liritë e njeriut prej 35 vitesh në fushën e përndjekjes politike, një personalitet me përmasa kombëtare që nderohet nga institucjonet ndërkombëtare për mbrotjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Një personalitet që e pret dhe e nderon Shenjtëria e tij Papa Francesku, në Vatikan, Një Marting Luterking shqiptar që për 35 vite nuk hesht për dokumentimin e denimin e krimeve të komunizmit e mbrotjen e të drejtave dhe lirive të përndjekurve politikë shqiptar. Një personalitet që respekton mendimin ndryshe dhe lufton hakmarrjen, për tre dekada ka përçuar paqen!
Ju drejtohemi Juve si drejtues i mazhorancës së majtë Zoti Rama, a do të ndiheshit të qetë Ju , nqs ne, do të kishim pushtet dhe do të urrenim si Ju.
Nqs doni të mbroni moralin, doni paqen, denoni urrejten , votoni për Avokat Populli kanditaturën e të përndjekurve politikë dhe të shoqërisë civile, Aktivistin e shquar në mbrotje të drejtave dhe lirive të njeriut për tre dekada, birin e një nëne burrneshë që mbrojti hebrejtë nga nazizmi, duke sakrifikuar ushqimin për fëmitë e sajë. Djalin e një luftëtari antifashistë, të vitit 1939, qëndrestarit antikomunist që përballoi torturat çnjerzore të sigurimit të shtetit dhe që u denua me 17 vite burg politikë si agjent anglo-amerikanve. Nipin e tre të pushkatuarve, dhe dy të mbytur në hetusi që sot nuk kan një varr.Votoni përfaqësuesin tonë misionarin e palodhur për gjetjen e 6000 të pushkatuarve të vrarë nga partia paraardhse e juaj, Besim Ndregjoni.
Urretja e çon shoqërinë në koflikt civil, duke i mohuar të drejtën e zgjedhjes,
Ju mund të urreni si individ, por si Kryeministër juve nuk ju lejohet!
Kush përfiton nga urretja Zoti Kryeministër???? Ne nuk e uryem partinë tuaj si trashgimtare e diktaturës komuniste, as nuk akuzuam pasardhsit e xhelatëve të diktaturës për krimet që kishin kryer ndaj nesh por morali e kërkon të kërkoni falje për humbjet e jetëve njerzore të familjeve tona. Përse nuk e votni misionarin, aktivistin personalitetin e antikomunizmit shqiptar Besim Ndregjonin, si mundet që që mbasi i ka kaluar të gjitha proçedurat ligjore në Parlament vetëm votimin në séance mbahet peng nga mazhoranca , nuk besojmë se Ju do të jeni kundër kësaj kanditature që ka përballu diktaturen komuniste me një bilancë tragjik të humbjeve njerzore , ju sjellim në vemendje se kjo familja ka 5 të pushkatuar që skan një varr.
Shkelqesi të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
Ju po shqyrtoni kapitullin e të drejta dhe Lirive të njeriut për ta pranuar Shqipërinë në Bashkimin europian, për të cilën u sakrifikuan dhe u pushkatuan mbi 6000 burra dhe gra shqiptare, që skan një varr në token e tyre, 36.000 burra dhe gra që provuan genocidin enveriste,në kampet çfarosëse të komunizmit, 60.000 familje që provuan internimet monsturoze të enverizmit shqiptar, siç e ka paguar familja e Kanditatit për Avokat Populli, Besim Ndregjoni, me 5 të pushkatuar pa varr sot, me dy të burgosur politke me 30 vite burg, e me një të çmendur në hetusi nga sigurimi i shtetit komunistë që Shqipëria të kishte demokraci dhe liri të bashkohej me popujt eruo-atlantikë si pjese e kontinentit Europjanë..
Bashkoheni me ne, të nderuar Diplomatë , që mbas 35 vitesh në Shqipëri të votohet një antikomunist për të drejtuar një institucjon kushtetues që mbron të drejtat e liritë e njeriut, e kush më mire dhe më paqëdashës se Zoti Ndregjoni, që lufton urretjen e përçon paqen prej tre dekadash mund ta drejtoi Avokatin e Popullit e mund ti mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut .
Tregohuni njëherë të vetme, se përfaqësoni demokracinë dhe pushtetet demokratike nga vini. Luftoni bashkë me ne që të jemi qytetar me shanse të barbarta siç bani në vendet tuaj demokratike. Shqipëria dhe shqiptarët kan nevojë për demokraci jo për pushtetet politike që shkelin të drejtat dhe liritë e njeriut.
Shembjani këtë mur politik tridhjetepesëvjeçar që është ndërtuar me heshtje ndaj të përndjekurve politike nga xhelatët dhe pasardhësit e tyre, se i sherbeni paqes dhe jo urretjes. Jo narcizmit politik ndaj të përndjekurve.
Urrejtja është fenomeni më i lig që ka vuajtur e ka kaluar shoqëria shqiptare për 50 vite diktaturë komuniste.
Ne të drejtohemi publikisht Zoti Kryeministër, voto kanditaturën e shtresës fisnike të përndjekurve politike se komunizmi u ka shkaktuar krime deri në tre breza.
Lere luftën e klasave ndaj nesh, mos i prish ekulibrat e shoqërisë dhe mos harro se nqs nuk e denoni urrejtjen ajo ka me u kthyer bemerang dhe për ju!
Votoni përfaqësuesin tonë Besim Ndregjonin mbrenda këtij sesioni se kështu nuk shkelni kushtetutën që për katër vite e keni shkelur duke e lënë institucjonin pa titullar!
Votimi për Besim Ndregjonin përfaqësuesin tone është dhe një falje publike që i bani shtresës antikomuniste. Të përçoni paqe, si Kryeministër!
Shqipëria ka vuajtur boll nga urretja, mos u bani pjesë e urretjes ndaj shqiptarve fisnikë që falën dhe nuk muarën hak ndaj familjeve xhelate që janë në partinë që drejtoni dhe udhëhiqet nga Ju.
Besojmë se kjo thirrje kombëtare që vjen nga ata që lirinë nuk jua dorzuan plumbave të komunizmit, Do të ndërgjegjësoi dhe në postin e lartë që keni dhe Ju do ta votoni kanditaturën tone që mbas 35 vitesh kjo demokraci allashqiptare do të tu japi të drejtë atyre që e lan me gjak Shqipërinë, dhe nuk çfaqen urretje.
Vlersoje këtë vlerë njerzore që kemi përçuar gjatë 35 viteteve.
Mos harro krimi dhe padrejtsia kujtohen në breza.
Mos lejo prishje ekulibrash në shoqërinë postkomuniste.
Shqipëria ka nevojë për paqe!
SHOQËRIA CIVILE
QEMDRA E TRAUMËS DHE TORTURËS
KEVI BRISKU
UNIONI MBARKOMBËTAR INTEGRIMIT BURGOSURVE DHE TË PËRNDJEKURVE
POLITIKË TË SHQIPËRISË
Z/ PRESIDENT
Lavdie NELA ISH E BURGOSURE POLITIKE
SHOQATA MBARKOMBËTARE E TË BURGOSURVE DHE TË DENUARVE POLITIK SHQIPTAR ME QENDËR SHKODËR.
KRYETARI
Zenel DRANG
SHOQATA KOMBËTARE E TË DENUARVE POLITIKË TË SHQIPËRISË
Ylli KOMTI
Ish i Burgosur Politik, Piktor
Kryetar i Shoqatës e të Denuarve Politik të Shqipërisë
SHOQATA KOMBËTARE E KULAKËVE TË SHQIPËRISË
Hajri ELEZI
Kryetar i Shoqatës Kombëtare e Kulakëve të Shqipërisë
SHOQATA KOMBËTARE ANTIKOMUNISTE “OSMAN KAZAZI” TIRANË.
KRYETARI
Ali NEKO
SHOQATA ANTIKOMUNISTE ATDHETARE POLITIKE “ 13 DHJETORI”SHKODËR.
KRYETARI
Luigj CURRI
SHOQAT 14 JANARI
KRYETARI
Gjergj LIVADHI
SHOQATA ANTIKOMUNISTE 2 PRILLI SHKODËR
QARKU TIRANË
Shpëtim STËRMASI
Ish i Burgosur Politik prej 23 vitesh
Kryetar i të Burgosurve dhe të Përndjekurve politikë të Qarkut Tiranë
Fatbardha MULLETI
Ish e Internuar Politike për 45 vite
Studjues e Krimeve të Komunizmit
QARKU KORÇË
Ermando AGOLLI
Gjyshi dhe xhaja të pushkatuar dhe zhdukur eshtrat
Kryetar i Shoqatës të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë Pogradec
QARKU ELBASAN
Demir POJANI
Ish i Burgosur Politikë prej 22 vite
Pjesmarrës dhe Organizator i revoltës së Spaçit
Kryetar i Shoqatës të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Elbasanit.
Pavllo Popa
Pjesmarrës i revoltës së Spaçit që ka vuajtur 24 vite burg politike
QARKU VLORE
Ish i Burgosur Politike prej 15 vitesh
Kryetar i Shoqatës të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë Vlorë
Pajtim LAME
Nuri STEPA
23 vite burg politikë
Pjesmarrës i revoltës së Spaçit
SHOQATA MBARKOMBËTARE E TË BURGOSURVE DHE TË PËRNDJEKURVE
POLITIKË TË SHQIPËRISË
Adem ALLÇI
Ish i Burgosur Politikë prej 30 vitesh
Kryetar I Shoqatës Mbarkombëtare të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të ShqipërisË
Adresa: Rr.George W Bush (godina e IIPP) Tiranë Shqipëri Mobile: + 355674806145 E_mail:[email protected]