Ai është një ndër tenistët më të famshem të të gjitha kohërave që ka një familje të mrekullueshme.
Në një intervistë për CNN-në, Roger Federer tregon se si ja rrëmbeu puthjen e parë 22-vjeçares, sllovakes Mirka.
E gjitha ndodhi në fshatin olimpik të Australisë të vitit 2000.
“Ne ishim të dy duke luajtur për Zvicrën në tenis dhe kemi kaluar dy javë së bashku në ato shtëpiza”, tha Federer.
“Ne ishim shumë me fat, kemi kaluar një kohë shumë të bukur atëhere.
Për dy javë ndërtuam një simpati ndaj njëri-tjetrit.
Miqtë më inkurajuan që t’ia rrëmbeja puthjen e parë pasi isha i ndrojtur.
Ishte më shumë se thjesht një puthje. Ishte diçka që çoi në diçka të jashtëzakonshme për ne dhe jemi shumë të lumtur që jemi ende së bashku”, pohoi ai.
Federer dhe Mirka tashmë kanë një familje të bukur dhe kanë katër fëmijë.
Komentet