VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Të burgosurit hyjnë në grevë urie, duan të shohin Argjentinën

By | June 14, 2018

Komentet

Distria Krasniqi fantastike, merr medalje të artë në Kinë

Xhudistja jonë Distria Krasniqi e ka mposhtur japonezen Ami Kondo në finale të Masterit të xhudos në Gounzhgou të Kinës.

Krasniqi e mposhti japonezen qysh në fillim të meçit, saktësisht pas 16 sekondave me Ippon duka ia siguruar Kosovës një medalje tjetër të artë, raporton Gazeta Express.

Xhudistja mori medaljen e artë  në kategorinë -52 kg. Në këtë garë po marrin pjesë 16 xhudistët më të mirë të renditjes botërore.

Rrugëtimi i Krasniqit deri te medalja e artë erdhi duke mposhtur  koreanenen Yang, rusen Dolgova e në gjysëmfinale slovenen Stangar, dhe të gjitha  luftërat Distria i fitoi me Ippon.

Ndeshja Shqipëri-Turqi do të luhet në Shkodër

STAMBOLL (AA) – Ndeshja të cilën kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë përballë Turqisë më 22 mars të vitit të ardhshëm në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020 do të luhet në qytetin e Shkodrës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi nga Federata e Futbollit e Turqisë, ndeshja e xhiros së parë në kuadër të grupit H midis Shqipërisë dhe Turqisë do të zhvillohet në stadiumin Loro Boriçi.

Maradona rreh të dashurën, ndahet çifti

Nuk ka kurrë paqe për Diego Armando Maradonën, i cili në një mënyrë apo tjetër mbetet në qendrën e vëmendjes.

Sipas njoftimeve të mediave argjentinase, marrëdhënia mes “Pibe de Oro” dhe Rocio Oliva është drejt përfundimit, pasi besohet se mes Maradonës dhe Olivas ka pasur një zënke mes tyre, ku nuk ka munguar as konflikti fizik. Maradona në këtë moment është teknik i Dorados, në Meksikë dhe largësia është një tjetër nga arsyet e ndarjes.

Megjithatë ish-e dashura e Diegos, siç raportohet nga disa media të Amerikës së Jugut, tashmë do të ketë një marrëdhënie tjetër.

Shorti i eliminatorëve të U-21, Shqipëria në grup me Kosovën

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës, shorti i eliminatoreve të Europianit 2021 të 21-vjeçarëve. Goglat janë treguar të pamëshirshme, ndërsa përballë njëra-tjetrës Kombëtaren Shpresa të Alban Bushit dhe përfaqësuesen U-21 të Kosovës.


Shqipëria dhe Kosova bëjnë pjesë në Grupin 3 së bashku me Anglinë, Austrinë, Turqinë dhe Andorrën. Nuk ka ndodhur kurrë më parë që kuqezinjtë të përballen me dardanët në një kompeticion zyrtar.

“Vllazërorja” e 21-vjeçarëve, do të pritet me mjaft kureshjte, teksa “rivaliteti” i ndezur në distancë ka kohë që ka nisur.

Kujtojmë këtu që Kosova ishte pjesë e vazos së katërt në këtë short, ndërkohë që Shqipëria u pozicionua një vazo më poshtë, pra në të 5-tën.

Grupi 3

Angli
Austri
Turqi
Kosovë
Shqipëri
Andorrë

Nesër fillon Kampionati Botëror për klube, Reali mbron titullin

Të mërkurën fillon Kampionati Botëror për klube, i njohur si “FIFA Club World Cup”, në të cilin gjashtë kampionë kontinentalë dhe ekipi nikoqir Al Ain do të garojnë për titullin e klubit më të mirë në planet, raporton Anadolu Agency (AA).

Edicioni i 15-të i Botërorit për klube do të mbahet në datat 12-22 dhjetor në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

Përveç nikoqirit, Al Ain, pjesë e garës janë edhe kampioni evropian Real Madridi, kampionët e Oqeanisë, Wellington FC nga Zelanda së Re, kampionët e Amerikës së Veriut, Guadalajara të Meksikës, kampionët e Afrikës, Esperance Sportive de Tunis nga Tunizia, kampionët aziatikë Kashima Antlers të Japonisë dhe kampioni i kupës Libertadores të Amerikës Jugore, River Plate nga Argjentina.

Hapjen e turneut do ta bëjnë ekipet Al Ain dhe Team Wellington me përballjen e tyre të mërkurën.

Real Madridi dhe River Plate do t’i bashkohen turneut në gjysmëfinale.

Kujtojmë se vitin e kaluar Real Madridi mposhti në finale brazilianët e Gremios me rezultatin 1:0.

UEFA nominon 50 futbollistë për “ekipin e vitit”

Votimi për 50 futbollistët për “Ekipin e Vitit” ka filluar, njoftoi sot UEFA.

Në të përfshihen pesë portierë, 15 mbrojtës, 15 mesfushorë dhe 15 sulmues.

Votat mund të hidhen në UEFA.com deri më 11 janar dhe finalja e fundit do të shpallet në të njëjtën ditë.

“Të nominuarit u përzgjodhën nga ekipi redaktues i UEFA.com, duke përfshirë gazetarët dhe korrespondentët ekspertë, në bazë të performancës së lojtarëve për një klub evropian ose kombëtar në garat e UEFA-së për vitin kalendarik 2018”, theksoi UEFA.

Fituesi i Ligës së Kampionëve të UEFA-së Real Madrid ka nëntë të nominuar. Më pas, finalisti i vitit të kaluar i UEFA Ligës së Kampionëve Liverpool dhe fituesi i Europa League Atletico Madrid secili ka nga gjashtë lojtarë.

Gjithsej 14 klube janë shfaqur në listë dhe 20 kombësi janë të përfaqësuara.

Vitin e kaluar u hodhën nëntë milionë vota.

Lista e plotë e kandidatëve është si vijon:

Portierë:

Alisson Becker (AS Roma/Liverpool), Hugo Lloris (Tottenham Hotspur), Keylor Navas (Real Madrid), Jan Oblak (Atletico Madrid), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona)

Mbrojtës:

Jordi Alba (Barcelona), Giorgio Chiellini (Juventus), Jose Gimenez (Atletico Madrid), Diego Godin (Atletico Madrid), Lucas Hernandez (Atletico Madrid), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Kalidou Koulibaly (Napoli), Kostas Manolas (Roma), Marcelo (Real Madrid), Gerard Pique (Barcelona), Sergio Ramos (Real Madrid), John Stones (Manchester City), Samuel Umtiti (Barcelona), Virgil van Dijk (Liverpool), Raphael Varane (Real Madrid)

Mesfushorë:

Casemiro (Real Madrid), Kevin De Bruyne (Manchester City), Eden Hazard (Chelsea), Isco (Real Madrid), N’Golo Kante (Chelsea), Toni Kroos (Real Madrid), James Milner (Liverpool), Luka Modric (Real Madrid), Saul Niguez (Atletico Madrid), Dimitri Payet (Marseille), Miralem Pjanic (Juventus), Paul Pogba (Manchester United), Ivan Rakitic (FC Barcelona), David Silva (Manchester City), Florian Thauvin (Marseille)

Sulmues:

Gareth Bale (Real Madrid), Edinson Cavani (Paris Saint-Germain), Paulo Dybala (Juventus), Edin Dzeko (Roma), Roberto Firmino (Liverpool), Antoine Griezmann (Atletico Madrid), Harry Kane (Tottenham Hotspur), Robert Lewandowski (Bayern Munich), Sadio Mane (Liverpool), Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain), Lionel Messi (Barcelona), Neymar (Paris Saint-Germain), Cristiano Ronaldo (Real Madrid/Juventus), Luis Suarez (Barcelona), Mohamed Salah (Liverpool)

Të nominuarit e ekipit të vitit nga klubet janë si më poshtë:

9 Real Madrid

7 Barcelona

6 Atletico, Liverpool

4 Juventus

3 Manchester City, Paris

2 Bayern, Chelsea, Marseille, Roma, Tottenham

1 Manchester United, Napoli

Të nominuarit e ekipit të vitit nga kombëtaret janë si më poshtë:

10 Franca

6 Spanja

5 Brazili

4 Uruguaji

3 Anglia, Gjermania

2 Argjentina, Belgjika, Bosnnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Senegali

1 Kosta Rika, Egjipit, Greqia, Italia, Holanda, Polonia, Portugalia, Sllovenia, Uellsi

Të nominuarit e ekipit të vitit nga ligat vendore janë si më poshtë:

22 La Liga (Spanjë)

14 Premier Liga (Angli)

7 Serie A (Itali)

5 Ligue 1 (Francë)

2 Bundesliga (Gjermani)

Ronaldo sfidon Messin: Eja në Itali

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është shprehur se rivali i tij i madh i cili luan me Barcelonën, Lionel Messi, do të duhet t’i bashkohet në Itali.

Në një intervistë me La Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport, ylli portugez u shpreh se në Juventus ka parë një shpirt më të madh ekipor se sa te Reali i Madridit.

Në intervistën në fjalë, ku ka folur për shumë çështje, siç është gjasat për të fituar Ligën e Kampionëve me Juventusin, Ronaldo u pyet nëse i mungon Messi.

“Ndoshta më mungon pak. Megjithatë unë kam luajtur në Angli, Spanjë, Itali, Portugali, me ekipin kombëtar, ndërkohë që ai ka qëndruar vetëm në Spanjë, ndoshta ai ka më shumë nevojë për mua”, ka thënë Ronaldo.

Ai është shprehur se jeta është një sfidë për të, dhe se dëshiron të jetë i lumtur.

”Do të doja që ai të vijë në Itali, të bëjë atë çfarë bëra unë, të pranojë sfidën. Sidoqoftë, nëse është i lumtur atje, e respektoj”, tha Ronaldo, i cili ka folur në superlativa për Messin duke thënë se është një djalë i shkëlqyer. aa

Java e fundit në Ligën e Kampioneve

STAMBOLL – Ndeshjet e javës së fundit në grupet e UEFA Ligës së Kampioneve do të fillojnë nesër.

Organizimi më i madh i futbollit evropian në nivelin e klubeve vazhdon nesër dhe të mërkurën më 12 dhjetor me ndeshjet e javës së 6-të dhe të fundit.

Para javës së fundit ekipet që janë avancuar në të gjashtëmbëdhjetën e finales janë Borussia Dortmund, Atletico Madrid, Barcelona, Porto, Schalke 04, Bayern Munich, Ajax, Manchester City, Real Madrid, Roma, Juventus dhe Manchester United.

Programi i ndeshjeve të javës së gjashtë është si në vijim:

Nesër :

18.55 Schalke 04 (Gjermani) – Lokomotiv Moska (Rusi)

18.55 Galatasaray (Turqi) – Porto (Portugali)

21.00 Monaco (Francë) – Borussia Dortmund (Gjermani)

21.00 Club Brugge (Belgjikë) – Atletico Madrid (Spanjë)

21.00 Inter (Itali) – PSV (Holandë)

21.00 Barcelona (Spanjë) – Tottenham (Angli)

21.00 Crvena Zvezda (Serbi) – Paris Saint-Germain (Francë)

21.00 Liverpool (Angli) – Napoli (Itali)

12 dhjetor e mërkurë:

18.55 Viktoria Plzen (Çeki) – Roma (Itali)

18.55 Real Madrid (Spanjë) – CSKA Moska (Rusi)

21.00 Benfica (Portugali) – AEK (Greqi)

21.00 Ajax (Holandë) – Bayern Münih (Gjermani)

21.00 Manchester City (Angli) – Hoffenheim (Gjermani)

21.00 Shakhtar Donetsk (Ukrainë) – Olympique Lyon (Francë)

21.00 Valencia (Spanjë) – Manchester United (Angli)

21.00 Young Boys (Zvicër) – Juventus (Itali)

Serena Williams rikthehet në Australian Open, synon barazimin e rekordit

Tenistja amerikane, Serena Williams, rikthehet në Australian Open, që do të jetë hera e parë pas fitores në vitin 2017, bëri të ditur sot organizatori i cili në Twitter ka konfirmuar se pjesëmarrës të turneut që do të mbahet në janar, do të jenë pothuajse të gjithë tenistët në top 100, që do të thotë edhe tenistët e dëmtuar, Rafael Nadal dhe Andy Murray, transmeton Anadolu Agency (AA).

Williams mungoi në turneun e sivjetshëm nga shkaku i lindjes së vajzës, mirëpo ishte gati për turnetë e tjerë duke arritur në finalen e Wimbledonit dhe US Open, megjithatë në të dyja finalet pësoi humbje bindëse duke e lënë në 23, numrin e fitoreve në turnetë e mëdha.

Organizatorët e Australian Open thanë se ajo është ndër emrat për hapjen e Grand Slamit të parë të vitit 2019, ku do të përpiqet të barazojë rekordin e Margaret Court me 24 tituj të Grand Slamit.

“Serena Williams, aktualisht në vendin e 16, do të bëjë rikthimin e shumëpritur në Melburn, për herë të parë që nga fitorja e saj në vitin 2017, kur ishte tetë javë shtatzënë me fëmijën Alexis Olympia”, tha organizatori i turneut.

Siç bën të ditur organizatori, Roger Federer do të jetë i pranishëm për të mbrojtur titullin nga viti i kaluar bashkë me Caroline Wozniacki e cila mbron titullin në kategorinë e femrave.

“Top 102-shi te femrat dhe top 101-shi te meshkujt, kanë konfirmuar se do të garojnë në Australian Open 2019”, shkruan organizatori. aa

Modriq mposht Ronaldon e Messin, fiton Topin e Artë

Mesfushori kroat i Real Madrid-it, Lluka Modriq, u shpall fitues i Topit të Artë për këtë vit, duke mposhtur futbollistët Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi që për 10 vjet kanë qenë fitues të çmimit prestigjioz.

Modriq, 33 vjeç, e ndihmoi Real Madridin të fitojë titullin e tretë të Ligës së Kampionëve, në muajin maj.

Ai po ashtu e udhëhoqi Kroacinë drejt finales së parë në Kampionatin Botëror të Futbollit që u mbajt këtë verë në Rusi.

“Është një ndjenjë unike. Jam i lumtur dhe i nderuar”, tha Modriq në ceremoninë e ndarjes së çmimit në Paris.

Ai është kroati i parë që fitoi Topin e Artë dhe gjithashtu mori çmimin e parë të ndarë nga Federata Botërore e Futbollit – FIFA, në tetor.

Hidhet shorti për “EURO 2020”: Kombëtarja e Shqipërisë në grupin H me Turqinë, Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorën

Në kryeqytetin e Irlandës, Dublin, sot u hodh shorti për fazën eliminatore të Kampionatit Evropian në futboll “EURO 2020”, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas kësaj, kombëtarja e Turqisë dhe ajo e Shqipërisë do të jenë në grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën, Maqedonia në grupin G me Poloninë, Austrinë, Izraelin, Slloveninë dhe Letoninë ndërsa Kosova në grupin A me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Në fazën eliminatore ku do të marrin pjesë 55 kombëtare në 10 grupe, 5 grupe formohen nga 5 kombëtare, ndërsa 5 të tjera nga 6 kombëtare. Kombëtaret që do të arrijnë të radhiten në dy vendet e para të grupeve, do të fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në këtë kampionat. Ndërsa 4 ekipet e fundit do të përcaktohen pas ndeshjeve “play-off” në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Hedhja e shortit për Kampionatin e 16-të Evropian në futboll, i cili do të zhvillohet mes datave 12 qershor – 12 korrik 2020, do të bëhet më 1 dhjetor 2019. Në finale 24 ekipe do të ndahen në 6 grupe të përbëra nga 4 kombëtare.

Këto janë grupet për fazën eliminatore për EURO 2020:

Grupi A: Anglia, Çekia, Bullgaria, Mali i Zi, Kosova

Grupi B: Portugalia, Ukraina, Serbia, Lituania, Luksemburgu

Grupi C: Holanda, Gjermania, Irlanda e Veriut, Estonia, Bjellorusia

Grupi D: Zvicra, Danimarka, Irlanda, Gjeorgjia, Gjibraltari

Grupi E: Kroacia, Uellsi, Sllovakia, Hungaria, Azerbajxhani

Grupi F: Spanja, Suedia, Norvegjia, Rumania, Ishujt Faroe, Malta

Grupi G: Polonia, Austria, Izraeli, Sllovenia, Maqedonia, Letonia

Grupi H: Franca, Islanda, Turqia, Shqipëria, Moldavia, Andorra

Grupi I: Belgjika, Rusia, Skocia, Qiproja, Kazakistani, San Marino

Grupi J: Italia, Bosnjë e Hercegovina, Finlanda, Greqia, Armenia, Lihtenshtajni

Datat e ndeshjeve të grupeve kualifikuese

1. 21-23 mars 2019

2. 24-26 mars 2019

3. 7-8 qershor 2019

4. 10-11 qershor 2019

5. 5-7 shtator 2019

6. 8-10 shtator 2019

7. 10-12 tetor 2019

8. 13-15 tetor 2019

9. 14-16 nëntor 2019

10. 17-19 nëntor 2019

Datat për ndeshjet “play-off” në Ligën e Kombeve të UEFA-s

Hedhja e shortit: 22 nëntor 2019

Gjysmëfinalet e “play-off”-it: 26-28 mars 2020

Finalet e “play-off”-it: 29-31 mars 2020

Nga Foreman te Tyson: legjendat parashikojnë duelin Wilder-Fury

Më në fund boksi profesionist për peshat e rënda po rifiton shkëlqimin e dikurshëm falë boksierëve si Deontay Wilder, Anthony Joshua e Tyson Fury. Publiku ka rikthyer sytë nga ndeshjet e mëdha të boksit dhe pritshmëritë janë të mëdha për sfidën e radhës, që do të luhet të shtunën në Staples Center në Los Angeles dhe do të vërë përballë dy emra të mëdhenj në këtë moment si Deontay Wilder e Tyson Fury.

Çfarë do të ndodhë? Disa prej legjendave të peshave të rënda japin parashikimin e vet.

George Foreman
‘Big George’, një ndër më të mëdhenjtë në histori, me një grusht të frikshëm në kulmin e vet, komenton: “Jam fans i madh i Deontay Wilder dhe më impresionoi Tyson Fury për mënyrën si i shmangu goditjet e forta kundër Vladimir Klitschko.

“Parashikoj që Fury të qëndrojë në këmbë në 12 raunde, për shkak se ka avantazh gjatësinë dhe krahëve të gjata. Gjithsesi, besoj se Wilder do fitojë me pikë”.

Mike Tyson
Kampioni më i ri në histori në peshat e rënda, ndoshta boksieri më i frikshëm që ka njohur ringu, Mike Tyson sheh te Fury një armë që sipas tij i jep avantazh: “Edhe pse Wilder ka goditje të fortë, Fury ka një fuqi mendore shumë më të madhe, brenda e jashtë ringu. Do jetë një ndeshje shumë e ekuilibruar, por besoj se Fury ka shansin e madh për të marrë fitoren”.

Evander Holyfield
Dominues i madh i peshave të ndërmjetme në vitet ’80 dhe më pas kampion në peshat e rënda, Evander Holyfield parashikon: “Është një ndeshje e madhe. Fury është shumë i zoti, është një kundërshtar i sikletshëm dhe ka krahë të gjata. Ka reflekse të mira dhe kundërsulmon shumë mirë. Deontay ka nevojë që të marrë iniciativën dhe nuk mund të qëndrojë në pritje.

“Fury ka qenë gjithnjë një luftëtar shumë i madh dhe sërish është superior fizikisht. Nëse i ecën keq, Fury ka më shumë eksperiencë dhe hile. Gjithsesi, Wilder ka forcë të madhe goditëse, ndoshta do të tentojë ta mbyllë ndeshjen para raundit të 12-të”.

Lennox Lewis
Boksieri më i mirë britanik në histori mendoj se Fury ka shanse të mira: “Është boksier i vështirë, fizikisht mund të shkojë deri në fund të 12 raundeve. Do jetë një përballje epike, pres me padurim ta shoh”.

Riddick Bowe
Boksieri i parë që ka fituar në 4 kategoritë kryesore në boksin profesionist, Riddick Bowe është i qartë në parashikimin e tij: “Nëse Wilder sulmon dhe besoj se do ta bëjë, mendoj se do fitojë lehtësisht. Për mua Wilder fiton me KO”./telesport