Zgjedhjet e pjesshme vendore që u zhvilluan në Shqipëri na kanë treguar edhe njëherë disa të vërteta të dhimbshme që pak kush i ka analizuar në këto ditë të pas-zgjedhjeve!
Nga një shumicë e madhe këto zgjedhje janë parë si betejë brenda Partisë Demokratike tashmë në krizë të thellë që nga 25 Prilli i vitit të kaluar.
Në letër këto zgjedhje u “fituan” thellë nga rilindja e Edi Ramës. I them rilindja pasi kjo organizatë nuk ka asgjë të përbashkët me partinë socialiste që la Fatos Nano në vitin 2005 kuptohet përveç Erion Braçes!
Edhe më naivi që ka shumë pak njohuri nga politika e di që Lulzim Basha nuk ishte rival i Sali Berishës. Basha është një pupac që e mundte edhe Ard Daullxhiu!
Përballë Sali Berishës ishte ajo makineri që filloi të konstruktohej në zgjedhjet e pjesshme në Korçë në vitin tashmë të largët 2013. Besoj se shumë nga lexuesit e mi e mbajnë mend të ndjerin Olldashi kur hidhte shukët e parave (fallco) në sallën e Kuvendit të asaj kohe!
Kjo makineri është përmirësuar dhe ka pësuar mutacione si një virus vdekjeprurës nga zgjedhjet në zgjedhje duke u eksperimentuar me shumë efikasitet në Dibër pas aktit të brekëve të shpuara të Shukriut ku në kundërshtim më çdo logjikë dhe pritshmëri publike ku në çdo vend do ndodhte një humbje e thellë aty u korr një fitore e padëgjuar në nahinë e Dibrës më parë.
Çfarë ndodhi në Dibër?
Rilindja kishte filluar procesin e rekrutimit të çdo punonjësi që punon në sektorin shtetëror dhe transformimit të tyre në ato që ne sot i quajmë PATRONAZHISTË.
Pra mësuesit Eshref (emri eshte krejt rastesor) në shkollën e fshatit Sllovë psh i kërkohej jo vetëm të votonte pasardhësin e Shukriut por të siguronte 20 vota nga njerëzit e tij të afërt. Disa për hatër e disa për keqardhje ja japin votat mesuesit. Nja tre vetave që mesuesi e dinte që nuk lekundeshin partia i kishte siguruar një shumë parash që keta tre nuk i refuzonin. Eshrefit i ishte thënë nëse nuk i siguron kaq vota nuk mund të punosh mësues më e jo vetëm kaq por nuk do kesh mundesi më të punosh askund në arsim se radha për postin e tij është shumë e madhe.
Veliu ai që kishte thesin e parave për zonën e fshatrave rreth Sllovës i kishte listat dhe numrat e telefonit të të gjithë atyre në listat e votimit dhe e dinte me saktësi për secilin se për kë voton zakonisht, ku i ka njerëzit e punësuar a ka ndonjë letër që i duhet në shtet ku i ka fëmijët etj etj.
E kështu të nderuar miq me pak shpenzime e me ma shumë dinakëri e presion diku diku votat siguroheshin aq sa i duheshin naltgjatësisë atje nē Tiranë për ti treguar PD-se e Lulit se kush është i fortë tash që buldozeri kishte dalë në pension e vetëm priste ankesa në Ajpadin e tij.
Pra rilindja korri në Dibër një sukses të paparë. Njeriu që bën shtet i siguronte votat jo më duke ndërruar kutitë gjatë transportit apo me zhurmë e telashe ditën e votimit por procesi mbaronte te paktën 1 jave para ditës së votimit ditë kur bëheshin zgjedhje “model” ku gjithçka shkonte në mënyrën më të qetë të mundshme.
I madhi e dinte me saktësi se sa vota do fitonte dhe këtë ja vërtetonin edhe sondazhet nga kompani të “huaja”!
E kur e vërtetonte edhe sondazhi “dërrdërrr-marketing” nuk kishte burrë nëne të bënte akuza manipulimi!
Ky lloj modeli të nderuar miq është përdorur dhe vazhdon të përdoret nga gara në garë!
Sot në vitin 2022 çdo i punësuar në shtet me hir ose pahir është i detyruar të jetë patronazhist sepse ndryshe duhet të marrë çantën e shpinës e të ja mbathë për Kretë.
Dosjet 184, 339 a ku di unë kanë treguar vetëm grimca të këtij realiteti.
Pra patronazhimi korri fitoren e Bashkise Vorë që në zgjedhje normale nuk do merrte më shumë se 26 %. Kjo ka ndodhur në Durrës pasi atje në kushte normale kur durrësakëve të zhgënjyer nga mashtrimi i pastërmetit dhe sidomos nga afera galopante e gllabërimit tē portit tē Durrësit me një kandidat qytetar model durrësak si Ardian Muka zgjedhjet nuk kishte asnjë mundësi ti fitonte Sakoja e Gjushit.
E njëjta gje ka ndodhur në Lushnjë, Rrogozhinë.
E vetmja që i mbijetoi makinerisë rilindase ishte Shkodra – shpresa e demokracisë shqiptare.
E keni vënë re besoj që rilindja nuk bëri fushatë mediatike sepse për rilindjen këto tashmë janë metoda të dala mode.
Rama ka bërë patronazhimin e të gjithë territorit të Shqipërisë.
Nuk ka më as zgjedhës as të zgjedhur, por ka të emëruar të votuar me patronazhim.
Patronazhimi i shoqërisë shqiptare është murtaja më e kobshme që i ka ndodhur sistemit politik e zgjedhor dhe shoqërisë shqiptare.
Patronazhistët kërcënojnë, kontrollojnë gjithçka dhe lejojnë të votojnë vetëm ata që duan ata të votojnë.
Me këtë makineri gjigante të paprovuar në asnjë vend tjetër të botës e që duhet të jetë objekt studimi i qëndrave botërore të Politologjisë e Universiteteve serioze nuk ka shans të fitojë jo Berisha i ditëve të tij më të mira por askush tjetër.
Është bërë një kujdes i madh që studiot e debateve politike të sinkronizojnë folësit dhe analistët e “pavarur” që të mos dalin nga skenari se paraja që mban analistët është e majme e gabimet nuk tolerohen. Duhet që publiku të mbahet nën rrebeshin e pandalshëm të llafollogjisë se në këtë vend …për çdo gjë fajin e ka Saliu!..nuk dilet kundër Amerikës,…gjëra tē tmerrshme pritet tē dalin për Doktorin….Amerika do shpallë PD-në terroriste.!
Shkohet deri atje sa thuhet do i vijë radha edhe Ramës e do shpallet non-grata!
Përveç kësaj makinerie për të cilën u ndala gjatë e shpresoj të mos ju kem bezdisur përballë Sali Berishës ishte edhe ambasadorja Guvernatore që ka afruar bar për ata që nuk i binden grushtit të saj të hekurt e vetëm sa nuk ka sjellë aeroplanmbajtësen në Durrës për tē kërcënuar Berishë!
Pas dështimit me plehrat e Sirisë i gjati është betuar se nuk i thotë më jo “Amerikës” e do bëjë çtë jetë e mundur qoftë edhe duke ja hapë një korridor Vuçiçit deri në Lezhë po edhe në Durrës po të jetë nevoja në kuadër të minishenghenit…më falni Ballkanit të Hapur.
Për këtē kujdeset vetë Dajë Xhorxhi andej përtej Atllantikut.
Daja i kishte dalë garant Naltgjatësisë thonë gojët e liga: …atë plakun e qytetarit dixhital ta heq unë nga Kuvendi…por i kishte bërë llogaritë gabim. Çfarë të bën fëmija nuk ta bën perëndia…e kishin keqinformuar!
Që të bëhemi seriozë se dolem nga tema problemi i PD-së nuk është më Lulzim Shuli por çmontimi i sistemit të Patronazhimit!
Luli i ka mbledhur rraqet e politikës e Zoti i ruajtë mendjen se vërtet më duket keq!
Problemi nuk është Sali Berisha por patronazhimi dhe kriminalizimi i të gjitha qelizave të shtetit, e kam frikë se edhe po të fillohet sot do të duhen dekada për pastrimin e llumit.
Sali Berisha ngelet i vetmi faktor i besueshëm se mund të fillojë një proces pastrimi të politikës së kriminalizuar!
Pa çmontuar sistemin kriminal te patronazhimit Rama dhe rilindja nuk do shkulen pas asnjë palë zgjedhjeje jo po të bëhen rrush e kumbulla 8 miliardë Euro sa janë bërë deri tani por edhe kur borxhi publik të bëhet 200 % sepse jetoni në një sistem piramidal ku paratë e vjedhura ushqejnë patronazhistët dhe patronazhimin që vetëm e rrit kontrollin mbi ju!
Në Shqipëri rritet mbështetja (në letra) për qeverinë në përpjestim me zullumin e kësaj të fundit për shkak të patronazhimit!
Në Shqipëri vidhet shteti në mes të ditës me miliona e rritet mbështetja për qeverinë jo se janë çmendur shqiptarët por për shkak të patronazhimit!
Në Shqipëri opozita blehet/bëhet pjesë integrale e pushtetit e sërish 10 % e demokratëtv e votojnë atë jo se janë çmendur por për shkak të patronazhimit!
Në Shqipëri bëhen ministra që nuk dinë tabelën e shumëzimit e rritet mbështetja për qeverinë jo se shqiptarët janë çmendur por për shkak të PATRONAZHIMIT.
Pa u dekriminalizuar dhe çmontuar i gjithë sistemi i PATRONAZHIMIT asnjë lloj organizimi opozitar qoftë edhe me Jezu Krishtin nuk do ketë ndryshim regjimi në Shqipëri!
Sfida ngelet të kuptohet kjo sa më parë nga publiku i gjerë dhe të gjenden mënyrat e ÇMONTIMIT!
Si, kur, dhe nga kush do behet kjo ngelet për tu parë
Shpresojme!
PS: Emrat e përdorur në shkrim janë vetëm ilustrues dhe çdo përngjasim në zonat e përmendura është rastësor.
Jam plotsisht dakorte me analizen e Zgjedhjeve te pjesshme te 6 marsit nga dr Milaim Nela.
Çmontimi i
Patronazhimit i gjithe sistemit politik ne shqiperi eshte fattori kyç
Per rivendosjen e demokracise ne shqiperi.
Shemull u ba Shkodra.
Pershkrim shume i sakte nga Nela. Dukuri vdekjeprurese e demokracise ne Shqiperi. Shkidra e vetmja qe i rezistoi, ndonese me shqeteson rezultati i afert me rilindjen. Pra makinerua elektorale korruptive punon rendshem dhe ne Shkoder.
Si mund te zgjidhet? Teorikisht mund te themi, ndergjegjesimi, angazhimi edukativ he te gjitha fushat, etj, etj. Por sa i mundur eshte qe praktikisht te sjelle ndryshim ne sjelljen e patronazhisteve dhe elektoratit? Ngelet per tu pare…shume veshtire!