Çdo ditë jam në përpjekje për të qenë një zonjë shtëpie tradicionale shqiptare dhe një profesioniste. E dua profesionin, sikur dua letërsinë, leximin, krijimin.
Amvisëria kërkon përkushtim. Ne familjen tone frenat i kishin prinderit e mi, pa marrë parasysh se ne punonim në shtëpi. Tani që ata janë në qiell, ne i kujtojme me mirenjohje për mbeshtetjen qe na dhane ne mbajtjen e deres hapur, rritjen e djemve tane dhe per gjithëçka. Babin, poetin Vehbi Skënderi, e kishim edhe nje bashkëpunetor te shkelqyer me krijimtarine publicistike dhe poetike. E kishim edhe një mik e shok. Sot janë të rrallë miqtë e vërtetë në Atdhe mos e diskuto pastaj në Perëndim.
Tani blerjet i bejme të dy me Skënderin, si shumëçka. Çdo ditë blemë diçka, kështu jemi edhe ne levizje pasi profesioni jonë eshte sedentar. Përpiqemi të blemë me cilësi dhe duke kursyer, prandaj i lodhim pa kursim kembet per të perfituar nga ofertat por edhe kur çmimet pergjysmohen pranë afateve të skadencave, sikur dje kur blemë qumësht dhije, borzilok dhe rukola.
Ecja është dimension i perditshmerise tone. Sikur leximi, krijimi dhe portali qe kërkon nje pjese gjigande te kohes.
Prandaj kursimin e kohës e kemi prioritet.
Unë kursej kohë edhe në gatim. Diskutojme përpara me Skënderin. Per ushqime me vlera. Djemve nuk u pelqejne shume zarzavatet por ne nuk heqim dore. Endriti, djali me i vogel ka periudha qe do te jete vegjetarian. E respektoj zgjedhjen, por kjo kerkon vemendje qe ai t’i plotesoje proteinat bimore qe ka nevoje per çdo dite. Prizreni ka prirje per junk food. Kur ka leksione para dhe pasdite preferon dyrymet dhe mcdonaldet se mencën shumë të mirë Universitetit.
Per sot kishim blere mish viçi, ossobucco si dhe barbunja. Për shkak të Endritit, vendosa t’i gatuaj veç e veç plus të bëj një supë të ftohtë, spanjollët e quajnë “Gazpacho”, e përgatisin edhe të ngrohtë gjithashtu.
.
Për të fituar kohë veprova keshtu:
Për mishin:
Vendosa mishin te skuqej me vaj ulliri pastaj shtova qepen e grirë ne rende me 3-4 thelpinj hudhra, ajo pjese e qepes qe mbeti e vendosa menjane, ne skuqje e siper hodha pak vere te bardhe dhe kur ishte shuar, shtova salcë shisheje 400 miligram, plus kripe, piper te kuq e te zi, koper, rozmarine dhe ne fund pak qumesht dhije e te gjitha bashke i hodha ne tave e drejt e ne furre për t’u pjekur. Ne minutat e fundit para se ta hiqja, mishit i shtova 2 gjethe dafine.
Per barbunjat:
Pastrova 1 kg barbunja, qepet, hudhrat, dy speca dhe tre-kater domate.
Griva ne rende qepen, shtova 3-4 thelpinj hudhra dhe i vendosa per t’u skuqur me vaj ulliri, pastaj shtova dy specat e grira, domatet dhe ne fund barbunjat, me pas kripen dhe erezat, pasi u keverdisen disa minuta, sikur bëhen në Tropojë, shtova gjysme litre qumesht dhije e te gjitha bashke i hodha ne tave direkt per në furre.
Mishi shoqerohej me barbunja per ne.
Per Endritin si vegjetarian temporer barbunjat sade me pak djathe pekorino te grire.
Duke qene se per Endritin s’mjaftonte, kisha menduar per nje supe te ftohte për të gjithë ne.
Gjate grirjeve kishin mbetur copa qepe, speci, shtova 2 thelpinj hudher, borzilokun, 100 gram rukola, nje kavanoz me qiqra te ziera, plus gjysme kg kos dhe i frulova ne mikser. Mund te serviren edhe keshtu, si supe e ftohte, por une preferoj t’i jap nje valë duke shtuar kripen, piper te kuq e duke e zbukuruar me vaj ulliri.
Dreka eshte gati.
Per desert, u kujdes Skenderi dhe qeroi 2 shege e kokrrat i ndau ne 4 taska te vegjel.
Për nesër, si fillimjave, do të ziej që sonte në darkë fasule, të cilat i kam vënë në ujë me pak sodë buke, e neser do të pergatis ose nje makaron ose oriz!
E kam menynë e gjithë javës në kokë, sepse kur mendimet i ke të qarta në kokë i zbaton lehtë dhe kursen kohën!
PS
Mungojnë fotot, por kërkojnë kohë.
Mungojnë edhe komplimentat që i mora kur dreka u shijua nga familja!
Për gatimet, i ngjaj edhe gjyshes time nga mami, edhe mamit, edhe stërgjyshes. Edhe nga gjyshja nga babi ngjaj padyshim shumë. Dhe jam krenare!
Komentet