BALLKANI
Disa i thonë “Open Balkan” që donmethanë “Hopa Balkan”!
Disa të tjerë i thonë “Ballkani i Hapun” që donmethanë “Ballkani i Hupur”!
Disa thonë “Balkani Inë” që donmethanë “Ballkani i tine”!
Kryeministri ynë i thotë: “Opozitë Ballkan” se e ka menden tek “Opozita”!
Kam ndigjue se disa i kanë thanë “Ballkani jonë” e. pa kalue 24 orë, i kanë pushue prej pune se “ju jeni shkodranë”! Nuk e dij të vertetën!
Njëditë shkoi në Kryeministri njeni me takue Kryeministrin dhe, tue ju afrue hymjes po mendonte si me i thanë dezhurnit tosknisht, që ai mos me e njoftë per Verior: “Ay miku i “Hopa Balkan” a isht këtune?”
– Dezhurni ju pergjigjë: “Këtu është, po ka di nga “Ballkani i Hupur”!
E pyet edhe per diten e neserme, po “Krieministri të nesermen do të ishte në Durrës, ku do të bënte banjo dielli tek Banka Kombëtare”. Përgatitej në një pishinë për takimet e ardhëshme që do të bëjnë në BE. Sigurisht ai atje do të marrin pas vetes edhe krietarin e Akademisë Atishqiptare…
Flitet se kohët e fundit kryetari i shtetit të shumten e kohës e kalon me të ashtuquejtunit “Akademikë”, për të “qartësuar problemet Europjane”.
Asht shumë i pasionuem me dijtë sesi pasunohen ata shtete aq shumë!
Aq asht e vertetë kjo, sa prej ditës që asht ba demostrata e madhe e PD në Tiranë “Ai gjithë diten rrin duke bërë “Beeeeeeeee”!
Melbourne, 14 Nandor 2022.
Timoni ka qene djathtas ,po makina e pd ka udhtuar majtas, Basha eshte nje kursant , instruktori Berisha e drejton makinen! Pd u formua ne KQ te PPSH! Sot ka probleme me korrupsionin , qe Lulit me shoket, ju duhet ti shpetoje burgut! Shqiptaret nuk duhet te jetojne dhe te vdesi ne hipokrizi!
Harrojeni zotrinj e zoja se Lulzim Basha, ky kiler i sprovuem e i pragatitun jashta Europës se e kthen timonin djathtas. Ky nuk ka vertebra politike, ky e ka PD – një Pronë familjare tregtije. Kaq. Ky nuk ka gjak shqyptarit, sa te ketë gjuhën qi e leviz si kobra neper gojë ka me ba vetëm gazep ktij popullit. Ky kosovar e ka urrejtjen me veriorët etnik shqyptarë.