VOAL

VOAL

Tërmeti i sotshëm më i forti që prej vitit 1979, zgjati 30 sekonda

November 26, 2019

Komentet

O TASH O KURRË- Nga Ryzhdi Baloku

Meqë në vitin 1999 Serbia e humbi luftën në Kosovë, iu kthye strategjisë së ripushtimit me metoda politike e diplomatike dhe luftës hibride. Por, nëse ky variant do t’ju dështojë, atëherë nën pretekstin se “Kosova është territor i Serbisë i okupuar nga NATO”, planifikon ta sulmojë edhe ushtarakisht në një moment të volitshëm, sikurse Azerbajxhani që e rimori Nagorno Karabakh-un, është kërcënuar me këto fjalë Presidentit Vuçiq, nëpërmjet mjeteve të informimit publik.

Vuçiq po harron se Kosova nuk është “Nagorno Karabakh” dhe se Serbia u ka borxh shqiptarëve, ngase para vitit 1878, Kosova shtrihej në sipërfaqen tokësore deri përtej Nishit, respektivisht deri te Molla e Kuqe, Sanxhak dhe Luginë të Preshevës, e që me 1912 u pushtua me ndihmën e Rusisë edhe pjesa tjetër e këtij territori, me disa periudha të shkurta çlirimi gjatë luftës së Austro-Hungarisë me Serbinë që përkrahej nga Rusia dhe invazionit të Gjermanisë mbi Jugosllavinë mbretërore.

Për ta kuptuar më mirë temën e parashtruar, do t’i referohem kujtesës nga e kaluara jo e largët për disa ngjarje të rëndësisë së veçantë që kanë të bëjnë me Kosovën dhe rreth saj. Mirëpo, kësaj here në këtë opinion timin nuk do t’i përfshij me emra politikanët e Kosovës dhe Shqipërisë, edhe pse shumica nga ta nuk janë edhe aq pa mëkate, për të cilët do të shkruaj me një rast tjetër.
Nën pretekstin e mirëqenies së popullatës në Kosovë dhe Serbi, me 2011 nisën bisedimet teknike përmes ndërmjetësuesve ndërkombëtarë, që pastaj me 2012 evoluuan në ato politike, ku si “shpërblim” Kosova e “fitoi” fusnotën.

Më vonë, në këtë kontekst, në Kosovë nisën të formohen komunat e reja, në ato vendbanime ku kishte popullatë serbe, të cilat në ca raste për ta rritur numrin e popullsisë, ato u plotësuan me nga disa fshatra shqiptare, që do të konsideroheshin popullatë pakicë e atyre territoreve.

Çfarë ndodhi pas kësaj faze ?! Serbia kërkoi vetëqeverisjen një-etnike të këtyre Komunave, si një tërësi territoriale, me emërtimin “Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”, edhe pse sipas kushtetutës Kosova kishte statusin e shtetit shumë-etnik.

Përballë kësaj gjendjeje, politikanët e Kosovës nuk u treguan edhe aq të zgjuar, ngase, derisa serbët me 4 % të popullatës privilegjoheshin me 10 vende të rezervuara në Parlament dhe konsideroheshin popull shtet-formues i Kosovës, ku gjuha serbe kishte statusin e gjuhës zyrtare, në Luginën e Preshevës zhvillohej një presion i paparë ndaj shqiptarëve, ku shteti serb madje i çregjistronte nga regjistri i vendbanimeve dhe shtëpive të veta, me qëllim të pastrimit etnik të këtyre territoreve shqiptare.

Duke parë ecurinë e zhvillimeve të cekura karshi faktorit ndërkombëtar, kam bindjen se sipas sugjerimeve të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është hartuar draft Statuti për komunat me shumicë serbe i prezantuar tani në Kosovë si projekt i Diplomacisë Evropiane, edhe pse më herët është thënë se Statuti për Asociacionin duhet të hartohet nga ekspertët vendorë, si çështje e brendshme e Kosovës.

Përkundër telasheve që u përmenden më lart, është për t’u çuditur se si politikanët shqiptarë, me vëllezërit e vet, të një gjuhe e një gjaku, ende s’po ia dalin të gjejnë gjuhë të përbashkët për çështjet që e preokupojnë kombin !

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës, ende po dalin në votime për zgjedhjet lokale e parlamentare, të përçarë e të shkapërderdhur nëpër parti të ndryshme politike, thuaj se janë aq shumë në numër, sa që iu duket vetja sikur s’ka gjasa që t’iu cenohen të drejtat njerëzore e kombëtare dhe po-ashtu t’iu rrezikohet pjesëmarrja për t’u përfaqësuar denjësisht në organet e shtetit ku jetojnë !

Veç kësaj, shqiptarët e ndarë në disa shtete, në vend që t’iu ndihmojnë bashkëkombësve të vet përtej kufijve, ata me politikën e tyre amatore ka ndodhur që të veprojnë pa kurrfarë përgatitje diplomatike për arritjen e synimeve politike.

Përpos të përmendurave, në kohën e fundit ndoshta edhe pa qëllim është vepruar edhe kundër interesave të përbashkëta kombëtare (Kosovë – Shqipëri,) si me rastin “Ballkani i Hapur”, ide kjo e Aleksandar Vuçiqit për formimin e Jugosllavisë së re !

Për t’i sqaruar më mirë disa prej çështjeve të parashtruara në këtë shkrim, do të përpiqem t’i shoshit ato me një kujdes të shtuar.

Për mos shqyrtim në mbledhje nga ministrat në Këshillin e Evropës të vendimit për anëtarësimin e Kosovës, që ishte miratuar paraprakisht në Prill të vitit 2024 nga delegatët e Asamblesë Parlamentare të kësaj organizate, e që sipas transmetimeve radio televizive dhe portalit “Klan Kosova” të dt. 17.05.2024, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, në fjalimin e tij aty, deklaron: “Është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të veprojë me shpejtësi për t’i përmbushur zotimet që ka marrë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive me partnerët dhe përkrahësit e saj të vendosur ndërkombëtarë”.

Sipas mediumeve të cekura më lart dhe këtij portali, ai po-ashtu në vazhdim të fjalimit të tij thotë: “Kosova nuk është futur në agjendën e Komitetit të Ministrave, pasi Qeveria e Kosovës nuk e ka përfillur kërkesën e partnerëve ndërkombëtarë që ta dërgojë në Kushtetuese një draft-statut për Asociacionin”.

Mos të harrojmë se edhe Aleksandar Vuçiq ishte zotuar se pajtohet me përmbajtjen e Marrëveshjes së Ohrit, por pastaj nuk e ka nënshkruar, dhe për këtë askush “nuk i ka hipur në qafë”.
Pra, me një lexim apo dëgjim të kujdesshëm të fjalimit të këtij ministri, mund të kuptojmë se, duke e udhëzuar Qeverinë e Kosovës dhe duke e vënë në shënjestër “shkaktarin”, ai në një mënyrë, dashtë e pa-dashtë ia ka dhënë krahun Serbisë në Këshillin e (Ministrave të) Evropës, pa i përmendur aty obligimet e këtij shteti gjenocidal për mos zbatimin e marrëveshjeve të deridjeshme.

Bazuar në këtë fjalim të ministrit Igli Hasani, shihet qartë se ai s’është “lodhur fort” për Kosovën që të pranohet në Këshillin e Evropës pa kushte shtesë, por i sugjeron asaj që ta miratojë “gangrenën e shtetësisë”, respektivisht ta aprovojë “statutin e Lajçakut”, për asociacionin e komunave me shumicë serbe, në këmbim të asgjëje.

Ai njëherazi në atë fjalim harron ta përmendë se sipas kushtetutës së Serbisë, Kosova pa të drejtë figuron si pjesë e këtij shteti hegjemonist.

Pos të lartë cekurave, njashtu ai bëhet sikur nuk e di se kush ishin ndërmjetësuesit ndërkombëtarë për lehtësimin e dialogut Kosovë – Serbi, të cilët me ngulm insistonin për ta futur në jetë “zajednicën serbe” të hartuar sipas sugjerimeve të Vuçiqit.

asaj që kemi parë kohëve të fundit në dialogun e deritashëm, ku në vend se ndërmjetësuesit ndërkombëtarë të mbanin qëndrim neutral, apo madje edhe në një mënyrë t’ia jepnin krahun Kosovës si viktimë e luftës së atij shteti hegjemonist, përkundrazi, atë agresor ata e miklonin dhe e ndihmonin, duke ia miratuar kërkesat që mund të çonin në mos funksionimin e shtetit të Kosovës, si në Bosnje e Hercegovinë të shkaktuar nga “Republika Srpska”, gjegjësisht “Republika e serbëve”.

Se kush ishte njëri nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë për dialogun Kosovë – Serbi, më së miri e dëshmon “Bota Sot” e dt. 22.09.2023, me publikimin e një shkrimi nga “arkiva” e Josep Borellit, i cili në vitin 2018 e mbështeste hapur Serbinë dhe realizonte takime të afërta me Ivica Daçiqin, me ç’rast kishte deklaruar: “Në margjina të konferencës së OSCEMed pata një takim të këndshëm me zv. kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq. Biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve tona. Ia përcolla mbështetjen e Spanjës në mosmarrëveshjen për statusin e territorit të Kosovës”.

Pos tij, edhe ndërmjetësuesi tjetër, Miroslav Lajçak vinte njëjtë nga një shtet që Kosovën e shihte dhe e sheh si pjesë përbërëse të Serbisë !

Përpos të përmendurve, Borell dhe Lajçak, gjatë bisedimeve të deritashme Kosovë – Serbi, ka pasur raste kur ndërmjetësuesi ka vepruar ndoshta edhe në mënyrë autonome.

Një rast i tillë ishte Richard Grenell, si i deleguar special për bisedimet Kosovë – Serbi i Presidentit Donald Trump, i cili me dt. 25.10.2023 u dekorua nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në këtë drejtim mund të themi se, gati të njëjtat qëndrime i kishte edhe ndërmjetësuesi tjetër i SHBA-së, Gabriel Escobar (tani i liruar nga kjo detyrë, sipas VOAL. ch. dt. 05.05.2024 dhe portaleve tjera), bashkëshortja e të cilit e hapi ekspozitën në Beograd, që iu promovua nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.

Tash frik, në një intervistë për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill thotë: “Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me politikën e qeverisë serbe ndaj dialogut me Kosovën dhe bashkëpunimin me Ukrainën”.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, i cili në publikimin e tij në “facebook” shkruan: “Ambasadori Hill tregoi anën e keqe të diplomacisë: duke parë vetëm gjërat pozitive (të cilat janë të pakta), por duke injoruar zhvillimet e këqija, si zgjedhjet e ashpra dhe kërcënimet ushtarake ndaj Kosovës. Jo shumë gjë e mirë për një diplomat me përvojë”, përcjell “Bota Sot” e dt. 07.06.2024.

Sa i përket Evropës, e cila kohë më parë i pat vënë sanksione Kosovës, kinse për veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara me faktorin ndërkombëtar, ma përkujtoi fabulën, kur ujku nga lart e kërcënonte qengjin që ishte poshtë rrjedhës së lumit, se po ia turbullonte ujin !

Nga ky këndvështrim mund të thuhet se edhe Kosova nga poshtë, “po ia turbullon ujin Serbisë”, atje lart rrjedhës së lumit !

Në vend se Evropa t’ia vejë sanksionet Serbisë për sulmin terrorist në “Banjska”, respektivisht në “Banjë” të Zveçanit, ajo jo vetëm se heshti, por “as që ia vuri veshin” kërkesës së Qeverisë Kurti për ndëshkimin e Serbisë dhe heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.

Të gjithëve na është e qartë, se shumica e politikanëve serbë dhe Aleksandar Vuçiq dëshirojnë që t’i shohin shqiptarët të përçarë, me qëllim që sa më lehtë t’i arrijnë synimet e tyre ekspansioniste.
Pos kësaj, tani dihet botërisht se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk e ka hallin për serbët e Kosovës, por përmes pretendimit të autonomisë territoriale, po tenton t’i gllabërojë tokat me pasuritë e shumta nëntokësore dhe mbitokësore që i ka veriu i vendit tonë.

Për ta ruajtur shtetin dhe kombin në të dy anët e Drinit dhe më gjerë, duhet ta kultivojmë dhe ruajmë sa më shumë miqësinë me SHBA përmes lobimeve të pandërprera.

Si përfundim të këtij shkrimi mund të them: Për të qenë faktor i rëndësishëm në regjion, mbi të gjitha, politikanët e të gjitha trojeve shqiptare, “o tash o kurrë” duhet të vetëdijesohen, sepse vetëm të bashkuar, shqiptarët do të respektohen e çmohen edhe nga shtetet përreth dhe përtej.

PO TË ISHA DHE UNЁ  NË VENDIN TËND… Nga  Bedri   Çoku

 

Po të isha dhe  unë në vendin  tënd, do të  thosha, student në vitin 1990, ashtu do të kisha qenë: i rrjeshtuar me ata, që kërkonin përmbysjen e regjimit    antikombëtarë , I PAPAR Ё në  historinë e popullit shqiptar. Po të isha dhe unë në vendin tënd, komunist i ndershëm, nga ata që punonin  gjithë ditën në uzinë  e fabrikë,  apo arave në punët  e bujqësisë, ashtu do të  kisha vepruar : votën time do t’ia jepja  Partisë Demokratike në vitin 1992.Po të isha politikanë, madje lider i një partie, qoftë edhe në fillimet e lëvizjes kundra regjimit komunist, nuk do të hezitoja kurrë për ta përmbysur Ramiz Alinë & co.Po të isha deputet në kuvendin e parë pluralist  nuk do të votoja kurrë për vazhdimësinë e ligjit komunist,  7501, i cili  grabiste për së dyti pronarët e ligjshëm  të Shqipërisë.

Po të isha Kryeministër i Qeverisë Teknike nuk do të lejoja kurrë që drejtuesit e ndërmarrjeve, fabrikave e kooperativave bujqësore të shpërdoronin mallin e popullit, duke e kthyer Shqipërinë në “Tokë të Djegur”.

 

Po të isha President i Shqipërisë në qeverisjen demokratike nuk do të  kisha thënë kurrë: “Bashkëvuajtës  e bashkëfajtorë” !!!?.As nuk do të kisha pranuar  arrestimin e kreut të  opozitës për çështje ordinere… Do të kisha nxitur prokurorët që të arrestonin shkaktarët e gjenocidit dhjetëra vjeçar dhe për shpërdorime  të mëdha ekonomike gjatë sundimit…Do të mbështesja parlamentin për të miratuar ligje për dwnimin e njerëzit, që drejtuan Sigurimin e zi të Shtetit dhe bashkëpuntorët  e tij.

Po të isha Kryeministër në qeverinë demokratike gjatë viteve  ’92- 96  nuk  do të kisha hezituar të afroja sa më shumë  në dikasteret e rëndësishëm të qeverisjes  njerëz me bindje dhe pikëpamje antikomuniste.Po të isha dhe unë  në vendin tënd… i pa dëshiruar nga Partia Demokratike në pushtet, i pa punë, i pa shpresë për të gjetur një  vend  në administratë, ose do të largohesha nga Shqipëria, ose do të merresha me biznes, këtu,  në vendin tim. Por kurrë nuk do të isha joshur nga ofertat e segmenteve antishqiptare dhe antidemokratike për të realizuar revolucionin antidemokratikë të vitit 1997-tës.

Po të isha dhe unë deputet apo pushtetar në qeverisjen e atyre që erdhën në fuqi me ndihmën e bandave, pas 1997-tës,  ashtu do të kisha bërë : do të  isha   pasuruar sa më shpejtë për  t’u  tallur  me popullin tim  që më mbështeti, pasi  ia   kisha hipur njëherë  në komunizëm  e  po ia hipja përsëri në kapitalizëm.Po të isha dhe unë  pronar i grabitur nga reformat e diktaturës së proletariatit, apo  i burgosur politikë  i regjimit komunist, nuk do të kisha pranuar asnjë ofertë nga komunistët dhe bijtë e tyre në pushtet pas ’97-tës,  që prekte moralin dhe dinjitetin tim të fituar me aq sakrifica, sikur të mbetesha   pa bukë e pa shtëpi gjatë sundimit të tyre.

Po të isha  dhe unë i pasuruar haptas, siç u pasuruan ata që braktisën  teorinë kundra kapitalizmit  dhe  pronës private dhe zaptuan  ekonominë e  tregut, për të mbajtur  pushtetin e  mbuluar të kaluarën  kriminale, ashtu do të kisha bërë : do të kisha ngritur stacione të fuqishme mediatike, me programe televizive, moderne, për të trullosur popullin dhe ndërkombëtarët  edhe pse nuk do t’i  përshtateshin mentalitetit dhe shkallës së  zhvillimit të popullit tim.Me  këto emisione  argëtuese  dhe  shkrimet në  shtyp,  do të tallesha me historinë dhe figurat e kombit tim, në atë masë  që, nëpërmjet të qeshurës në Shqipëri,  të zgërdhiheshin nga kënaqësia edhe ata, përtej kufirit, që pasardhësit e diktaturës,  të cilët kishin zhvilluan me sukses  luftën shkatërrimtare të  klasave,  gjetën mënyrën për ta vazhduar këtë luftë, për kënaqësinë e fqinjëve tanë “të përzemërt”,tani që edhe ndërkombëtarët, për dreq, po e mbështesnin Shqipërinë dhe kombin shqiptar…Po të isha politikan i këtyre viteve të arta për t’u pasuruar, kështu do të kisha vepruar edhe unë, nuk do të dilja fare në skenë, do të mobilizoja e  mbështesja djem të rinj, të shkathtë dhe aventurierë  për t’i bërë ata biznesmen të fuqishëm, me anë të të cilëve do të pastroja  parat e drogës  e të fitimeve të dyshimta , …Nuk do të pendohesha fare pse ata do të humbnin jetën për  qëllimet e mia, me moton: “O të gjitha, o asgjë!”… Sepse, nëse nuk do të ndodhte kështu, as unë,  as ata  nuk do të pasuroheshim kurrë. Së fundi,  në një Shqipëri, siç thonë, e ka marrë Amerika nën sqetull dhe  po  e mbështet fuqishëm në  reformat për të krijuar shtetin e së drejtës   demokratike e,   për ta futur, me domosdo , në  Bashkimin Europian, nën udhëheqjen e pinjollëve   të  partisë   socialiste …  dhe unë me ata do të isha bashkuar, të cilët po e kuptojnë, dita ditës,  se po u rrëshqet nga duart e ardhmja e parave të  pamerituara…

‘Sytë e tij u zgjuan nga kjo ëndërr e keqe’ – Motra e avokatit Mëngjesi, mirënjohje pa kufi për shqiptarët

Motra e avokatit Sokol Mëngjesi, znj. Ailda Mëngjesi, ka shpërndarë këtë mëngjes në rrjetet sociale një lajm të mbushur plot shpresë për rimëkëmbjen e vëllait të saj, avokatit të mirënjohur, i cili gjendet në një spital në Greqi për t’u kuruar pas dhunës barbare që u ushtrua mbi të disa ditë më parë.

“Sytë e tij të zgjuar u zgjuan nga kjo ëndërr e keqe”, shkruan znj. Mëngjesi ndër të tjera ndërkohë që publikon një fotografi të të dyve.

Ajo ka përcjellë një mesazh falënderimi të fuqishëm, plot emocion dhe mirënjohje, për qytetarët shqiptarë në të gjithë botën, të njohur dhe të panjohur siç shprehet ajo, për dashurinë e pabesueshme dhe mirësinë që kanë treguar në momentet më dramatike që përjetoi familja e tyre. Në vijim, mesazhi i saj publik.

Nga Ailda Mëngjesi:

“Në emrin e vëllait tim të shtrenjtë, në emër të prindërve të mi heronj, në emër të Anxhelës së dashur dhe ëngjëjve tanë të bekuar dhe me gjithë qenien time, do të doja t’ju falenderoja nga zemra çdonjerin prej jush, të njohur e të panjohur që e mbuluat Sokolin me një mburojë të papërshkruar dashurie njerëzore, derisa sytë e tij të zgjuar u zgjuan nga kjo ëndërr e keqe.

Zoti ka mënyrat e tij për të na provuar ekzistencën e gjithëfuqishme, nëpërmjet mrekullive që bën herë pas here me njerëzit dhe ai do e ngrejë Sokolin në këmbë!

Në këto ditë të kobshme, që kane zgjatur si muaj, kemi mësuar se asgjë nuk vlen sa fuqia e mbinatyrshme e dashurisë njerëzore që u derdh mbi të dhe mbi ne në një mënyrë të papërshkruar me fjalë!

Drita e qirinjve të ndezur në të katër anët e botës, drita e çdo lutjeje të pëshpëritur nga buzët e dridhura dhe drita e mirësisë qofte me ju çdo çast dhe mbretëroftë e mira në jetën dhe në shpirtin tuaj! E mira nuk humbet!” sn

Der Spiegel më 1999: Rugova u ftua nga Schröder për të qëndruar në Gjermani

Është riaktualizuar çështja e daljes së Ibrahim Rugovës nga Kosova në vitin 1999, i cili fillimisht ishte larguar në Itali e më pas në Gjermani. Sipas Xhavit Halitit, Rugova ka kërkuar azil në Gjermani.Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Donika Gërvalla e cila ka thënë se kjo është gënjeshtër, ndërsa të premten edhe Isa Mustafa e ka mohuar duke thënë se “askush nuk e ka menduar as përmendur azilin”. Sipas tij, as Bujar Bukoshi e as anëtarët tjerë të qeverisë në ekzil s’kishin kërkuar azil atje. Mustafa ka thënë se Rugova ishte kthyer pas qëndrimit disa ditësh në Gjermani përsëri në Itali pasi Roma ishte treguar më mikëpritëse.

Rugova zhvendoset në Gjermani

Lideri i moderuar I shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova, do të zhvendoset në Gjermani, ai do të sjellë 16 persona me vete, përfshiurë gruan dhe fëmijët. Të gjithë, fillimisht, do të jetojnë në një shtëpi mysafirësh të qeverisë federale Bonn- Rugova do të zhvendoset në Gjermani. Kjo është njoftuar të të mërkurën në Bonn nga burime të besueshme. Rugova do ta takojë Minisrinë e Jashtëm Joschka Fischer(Të Gjelbërit), në mbrëmje. Ai nuk do të kthehen në Romë pas takimit.

Është raportuar se Rugova është ftuar për qëndrim në Gjerman inga Kancelari Gerhard Schröder. Lideri shqiptar bëri një paraqitje befasuese në Romë para dy javësh. Po ashtu u njoftua se politikani po shoqërohej nga 16 persona përfshirë fëmijët dhe gruan. Disa këshilltarë politikë fillimisht do të mbesin në Gjermani.Po ashtu është njoftuar se  Rugova edhe enturazhi i tij do të qëndrojnë përkohësisht në shtëpinë për mysafirë të qeverisë federale në Petersberg afër Bonn’it. Lideri shqiptar bëri një vizitë befasuese në Bonn të shtunën e kaluar ku takoi Schroder. Rugova po ashtu shfrytëzoi këtë rast që të bisedojë edhe me përfaqësuesin rus për Ballkan Viktor Chernomyrdin dhe emisarin e OKB’së për Jugosllavinë, Carl Bildt. U njoftua se lëvizja e Rugovës (në Gjermani), po përgatitet.Qeveria e Jugosllavisë papritmas e lejoi Rugovën të udhëtojë në Itali. Paraprakisht politikani ishte paraqitur në television disa herë krah Presidentit Jugosllav Millosheviq. Dyshohej si ai ishte detyruar që t’I bëjë këto paraqitje. / GazetaSinjali-Syri.net /

Kryeministri rumun alarmohet nga skandali i homologut shqiptar me gjeneralin- Rama përgjigjet duke sulmuar mediat

Një prej këshilltarëve të jashtëm të kryeministrit Edi Rama, ish-zëvendësdrejtori i parë i shërbimit sekret të Rumanisë, Florian Coldea, po hetohet nga Drejtoria Kombëtare e Antikorrupsionit në Rumani për korrupsion.

Coldea  është marrë nën hetim në 24 maj dhe bazuar në njoftimin prokurorisë rumune akuzohet se bashkë me 2 persona të tjerë “i kanë kërkuar një biznesmeni (kallëzuesit) shumën prej 700,000 euro plus TVSH-në, në këmbim të së cilës i kanë lënë të besojë se ai do të kishte ndikim tek disa magjistratë në disa gjykata dhe se do t’i bënte ata të jepnin vendime të favorshme për kallëzuesin në një çështje penale në të cilën ai po gjykohej” (Njoftimi për shtyp).

Prokuroria në Rumani nuk e identifikon Coldean, por mediat atje e kanë identifikuar atë si një nga të akuzuarit. Ndaj Coldeas u morë masë për ndalimin e largimit nga Rumania, ndërsa sipas prokurorisë nga 700 mijë dollarët e kërkuar, vetëm 100 mijë ishin transferuar.

Por e pyetur nga BIRN Agjencia për Media dhe Informim pranë qeverisë shqiptare e mori në mbrojtje Coldean dhe sulmoi kallëzuesin. Sipas MIA-s, kallëzuesi është pronar i një televizioni i cili është dënuar për korrupsion. “Ai është një i dënuar për korrupsion në Rumani dhe aktualisht ka një tjetër proces të hapur po për korrupsion”, thuhet në përgjigjen e MIA.

Në përgjigje nuk sqarohet kur Coldea filloi të punonte për kryeministrin Rama dhe as nëse ai vijon ta ketë këtë pozicion, por ai lavdërohet se “ka dhënë një ndihmë të çmuar me këshillat e tij për forcimin e institucioneve të sigurisë”.

Sipas një dokumenti të publikuara nga ish-kryeministri Sali Berisha, Coldea ishte këshilltarë i kryeministrit Edi Rama në vitin 2023. Berisha, i cili ndodhet me masë arresti shtëpiak, akuzoi Ramën për lidhje të dyshimta me Coldean dhe e cilësoi ata “McGonigal-i rumun”, duke iu referuar rastit të ish-agjentit të FBI-së që akuzohet se mori para nga qeveria shqiptare e Ramës, për të lobuar kundër opozitës.

Berisha po ashtu përsëriti akuzat e mediave Rumune se Coldea kishte lidhje me klane mafioze meksikane. “Sot shtypi rumun i tëri zien më Edi Ramën e Sinalon. A do të pranojmë më tutje këtë kryeministër”, tha ai në një nga daljet para një grupi mbështetësish.

Ndër të tjera mediat në Rumani kanë publikuar edhe foto mes Coldeas dhe Dorian Duçkës, një tjetër këshilltar i kryeministrit Rama. Duçka, ish-zëvendësministër i qeverisë shqiptare, u përmend edhe në hetimin e FBI në çështjen ndaj ish-agjentit Charles McGonigal, i cili u dënua me 2 vjet burg se mori 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i shërbimeve informative shqiptare. Në Shqipëri kryeministri është akuzuar nga opozita se pagoi Mcgonigal për të sulmuar Partinë Demokratike dhe opozitën.

Në përgjigjen për BIRN, kryeministria i mohoi dhe i ironizoi akuzat për lidhjet e Coldea me kartelet të trafikut të narkotikëve. “Po ne jemi mësuar me këto estrada dhe s’kemi asnjë lloj shqetësimi për budallallëqet që lidhin rolin e zotit Coldea si këshilltar i jashtëm me telenovelën meksikane të kanalit të ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës që është derdhur së fundmi edhe në gotën mediatike rumune”, thuhet në reagim.

Ndërkohë sipas Agjencisë Kombëtare të Shtypit në Rumani Agerpress, kryeministri aktual Marcel Ciolacu, u shpreh i shqetësuar që Coldea pas punës në shërbimin e inteligjencës Rumune, kishte punuar si konsulent për të tretë. Kryeministri i Rumanisë, citohet të ketë premtuar ndryshime ligjore, për të ndaluar situata të ngjashme.

Nga ana e saj MIA nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN nëse kjo përbënte shqetësim për sigurinë e vendit. Në përgjigje theksohet se Coldea kishte punuar si konsulent për disa qeveri dhe lavdërohet si një “faktor kyç për kalimin e SRI-së nga Sherbimi Sekret Komunist në një nga shërbimet më prestigjozë të inteligjencës në Europën Lindore dhe NATO”. sn

Skandali vjen nga Rumania: E dashura e këshilltarit të Ramës – festa me kokainë në Tiranë! Të filmuar politikanë e biznesmenë në orgji

Gjenerali rumun, Florian Coldea

 

Hetimi i një skandali të madh ku është përfshirë ish-shefi i Shërbimit Sekret të Rumanisë, Florian Coldea, po nxjerr në dritë dhe episode të frikshme që lidhen me Shqipërinë. Ai rezulton se është këshilltar i jashtëm i kryeministrit Edi Rama, për sigurinë, por dyshohet i lidhur me një rrjet ndërkombëtar kokaine.

Romania TV, një televizion informativ 24 orësh, raporton se Florian Coldea duke shfrytëzuar afrimitetin me disa politikanë të rëndësishëm në Shqipëri, ka ndihmuar të dashurën e tij Marina Pandarof, të bëhej pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Kokaina sillej nga Meksika, direkt nga karteli Sinaloa në Shqipëri në sasi të mëdha dhe më pas arrinte në Bukuresht në një rrugë sekrete.

Referuar raportimit, bëhet fjalë për “M Network” ose “Rrjeti M” që shpërndante kokainë për personat e kategorisë VIP në kryeqytetin shqiptar. Klientët e të dashurës së Florian Coldeas, thuhet se ishin biznesmenë me ndikim të madh në Shqipëri, politikanë të nivelit të lartë, gjeneralë dhe persona me shumë para që qëndrojnë pranë politikanëve.

Marina Pandarof cilësohet nga mediat në Rumani si “bjondia fatale”, për shkak se partneri i saj Florian Coldea, ish-shefi i Shërbimit Sekret të Rumanisë ishte i dashuruar pas saj dhe e kishte vënë në krye të linjës së trafikut të kokainës, që thuhet se vinte direkt nga Sinaloa në Shqipëri e më pas në Bukuresht.

Skandali shkon edhe më tej. Coldea cilësohet si një personazh djallëzor që ka filmuar dhe regjistruar çdo festë dhe orgji që është zhvilluar në Tiranë, me eskorta e kokainë, ku të pranishëm kanë qenë biznesmenë të mëdhenj e politikanë të lartë vendas.

Siç raporton Romania Tv, këto pamje janë përdorur për shantazh nga ish-shefi i Shërbimit Sekret. Në kushtet kur posedonte pamje dhe provave të ndryshme sa më komprometuese, ai hapte “dosjet e tij të shantazhit” dhe bënte kontrata “konsulence” me biznesmenë e politikanë që kishin marrë pjesë në orgji.

“Florian Coldea është parë në restorante dhe hotele në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, gjatë takimeve me politikanë, biznesmenë apo persona të tjerë kontrovers. Në vitin 2020, në shtypin shqiptar doli një artikull për praninë e tij atje. Gjenerali Coldea u takua me politikanët më të lartë të Partisë Socialiste dhe qeverisë në mars 2020 në Tiranë”, thotë televizioni rumun.

Artikulli thotë se ish-shefi Shërbimit Sekret të Rumanisë ka ardhur disa herë në Shqipëri dhe kur pa terrenin, bëri atë që dinte më mirë. Ai u infiltrua thellë në nëntokën e mafias në Shqipëri, bëri një sërë lidhjesh të rrezikshme nga mjedise të ndryshme, mes krimit dhe politikës.

Megjithatë, shkrimi nuk përmend se cilët janë biznesmenët dhe politikanët e lartë me të cilët Florian Coldea kishte bërë marrëveshje, ose kishte përfshirë në dosjet e tij të shantazhit./ Sipas Newsbomb.al

Raportimi i televizionit Romania TV

ImageImage

Kreu i PD Berisha publikon kontratën e Ramës me ish-kryespiunin rumun, trafikant droge

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar kontratën e Edi Ramës me Fabian Coldeo, ish-shefin e shërbimeve sekrete rumune, gjeneralin Coldeo, një McGonigal ballkanik.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miq, ky është dokumenti i lidhjes kontraktuale të Edi Ramës me ish-shefin e shërbimeve sekrete rumune, gjeneralin Coldeo, një McGonigal ballkanik!

Ky dokument i datës 11/9/23 është i firmosur nga mafiozi Don Agaçio dhuratë madhi me të cilin gjenerali Coldeo emërohet këshilltar i jashtëm i mafiozit, kreut të narko-shtetit Edi Rama.

Sipas mediave rumune Coldeo ka lidhur Ramën me kartelin më të rrezikshëm të drogës në botë Sinaloan e Meksikës dhe botën e nëndheshme të krimit. Ai u pagua me shuma të mëdha nga Edi Rama dhe konfidenti i tij narko-trafikanti Ministër Taulant Balla për shërbime mafioze ndaj tyre.

Ky dokument zyrtar fakton një lidhje tjetër mafioze ndërkombëtare të Edi Ramës dhe Taulant Ballës dhe narko-shtetit të tyre.

Ps. Dje Edi Rama me mjeron e tij me moton ‘fajin e ka Saliu’, publikoi në fotografi në një konferencë ndërkombëtare siç tregojnë baxhet që Coldeo gjendet i ulur në radhë afër meje, ku ai ka përfaqësuar veten apo vendin e tij, pa asnjë lidhje me mua as edhe Shqipërinë. sn

Rastësi me Shqipërinë apo jetë normale e partive politike edhe gjetiu – Nga GENC BURIMI

Rastësi me Shqipërinë apo jetë normale e partive politike edhe gjetiu, kaosit aktual ku ka hyrë politika franceze që prej vendimit të Makronit për zgjedhje të parakohshme, i shtohet tani edhe “bunkerizimi” i partisë kryesore të opozitës së djathtë.

Me një peshë historike ekuivalente me partinë demokratike të Shqipërisë, Partia e Republikanëve në Francë (LR) po përjeton këto orë egzakt atë melodramë ose tragji-komedi që përfshiu PD-ne shqiptare në vjeshtën 2021 dhe u zgjidh vetëm tre vjet më vonë pak a shumë, për shkak të zvarritjeve të pakutpueshme të gjykatave shqiptare. Pseudo-demokracia shqiptare i pengoi themeluesit dhe zotëruesit e vërtetë të Partisë Demokratike të merrnin pjesë me logon e tyre dhe financimet që ju përkisnin legalisht në dy palë zgjedhje, ato të 6 marsit 2022 dhe ato të 14 majit 2023. Dhe ky pengim nuk u bë aspak për shkak të një vendimi gjyqësor të formës së prerë, por një arsye komplet të kundërt, për shkak të braktisjes totale të divorcit në PD nga drejtësia për muaj me rradhë, a thua se bëhej fjala për një zënkë në një kooperative bujqësore dhe jo për stabilitetin e partisë më të madhe opozitare të Shqipërisë që dhjetëra deputetë në parlament. Ato imazhe skenash mesjetare të shkallëve dhe hunjve mbi dritare për të kthyer selinë e partisë te grupi të cilit ajo i takonte, janë peshqesh i një drejtësie të munguar shqiptare. Kur s’ka drejtësi, ka vetëdrejtësi. Por kjo ndodhi në Shqipëri.

Në Francë, nuk luhet me demokracinë dhe as me qelizat e saja bazë siç jane partitë parlamentare. Sapo « Lulzim Basha » francez, i cili tek republikanët francezë quhet Erik Çioti, vendosi të bëjë këtë javë të njëjtin puç, të rrëmbejë partinë në kundërshtim me statuset dhe kundra gjithë annëtarëve të kryesisë së partisë, drejtësia franceze u fut menjëherë në veprim. Ajo do të japë një vendim ekspres brënda 36 orëve dhe jo brënda 36 muajve si në Shqipëri. Ashtu si Lulzim Basha i cili në shtator 2021 si kryetar i PD-se vendosi fillikat pa pyetur asamblenë e partisë të pezullojë Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, edhe kryetari i Republikanëve francezë, Erik Çioti vendosi këtë javë fillakat, të firmosë për një koalicion parazgjedhor me partinë e Le Pen-it. Në Francë , nuk shokoi vetëm përmbajtja e kësaj marrëveshje, një aleancë “për të vjellë” midis partisë së De Gollit , Shirakut, Sarkozisë, me partinë me reputacion fashist të Le Pen-it, por shokoi edhe forma. Si mundet që një vendim i tillë kaq i ndjeshëm, kaq strategjik siç është aleanca para-elektorale mund të merret me kokën fillikat të kryetarit të partisë pa u konsultuar me askënd tjetër në parti?

Kuadrot e partisë, deputetë e senatorë të partisë së Republikanëve francezë sapo dëgjuan lajmin e tradhtisë së kryetarit të tyre Eric Çioti që bënte “martesë” në kulisa me Le Pen-in, vërshuan si një trup i vetëm te selia e partisë së Republikanëve francezë, për ta ”marrë zvarrë” në kuptimin metaforik të fjalës kryetarin Erik Çioti dhe ta shkarkonin në çast jo vetem nga posti i kryetarit por dhe si anëtar partie. “Binjaku” i Lulzim Bashës, i kish marrë megjithatë të gjitha masat. Ashtu si ish-kryedemokrati në Shqipëri edhe ekuivalenti i tij francez kishte mbyllur çdo akses hyrjeje në selinë e partisë , kishte dërguar gjithë punonjësit në shtëpi dhe pasi kishte bunkerizuar selinë ishte zhdukur bashkë me çelësat. Kuadrot e partisë u mblodhën atëherë në një bar afër selisë ku morrën vendimet për shkarkimin e kryetarit tradhtar deri sa gjetën kopje të çelsave dhe mundën të futen në seli.

Totalisht i izoluar dhe me damkën “tradhtar”, Lulzim Basha francez vendos megjithatë të rezistojë deri në fund duke e deklaruar shkarkimin e tij si të paligjshëm dhe anti-statutor. Jo vetem kaq, por Erik Çioti sfidon gjithë partinë nëpër media duke deklaruar se aleanca me Le Pen mbetet në fuqi, dhe ata që s’janë dakord le të largohen ata nga partia dhe jo kryetari…

Kjo lojë ping-pongu tek partia më e madhe e të djathtës tradicionale franceze që po e lë Francën pa zë, fatmirësisht nuk do të vazhdojë shumë gjatë falë ndërhyrjes urgjente të drejtësisë . Kjo e fundit ka premtuar të japë një vendim në një kohë rekord deri këtë të shtunë mbasdite , përndryshe është gjithë jeta demokratike që njolloset dhe sabotohet sidomos në prag të zgjedhjeve të parakohshme që mbahen pas ter javësh.

Çështja nuk është nëse Lulzim Basha francez është fajtor apo është në të drejtën e tij. Çështja është se kur tumore të tilla prekin partitë kryesore politike të një vendi, ato duhen trajtuar si tumore në kokë, si tumore në zemër të demokracisë dhe si të tilla trajtohen urgjentisht, duke mos pritur as 36 orë, e jo më 36 muaj siç veproi drejtësia shqiptare me partinë demokratike të Shqipërisë.

Kjo zvarritje e drejtësisë që ndodhi me PD-në të mbetet si leksion apo shkollë për herën e ardhshme dhe vonesa të tilla mos të tolerohen më kurrë. Ajo që i ndodhi PD-së nuk është e habitshme se nuk do t’i ndodhë një ditë dhe një PS-je me një kryeministër që mund ta marrë dhe ai peng partinë e tij. Një skenar aspak imagjinar ditën kur Rama s’do të jetë më në krye të qeverisë ose si pasojë disfate elektorale ose si pasojë e zgjimit të drejtësisë  ndaj korrupsionit të lartë shtetëror…

Cilado të jetë arsyja e mosmarrëveshjeve mídis dy palëve në një parti me impakt në demokraci, zgjidhja e saj e menjëhershme nuk duhet ta lërë asnjeherë indiferente drejtësinë. Eshtë ky një nga mesazhet e shumta por domethënës që po vijnë në këto momente nga Franca që po zhytet në konfuzion politik.

Thellohet mega-skandali me gjeneralin e shërbimit sekret- I implikuar edhe Taulant Balla, si shpërndahej kokaina nga karteli Sinaloa

Një hetim i ri shpërthyes tregojnë lidhjet e diskutueshme që rrethojnë gjeneralin Florian Coldea, ish-zëvendësdrejtorin e Shërbimit Informativ Rumun.

Këtë herë po flasim për lidhjet që ka me Shqipërinë.

Sipas informacioneve të marra nga Realitatea Plus, Florian Coldea është parë në restorante dhe hotele në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, gjatë takimeve me politikanë, biznesmenë apo persona të tjerë të diskutueshëm.

Në vitin 2020, në shtypin shqiptar doli një artikull për praninë e tij atje.

Gjenerali Coldea u takua 3 ditë më parë në Tiranë me politikanët më të lartë të Partisë Socialiste dhe qeverisë. Nuk dihet se çfarë bënte Coldea në Tiranë, pasi punët e fshehta dhe në hije janë çështje të profesionit të tij. Nga të dhënat që disponojnë mediat dyshohet se Florian Coldea është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama, përveç drejtuesve të tjerë të Partisë Socialiste.

Një vit më vonë, në qershor 2021, Florian Coldea po kthehej në Tiranë, në një event në fushën e Softëare-it, i quajtur Code Camp. Inxhinierë softuerësh, zhvillues, arkitektë IT dhe profesionistë të IT-së u mblodhën këtu. Lista e folësve kryesorë u hap nga vetë Florian Coldea, i paraqitur si ekspert i sigurisë kibernetike.

Sipas informacioneve të marra nga Realitatea Plus, lidhja e Coldeas me shqiptarët është Taulant Balla, ministri aktual i Brendshëm atje, i cili në të kaluarën ka qenë dhe në mes të një skandali me akuza për plagjiaturë, edhe në vendin tonë (Rumani).

Për më tepër, sipas disa burimeve, nëpërmjet Taulant Ballës, Coldea dhe familja Soros kanë futur duart në Shqipëri. Kompanitë e familjes Soros kanë shtrirë pushtetin e tyre këtu.

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur në pronësi të George dhe Alexander Soros është bërë jashtëzakonisht aktiv dhe me ndikim në Evropën Qendrore, dhe Shqipëria është një shembull, meqenëse është një vend i vogël dhe me një GDP jashtëzakonisht të ulët për frymë.

Image

Që prej vitit 2013, vendi qeveriset nga socialisti Edi Rama, një i afërm i familjes Soros. Në dekadat e fundit, fondacionet e tyre kanë investuar më shumë se 100 milionë dollarë në Shqipëri dhe kanë mbështetur ardhjen e Ramës në pushtet.

Gjithashtu, Alex Soros mori pjesë në samitin e Ukrainës në Tiranë në shkurt 2024, i ulur menjëherë pas kryeministrit shqiptar.

Opozita në këtë vend ka sinjalizuar se prania e tij atje është krejtësisht anormale.

Më herët, media të tjera rumune kanë shkruar se si Gjenerali rumun ofronte mbrojtje për rrjetin që e sillte kokainën nga Meksika drejt Shqipërisë dhe më pas në Rumani ku shpërndahej kryesisht në zonat e pasura.

Sipas gazetës rumune, EVZ, gjenerali rumun ishte rekrutuar në këtë rrjet nga famëkeqi Dorian Duçka. Ndërmjetësja e kësaj historie të frikshme trafiku ishte e dashura e gjeneralit, e quajtur Marina Pandarof.

Gazeta ka publikuar edhe një foto ku shfaqet gjenerali së bashku me Dorian Duçkën dhe të dashurën e tij, të cilën mediat e etiketojnë si ‘biondja fatale’.

‘Fotoja është bërë në Berlin, ku të tre u takuan për të bërë pazare droge në zinxhirin Meksikë-Shqipëri-Bukuresht’. Siç mund ta shihni, gjenerali ishte shumë i dashuruar me bionden e tij fatale,’ shkruan gazeta.

Ndërkohë, Romania TV raporton se gjenerali kishte fituar një kontratë konsultimesh në Shqipëri, madje këshillonte edhe vetë Edi Ramën, të cilin televizioni e cilëson si ‘një nga politikanët më kontrovers në rajon’.

Mediat rumune: Dorian Duçka, njeriu që ndihmon Edi Ramën në marrëdhëniet e tij me biznesin dhe krimin

Dorian Duçka njihet për gazetarët shqiptarë si njeriu që ndihmon kryeministrin Edi Rama në marrëdhëniet e tij me biznesin dhe mjedisin kriminal shqiptar. Për shkak të afërsisë së tij me kryeministrin shqiptar Edi Rama, karriera e Dorian Duçkës nuk ka qenë pa polemika, duke u dyshuar për dy raste korrupsioni dhe lidhje me krimin e organizuar,’ raporton Romania TV.

Këtu historia bëhet edhe më interesante. Kjo për shkak se mediat rumune raportojnë se Edi Rama e ka vetë një lidhje direkte me kartelin më të rrezikshëm në planet, Sinaloa.

‘Në shtator 2022, gazeta meksikane ‘El Universal’ botoi një raport të forcave meksikane kundër drogës, sipas të cilit Karteli Sinaloa (dikur i udhëhequr nga famëkeqi Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán) krijoi një aleancë me mafien shqiptare, si rezultat i së cilës trafikantët meksikanë filluan të pastrojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri. Sipas autoriteteve meksikane, lideri i kartelit, Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, ka krijuar marrëdhënie të ngushta me vëllezërit Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa, biznesmenë të njohur shqiptarë me lidhje në nivel qeveritar. Lidhjet e tyre në nivel qeveritar janë pikërisht ai që mendoni ju, Dorian Duçka, njeriu i kryeministrit Edi Rama,’ raporton Romania TV.

Image

Më tej, gazeta EVZ shpjegon se ka një foto që shpjegon gjithçka.

‘Fotoja e bërë në vitin 2020, tregon se si tre persona—Mark Hauptmann, një ish-deputet i partisë CDU-CSU të Gjermanisë; Luftar Hysa, partner i kartelit Sinaloa; dhe Besnik Lulaj, një biznesmen i njohur shqiptar që zotëron Marina Bay, një firmë e madhe ndërtimi hotelesh dhe resortesh në Shqipëri, po largohen nga zyra e kryeministrit Edi Rama. Dorian Duçka, i cili raportohet se është në kontakt me përfaqësues të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të kartelit meksikan, organizoi takimin, sipas mediave shqiptare. Ne e kemi përshkruar me detaje këtë tablo politike në Shqipëri që të kuptoni dhe shihni nivelin e korrupsionit në krye të shtetit dhe kuptoni më mirë pse, në këtë mjedis, Florian Coldea ia dilte si peshku në ujë në mjedisin e tij,’ raporton gazeta.

Në shkrim theksohet se jo vetëm kaq, por Edi Rama dhe Dorian Duçka kanë korruptuar edhe një zyrtar të lartë të inteligjencës amerikane. Bëhet fjalë për Charles McGonigal.

‘Shtypi shqiptar pohon se ish-kreu i FBI-së ishte pranë Edi Ramës, i cili ishte përpjekur t’i organizonte politikanit shqiptar një takim me përfaqësuesit e një kompanie amerikane (pa emër) për të nisur një projekt antikorrupsion, një operacion i pa miratuar nga udhëheqja e FBI-së. Më shumë nga sa kemi treguar tashmë, sipas faqes shqiptare Syri.net, McGonigal jo vetëm që ka vizituar Shqipërinë, por ka regjistruar edhe një kompani në emër të tij në Tiranë. Fotoja e mëposhtme është publikuar nga Syri.net për të demonstruar lidhjet e trekëndëshit Edi Rama – Dorian Duçka – Charles McGonigal,’ shkruan gazeta.

Sipas Romania TV dhe medieve të tjera rumune, FBI po e heton intensivisht këtë rrjet të trafikut.

Burimi: Rama e ka kthyer Shqipërinë në ‘bordello’ korrupsioni dhe është kthyer në problem për ndërkombëtarët

I ftuar në Task Force, ku u diskutua për vendimin e Apelit për rikthimin e Vulës së PD, analisti Genc Burimi e ka quajtur të drejtë vendimin dhe është shprehur se, “fatmirësisht drejtësia shqiptare ktheu të drejtën legale te e drejta reale”.

Burimi bëri një paralelizëm mes Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe simotrës së saj në Francë, partia e Degol-it, Shirakut, Sarkozisë…”kryetari i partisë, si Lulzim Basha, u mbyll në parti, mori vulën, çelësat dhe vendosi në kokën e tij të bëjë aleancë me partinë  e Le Pen pa konsultuar partinë, siç bëri Lulzim Bashan në shtator  të 2021, vendimi për të dëbuar Berishën, pa u konsultuar me partinë. Është një tragjedi që po vazhdon, sot në orë 19:00 del Lulzim Basha francez për të thënë pse e ka bërë. Prandaj them fatmirësisht, se do shikoni sot se sa qesharake është bërë në Shqipëri drejtësia me këtë vonesë, 2 vjet e ca, keni për ta parë që drejtësia franceze do ta zgjidhë shumë shpejt këtë. Komenti i dytë është që me Bashën mos u merrni më. Ai njeri, më e mira, ose më e keqja që mund të meritojë është mëshirë. E filloi karrierën me tradhëti dhe e përfundoi…tani është thjeshtë një kryetar shoqate, sepse as emër nuk ka tani. Ne në Francë këtë personazh e quajm mister ‘

‘Mr. Nobody’, është e vetmja fjalë që francezët e përdorin anglisht.”,- tha Burimi.

Më tej analisti foli edhe për drejtësinë, gjë të cilën e quajti të kapur dhe kjo do jetë sfida e ardhshme e opozitës për të garantuar që Shqipëria të shkojë në zgjedhje pa Ramën për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Amerikanët i dhanë Ramës dhe Bashës gjithçka, por sot ata janë përballë një fakti që kanë një parti të Berishës që peshon. Janë përballë një fakti që nuk mund ta evitojnë më. I dhanë Ramës gjithçka, i dhanë non grata-n për Berishën, i dhanë gjithçka edhe Bashës, i dhanë vulën… Dy vjet e gjysëm edhe Rama edhe Basha nuk arritën dot ta justifikojnë “besimin” e amerikanëve. Rama çfarë bëri, Rama në aspektin e brendshëm e bëri Shqipërinë një bordello korrupsioni, mafies, trafiqeve që po vendos sot në pozitë edhe aleatë të qeverive perëndimore, Gjermaninë, me pastrim parash në Shqipëri. Po ashtu edhe në planin e jashtëm Rama e ka kthyer në një bordello, jo në kuptimin francez, rrëmujë duke u zënë me aleatin më të madh të amerikanëve në Ballkan, Greqinë. Për çfarë u shëben ky mora këtyre, Rama po bëhet rrezik edhe për amerikanët. Vjen një moment që SHBA e kanë kuptuar se Berisha është një forcë e paevitueshme.”

VIDEO/ Sherr i dhunshëm në Parlamentin italian, plas grushti mes deputetëve

Një sherr i pazakontë mes deputetëve shpërtheu në Parlamentin italian këtë të mërkurë. Dhuna plasi gjatë diskutimit të një projektligji për autonomi të diferencuar ku deputeti e Lëvizjes “5 Yjet”, Leonardo Donno, po përpiqej t’i jepte një flamur trengjyrësh (flamuri italian) ministrit Calderoli, në shenjë proteste. Sigurimi i Parlamentit ndërhyri duke ndaluar Donnon, ndërsa ky i fundit u godit dhe u rrëzua përtokë nga deputetët kundërshtarë.


Më pas ai u largua nga salla e Parlamentit. Sipas asaj që u raportua nga Marco Grimaldi i Avs, ishte një anëtar i Lega Nord ai që goditi Donnon gjatë incidentit.

Menjëherë pas përplasjes është thirrur konferenca e kryetarëve të grupeve të Parlamentit italian, për të marrë vendimet e mëtejshme.

Si ndodhi incidenti i dhunshëm
Fillimisht kishte një protestë nga opozita kundër reformës së autonomisë së padiferencuar. Në sallë u vendosën flamujt e Italisë dhe u këndua himni kombëtar, ndërsa disa deputetë pushtuan karriget e ministrave duke thirrur “turp”, sipas asaj që raporton Ansa.

Seanca u ndërpre menjëherë.

Pak para se të dilnin nga dhoma, disa deputetë brohoritën “Bella ciao”.

(BalkanWeb)


Send this to a friend