Kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi ka pritur gazetarët të cilët mbulojnë zhvillimet në PD, ku ka vlerësuar punën e tyre gjatë vitit 2023.
Duke uruar festat, Bardhi ka paralajmëruar se në vitin 2024 do të ketë vetëm një PD.
‘Me PD 1, PD 2, PD 3…PD 4 i lodhëm gjatë gjithë vitit 2023, por mbetën gjithmonë Nr. 1! Me shpresën se edhe në 2024 do mbeten Nr. 1 dhe shembullin e gazetarëve që mbulojnë PD, do ta ndjekim edhe vetë ne në PD. Një PD dhe Nr. 1. Gëzuar festat!’, shkruan Bardhi në Facebook. sn