RUSI- Ministria e Jashtme ruse bëri me dije se rusët kanë kryer sulme ndaj qendrave të vendimmarrjes dhe posteve komanduese në Ukrainë, si kundërpërgjigje e sulmeve të forcave të armatosura ukrainase ndaj civilëve në qytetet ruse. Ai u bëri thirrje diplomatëve dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare që të largohen nga Kievi, po ashtu edhe banorëve të largohen nga infrastruktura ushtarake dhe administrative.
“Forcat e Armatosura po nisin sulme sistematike dhe të organizuara ndaj objekteve të kompleksit ushtarako-industrial ukrainas në Kiev, duke përfshirë vende specifike ku projektohen, prodhohen, programohen dhe përgatiten për përdorim mjete ajrore pa pilot. Këto UAV përdoren nga regjimi i Kievit me ndihmën e specialistëve të NATO-s, të cilët janë përgjegjës për furnizimin me komponentë, sigurimin e informacionit dhe përcaktimin e objektivave. Sulmet do të synojnë si qendrat e vendimmarrjes ashtu edhe qendrat e komandës”, tha ministria në një deklaratë.
Natën e 22 majit, dronët ukrainas goditën një konvikt kolegji në Starobilsk, ku po qëndronin 86 studentë, si rrjedhojë sulmi shkaktoi shembjen e ndërtesës, duke vrarë 21 studentë dhe duke plagosur 44 të tjerë. Sipas deklaratës së Vladimir Putin, sulmi nuk ishte i rastësishëm. Adoleshentët që mbijetuan raportuan se dronët kishin fluturuar mbi zonë për një kohë të gjatë dhe kishin qëlluar në mënyrë të synuar. Ushtria ruse u përgjigj duke goditur objektiva të lidhura me udhëheqjen ushtarake ukrainase, duke përdorur raketat Oreshnik, Kinzhal, Iskander dhe Tsirkon./Dosja.al