VOAL

VOAL

Tageszeitung: Investimet evropiane në Ballkan, parandalojnë emigrimin ilegal

August 28, 2015

Komentet

“Ju erdhi fundi!” – Sot protesta e 36 radhazi, shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jep dorëheqjen!

Rezistenca popullore kundër kryeministrit Edi Rama nuk njeh të ndalur. Ditën e sotme, në orën 19:00, do të mbahet protesta e 36-të masive, ku qytetarët do të derdhen sërish në shesh me kërkesën e panegociueshme për largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë.

Koordinatorët e tubimit u kanë bërë një thirrje të fortë të gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre brenda kufijve nga çdo cep i vendit, por edhe mbështetësve të shumtë të diasporës që kanë udhëtuar drejt Tiranës, që t’i bashkohen këtij marshimi vendimtar.

Sipas planit të organizimit grumbullimi i parë i dallgës së protestuesve do të nisë në sheshin “Skënderbej”.

Më pas, marshimi madhështor do të zhvendoset drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku do të kulmojë edhe revolta qytetare.

Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje të pandalshme mbetet vetëm një: rrëzimi i Edi Ramës. Organizatorët kanë bërë të qartë se sheshet nuk do të braktisen dhe askush nuk do të tërhiqet pas deri në përmbushjen e plotë të këtij qëllimi. Përmes mesazhit të prerë dhe të qartë “Ju erdhi fundi”, qytetarët janë ftuar të marrin pjesë masivisht në këtë përballje radhazi për të treguar se legjitimitetit të kësaj qeverie i ka ardhur fundi. bw

Protestuesit distancohen nga incidenti te Komisariati 3: 4 persona të infiltruar kryen aktet e dhunshme, nuk janë pjesë e protestës

Organizatorët dhe pjesëmarrësit e protestës masive të zhvilluar në kryeqytet janë distancuar nga incidentet e shënuara pranë Komisariatit Nr. 3.

Përmes një reagimi sqarohet se aktet e dhunshme u kryen nga katër individë të cilët nuk kishin asnjë lidhje me tubimin popullor, por ishin të infiltruar nga forca politike që u ndien të kërcënuara nga përmasat e kësaj proteste.

Gjatë momenteve të tensionit, vetë qytetarët e pranishëm reaguan menjëherë duke thirrur në kor “Jo dhunës!”, duke izoluar tentativat për provokim. Protestuesit i kanë bërë një thirrje publike Policisë së Shtetit që të identifikojë urgjentisht autorët e incidentit. Ata e krahasuan këtë ngjarje me rastin e mëparshëm të flamurit të Izraelit, duke e cilësuar si një tjetër përpjekje të dështuar për të krijuar përçarje dhe intimidim. Sipas tyre, asgjë nuk do ta ndalë marshimin paqësor, i cili do të vijojë me pjesëmarrje të gjerë deri në largimin e kryeministrit.

Ky tubim shënon një nga protestat më të mëdha të mbajtura ndonjëherë në vend, ku u përdorën simbolika të forta si torta e betonit, arkivoli politik dhe rrobat e burgut.

Sipas tyre, një incident i inskenuar me dashje nuk mund të njollosë revoltën e mijëra qytetarëve të mbushur me zhgënjim pas 13 viteve qeverisje. Duke sjellë në vëmendje ngjarjet e të kaluarës, si 21 janari, protestuesit deklaruan se niveli aktual i korrupsionit ka tejkaluar çdo limit, duke u kthyer në një ndjenjë të pastër revolte ndaj kryeministrit.

Vetë protestuesit janë shprehur tej mase të revoltuar edhe në protestën e djeshme ndaj kreut të qeverisë, duke theksuar se njërizt jo vetëm që nuk e duan më, por e urrejnë atë. bw

U arrestuan pas përplasjeve me policinë te Parlamenti! Protestuesit marshojnë sot te Gjykata e Tiranës: Lironi çunat!

Pas protestës masive të së shtunës, organizatorët, aktivistët dhe qytetarët do të marshojnë sot te Gjykata e Tiranës, rreth orës 9:00.

Tubimi i sotëm do të zhvendoset përpara Gjykatës së Tiranës, e cila ndodhet pranë strukturës së SPAK-ut, pikërisht në momentin kur pritet të jepen masat e sigurisë për protestuesit e arrestuar në 2 korrik.

Ky reagim vjen pas përplasjeve të forta të shënuara të enjten gjatë seancës plenare, ku protestuesit hodhën gurë dhe vezë drejt policisë, ndërsa kjo e fundit u përgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës. Pas bllokimit të daljeve të Parlamentit dhe tensioneve që u zhvendosën në disa rrugë të kryeqytetit, policia shoqëroi 18 persona dhe arrestoi 9 prej tyre, duke lënë të lënduar si nga radhët e efektivëve, ashtu edhe nga qytetarët.

Organizatorët i konsiderojnë këto arrestime plotësisht të paligjshme dhe politike.

Marshimi i sotëm, i cili pritet të nisë përpara gjykatës, është vijimësi e drejtpërdrejtë e qëndresës së nisur që mbrëmjen e djeshme.

Pas tubimit qendror, qytetarët marshuan deri pas mesnate përpara Komisariatit Nr. 3 në rrugën “Mine Peza” me thirrjet e vazhdueshme “lironi çunat tanë”. Ky rit solidarizimi do të kulmojë sot përpara togave të zeza, ku kërkesa e vetme mbetet lirimi i menjëhershëm i të arrestuarve. bw

Pamjet me dron- Tirana e mbushur nga diaspora, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Pamjet me dron nga protesta e zhvilluar në Tirana kanë treguar një pjesëmarrje të madhe qytetarësh, përfshirë edhe emigrantë të ardhur nga diaspora, të cilët janë bashkuar në tubimin masiv në  bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara kryeministrisë.

PAMJET ME DRON PROTESTA

Nga pamjet shihen mijëra qytetarë  që janë mbledhur për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta vijon të jetë pjesë e një serie tubimesh ku qytetarët shprehin pakënaqësi dhe kërkojnë ndryshime politike në vend.

Protesta e kësaj të shtune është e 35-ta radhazi. gsh

Protestuesi i arrestuar Niko Qarkaj hynë në grevë urie – Avokati: Niko Qarkaj është dhunuar në Bllokun e Sigurisë! Më tregoi rrobat e gjakosura!

Avokati Gentian Serjani ka bërë një denoncim publik lidhur me trajtimin e një prej të arrestuarve që mbahet prej rreth 48 orësh në bllokun e sigurisë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, Niko Qarkaj.Sipas avokatit, klienti i tij është dhunuar nga forcat e policisë gjatë qëndrimit në qeli, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është marrë parasysh, pavarësisht se vuan nga epilepsia dhe ka shfaqur disa kriza gjatë ndalimit.

“Mbrëmjen e djeshme, kur e kanë kapur krizat, ai vetë nuk është i vetëdijshëm në atë moment, por nga ana e policisë së shtetit nuk është treguar kujdes që ai të kalonte sa më lehtë atë krizë, por është dhunuar për shkak të krizës që ka kaluar. Ai është dhunuar, më ka treguar edhe rrobat që i kishte të gjakosura nga goditjet që i kishin bërë efektivët e policisë”, tha ai për News24.

Ai po ashtu ka bërë me dije se Niko Qarkaj ndodhet në grevë urie që prej momentit të shoqërimit e deri më sot.

Avokati: Gjendja e tij nuk është marrë parasysh fare, që prej momentit që është shoqëruar dhe deri më tani, e kanë kapur tri herë krizat e epilepsisë. Mbrëmjen e djeshme, kur e kanë kapur krizat, ai vetë nuk është i vetëdijshëm në atë moment, por nga ana e policisë së shtetit nuk është treguar kujdes që ai të kalonte sa më lehtë atë krizë, por është dhunuar për shkak të krizës që ka kaluar. Ai është dhunuar, më ka treguar edhe rrobat që i kishte të gjakosura nga goditjet që i kishin bërë efektivët e policisë.

Ne kemi bërë edhe ditën e djeshme një kërkesë ndaj Prokurorisë së Tiranës për lirimin e tij, pasi kemi të bëjmë me një situatë, sëmundje, që personi nuk mund të mbahet në arrest në burg. Kërkojmë lirimin, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Që prej momentit të shoqërimit e deri më tani ai është në grevë urie për shkak të padrejtësisë që mendon se i është bërë. Pasi, ashtu siç e kemi deklaruar, nuk ka pasur lidhje me protestën, thjesht ka hyrë në lokal dhe aty është shoqëruar nga forcat e rendit.

Unë do jem këtu në prezencë, do njoftojmë edhe “Helsinkin”.  Unë po qëndroj për të parë se si do jetë gjendja shëndetësore e tij dhe për çdo veprim procedural që do t’u nevojitet. Romario është në rregull, i motivuar për të dalë dhe të vazhdojnë protestën. Niko është në grevë urie që prej momentit të shoqërimit deri tani, nuk ka ngrënë asnjë gjë. Ka qëndrimin për të vazhduar grevën e urisë.

Ambasada e SHBA në Tiranë uron Pavarësinë e Amerikës: Festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përcjellë një urim në rrjetet sociale me rastin e 250-vjetorit të SHBA-së.

“Gëzuar 250-vjetorin, Amerikë! Po festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara”, shkruan Ambasada në një postimi në Facebook.

Po ashtu, krahas urimit është edhe një videomesazh i presidentit Donald Trump gjatë festimeve në SHBA.

“Ky përvjetor është një moment për të qenë krenar për të kaluarën tonë. Ne festojmë 250 vite të lirisë së lavdishme amerikane”, shprehet Trump. gsh

250-vjetori i SHBA- Trumpi flet nga Mali Rushmore: Identiteti amerikan nën sulm! Komunizmi, kërcënimi më i madh për lirinë

Festimet për 250-vjetorin e lindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nisur në hijen e Mount Rushmore, nën vështrimin e skalitur në gur të George Washington, Thomas Jefferson, Theodore Roosevelt dhe Abraham Lincoln, me një fjalim të mbushur me patriotizëm dhe krenari kombëtare nga presidenti aktual i SHBA-së, i 47-ti, Donald Trump.

“Ne kemi Kushtetutën më të drejtë dhe më jetëgjatë në botë. Jemi vendi më i fortë dhe më i fuqishëm në botë dhe, me hirin e Zotit, Shtetet e Bashkuara janë kombi me më shumë sukses, me arritjet më të jashtëzakonshme dhe më të vlerësuara që kanë ekzistuar ndonjëherë në historinë e njerëzimit. Dhe është nder të jem presidenti juaj”, u shpreh Trump.

Më tej, ai vlerësoi edhe Deklaratën e Pavarësisë, dokumentin e firmosur në Filadelfia në vitin 1776, që shënoi shkëputjen nga Perandoria Britanike dhe lindjen e SHBA-së.

“Fjalët e Deklaratës sonë kanë shkaktuar një tërmet: ato nisën një revolucion që nuk është mbyllur kurrë dhe që vazhdon ende sot”, tha ai.

“Identiteti amerikan është nën një sulm të ri nga radikalë dhe ekstremistë të brendshëm dhe për këtë arsye mund të humbasim zgjedhjet e mesmandatit vetëm nëse sillemi si budallenj”, deklaroi Donald Trump.

Duke folur për rrezikun e komunizmit, Trump u shpreh se “Partia Komuniste përbëhet nga emigrantë të paligjshëm, kriminelë dhe nga kushdo që nuk duhet të punojë. Komunizmi është një dështim. Ka qenë gjithmonë një dështim dhe mbetet i tillë. Është një dështim total. Shikoni njerëzit që e promovojnë atë. Në vigjilje të këtij 250-vjetori të lirisë amerikane, ne deklarojmë dhe betohemi se Amerika nuk do të jetë kurrë një vend komunist”.

Ai shtoi se, një brez pas Luftës së Ftohtë, “po shohim një rikthim të kësaj kërcënimi në vendin tonë, i ushqyer edhe nga ata që sapo kanë ardhur në vend dhe që përqafojnë ide krejtësisht të kundërta me mënyrën tonë të jetesës”.

Sipas tij, “komunizmi përfaqëson një kërcënim vdekjeprurës për lirinë amerikane. Është kërcënimi më serioz që vendi ynë ka përballuar ndonjëherë, madje më i madh se Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, Pearl Harbor apo 11 Shtatori”.

Trump shtoi se komunizmi është “armik i popujve të lirë kudo që ndodhen”, “armik i Kushtetutës” dhe “armik i 4 korrikut 1776”, duke kritikuar ashpër edhe ata që, sipas tij, “heshtin për historinë e errët të komunizmit”.

Ai deklaroi gjithashtu se ky sistem “ka shkaktuar më shumë vdekje dhe shkatërrim se çdo sistem tjetër në histori”, duke përmendur se në shekullin e kaluar “ka vrarë 100 milionë njerëz”.

“Morali komunist, pa Zot, mbështet idenë se çdo mjet justifikohet për të realizuar vizionet e tij çnjerëzore. Nuk respekton ligjin, drejtësinë, traditën apo të drejtat e dhëna nga Zoti. Është një ideologji e ndërtuar mbi vjedhje, kontroll, gënjeshtra dhe vrasje masive”, tha ai.

Në fund të fjalimit, Trump u shpreh se “mund të jesh besnik ndaj Karl Marksit ose ndaj Amerikës, mund të jesh komunist ose patriot, por nuk mund të jesh të dyja”, duke mbyllur një fjalim gati 30-minutësh mes duartrokitjeve.

“Rama, jepe dorëheqjen! Lironi çunat!”- Sot protestë kombëtare në Ditën e Pavarësisë së SHBA, e gjitha Shqipëria në shesh: Referendum popullor dhe qeveri provizore

Shqiptarët do të mblidhen sot në Tiranë në një protestë të madhe kombëtare që përkon me ditën e Pavarësisë së Amerikës.

Organizatorët e protestës qytetare, bën thirrje për një mobilizim të gjerë në protestën e sotme, të cilin e cilësojnë si protestën më të madhe mbarëkombëtare që nga nisja e lëvizjes.

Apeli iu drejtua qytetarëve nga të gjitha zonat e Shqipërisë, si edhe shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, për t’u bashkuar në kryeqytet. Organizatorët u kërkuan pjesëmarrësve të ftojnë familjarët, miqtë dhe të afërmit për të marrë pjesë në tubimin e radhës, me synimin për të rritur pjesëmarrjen dhe për të forcuar mesazhin e protestës.

“Nesër e gjithë Shqipëria në shesh. Të gjithë emigrantët do të jenë në shesh dhe, me ndihmën e Zotit dhe të juristëve, në shesh do të jenë edhe djemtë e arrestuar. Merrni me vete shokët dhe familjarët. Nga Konispoli në Vermosh, e gjithë Shqipëria të jetë nesër këtu. Nesër më shumë se kurrë”, ishte mesazhi i përcjellë nga njëri prej protestuesve.

Sipas tyre, protesta e e sotme synon të shënojë kulmin e mobilizimit qytetar, pas më shumë se një muaji demonstratash të përditshme. Organizatorët deklaruan se presin pjesëmarrje të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, duke e cilësuar praninë e tyre si një mbështetje të rëndësishme për kërkesat e protestës.

Gjatë protestës u përsëritën edhe kërkesat për lirimin e personave të arrestuar në protestën e zhvilluar dy ditë më parë para Parlamentit. Ata marshuan para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë ku përsëritën kërkesat për dorëheqjen e Edi Rama, lirimin e protestuesve të arrestuar dy ditë më parë dhe ndryshime të thella politike në vend.

Përveç dorëheqjes së kryeministrit, protestuesit kërkuan edhe hetimin e tij, si edhe të Belinda Ballukut. Në fjalën e saj para protestuesve, aktivistja Luçiana Kokaj deklaroi se protesta ka marrë mbështetje edhe nga forca politike evropiane. Ajo iu referua deklaratave të zv/ Presidentit të PE, Nicolae S‘tefãnuã, lidhur me dhunën mbi protestuesit, si edhe një rezolute të PPE, për të cilën tha se shpreh solidaritet me protestuesit dhe kërkon respektimin e së drejtës për tubim paqësor.

Sipas Kokajt, dokumenti i PPE-së shpreh shqetësim për situatën e shtetit të së drejtës në Shqipëri, mbështet të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht dhe bën thirrje për hetimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, mbrojtjen e pronës, mjedisit dhe trashëgimisë kulturore, si edhe për vijimin e monitorimit të Shqipërisë nga institucionet e BE.

Mes protestuesve foli edhe një emigrante shqiptare që jeton në Gjermani, e cila kërkoi krijimin e një qeverie provizore dhe zhvillimin e një referendumi popullor për të vendosur mbi të ardhmen politike të vendit. Ajo u shpreh se, sipas bindjes së saj, partitë tradicionale nuk duhet të jenë pjesë e qeverisjes së ardhshme dhe u bëri thirrje diasporës, intelektualëve dhe qytetarëve të bashkohen në protestat e radhës. gsh

“Nesër më shumë”- Organizatori apel shqiptarëve: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare! Nga Konispoli në Vermosh, e gjithë diaspora të vijë në Tiranë

Në mbyllje të protestës së 34-t para kryeministrisë, para se të niste edhe marshimi tradicional spektakolar i mijëra qytetarëve, organizatorët i bënë thirrje të gjithë diasporës dhe shqiptarëve që nesër të mblidheshin në Tiranë.


 

Organizatorët e protestës u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora që t’i bashkohen tubimit mbarëkombëtar të paralajmëruar të 4 korrikut.

Në mbyllje të protestës së sotme, ata apeluan për pjesëmarrje masive, duke ftuar qytetarët të vijnë në Tiranë së bashku me familjarët dhe miqtë e tyre.

“Nesër e gjithë Shqipëria në shesh. Të gjithë emigrantët do të jenë në shesh dhe, me ndihmën e Zotit dhe të juristëve, në shesh do të jenë edhe djemtë e arrestuar. Nesër merrni me vete shokët dhe familjarët. E gjithë Shqipëria, nga Konispoli në Vermosh, të jetë nesër këtu. Nesër më shumë se kurrë”, ishte mesazhi i tij nga podiumi.

Organizatorët kanë paralajmëruar se protesta e së shtunës synon të jetë tubimi më i madh që nga nisja e lëvizjes, ndërsa vijojnë të kërkojnë lirimin e personave të arrestuar gjatë protestave dhe dorëheqjen e qeverisë. gsh

Strategjisti izraelit David Zaikin ‘shuplakë’ Ramës“ – E krahason me Yanukovych-in- “Më kujton Maidan në 2014”!

Strategjisti izraelit David Zaikin ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama, duke komentuar përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit pranë Parlamentit.

Në postimin e tij platformën X, Zaikin e krahasoi situatën me ngjarjet e Maidanit në Ukrainë në vitin 2014, duke theksuar se përdorimi i forcës ndaj protestuesve nuk solli stabilitet për qeverinë e atëhershme ukrainase.

“Më kujtohet Maidan në vitin 2014 në Ukrainë. Forca e ushtruar kundër protestuesve nuk ia riktheu kontrollin Yanukovych-it. Ajo shënoi fillimin e fundit të tij. Udhëheqja e Tiranës duhet ta studiojë me kujdes këtë sekuencë”, shkroi Zaikin në platformën X.

Reagimi i strategjistit izraelit vjen pas protestës në kryeqytet, ku u regjistruan tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë pranë godinës së Parlamentit.

Mbahet sot protesta e 34-t masive, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës: Ju erdhi fundi!

Mbahet sot, në orën 19:00, protesta e 34-t masive, ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, por edhe shqiptarëve të diasporës, që t’i bashkohen tubimit në Tiranë.

Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të shprehin kërkesat e tyre.

Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 34-t radhazi.

“Ju erdhi fundi”, është mesazhi që organizatorët kanë përcjellë në thirrjen e tyre për pjesëmarrje në protestën. bw

Gazetari Klevin Muka lexon deklaratën në emër të protestuesve: Do jemi këtu deri sa Rama të largohet në mënyrë paqësore! Ne s’do dorëzohemi! Agresionit do i përgjigjemi me rezistencë!

Gazetari Klevin Muka në nisje të protestës së 33-të lexoi deklaratën e protestë mbi qëndrimin ndaj dhunës policore sot para parlamentit ndaj protestuesve.

Deklarata dënon agresionin e paprecedent dhe të paprovokuar nga policia e shtetit, si dhe nga policia private e deputetit Ulsi Manja.

Klevin Muka: Komunikatë: Sic kemi njoftuar ditën e djeshme njoftuam se do ishim para parlamentit dhe për tju thënë deputetëve se nuk përfaqësoni askënd dhe se çdo seancë duhet të pezullohet pasi populli është në rrugë. Njoftuam qytetarët të pajisen me vezë dhe miell pasi deputetë nuk përfaqësojnë votuesit por krimin dhe kryetarin e partisë. Një grup prej nesh po pritës orën 10 në një kafene. Aty u shfaq papritur ish ministri drejtësisë i akuzuar për blerje votash në Dibër në dosjen184, Ulsi Manja së bashku me banditët, protestuesit u dhunuar nga Policia private e Ulsi Manjës njërit prej protestuesve iu thye hunda. Që në këtë moment policia kriminale ishte bërë gati për dhunë. Protesta vijoi normalisht me qytetarë të revoltuar. Të ulur pranë parlamenti u dhunuan nga policia në mënyrë të menjëhershme dhe jo proporcionale. Policia ndërhyri me dhunë. Me shkopinj gome, spraj. Gaz. Arrestoi shumë qytetarë. Kryeministrit Rama dhe shtetit të tij kriminal iu është sosur durimi. Po tenton që kjo protestë që ka qenë shembull, ta bëjë pis. Pikërisht në këtë moment do i themi se kjo protestë është gjëja më e bukur që i ka ndodhur këtij vendi dhe do jemi këtu derisa ti të largohesh. Nëse argumenti është dhuna argumenti jonë është rezistenca dhe qëndresa. Nuk do dorëzohemi dhe nuk do bëhemi si ju. Ne do vazhdojmë protestën këtej e tutje në mënyrë paqësore si çdo ditë derisa të fitojmë. gsh


Send this to a friend