VOAL

VOAL

Tageszeitung: Investimet evropiane në Ballkan, parandalojnë emigrimin ilegal

August 28, 2015

Komentet

“Poza ndërkombëtare, heshtje për qytetarët”- Pankartat e protestës së 41-të: Kapitulli yt do të mbyllet shumë shpejt

Edhe sot mijëra qytetarë u mblodhën për të vijuar me revoltën e tyre kundër qeverisë Rama.

Teksa shënohet dita e 41-të e rezistencës, protestuesit u mblodhën fillimisht te sheshi Skënderbej për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë.

Shumë prej tyre kishin marrë edhe pankarta me vete, ku shprehin revoltën e tyre. Në disa prej pankartave, protestuesit i bëjnë thirrje Ramës se përveç kapitujve që po mbyllen në Bruksel për Shqipërinë do mbyllet edhe kapitulli i Ramës.

AACL BOARD OF DIRECTORS’ PUBLIC DECLARATION ON THE SITUATION IN ALBANIA

For more than three decades, the Albanian American Civic League (AACL), under the
leadership of Joe DioGuardi and Shirley Cloyes DioGuardi—longtime advocates for the
human and national rights of the Albanian people—has remained steadfast in its
mission to promote democracy, defend human rights, and advance the interests of
Albanians wherever they live.
The AACL firmly stands with leaders and public officials who uphold Albanian national
interests and oppose those whose actions undermine them. Throughout our history, we
have consistently defended the rule of law, freedom of expression, and the right of
citizens to shape the future of their country through peaceful and democratic means.
The Civic League is closely following the ongoing peaceful and patriotic demonstrations
taking place throughout Albania, where citizens are calling for the resignation of Prime
Minister Edi Rama while demanding greater government accountability, transparency,
and democratic reform. These protests are not directed against legitimate American or
other foreign investments.
Based on numerous credible reports, during the past twelve years the government of
Prime Minister Rama has operated a corrupt and non-transparent system that has used
the country’s resources to benefit only certain domestic and international oligarchs. At
the same time, large numbers of Albania’s young people have been forced to leave the
country in search of better opportunities. Furthermore, the government has failed to
defend and advance Albania’s national interests in the region, subordinating elements of
its foreign policy to the interests of the Serbian hegemonic regime led by Aleksandar
Vučić.
For more than a month, the youth and the majority of the people of Albania have made
it clear that Albania is not for sale. They have lost confidence in the current government
and no longer believe that the same officials responsible for the present situation are
capable of delivering meaningful reform. They are calling for the establishment of a
temporary technical government composed of respected, nonpartisan professionals to
lead the country and prepare it for extraordinary elections within one year.
We likewise call on all parties to reject violence and extremism in every form so that this
movement remains what it has been from the beginning: a peaceful and democratic
expression of the people’s will. We also strongly urge the organizers of these protests to
reject and immediately remove any individuals or groups pursuing foreign or extremist
agendas who may attempt to exploit the situation for their own purposes.
Finally, the Albanian American Civic League calls on the international community to
recognize the legitimate concerns of the people of Albania and to support their right to
protest peacefully and seek democratic change through lawful and nonviolent means.

DEKLARATË PUBLIKE E BORDIT DREJTUES TË LIGËS QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE MBI SITUATËN NË SHQIPËRI

Për më shumë se tri dekada, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQShA), nën udhëheqjen e Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi – mbrojtës të kahershëm të të drejtave njerëzore dhe kombëtare të popullit shqiptar – ka qëndruar e palëkundur në misionin e saj për të promovuar demokracinë, për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të avancuar interesat e shqiptarëve kudo që jetojnë.

LQShA qëndron fuqimisht në mbështetje të udhëheqësve dhe zyrtarëve publikë që mbrojnë interesat kombëtare shqiptare dhe kundërshton ata, veprimet e të cilëve i dëmtojnë këto interesa. Gjatë gjithë historisë sonë, ne kemi mbrojtur vazhdimisht sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qytetarëve për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tyre përmes mjeteve paqësore dhe demokratike.

Liga Qytetare po ndjek nga afër demonstratat paqësore dhe patriotike që po zhvillohen në mbarë Shqipërinë, ku qytetarët po kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar njëkohësisht më shumë llogaridhënie qeveritare, transparencë dhe reforma demokratike. Këto protesta nuk janë të drejtuara kundër investimeve legjitime amerikane apo të vendeve të tjera.

Bazuar në shumë raportime të besueshme, gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit qeveria e Kryeministrit Rama ka funksionuar përmes një sistemi të korruptuar dhe jotransparent, i cili ka përdorur burimet e vendit për të përfituar vetëm oligarkë të caktuar vendas dhe ndërkombëtarë. Në të njëjtën kohë, një numër i madh i të rinjve shqiptarë janë detyruar të largohen nga vendi në kërkim të mundësive më të mira. Për më tepër, qeveria ka dështuar të mbrojë dhe të avancojë interesat kombëtare të Shqipërisë në rajon, duke nënshtruar elemente të politikës së saj të jashtme ndaj interesave të regjimit hegjemonist serb të udhëhequr nga Aleksandar Vučić.

Për më shumë se një muaj, rinia dhe shumica e popullit të Shqipërisë e kanë bërë të qartë se Shqipëria nuk është në shitje. Ata kanë humbur besimin te qeveria aktuale dhe nuk besojnë më se të njëjtët zyrtarë përgjegjës për gjendjen e tanishme janë në gjendje të sjellin reforma domethënëse. Ata po kërkojnë krijimin e një qeverie teknike të përkohshme, të përbërë nga profesionistë të respektuar dhe jopartiakë, e cila të udhëheqë vendin dhe ta përgatisë atë për zgjedhje të jashtëzakonshme brenda një viti.

Po ashtu, u bëjmë thirrje të gjitha palëve të refuzojnë dhunën dhe ekstremizmin në çdo formë, në mënyrë që kjo lëvizje të mbetet ajo që ka qenë që nga fillimi: një shprehje paqësore dhe demokratike e vullnetit të popullit. Gjithashtu, u kërkojmë me forcë organizatorëve të këtyre protestave të refuzojnë dhe të largojnë menjëherë çdo individ ose grup që ndjek agjenda të huaja ose ekstremiste dhe që mund të përpiqet të shfrytëzojë situatën për interesat e veta.
Së fundi, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të njohë shqetësimet legjitime të popullit të Shqipërisë dhe të mbështesë të drejtën e tij për të protestuar në mënyrë paqësore dhe për të kërkuar ndryshim demokratik përmes mjeteve të ligjshme dhe jodhunshme.

Bordi Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

UGSHPD: VJOSË-NARTA JANË EKOSISTEMI LIGATINOR BREGDETAR, PASURI BOTËRORE

Qëndrimit të kryetarit të GPS Taulant Balla në Strasburg, në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE me pretendimin për të korrigjuar, saktësuar ose njohur Evropën se në legjislacionin shqiptar nuk ekziston togfjalëshi përcaktues Parku i “Vjosë-Nartës”, i duhet dhënë një përgjigje. Me një ironizim të nënkuptuar Balla tregonte se po, ka Park Kombëtar të “Vjosës” dhe  Park të “Nartës”.  Vërtetë një “Dije e thellë” që vjen nga njohja e legjislacionit apo dhe e shkencave të natyrës. Sjellja e Taulant Ballës me këtë argumentim në atë mjedis pluralist politik evropian si Strasburgu tregoi mungesën e etikës dhe u përfaqësua si pjesë injorante e politikës shqiptare që rrjedh nga arroganca. Ajo frymë arrogance që ushtrohet në Kuvendin e Shqipërisë nga mazhoranca socialiste dhe përcillet deri në Strasburg.
Si mund të shkosh vetëm pas dy emrave që na përfaqësoka legjislacioni dhe mbrosh të pambrojtshmen me një naivitet sipëror kur dihet botërisht dhe shkencërisht si Parku i Vjosë Nartës?
Rasti më i mirë ndoshta do të duhej të ishte dhënia fillimisht e një ore mësimi duke e kthyer mbase edhe njëherë Ballën në bankat e shkollës. Cilëndo sistemin 9-vjeçar të sotmin (8-vjeçaren e dikurshme) apo të mesmen. E rëndësishme është që ky kryetar i deputetëve rilindës t’i freskojë pak dijet në lëndët e gjeografisë fizike të Shqipërisë si dhe biologjinë, në qoftë se me google apo “chat-gpt’ nuk ja del dot.
Një pyetje tjetër do të ishte se, kush ua ka marrë këtyre përfaqësuesve të kuvendit mënyrat e mirësjelljes?
Sinqerisht mbetesh i zhgënjyer pasi koncepte si biodiversiteti dhe ekosistemi që janë thelbësore në hartimin e një legjislacioni kur ftohen dhe dëgjohen specialistët e fushës, por në përdorimin dhe në diskutimet e përditshme tek politikanë të tillë dihet dhe është provuar se mendjen dhe shpirtin ata/ato e kanë shitur më parë tek dijet mbi “Zonat Kadastrale” se sa interesat për mbrojtjen e Natyrës. Prandaj Zonat e Mbrojtura Natyrore janë fshirë nga fjalori, përdorimi e ca më shumë nga legjislacioni.
Për këtë rast të parë i pandryshuar nga sa ATSH-ja si mjet i propagandës së qeverisë Rama kërkon të vendosë retorikë politike jo vetëm me kundërshtarët, por edhe kundër ligjeve të natyrës dhe atyre njohurive që kanë formuluar me përpjekje shkencëtarët e huaj dhe ata nga e gjithë bota, gjithkush prej tyre do të mbetej i shokuar për çka deklaron Balla:-“Ekziston Parku Kombëtar i Vjosës dhe Parku i Nartës. Nuk janë një park i vetëm. Parku i Vjosës është zonë e mbrojtur 100 për qind dhe Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ka një park të tillë. Në këtë aspekt duhet të mësoni prej nesh, jo të na jepni mësime.”
Pas kësaj arrogance kur thuhet se:-“…
duhet të mësoni prej nesh, jo të na jepni mësime“,  vlerat humbasin dhe harrohen me vitet e qëndrimit në pushtet të socialistëve të cilët me Vjosën janë ndeshur herët, që në vitet e para të qeverisjes 13-14 vite më parë. Me sa duket Balla i ka fshirë nga memoria veprimtaritë ndërgjegjësuese mjedisore si për mbrojtjen e Lumit Vjosa me fqinjët e Jugut, Greqinë dhe 10 vite më parë kur protestat e asaj kohe ndërprenë ndërtimin e digave dhe ndërhyrjeve në shtratin e lumit., por edhe më vonë. Rama dhe Balla nuk duan ta mbajnë mend presionin e qytetarëve atëherë dhe të institucioneve ndërkombëtare, por pragmatizmin për t’i marrë kreditë e zbatuan. Ata ende mbajnë gradat dhe medaljet e krenarisë kur Vjosa u shpall pasuri botërore dhe mbi bazë të saj japin leksione mbi natyrën dhe mjedisin.
Por sa e ndryshon dhe si kuptohet grykëderdhja e Lumit Vjosa në Detin Adriatik kur Vjosën dhe Nartën ata i shohin të ndara.  Një nga organizatat e njohura PPNEA*, është shprehur se dy emrat janë administrativ, por kurrë se si në kuptimin shkencor:-
Në fakt, nuk ka asnjë debat real mes emërtimeve Vjosë–Nartë’ dhe ‘Pishë Poro-Nartë’ ku përfshihet dhe Zvërneci. Kronologjia është e thjeshtë: prej 2004 deri në vitin 2022, zona e mbrojtur njihej zyrtarisht si “Vjosë-Nartë” dhe përfshinte Lagunën e Nartës, Zvërnecin dhe habitatet përreth si një ekosistem i vetëm. Pas një vendimi të qeverisë në vitin 2022, kufijtë dhe emërtimi administrativ u ndryshua dhe u bë ‘Pishë Poro–Nartë’.”*
Pra flasim për habitate dhe një ekosistem që është krijuar prej rrjedhjes qindra mijë vjeçare të Lumit Vjosa që me prurjet e saj ka krijuar dunat e rërës, Lagunën e Nartës dhe të  Peizazhin e Mbrojtur të Zvërnecit.

Një problem i dytë që i duhet vënë në dukje pa ironi Taulant Ballës mbi fjalën në Strasburg është sipas ATSH-s kur ai u bë mbrojtës i një ideje që është luftuar nga qytetarët dhe institucionet ndërkombëtare si dhe medias që në fillesë. Bëhet fjalë për Aeroportin e Vlorës të cilin Balla nuk e quan një shqetësim mjedisor, por është:-“Kjo luftë për aeroportin e Vlorës nuk ka të bëjë fare me çështjet mjedisore. Ka të bëjë me konkurrencën. Shqipërisë i nevojitet një aeroport në jug dhe si për të mos mjaftuar kjo, Balla u jep leksion evropianëve si të ishte altoparlanti i kryeministrit duke përsëritur se:-Lufta më e madhe për demokracinë është lufta kundër dezinformimit dhe këtë betejë duhet ta zhvillojmë së bashku.
Nga gjithë kjo narrativë e propagandës kupton se, fjalët mjedis, ekologji, ekosistem, biodiversitet, zona të mbrojtura, shpend të rrallë, fond i pasurisë botërore, Pelikan, Flamingo dhe Lumë si ai i protestës qytetare që ka pushtuar sheshet dhe rrugët e Tiranës janë pjesë e shpikjes më të re të armiqve të pushtetit të Rilindjes Socialiste në përgjithësi dhe të Ramës në veçanti për dorëheqje.

Sa për Vjosë-Nartën, zona unike të Peizazhit të Mbrojtur, në Shqipëri  përfaqësojnë një ekosistem ligatinor dhe bregdetar me rëndësi botërore, që aktualisht ndodhet nën kërcënim të rëndë nga ndërtimet e paligjshme dhe shkatërrimi duke e përjashtuar rolin e njeriut si ajo pjesë e ndërgjegjshme e biodiversitetit që bashkëjeton me natyrën, i mbron habitatet dhe pasuron jetën e planetit.

______

* PPNEA Protection and Preservation of Nature in Albania

 
10 Korrik, 2026
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Dita e 41-të e protestës qytetare- Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, mijëra protestues mblidhen sërish sot para Kryeministrisë

Sot mbahet protesta e 41-të qytetare kundër qeverisë, ku mijëra qytetarë pritet të mblidhen sërish në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e klasës së vjetër politike. Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit do të grumbullohen fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të zhvillohet tubimi kryesor.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu ndryshim të klasës politike shqiptare. Mes thirrjeve të dëgjuara gjatë marshimit kanë qenë edhe “Rama në burg, Berisha në burg”, duke shprehur pakënaqësi ndaj figurave kryesore të politikës.

Protesta cilësohet si më e madhe, më jetëgjatë dhe më e qëndrueshme që është zhvilluar në Shqipëri që pas rënies së regjimit komunist.

Tubimi nisi fillimisht si kundërshtim ndaj ndërtimit të një resorti në zonën e Zvernecit, por me kalimin e ditëve është zgjeruar, duke përfshirë edhe kërkesa më të gjera politike dhe sociale. Pjesëmarrësit kanë shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë, të cilën e akuzojnë për korrupsion. bw

“Intelektualët të vijnë në shesh”, Progni: Shteti u merakos për “reviews” në Google, kujtova se arrestuan Ballukun, Agasin apo Karçanajn

Në ditën e 40-të të qëndresës qytetare përpara Kryeministrisë, eksperti i IT-së dhe aktivisti Genti Progni ka mbajtur një fjalim mjaft të ashpër dhe me tone të forta ironie ndaj reagimit të strukturave shtetërore përballë revoltës virtuale të qytetarëve.

Progni ka folur në lidhje me konferencën e fundit të Policisë së Shtetit, e cila sipas tij u mblodh në mënyrë qesharake vetëm sepse protestuesit po u ulin vlerësimet në Google (reviews) disa bizneseve të caktuara.

“Për herë të parë sot u ula në kompjuter të punoja, se kisha me merak review-t e këtyre hajdutëve që kanë vjedhur lekët tona dhe na shesin mend me hotele luksi. Po punoja për ato reviews me nga një yll. Dhe më dërguan mesazh, më thanë ka konferencë drejtori i policisë. Thashë shyqyr u arrestua Balluku, shyqyr kanë kapur Ergys Agasin, Ermal Beqirajn. Thashë shyqyr kanë kapur Ulsi Manjën, shyqyr kapën Mirlinda Karçajan… por çfarë të shihja, patronazhisti ishte merakosur për review në Google! Nuk e ndau, a është e dënueshme me një yll apo me dy yje? Ta dimë sa review t’iu japim”, ironizoi Progni mes të qeshurave dhe duartrokitjeve të turmës.

Në pjesën e dytë të fjalës së tij, aktivisti ka lëshuar një apel të fortë për të gjithë ata intelektualë apo figura që zgjedhin të flasin nëpër ekrane televizive, duke i ftuar të zbresin në rrugë pranë popullit dhe duke akuzuar hapur pronarë mediash për fshehje taksash dhe tendera korruptivë.

“Kam edhe një sugjerim. I shoh shumë intelektualë që flasin nëpër media, por ne nuk i shohim mediat. I shoh që flasin për kuvende, e takime, por ne nuk i shohim mediat. Hajdeni këtu në sheshin e burrave, t’iu dëgjojë populli. Nëse doni të na përfaqësoni hajdeni këtu”, u shpreh ai. bw

Shqipëria nuk është në shitje: Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane mbështet fuqishëm protestat paqësore të popullit shqiptar-

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL), e udhëhequr nga liderët e saj legjendarë, Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, ka nxjerrë një deklaratë të fuqishme në mbështetje të protestave paqësore të popullit shqiptar.
Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij kanë tejkaluar çdo kufi arrogance, abuzimi me pushtetin dhe keqqeverisjeje. Pas vitesh korrupsioni dhe dështimesh në qeverisje, ata e kanë shteruar durimin e popullit shqiptar.
Nën udhëheqjen e tij, Shqipëria është zhytur në një sistem thellësisht të korruptuar që u shërben vetëm interesave të oligarkëve vendas e ndërkombëtarë dhe rrjeteve kriminale, në vend të interesave të qytetarëve të saj.
Qeveria e tij po e shkatërron Shqipërinë dhe po sakrifikon interesat kombëtare në favor të Serbisë raciste dhe hegjemoniste, si dhe të forcave të tjera armiqësore ndaj popullit shqiptar. Ai gjithashtu e ka tradhtuar Republikën e Kosovës.
Duke e vënë sistemin zgjedhor nën kontrollin e tij, ai e ka bërë pothuajse të pamundur që qytetarët ta largojnë nga pushteti përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Protestat madhështore dhe paqësore, që kërkojnë dorëheqjen e tij dhe krijimin e një qeverie teknike të përkohshme deri në krijimin e kushteve për zgjedhje vërtet demokratike, përfaqësojnë shpresën e vetme të mbetur për ndryshim demokratik.
Këto protesta nuk janë të drejtuara kundër asnjë investimi të ligjshëm të huaj dhe as kundër ndonjë shteti të huaj. Qëllimi i tyre i vetëm është rikthimi i demokracisë, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit në Shqipëri.
Populli i Shqipërisë e ka dhënë verdiktin e tij. Edi Rama e ka humbur besimin e popullit shqiptar dhe nuk gëzon më legjitimitetin demokratik për të qeverisur.
Protestat paqësore duhet të vazhdojnë deri në dorëheqjen e tij. Bashkësia ndërkombëtare duhet të qëndrojë në krah të popullit shqiptar në përpjekjen e tij për demokraci, drejtësi dhe zgjedhje të lira.
Shqipëria nuk është në shitje.
Agim Aliçkaj
Drejtor Ekzekutiv, LQShA
8 korrik 2026

40 ditët që sfidojnë pushtetin- Revolta kundër qeverisë nuk ndalet, qytetarët sërish sot në shesh: Rama jep dorëheqjen!

Sot protesta qytetare hyn në ditën e saj të 40-të, duke u kthyer në një nga lëvizjet më të gjata qytetare që ka njohur Shqipëria në vitet e fundit.

Për 40 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo mbrëmje para Kryeministrisë me të njëjtat thirrje që dëgjohen që prej ditës së parë: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëri e Re”.

Edhe mbrëmjen e djeshme, si në 38 ditët e tjera, pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës, ndaluan para Kuvendit dhe më pas përpara selisë së Partisë Demokratike, ku brohoritën “Opozitë e shitur”, duke akuzuar opozitën se është bërë pjesë e të njëjtit sistem që qytetarët kërkojnë të rrëzojnë.

Në këto 40 ditë, podiumi i protestës është kthyer në një tribunë qytetare, ku çdo mbrëmje ngrihen shqetësime për korrupsionin, varfërinë, largimin masiv të të rinjve, gjendjen e shëndetësisë, arsimit dhe mënyrën se si përdoren paratë publike. Ditët e fundit, në qendër të kritikave ka qenë financimi me 4 milionë euro i koncertit të Kanye West, një vendim që protestuesit e kanë cilësuar simbol të shkëputjes së qeverisë nga problemet reale të qytetarëve.

Pavarësisht vapës, lodhjes dhe kalimit të javëve, pjesëmarrja në protestë nuk është ndërprerë asnjë ditë. Organizatorët këmbëngulin se kjo nuk është një protestë e partive politike, por një lëvizje qytetare që do të vazhdojë deri në arritjen e objektivave të saj.

Edhe sot, në ditën e 40-të, qytetarët pritet të rikthehen sërish para Kryeministrisë, me të njëjtin mesazh që ka shoqëruar protestën që prej 40 ditësh: Rama jep dorëheqjen! bw

UGSHPD: TRI LAJME PËR 23 MOTOMJETE (“Financimet” për policinë dhe propaganda e pushtetit)

 

“…dallimi mes shtetit dhe kaosit”, është pjesa e fundit që e kemi shkëputur nga një status i gjatë i Ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari i cili gjatë një ceremonie të dorëzimit të 23 motoçikletave të reja që do të përdoren nga Policia Rrugore dhe forcat ‘Shqiponja’ kuptohet se është një qendrim tërësisht ideologjik, politizues dhe ushqyes i veprimeve të presionit apo të forcës që demonstron kjo forcë.

Përse është i tillë?

Këtë e tregon vetë titulli që përzgjedh ATSH-ja në propagandën zyrtare ku shënohet ;Lamallari: Policia nuk duhet të përgjigjet me emocion, por me ligj”

Me ç’rast e thotë ai këtë.  Në fakt jo vetëm ai por e njëjta  ceremoni trefishohet në lajmin. Për 23 motoçikletat flet Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit; Hita: Motomjetet e reja forcojnë kapacitetet operacionale të forcës së posaçme ‘Shqiponja’ dhe Policisë Rrugore” dhe në një tjetër Krye-administratorja e Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara  , Risena Xhaja titulli i ATSH-s është; AAPSK financon 23 motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit”. E përbashkëta e të tre lajmeve është se këto 23 mjete të motorizuara e kanë vlerën e tyre të përfshirë nga një fond prej 4,7 milion eurove që dalin nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara për gjatë periudhës 2024–2026 dhe që cilësohen investime për Policinë e Shtetit.

Turizmi, parandalimi i aksidenteve në rrugë, goditja e krimit vendosen në qendër të justifikimit të domosdoshëm për veprimtarinë e policisë, por mes kësaj propagande sinjali për t’i bërë presion protestës së pandërprerë të qytetarëve për dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit që ka hyrë në muajin e dytë është i hapur dhe i pa maskuar:- Ju dhe kolegët tuaj keni kaluar një periudhë të ngarkuar dhe sfiduese, jo vetëm në terren, por edhe në sheshin e pamëshirshëm të opinionit publik. Keni përballuar provokime, akuza dhe gjykime të nxituara, aty ku shpesh rrjetet sociale flasin para se të flasin vetë faktet dhe të shpallin dhe gjyqet publike. Mendoni se çfarë do të thotë të përballesh me një urrejtje të pafiltruar, ku ‘heroi’ apo deliranti revolucionar, ju akuzon publikisht për dhunë, një teatro-realitet të inskenuar, me qëllimin  e vetëm për t’u bërë viral. Në skena të tilla, të vetmit pa faj mbeten dy palë, punonjësi i policisë, i cili duhet të ruajë me çdo kusht dinjitetin me durim, sepse kështu e kërkon pozicioni i tij, dhe vetë akuzuesi, në disa raste, i cili, në çdo rast që kemi dëshmuar së fundmi, ka më shumë nevojë për kujdes, ekzaminime dhe mundësisht për trajtim sesa për përgjegjësi ligjore. Vazhdoni kështu, pa e humbur kurrë durimin dhe pa rënë kurrë pre e provokimeve. Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje përballë atyre që nuk respektojnë as ligjin dhe as institucionet. Policia nuk duhet të përgjigjet me emocion, ajo përgjigjet me ligj. Ky është dallimi mes shtetit dhe kaosit.”*

Por le ta shohim në thelb këtë politizim dhe mburojë të pushtetit me protestën tërësisht paqësore të qytetarëve. Janë ata që u kanë dhënë ujë policëve të pakët në numër në shesh dhe ndoshta lule, apo dhe vezë e miell politikanëve dhe kanë marrë në shkëmbim, shtytje, goditje, shkop gome, spërkatje lotuese dhe djegëse, tymues, top-uji dhe ndalime apo arrestime, deri diku e kanë zvogëluar numrin e pjesëmarrësve, por që nuk është ndërprerë.

Mesazhi ose kuptimi i dytë se çfarë ka në dorë pushteti del i qartë kur kupton se çfarë propaganda e quan investimin për policinë, kur këto fonde dalin nga pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara. Jo vetëm një pikëpyetje e madhe, por edhe një problem i madh që tregon për milionat që kriminaliteti në ekonomi ka gjetur terren dhe nuk ka mundur të parandalohet prej një periudhe 13-14 vjeçare që kjo qeverisje sundon. E shprehur në vlera sipas ngjarjeve ditore këto 4,7 milion euro a janë këto vetëm një pjesë e vogël e vlerave nga konfiskimi i parave të korrupsionit.

Po në qoftë se do ta shtronim ndryshe pyetjen Ku i gjen Rama 4.5 milion për një koncert “privat” dhe i ndërton stadiumin sikurse i siguron edhe me polici perimetrin  e shfaqjes një ditore dhe si nuk gjen mënyra ekonomike apo edhe nga sekuestrimet e veprave të korrupsionit atë normë 5% të GDP-së  deri në 2035 për të kontribuar financiarisht në NATO?

Këtë na e shpjegon ’emocioni’ i protestës për t’i thënë ndal korrupsionit ekonomik dhe politik si dhe kuptimi i forcës së ligjit për ta ndaluar rënien e vetë drejtimit të shtetit në kaos, qe e mbron jetëgjatësinë me forma represive.

________

*ATSH-7 Korrik, 2026 Lamallari: Policia nuk duhet të përgjigjet me emocion, por me ligj”

 

 

7-8 Korrik, 2026
 
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

UGSHPD: ZONAT E MBROJTURA DHE SEZONI I PROTESTAVE (LIGJ Nr. 21/2024)

 
 
Kontrastet e fuqishme nuk prodhohen gjithmonë dhe thjeshtë nga numrat. 
Qëllimi dhe përmbajtja janë më të rëndësishmit për ta ruajtur jo vetëm natyrën, por edhe dinjitetin njerëzor dhe respektimin e gjallesës kur mendon se dikujt shkon ndërmend të ndërhyjë dhe ta përvetësojë si territor dhe si pronë. Si i tillë, i propozuar nga 12 deputetë të Rilindjes Socialiste; Kuvendin e Shqipërisë LIGJ Nr. 21/2024 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 81/2017 “PËR ZONAT E MBROJTURA”, rezulton sot të ketë qenë produkti më i papërshtatshëm. Tronditës për fatet e pushtetit 13-14 vjeçar, i prodhuar nga duart e veta pikërisht nga mospërfillja e mendimit ndryshe dhe e vendosjes me fuqinë e kartonit me 74 vota.
Sikur një pyetje të bëhet se:- Sa dëgjohen ata mijëra qytetarë prej 40 ditësh po protestojnë pandërprerë me pankarta dhe thirrjet “Anulo ligjin nr. 21/2024″, dhe “Dorëheqje!”?
Përgjigjen e kemi marrë nga kontrastet e forta të Ramës, Ballës e të tjerëve që janë anonim ose pjesë e “luftës hibride në rrjetet sociale”. 
Do të mundohemi ta tregojmë me dy tri rreshta.
Taulant Balla një ditë më parë se të gjendej në Strasburg për një foto të rastit kishte hedhur një status i cili ishte bërë menjëherë lajm nga ATSH-ja, ku cilësohej me doza të larta ‘ironie’:-Balla: Ju thashë që po latë Salin, Shehajn e Lapajn do të përfundoni si dasmë lagjeje”.
Kujt i shërben ky mesazh mes kësaj vape?!
Apo të dëgjosh e lexosh kryeministrin Rama që 1 ditë para se të bënte përgatitjet për Samitin e NATO-s në Turqi, i shteri energjitë për t’i ndriçuar “shqiptarët e paditur” se duke paguar 4 milion euro i hoqi njollën e turpit shqiptarëve për mos anulimin e një koncerti të shumëpritur që ATSH-ja e titullonte:-Rama: Shpifësi më i keq se vrasësi, koncerti i Kanye West financohet nga sponsorët dhe shitja e biletave”.
Pikërisht kontrastin e numrave dhe lëndës që prodhojnë lajmet e propagandës për ta ulur famën e protestës, e sjell skica Sezoni i Protestave me autorin LD-Ny26. Në thelb janë shumë ngjyra flamujsh në trajtën e ombrellave që kryeministri i shet për aleanca, në një kohë kur nga projektet e Zonave të Mbrojtura, nuk heq dorë lehtë nga përfitimi korruptiv. Por edhe protesta me sa duket nuk ka të ndaluar. Me pak apo dhe me shumë numra, qytetarët e kanë kuptuar strategjinë e cilësuar nga Ligji 21/2024 mbi Zonat e Mbrojtura ku për turizmin e ekselencës ose hotelet me pesë yje, mjeteve e rënda, punimeve infrastrukturore që do të kënaqin përvetësimin e pronave publike si pasuri kombëtare u paraprijnë ligjet klienteliste të përcaktuara si “Zona natyrore të pa shqetësuara” dhe “Zona natyrore pak të shqetësuara”.  
Për të mos e pranuar këtë fyerje të inteligjencës, qytetarët janë në shesh. Ata aq sa i duan Zonat të Mbrojtura pronë kombëtare të paprekshme po aq po kërkojnë përmes protestave edhe veprimin e ligjit për përgjegjësit e masakrës mbi pasuritë dhe natyrën shqiptare.
 
 
 
9 Korrik, 2026
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Dita e 39 e protestës- Revolta vijon pa u ndalur, qytetarët nuk “lëshojnë pe” për largimin e kryeministrit: Rama, jepe dorëheqjen!

Revolta qytetare hyn sot në ditën e saj të 39. Edhe këtë pasdite, qytetarët do të rikthehen para Kryeministrisë, të vendosur për të vijuar protestën që prej më shumë se një muaji kërkon largimin e Edi Ramës dhe fundin e modelit politik që, sipas tyre, ka mbajtur peng vendin.

Ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec është kthyer në një revoltë të gjerë kundër kastës politike, me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndërtimin e një sistemi të ri politik.

 

 

Edhe sot pritet të dëgjohen thirrjet që kanë shoqëruar protestën prej javësh, si “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama ik”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi”, “Revolucion”, “Shqipëri e re” dhe “Atdheu është i yni”, ndërsa organizatorët kanë përsëritur se protesta do të mbetet paqësore.

Gjatë ditës së djeshme, protestuesit ritheksuan kërkesat që i konsiderojnë të panegociueshme: dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë, krijimin e një qeverie teknike tranzitore, reformimin e sistemit politik dhe shfuqizimin e ligjeve që, sipas tyre, favorizojnë interesat klienteliste.

Në podium u bënë edhe akuza për përdorimin e fondeve publike për koncertin e Kanye West, ndërsa u njoftua një protestë kombëtare më 11 korrik, në ditën kur është planifikuar zhvillimi i koncertit në Tiranë.

Organizatorët kanë theksuar se mobilizimi nuk do të ndalet, duke argumentuar se pas 38 ditësh pjesëmarrja e qytetarëve tregon se pakënaqësia mbetet e lartë dhe se protesta ka hyrë në një fazë të re qëndrese.

Edhe sot, pasditja pritet ta gjejë sërish bulevardin përballë Kryeministrisë të mbushur me qytetarë, të cilët kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestat deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën”! Shqiptarët kërkojnë sot atë që Rama kërkonte kur ishte në opozitë

Teksa vendi është përfshirë prej më shumë se një muaji nga një valë protestash masive që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama në mënyrë të pangeociueshme, kreu i qeverisë ka zgjedhur të sulmojë dhe akuzojë protestuesit, madje duke i cilësuar edhe si të nxitur nga shtete e agjentura të huaja. Vite më parë, kur Rama ishte në opozitë, shprehej vetë se populli e ka kontratën me ata që qeverisin, dhe kur kjo kontratë cenohet qytetarët reagojnë.

“Ata që qeverisin duhet të japin përgjigje një më një për çdo pikë të shkelur të kontratës. Kjo qeveri e ka grisur kontratën me popullin dhe për këtë arsye populli duhet ta flakë”, shprehej Rama.bw


Send this to a friend