Një erë e marrë
Që fryn mbi thekët e barit
Tepër etshëm vërsul
Që të lozë secila fije bari
Si simfoni e gatitur
Dhe mështeknën thua
E gërmuq, e ngre
Ta mbajë flamurin
E qëndresës epike.
Nëpër këto erëra
Tim bir rresht
Udhëve të përendimit
Si krimb i ngjitur lisit
Rrokulliset por nuk bie
Dhe gjethon lulethana e shpresave
Më yjzit e bukur të qiellit
Era thekët i tund
Për bereqetin e ardhshem
Në gjiun e tokave Helvete
Për t’i ikë sojzisë
Dhe këngëve të vajtimit….
5.4.2023