Më poshtë intervista me PhD Taulant Bino kryetar i SHSHO (Shoqata Shqiptare e Orintologjisë) dhënë UGSHPD mbi lëvizjen dhe ndërgjegjësimin mjedisor në Shqipëri. Projektet ndërtimore ndërtohen në zemër të zonave të mbrojtura të natyrës.
100% e anëtarëve të qeverisë kanë patur rastin të fluturojnë me avionë trans-oqeanikë shpesh gjatë karrierës dhe e kanë gëzuar privilegjin e fluturimeve edhe me çartera privatë kur ua ka lypur nevoja të shpejtojnë drejt shteteve të ndryshme për të nënshkruar marrëveshje dhe kontrata koncesionesh, me plot përkushtim për zhvillimin e ekonomisë, energjisë, infrastrukturës, turizmit, mjedisit etj…
Por 0% e pushtetarëve, pra askush prej tyre nuk është kërcënuar mbi çatinë e apartamentit, shtëpisë apo vilës ku jetojnë dhe t’u ketë fluturuar mbi krye një trans-oqeanik aq sa me dhjetëra të tillë do të fluturojnë mbi foletë e shpendëve të Zonës së Mbrojtur të Nartës.
Kjo është një thirrje e qytetarëve shqiptarë, për qeverinë e shurdhuar tashmë nga propaganda twiter dhe facebook e suksesit e cila nuk shquan dot një cicërimë të natyrës.
Narta Zonë e Mbrojtur!
Jo Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës!
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
Union des Journalistes Professionells Albaniase de la Diaspora (UJPAD)
Unione dei giornalisti professionisti albanesi della diaspora (UGPAD)