U pamë.
Fytyra iu qesh
E goja vesh m’vesh,
Erdhi e më takoi,
Më puthi e m’përqafoi.
Më foli me nderime,
Me lavde e përgëzime,
Deri n’qiell m’naltësoi,
Me yjet më krahasoi,
Si e shoqnisë ndera
Për talent e vlera
…e tjera, e tjera.
U ndamë.
Të tjerë shpejt takoi,
U qeshi, i përqafoi,
U foli me vlerësim t’naltë
Tu’ derdhë sherbet e mjaltë
E n’çast që emni jem
N’bisedë u përmend
M’përfoli e m’përqeshi
E çka nuk më veshi,
Se isha i mjerë,
Njeri i pa vlerë,
…e tjerë, e tjerë.