“The Illustrated London News” ka botuar, me 24 mars 1934, në faqet n°442 – 443”, fotografitë ekskluzive të një kolonie pelikanësh në Shqipëri, realizuar asokohe nga natyralisti i njohur austriak, Hugo Adolf Bernatzik, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :
Zogj pothuajse në zhdukje në Evropë : një koloni pelikanësh në Shqipëri
Të dhëna të reja të fluturimit, të zakoneve të ndërtimit të foleve dhe mënyrës së tyre të ushqyerit të të vegjëlve.
Në një shkresë përshkruese bashkangjitur me këto fotografi interesante, lexojmë :
“Natyralisti i njohur austriak, doktor Hugo Adolf Bernatzik, ka arritur të hetojë në vështirësi të mëdha, në malësitë shqiptare, pjellat e fundit evropiane të mbijetuara të atij shpendi gjigant, pelikanit.Këta zogj, më të shquarit nga të gjithë, kanë ngjallur interes për mijëra vjet dhe janë objekt legjendash dhe mitesh. Ata janë me përmasa të mëdha, me gjerësinë e krahëve të tyre që arrin deri në 4 metra tek një zog të rritur; dhe me sqepat e tyre të fuqishëm dhe grykën madhështore, ata të kujtojnë krijesat parahistorike.Legjenda e pelikanit që çan gjoksin për t’i dhënë gjakun e zemrës të vegjëlve të tij dhe që u bë kështu simboli i dashurisë amtare, është megjithatë vetëm një histori prekëse.Metoda e tyre aktuale për të ushqyer të vegjlit e tyre nuk është më pak patetike kur mendojmë se, pavarësisht nga ky shqetësim prindëror për fëmijët e tyre, ata mezi po i rezistojnë fushatës së shkatërrimit që po bëhet kundër tyre.Tani pelikani është pothuajse i harruar dhe zogjtë pothuajse kanë ngordhur në Evropë, si krijesa që nuk ‘i përshtaten’ epokës sonë të zymtë dhe materiale.Fatmirësisht, vitet e fundit është zbuluar të vjedhësh natyrën është një aktivitet steril dhe i padobishëm.Vëzhguesi ka zënë vendin e gjahtarit. Ai nuk shkon më të mbajë një armë për të vrarë krijesa të rralla në mënyrë që t’u tregojë pasardhësve të tij se si dukeshin ato me anë të një karikature të ballacamosur.Aparati fotografik ka zënë vendin e armës dhe tani na zbulon historinë misterioze të jetës së kafshëve të fundit “përrallore”.”
Mund të kujtojmë se në numrin tonë të 15 prillit 1933, ne botuam disa fotografi po aq të mrekullueshme nga Dr. Bernatzik që ilustrojnë zbulimin e tij, jo shumë larg Vjenës, të një kolonie të shumimit (riprodhimit) të spoonbills-ëve, zogj që atëherë besohej se ishin zhdukur në Evropën Qendrore.